{"id":52659,"date":"2018-10-02T08:16:35","date_gmt":"2018-10-02T06:16:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52659"},"modified":"2019-05-06T23:30:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:01","slug":"pasuria-e-bashkejetueses-gropos-karrieren-e-gjyqtarit-bledar-abdullai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-e-bashkejetueses-gropos-karrieren-e-gjyqtarit-bledar-abdullai\/2018\/10\/02\/","title":{"rendered":"Pasuria e bashk\u00ebjetueses gropos karrier\u00ebn e gjyqtarit Bledar Abdullai"},"content":{"rendered":"<p>Deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm i pasuris\u00eb dhe mungesa e burimeve financiare jan\u00eb arsyet e listuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Bledar Abdullai.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51102\" aria-describedby=\"caption-attachment-51102\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Abdullai1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51102\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Abdullai1-600x375.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"375\" data-id=\"51102\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51102\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Bledar Abdullai gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 26 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs Bledar Abdullai u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb ri, q\u00eb pritet t\u00eb hap\u00eb dyert si pjes\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, duket se ka pak gjasa, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka votuar p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin Abdullai duke u bazuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Si pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi KPK ka administruar raportet e p\u00ebrpiluara p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb ILDKPKI, gjyqtari Abdullai ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka burime financiare t\u00eb mjaftueshme, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk ka konflikt interesi. DSIK ka dh\u00ebn\u00eb gjithashtu nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, duke vler\u00ebsuar \u2018p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb\u2019 p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni gjithashtu ka administruara raportin mbi aft\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb subjektit nga KLD, duke rishikuar dokumentet ligjore t\u00eb p\u00ebrpiluara nga subjekti si dhe 5 dokumente ligjore t\u00eb p\u00ebrzgjedhura sipas nj\u00eb sistemi rast\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pasi ka administruar raportet nga institucionet e pavarura mbi subjektin, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar administrativ duke vler\u00ebsuar faktet dhe prova t\u00eb administruara sipas ligjit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Genta Tafa Bungo si kryesuese, Pamela Qirko si an\u00ebtare dhe Suela Zhegu relatore, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb \u2018deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, ka d\u00ebshtuar t\u00eb deklaroj\u00eb burimin e krijimit t\u00eb pasurive, si dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare.\u201d<\/p>\n<p>Hetimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit nuk ka konstatuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, por nga vler\u00ebsimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i raportit t\u00eb KLD-s\u00eb jan\u00eb konstatuar problematika n\u00eb lidhje me shkeljen e afateve t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve si dhe zvarritje dhe tejkalimin i afateve.<\/p>\n<p>Pasi ka mbyllur hetimin administrativ, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe ka marr\u00eb nga ky i fundit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, me arsyetimin se fakti t\u00eb cilin subjekti k\u00ebrkon t\u00eb provohet \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u201cp\u00ebr vendimmarrjen dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim zvarritjen e gjykimit.\u201d<\/p>\n<p>KPK n\u00ebnvizon n\u00eb vendimin e zbardhur se edhe pse subjekti ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb shpjegimet e tij ai ka reflektuar q\u00ebndrime emocionale, duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe kontradiktore.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Bledar Abdullai e ka nisur karrier\u00ebn ne vitin 2000 dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekt i deklarimit dhe kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb nga ILDKPKI n\u00eb vitin 2003. Si pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb thelluar, KPK ka administruar deklaratat e tij t\u00eb pasuris\u00eb nga viti 2003 deri n\u00eb viti 2017, deklarat\u00ebn veting, provat e administruara nga subjekti n\u00eb ILDKPKI, informacionet e mbledhura nga Komisioni nga institucionet e pavarura, organet shtet\u00ebrore si dhe personat juridik dhe fizik. Gjithashtu, KPK ka administruar dhe deklaratat e vet\u00eb subjektit n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb drejtuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit, KPK ka konstatuar se personat e lidhur me gjyqtarin sipas certifikat\u00ebs familjare nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb. Pasi i ka kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim, gjyqtari Abdullai \u00ebsht\u00eb shfaj\u00ebsuar duke akuzuar ILDKPKI se nuk p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor p\u00ebr ta njoftuar se duhet t\u00eb deklaronin. Sipas subjektit mosdeklarimi i personave t\u00eb lidhur nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrethanat e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe jo t\u00eb sakt\u00eb. Ky pretendim i gjyqtarit \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>Gjithashtu nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se prind\u00ebrit pensionist\u00eb t\u00eb z. Abdullai jan\u00eb investitor\u00eb n\u00eb fondin e investimeve \u2018Raiffeissen Prestige, ku babai ka nj\u00eb llogari prej 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebma nj\u00eb llogari investimi prej 943 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto dy llogari Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs, duke konstatuar se deklarimi i tij \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm sipas ligjit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, nisur nga fakti q\u00eb personat e lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit nuk kan\u00eb deklaruar investimet e tyre n\u00eb \u201cFondin Raiffeisen Prestige\u201d, n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn e Pasuris\u00eb, Vetting\u201d, ka konkluduar gjithashtu se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e personave t\u00eb lidhur,\u201d shkruhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka evidentuar faktin se n\u00eb deklarimet periodike p\u00ebr vitet 2014,2015, bashk\u00ebjetuesja e subjektit, ka plot\u00ebsuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht formularin e deklarimit periodik duke evidentuar se zot\u00ebron pasuri ve\u00e7mas. Sipas interpretimit t\u00eb ILDKPKI bashk\u00ebjetuesja e subjektit nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim. Vet\u00eb KPK, pasi ka analizuar dhe p\u00ebrgjigjet e subjektit ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimi i personit t\u00eb lidhur ka qen\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm, si n\u00eb deklaratat periodike 2014,2015 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka deklaruar 11 pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfshir\u00eb llogari bankare. N\u00eb k\u00ebto pasuri b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb apartament 59.7 m2 me vler\u00eb 12, 2018 lek\u00eb, me pjes\u00eb takuese \u00bc, n\u00eb Berat. Tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Kutalli, t\u00eb bashkis\u00eb Ura Vajgurore et\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet ligji 7501. Apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 118 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 7.76 milion\u00eb lek\u00eb, i cili zot\u00ebrohet 100% nga bashk\u00ebjetuesja. Nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 20 metra katror dhe vler\u00eb 14,500 euro. Nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 98.3 m2 dhe vler\u00eb 67,500 euro n\u00eb Golem. Apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetueses dhe p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb paguar 50 mij\u00eb euro dhe mbeten detyrime prej 17,500 euro. P\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb paluajtshme, subjekti ka deklaruar dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb tipit Toyota Rav4 me vler\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, kat\u00ebr llogari bankare dhe pron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetuese mbi nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimi t\u00eb pasurive, KPK ka verifikuar sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit, ku p\u00ebrfshihet apartamenti me sip\u00ebrfaqe 118 m2 dhe vler\u00eb 83,200 USD si dhe garazhi me sip\u00ebrfaqe 20 m2 dhe vler\u00eb 9000 USD. Hetimi i komisionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek origjina e pron\u00ebs dhe ka konstatuar se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebjetuesja e subjektit, si pjes\u00eb e nj\u00eb kontrate shk\u00ebmbimi me motr\u00ebn e saj n\u00eb vitin 2016. P\u00ebrpara shk\u00ebmbimit bashk\u00ebjetuesja e subjektit kishte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66m2 me vler\u00eb 7.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe garazhin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit n\u00eb fillim bashk\u00ebjetuesja e subjektit A.O ka porositur n\u00eb vitin 2007 tre pasuri n\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 74.2 m2 dhe vler\u00eb 89,400 euro, nj\u00eb zyr\u00eb me sip\u00ebrfaqe 30 m2 dhe vler\u00eb 84 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb garazh me vler\u00eb 19 mij\u00eb euro. Vlera total e 3 aseteve ishte 192,040 euro. N\u00eb vitin 2008, znj. A.O ka shlyer shum\u00ebn prej 131,500 euro. Pak muaj m\u00eb von\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr zyr\u00ebn \u00ebsht\u00eb revokuar dhe pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb vlera e apartamentit dhe garazhit t\u00eb jet\u00eb 101,500 euro dhe shoq\u00ebria sip\u00ebrmarr\u00ebse t\u2019i kthej porosit\u00ebses 30 mij\u00eb euro. P\u00ebr shkak se shoq\u00ebria sip\u00ebrmarr\u00ebse nuk e kishte p\u00ebrmbushur n\u00eb koh\u00eb dhe cil\u00ebsi kontrat\u00ebn, kosto e shitjes s\u00eb dy aseteve \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 7.7 milion dhe 14,500 euro. N\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes s\u00eb apartamentit dhe n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb ZRPP.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar n\u00ebse n\u00eb vitet 2007-2008, bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shum\u00ebn prej 131,500 euro, dhe ka k\u00ebrkuar informacion nga subjekti, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e personit t\u00eb lidhur n\u00eb SHBA. Subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se si burim i shum\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebjetuese por edhe t\u00eb ardhurat nga e p\u00ebrfituara nga marr\u00ebdh\u00ebnie juridike t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb ardhurat e posa\u00e7me p\u00ebrfshihet nj\u00eb hua nga e motra e znj. A.O n\u00eb vler\u00ebn 38,500 USD, si dhe kontributi financiar i Bledar Abdullait n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2007, si dhe ndihma financiare nga prind\u00ebrit dhe i v\u00ebllai. Lidhur me burimin p\u00ebr blerjen e pasurive deklarohet ndihma financiare e prind\u00ebrve t\u00eb zj. A.O., n\u00eb shum\u00ebn prej 50.000 euro, t\u00eb dh\u00ebna cash. Komisioni ver\u00ebn n\u00eb vendim se kjo hua e pretenduar nuk mb\u00ebshtet n\u00eb dokumentacion. Komisioni analizoi situat\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb fituara n\u00eb vite nga ku rezultoi se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008, ata kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb zonj\u00ebs A.O p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2008, duke arritur n\u00eb konkluzionin se ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pambuluar prej 9.6 milion\u00eb lek\u00eb. KPK ka hetuar dhe burimet e ligjshme financiare p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 98.3 metra katror n\u00eb Golem, me vler\u00eb 67500 euro, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb paguar 50,000 euro. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e deklarimit, KPK ka arritur t\u00eb konkludoj\u00eb se bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb total, n\u00eb shum\u00ebn prej 5.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi aft\u00ebsive profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit Bledar Abdullai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Inspektorati i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb tre dokumente ligjor\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb subjekti, 5 dosje penale t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short, si dhe t\u00eb dh\u00ebnat nga burimet arkivore t\u00eb sektorit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore t\u00eb KLD.<\/p>\n<p>Raporti i hartuar nga KLD-ja p\u00ebr subjektin i referohet aft\u00ebsive profesionale dhe organizative, si dhe etik\u00ebs dhe angazhimit profesional. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga regjistri i ankesave, rezulton se gjat\u00eb periudh\u00ebs trevje\u00e7are t\u00eb rivler\u00ebsimit, 8 tetor 2013 &#8211; 8 tetor 2016, p\u00ebr gjyqtarin Bledar Abdullai jan\u00eb paraqitur gjithsej 15 ankesa n\u00eb Inspektoratin e KLD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektorati i KLD-s\u00eb, nga shqyrtimi i 5 dokumenteve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short, sipas nj\u00eb sistemi rast\u00ebsor, ka konstatuar kryesisht probleme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkelje t\u00eb afateve n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve. Pran\u00eb Komisionit jan\u00eb paraqitur 9 denoncime nga publiku, t\u00eb cilat u d\u00ebrguan pran\u00eb KLD-s\u00eb, p\u00ebr verifikim dhe nga ku, nga p\u00ebrgjigjet e KLD-s\u00eb nuk rezultoi se ka indice p\u00ebr t\u00eb provuar pretendimet e denoncuesve.<\/p>\n<p>Sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, megjith\u00eb problemet e konstatuara nga KLD, gjyqtari Abdullai ka treguar cil\u00ebsi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme n\u00eb pun\u00eb, edhe pse p\u00ebr vonesat i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendja me shkrim nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm i pasuris\u00eb dhe mungesa e burimeve financiare jan\u00eb arsyet e listuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Bledar Abdullai.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69680,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Abdullai1-600x375.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52659"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52659"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62416,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52659\/revisions\/62416"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}