{"id":52776,"date":"2018-10-04T20:26:33","date_gmt":"2018-10-04T18:26:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52776"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"pasuria-e-fshehur-dhe-konflikti-i-interesit-binden-shumicen-per-shkarkimin-e-brocit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-e-fshehur-dhe-konflikti-i-interesit-binden-shumicen-per-shkarkimin-e-brocit\/2018\/10\/04\/","title":{"rendered":"\u201cPasuria e fshehur dhe konflikti i interesit\u201d bind\u00ebn shumic\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Brocit"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Broci ndau trupin gjykues n\u00eb pro dhe kund\u00ebr shkarkimit. Argumentet e shumic\u00ebs flasin p\u00ebr deklarime kontradiktore, munges\u00eb burimesh financiare, konflikt interesi dhe nj\u00eb apartament t\u00eb fshehur, nd\u00ebrsa kryesuesja Pine mbron iden\u00eb se Komisioni nuk i v\u00ebrtetoi shkeljet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51062\" aria-describedby=\"caption-attachment-51062\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51062 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"51062\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51062\" class=\"wp-caption-text\">Artan Broci pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimeve n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 korrik 2017. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb 2 me 1 p\u00ebr shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Broci. Ndryshe nga an\u00ebtaret Valbona Sanxhaktari dhe Etleda \u00c7iftja, kryesuesja Xhensila Pine votoi kund\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, shumica ka argumentuar se gjyqtari Artan Broci \u201cnuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d si dhe ka marr\u00eb not\u00eb negative n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, duke \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb shumic\u00ebs, hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Broci ka zbuluar raste ku ai ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe kontradiktore, ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme si dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit. Shkarkimi i gjyqtarit Broci motivohet gjithashtu nga bindja e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues se ai ka pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb padeklaruar dhe se n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy raste, gjendej n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, vendimi i argumentuar i shumic\u00ebs ndalet te numri i lart\u00eb i denoncimeve nga publiku, nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe rastet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari Artan Broci ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ndryshe nga dy an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues t\u00eb KPK-s\u00eb, kryesuesja Xhensila Pine ka shprehur bindjen se gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Broci nuk ndodhet n\u00eb asnj\u00eb nga rastet e parashikuara n\u00eb nenin 61 t\u00eb ligjit 84\/2016 p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, Pine ka argumentuar se gjyqtari Broci ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas saj nuk ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e interesit faktik apo t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb si an\u00ebtar i Kolegjit Civil t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pasurin\u00eb familjare t\u00eb gjyqtarit Artan Broci, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare 63 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb apartament banimi 143 metra katror\u00eb ku ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar, nj\u00eb apartament tjet\u00ebr prej 157 metrash katror\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi plazhi n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb shitur p\u00ebr 102 mij\u00eb euro, investimin n\u00eb bono thesari prej 10 milion\u00eb lek\u00ebsh, nj\u00eb zyr\u00eb 51 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si dhe nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Shkod\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 90 metra katror\u00eb dhe truall 396 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi faktin se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Brocit ekzistonin dy kontrata aktive me OSHEE-n\u00eb dhe UKT-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb padeklaruar prej tij, fakt ky q\u00eb e shtyu shumic\u00ebn t\u00eb ngrej\u00eb dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur prej tij.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, gjyqtari Broci ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb burimin p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb tregtare dhe apartamentin 143 metra katror\u00eb, pjes\u00eb e s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shtes\u00eb e p\u00ebrfituar p\u00ebrmes legalizimit. Por KPK evidenton faktin se deklaratat e subjektit jan\u00eb kontradiktore, pasi shtesa n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb 46 metra katror\u00eb dhe n\u00eb realitet 65.7 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb apartament banimi 157.99 metra katror\u00eb, i deklaruar nga subjekti me vler\u00eb 6.8 milion\u00eb lek\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar gjat\u00eb hetimit administrative nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2011, Broci ka bler\u00eb shtepi banimi me sip\u00ebrfaqe 97 metra katror\u00eb dhe e ka shk\u00ebmbyer at\u00eb me nj\u00eb apartament 92 metra katror\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs. N\u00eb vitin 2016, k\u00ebtij apartamenti i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur nj\u00eb shtes\u00eb prej 65.7 metrash katror\u00eb e p\u00ebrfituar nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate dhurimi dhe m\u00eb pas prona prej 157.99 metrash \u00ebsht\u00eb regjistruar si e t\u00ebr\u00eb. Vlera e rivler\u00ebsuar e k\u00ebsaj pasurie, sipas KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 11.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb trupin gjykues ka evidentuar probleme me pagesat p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie si dhe me faktin q\u00eb gjyqtari Broci ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka raportuar se burimi \u00ebsht\u00eb shuma prej 7 milion\u00eb lek\u00ebsh e t\u00ebrhequr nga investimi i tij 10 milion\u00ebsh i bonove t\u00eb thesarit, por KPK ka evidentuar se ai kishte t\u00ebrhequr vet\u00ebm 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb qershor dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr pas dat\u00ebs 7 korrik, kur rezulton i shlyer apartamenti.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar gjithashtu origjin\u00ebn e shtes\u00ebs prej 65.7 metra katror\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga Broci p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate dhurimi dhe zbuloi se bashk\u00ebshorti i dhurueses me inicalet T.N ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimet e Komisionit rezultoi se n\u00eb vitin 2014, gjyqtari Broci kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb L.Q dhe T.N dhe Agjencin\u00eb e Pronave n\u00eb Berat\u2026 Kontrata e dhurimit p\u00ebrkon me koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer edhe procesi gjyq\u00ebsor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, e cila ka ngritur dyshime p\u00ebr trupin gjykues,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit, gjyqtari Broci \u00ebsht\u00eb mbrojtur me faktin se ai nuk ka shqyrtuar themelin e \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb shtetasin T.N, por vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjen e gjykat\u00ebs kompetente nga pik\u00ebpamja l\u00ebndore.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk e bind\u00ebn trupin gjykues p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit, duke mbetur e dyshimt\u00eb m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone qysh prej fillimit, po ashtu edhe gjendja n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit evidenton nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit nga gjyqtari Broci, nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi e cila ka qen\u00eb m\u00eb pas pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces civil t\u00eb gjykuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Apartamenti n\u00eb plazh rezulton i bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb deklaruar prej 55 mij\u00eb eurosh, por q\u00eb verifikimet kan\u00eb zbuluar se gjyqtari kishte p\u00ebrfituar ulje t\u00eb \u00e7mimit nga kompania. Apartamenti \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 102 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2014, gjyqtari Broci kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit q\u00eb i kishte shitur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe vendimi ishte n\u00eb favor t\u00eb saj, duke rr\u00ebzuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit q\u00eb e detyronte kompanin\u00eb t\u00eb paguant\u00eb 391 mij\u00eb euro d\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsye t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit kishte me shtetasin A. S dhe firm\u00ebn\u2026, si dhe miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb hershme q\u00eb ai kishte me ortak\u00ebt e saj, ai duhet t\u00eb kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d nga kjo \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs s\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt i till\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga ILDKPKI, e cila pasi shqyrtoi dokumentet e KPK-s\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Broci ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave dhe t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb funksionit publik.<\/p>\n<p>Gjyqtari Broci e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb fakt, duke argumentuar se marr\u00ebdh\u00ebnia financiare me kompanin\u00eb kishte ndodhur dhe ishte mbyllur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb argument i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga shumica.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur evidentohet shmangia nga tatimet p\u00ebr apartamentin e shitur n\u00eb Durr\u00ebs dhe munges\u00eb\u00a0 burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Tiran\u00eb. Por pozita e gjyqtarit Broci \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar n\u00eb gjykimin e shumic\u00ebs nga zbulimi i dy kontratave aktive me OSHEE-n\u00eb dhe UKT-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, i cili rezulton n\u00ebn emrin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjyqtari Broci mohoi t\u00eb kishte pasuri t\u00eb padeklaruar dhe pretendoi se emri i tij ndodhej aty n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive. Subjekti i rivler\u00ebsimit paraqiti n\u00eb KPK komunikimet me OSHEE-n\u00eb dhe UKT-n\u00eb, t\u00eb cilat pas ankes\u00ebs s\u00eb tij i regjistruan ato n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit. Por KPK thot\u00eb se mbetet e pasqaruar se pse emri i gjyqtarit gjendej n\u00eb ato kontrata dhe se shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk bind\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsit\u00eb profesionale <\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Broci u konsiderua i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nga DSIK dhe KPK. Por ai sh\u00ebnoi gjithashtu nj\u00eb rekord negativ n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thot\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur se mori 27 denoncime nga publiku p\u00ebr gjyqtarin Broci dhe deri n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, numri i ankesave u rrit n\u00eb 33. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shumica thot\u00eb n\u00eb vendim se shtat\u00eb prej ankesave iu drejtuan Inspektoriatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Inspektoriatit rezultoi se n\u00eb 3 prej \u00e7\u00ebshtjeve, gjyqtari Broci, ndryshe nga \u00e7\u2019thoshte ankuesi nuk kishte qen\u00eb relatori i \u00e7\u00ebshtjes ose n\u00eb nj\u00eb rast nuk e kishte filluar shqyrtimin e saj. N\u00eb kat\u00ebr denoncimet e tjera, IKLD v\u00ebreu \u201cmang\u00ebsi t\u00eb dukshme\u201d n\u00eb arsyetimin e vendimeve si dhe n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre tejkalim t\u00eb afateve ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimin me KPK-n\u00eb, gjyqtari Broci i cil\u00ebsoi denoncimet nga publiku t\u00eb tilla q\u00eb duhet t\u00eb adresohen n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion, ai u p\u00ebrgjigj se jan\u00eb pretendime t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqura nga vendimi gjyq\u00ebsor. Broci evidentoi gjithashtu ankesa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ka qen\u00eb relator apo p\u00ebr ankesa edhe kur ai ishte t\u00ebrhequr nga relatimi.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar gjithashtu nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili rr\u00ebzonte nj\u00eb vendim t\u00eb Kolegjit Civil t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me relator zotin Broci. P\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, Gjykata Kushtetuese evidentonte faktin se \u201cgjyqtari Artan Broci nuk ka respektuar parimin e paan\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u2026t\u00eb denoncimeve t\u00eb ardhura nga publiku si dhe mosnd\u00ebrmarrja e veprimit ligjor, lidhur me deklarimin e konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast\u2026gjykojm\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Xhensila Pine mbrojti iden\u00eb n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs s\u00eb gjyqtari Artan Broci duhej konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Sipas saj, subjekti i rivler\u00ebsimit arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e siguruara nga qiraja e nj\u00eb dyqani n\u00eb Tiran\u00eb dhe e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, \u00e7\u2019ka sipas saj rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Pine ka argumentuar gjithashtu se Broci kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe se ai kishte arritur t\u00eb shpjegonte shitjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2010. Ajo ka shtuar se subjekti ka sqaruar se ka p\u00ebrfituar nj\u00eb ulje prej 5 mij\u00eb eurosh dhe nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin e dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit, Pine shpjegon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ndryshme nga vendimi i shumic\u00ebs. Sipas saj, Broci jetonte n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb godine, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fqinji i katit t\u00eb tret\u00eb po shiste sht\u00ebpin\u00eb e tij. Gjyqtari e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhjen me pron\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbimi me fqinjin e katit t\u00eb dyt\u00eb. Lidhur me pagesat, ajo argumenton se nga hetimi \u00ebsht\u00eb provuar se 4 milion\u00eb lek\u00eb u shlyen me kontrat\u00ebn dhe 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera u shlyen n\u00eb shtator, kur ai t\u00ebrhoqi k\u00ebstin e dyt\u00eb nga banka.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs argumenton se asnj\u00ebra prej rasteve t\u00eb konstatuara si konflikt interesi nuk p\u00ebrmbushin kushtet ligjore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb tilla. Nd\u00ebrsa p\u00ebr konstatimin se gjyqtari Broci ka pasur t\u00eb fshehur, Pine argumenton se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk arriti t\u00eb gjej\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb e lidh subjektin e rivler\u00ebsimit me apartamentin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga ky hetim rezultoi se nga OSSHE dhe UKT nuk u arrit t\u00eb gjendet as t\u00eb provohet se ka pasur kontrat\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, me subjektin e rivler\u00ebsimit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebto institucione pranuan se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gabime q\u00eb mund t\u00eb ndodhin n\u00eb sistemet e tyre. Nga ky hetim nuk u evidentua dhe nuk u provua asnj\u00eb kontakt njohjeje apo miq\u00ebsie midis pronarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, shtetasit A. B, dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d argumenton Pine.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo jep mendimin se shumica nuk duhej t\u00eb kishte disponuar me shkarkim, por me konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Artan Broci.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Broci ndau trupin gjykues n\u00eb pro dhe kund\u00ebr shkarkimit. Argumentet e shumic\u00ebs flasin p\u00ebr deklarime kontradiktore, munges\u00eb burimesh financiare, konflikt interesi dhe nj\u00eb apartament t\u00eb fshehur, nd\u00ebrsa kryesuesja Pine mbron iden\u00eb se Komisioni nuk i v\u00ebrtetoi shkeljet.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69511,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61814,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52776\/revisions\/61814"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}