{"id":52737,"date":"2018-10-03T14:33:40","date_gmt":"2018-10-03T12:33:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52737"},"modified":"2019-05-06T23:30:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:01","slug":"gjyqtari-ahmet-jangulli-perballet-me-akuza-per-pasurine-favorizime-dhe-zvarritje-te-gjykimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ahmet-jangulli-perballet-me-akuza-per-pasurine-favorizime-dhe-zvarritje-te-gjykimeve\/2018\/10\/03\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ahmet Jangulli p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr pasurin\u00eb, favorizime dhe zvarritje t\u00eb gjykimeve"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ahmet Jangulli u p\u00ebrball me problemet e evidentuara n\u00eb t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52742\" aria-describedby=\"caption-attachment-52742\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ahmet-Jangulli-ne-gjyq.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-52742 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ahmet-Jangulli-ne-gjyq-600x292.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"292\" data-id=\"52742\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52742\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i gjykat\u00ebs administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ahmet Jangulli n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Foto: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr mosjustifikim t\u00eb pasuris\u00eb, favorizim t\u00eb nj\u00eb pale n\u00eb proces, zvarritje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb gjykimit dhe n\u00eb disa raste, munges\u00eb t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore me gjyqtarin Jangulli, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi edhe kandidat i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, u zhvillua n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb ambientet e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa trupi gjykues drejtohej nga Valbona Sanxhaktari, relatorja Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtarja Suela Zhegu.<\/p>\n<p>Gjyqtari Jangulli i kund\u00ebrshtoi raportet e institucioneve ndihm\u00ebse dhe hetimin e thelluar t\u00eb KPK-s\u00eb me nj\u00eb raport alternativ t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, u mbrojt me argumentin se i kishte sqaruar problemet n\u00eb dy hetime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive si dhe shigjetoi Inspektoriatin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mosv\u00ebnie n\u00eb dijeni ndaj ankesave q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ai mbrojti iden\u00eb se t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes me profesion notere jan\u00eb t\u00eb ligjshme, edhe pasi u vendos p\u00ebrball\u00eb dy deklaratave t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit t\u00eb paraqitura n\u00eb Drejtorin\u00eb e Tatimeve t\u00eb Dibr\u00ebs dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>I furnizuar me raporte negative nga ILDKPKI, DSIK dhe Inspektoriati i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ndal te hetimet e veta t\u00eb thelluara p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit si dhe pretendimet e paraqitura nga gjyqtari Jangulli gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Relatorja Brunilda Bekteshi tha n\u00eb seanc\u00eb se gjyqtarit i kishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb automjet \u201cMercedes Benz\u201d me vler\u00eb 1.1 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar nga shk\u00ebmbimi i makin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 570 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 si dhe huat\u00eb me vler\u00eb 12 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb gjyqtari Jangulli u ka dh\u00ebn\u00eb pa interes personave t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza financiare rezulton se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin n\u00eb vitin 2005,\u201d tha relatorja Bekteshi. Ajo shtoi gjithashtu se Jangulli dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr kursimet me vler\u00eb 12 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb pas u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua tre personave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni evidentoi faktin se bashk\u00ebshortja e gjyqtarit nuk ka deklaruar nj\u00eb kredi me vler\u00eb 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, ku edhe rezulton si debitore.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e tij, gjyqtari Jangulli u fokusua te kontestimi i analiz\u00ebs financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KPK, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk ishte llogaritur paga e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij notere. Ai i cil\u00ebsoi t\u00eb gjitha pasqyrat financiare t\u00eb gabuara dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe konkluzionet t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>Jangulli nuk shpjegoi se si kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb makin\u00eb dyfish m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se ajo q\u00eb kishte shm\u00ebbyer, nd\u00ebrsa shtoi se p\u00ebr kredin\u00eb e padeklaruar, e shoqja kishte qen\u00eb vet\u00ebm dor\u00ebzan\u00ebse.<\/p>\n<p>Kryetarja e trupit gjykues, Sanxhaktari tha se pretendimet e gjyqtarit po shqyrtohen nga Komisioni dhe se do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e vendimarrjes.<\/p>\n<p>Dyshimet mbi pasurin\u00eb u pasuan n\u00eb seanc\u00eb nga raporti i DSIK-s\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cilit gjyqtari Jangulli konsiderohet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. N\u00eb seanc\u00eb u lexua nj\u00eb pjes\u00eb e deklasifikuar e raportit, ku ngrihej dyshimi se gjyqtari s\u00eb bashku me nj\u00eb prokuror kishin favorizuar nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb gjendjes civile t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe dy t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr falsifikim pasaportash n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mit\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor i k\u00ebtij rasti ishte zhvilluar n\u00eb vitin 2004, kur gjyqtari Jangulli kishte pyetur prokurorin n\u00ebse kishte akte t\u00eb tjera dhe prokurori e kishte konfirmuar nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn pasardh\u00ebse, prokurori ka mohuar t\u00eb kishte akte shtes\u00eb p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Jangulli u vendos p\u00ebrball\u00eb dyshimeve p\u00ebr leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs p\u00ebr ish-punonj\u00ebsin e gjendjes civile dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, d\u00ebnimin e tij me 1 vit burgim p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. I pandehuri tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishte shpallur i pafajsh\u00ebm dhe i dyti ishte d\u00ebnuar me gjob\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Jangulli hodhi posht\u00eb dyshimet p\u00ebr favorizim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe tha se Gjykata e Apelit e kishte pushuar akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjykata nuk ka l\u00ebn\u00eb veprime t\u00eb pakryera ose t\u00eb ket\u00eb kryer akte jo-ligjore. Nuk kemi favorizuar k\u00ebrk\u00ebnd,\u201d tha Jangulli n\u00eb seanc\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur se shteti nuk kishte pasur asnj\u00eb penalizim n\u00eb Strasburg nga vendimet e tij.<\/p>\n<p>Hetimi administrative p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale ishte gjithashtu penalizues p\u00ebr gjyqtarin Jangulli, ndaj t\u00eb cilit u tha se kishte pasur 16 ankesa n\u00eb KLD p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimit apo munges\u00eb t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit; gjasht\u00eb prej t\u00eb cilave ishin arkivuar dhe 10 t\u00eb tjera ishin verifikuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDy prej ankesave kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shkelje etike dhe komunikim me ton t\u00eb lart\u00eb z\u00ebri,\u201d tha relatorja Bekteshi n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e ankesave t\u00eb lexuara n\u00eb sall\u00eb lidheshin me zvarritjen e gjykimit p\u00ebrtej afateve ligjore, p\u00ebr t\u00eb cilat Inspektoriati i KLD-s\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb ose v\u00ebrejtje me shkrim ose i kishte justifikuar me ngarkes\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjyqtarit Jangulli.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej ankesave vinte nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila e akuzonte gjyqtarin Ahmet Jangulli p\u00ebr zvarritjen e 5 \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore. Ankesa e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u b\u00eb shkak p\u00ebr procedimin disiplinor t\u00eb gjyqtarit Jangulli dhe k\u00ebrkes\u00ebn e ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2018.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e KLD-s\u00eb votuan kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, me argumentin se ata nuk kishin m\u00eb tag\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore q\u00eb ta merrnin k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte marr\u00eb dy ankesa nga publiku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Jangulli, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ishte nj\u00eb CD e regjistrimit t\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb ku gjyqtari akuzohej p\u00ebr ton t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa evidentoi nj\u00eb pasakt\u00ebsi p\u00ebr numrin e ankesave, gjyqtari Jangulli tha se Inspektoriati i Lart\u00eb i KLD-s\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi jo-korrekt n\u00eb raport me t\u00eb. Ai argumentoi se nuk kishte zvarritur \u00e7\u00ebshtje, por kishte trajtuar padi komplekse dhe konflikte pron\u00ebsie, ku l\u00ebnda nuk ishte proces administrative.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam asnj\u00eb ankes\u00eb nga policia p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimit,\u201d mohoi ai.<\/p>\n<p>I pyetur nga gjyqtarja Bekteshi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e dy dokumenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Tatime p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Jangulli u p\u00ebrgjigj se kjo parregullsi ishte korrektuar n\u00eb vitet 2009 dhe 2014 n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb sigurt\u00eb, q\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur fitimin. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb papaguar shtetit,\u201d iu drejtua ai relatores Bekteshi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e gjyqtarit Jangulli nuk e bindi relatoren, e cila kujtoi se barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme t\u00eb ardhurat e ligjshme ishte mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht problemeve t\u00eb konstatuara n\u00eb seanc\u00eb, gjyqtari Ahmet Jangulli tha se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb, ai ishte munduar q\u00eb t\u00eb respektonte n\u00eb maksimum ligjet dhe se e shihte veten jo vet\u00ebm pjes\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por me cil\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konkurruar p\u00ebr institucionet e reja.<\/p>\n<p>\u201cKam pasur modeste me burime t\u00eb ligjshme,\u201d tha gjyqtari, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t\u00eb shpall\u00eb vendimin p\u00ebr gjyqtarin Ahmet Jangulli m\u00eb 5 tetor, ora 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ahmet Jangulli u p\u00ebrball me problemet e evidentuara n\u00eb t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69679,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ahmet-Jangulli-ne-gjyq-600x292.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62414,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52737\/revisions\/62414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}