{"id":52930,"date":"2018-10-10T11:00:15","date_gmt":"2018-10-10T09:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52930"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"kpk-prokurori-nela-fshehu-burimin-e-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-nela-fshehu-burimin-e-pasurive\/2018\/10\/10\/","title":{"rendered":"&#8220;Fshehja e burimit t\u00eb pasurive&#8221;, solli shkarkimin e prokurorit Arben Nela"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Arben Nela u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, i cili n\u00eb vendimin e zbardhur thot\u00eb se gjeti pas hetimit administrativ se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe kishte fshehur burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50763\" aria-describedby=\"caption-attachment-50763\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50763\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"50763\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-50763\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb Arben Nela duke dal\u00eb nga seanca e KPK-s\u00eb | Foto nga : LSA\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hetimi administrativ i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjeti se prokurori i Tiran\u00ebs kandidat p\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Prokuroris\u00eb Arben Nela nuk kishte deklaruar n\u00eb koh\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti, kishte pasakt\u00ebsi\u00a0 n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb tjera dhe se sipas KPK-s\u00eb fshehu burimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>KPK vendosi n\u00eb korrik t\u00eb shkarkonte Nel\u00ebn, nd\u00ebrsa vendimi i zbardhur s\u00ebfundmi tregon se prokurori ishte gjetur n\u00eb shkelje fillimisht nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPI), i cili e shpalli at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktari, konfirmoi gjat\u00eb hetimit t\u00eb saj gjetjet e Inspektoriatit.<\/p>\n<p>Nela u justifikua kryesisht duke pretenduar se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk ishin t\u00eb q\u00ebllimshme. Ai pretendoi se ILDKPI kishte hetuar n\u00eb vitin 2009 pasurin\u00eb e tij pa gjetur probleme, por ky hetim nuk ishte ruajtur nga institucioni. P\u00ebr t\u00eb justifikuar mosdeklarimin n\u00eb koh\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti 99.4 metra n\u00eb Tiran\u00eb, prokurori i shkarkuar nga KPK, pretendoi se \u201cKontrata nuk ishte formalizuar\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hans Klijstra, gjeti q\u00eb pretendimet e tij nuk ishin bind\u00ebse dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre shkonin p\u00ebrkund\u00ebr provave shkresore t\u00eb administruara. KPK vendosi t\u00eb gjykonte Nel\u00ebn vet\u00ebm bazuar mbi kriterin e pasuris\u00eb. Trupa arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka fshehur dhe evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb\u00a0 n\u00eb pron\u00ebsi,\u00a0 posedim ose p\u00ebrdorim t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Nela filloi pun\u00eb si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit n\u00eb vitin 1998, ai u trasferua n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2008 u trasferua n\u00eb Tiran\u00eb, ku mbante postin e z\u00ebvend\u00ebsprokurorit para se t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50760\">Fshehja e pasuris\u00eb i rrezikon karrier\u00ebn prokurorit Arben Nela<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50715\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar \u2013 Arben Nela \u2013 prokuror i Tiran\u00ebs<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Problemet me apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>KPK gjeti se nj\u00eb apartament i deklaruar i bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 me sip\u00ebrfaqe 99.4 metra, ishte paguar nga prokurori Nela dhe bashk\u00ebshortja n\u00eb vitet 2004-2006. N\u00eb vendimin e zbardhur del se pagesat e kryera p\u00ebr blerjen n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb nuk ishin deklaruar pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb n\u00eb vitet kur ato ishin kryer.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti diferenc\u00eb mes deklarimit t\u00eb Nel\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave dhe sasin\u00eb e paguar n\u00eb secilin k\u00ebst. Sipas KPK-s\u00eb Nela kishte deklaruar n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn veting\u201d pagesa q\u00eb fillonin me 8000 euro n\u00eb janar t\u00eb vitit 2004, nd\u00ebrsa pagesa e fundit ishte kryer m\u00eb dhjetor 2006 me vler\u00eb 25 mij\u00eb euro t\u00eb marra hua nga motra e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Por sipas vendimit t\u00eb zbardhur KPK gjeti si pran\u00eb kompanis\u00eb ku ishte kryer blerja ashtu edhe pran\u00eb bank\u00ebs q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb derdhur k\u00ebstet nj\u00eb kronologji t\u00eb ndryshme. KPK thot\u00eb se nj\u00eb pages\u00eb prej 22 mij\u00eb eurosh ishte kryer sipas mandat pagesave t\u00eb nxjerra nga banka n\u00eb dhjetor 2004, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur e ndar\u00eb n\u00eb dy k\u00ebste n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto dokumente KPK thot\u00eb se Nela nuk kishte burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb paguar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Huaja e marr\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb justifikuar pages\u00ebn \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb periudhe t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur del se kompania ku \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti b\u00ebri dy deklarata t\u00eb ndryshme. N\u00eb mars 2018 i dor\u00ebzoi KPK-s\u00eb versionin se pagesat ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb bank\u00eb duke filluar me 22 mij\u00eb euro n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa muaj m\u00eb pas deklaroi versionin e Nel\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se pagesat kishin filluar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2004 dhe ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb format tjet\u00ebr dhe se n\u00eb bank\u00eb derdhja e 22 mij\u00eb eurove n\u00eb dhjetit 2004 ishte b\u00ebr\u00eb nga ark\u00ebtari i kompanis\u00eb jo nga bashk\u00ebshortja e prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cQartazi dy shkresat e firmosura nga e nj\u00ebjta shoq\u00ebri kan\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme dhe bien\u00a0 n\u00eb kontradikt\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kontradikt\u00eb q\u00eb nuk u provua nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nela u mbrojt duke pretenduar se banka nuk mbante t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ark\u00ebtuesin kur ky nuk kishte llogari n\u00eb at\u00eb bank\u00eb dhe se pagesat ishin b\u00ebr\u00eb cash pran\u00eb kompanis\u00eb dhe kjo i kishte depozituar n\u00eb bank\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb sillte tre d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni refuzoi d\u00ebshmitar\u00ebt, nd\u00ebrsa arsyetoi se d\u00ebshmit\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin kund\u00ebr provave shkresore. Sipas KPK rezultoi e provuar se pagesa e dhjetorit 2004 prej 22 mij\u00eb eurosh ishte kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit si\u00e7 dilte n\u00eb mandat pagesat e marra prej bank\u00ebs dhe prej kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK arsyetoi se nuk ishte e llogjikshme q\u00eb n\u00eb rast se subjekti do kishte paguar 8300 euro n\u00eb janar, kompania t\u00eb derdhte n\u00eb bank\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nj\u00eb pages\u00eb prej 22 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>KPK gjeti se Nela dhe bashk\u00ebshortja nuk justifikonin shpenzimet e kryera p\u00ebr vitet 2004-2005 dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast deklarimi i tyre ishte i pamjaftuesh\u00ebm, i pasakt\u00eb dhe kishte fshehje t\u00eb burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p><strong>Problemet e sht\u00ebpis\u00eb tre kat\u00ebshe <\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i KPK-s\u00eb zbuloi se Nela megjith\u00ebse kishte k\u00ebrkuar legalizim n\u00eb vitin 2005, nuk kishte deklaruar pran\u00eb ILDKPKI pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe, ku sipas dokumenteve ai zot\u00ebronte gjysm\u00ebn e truallit prej 300 metrash dhje gjysma tjet\u00ebr zot\u00ebrohej nga babai. KPK gjeti se deklarimi i par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2010. Kjo sipas KPK-s\u00eb e ka ndihmuar prokurorin t\u00eb fsheh\u00eb shpenzimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se deklarimet e pasakta dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr fshehje ka vijuar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Nela ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si babai e ka fituar pron\u00ebsin\u00eb e trullit, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb atij i p\u00ebrkiste aty dhe koh\u00ebn kur e kishte p\u00ebrfituar at\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar nj\u00eb blerje pa kontrat\u00eb n\u00eb vitin 1993 p\u00ebr 30 mij\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb person privat, por KPK gjeti se trualli kishte qen\u00eb pron\u00eb publike dhe ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga shteti me vler\u00eb 312 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Nela duhej t\u00eb kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2005 duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit. Po ashtu KPK thot\u00eb se n\u00eb deklarat\u00ebn veting ishte fshehur pron\u00ebsia mbi gjysm\u00ebn e truallit dhe m\u00eb her\u00ebt pjes\u00ebmarrja n\u00eb nd\u00ebrtimin e kateve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin e subjektit se banesa ishte nd\u00ebrtuar nga babai. Sipas KPK-s\u00eb babai i prokurorit nuk solli dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se i kishte t\u00eb ardhurat. Sipas KPK-s\u00eb kostoja e nd\u00ebrtimit e llogaritur aty ishte rreth 3.4 milion p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e deklaruar dhe jo 500 mij\u00eb lek\u00eb si\u00e7 pretendoi prokurori. Megjithat\u00eb KPK thot\u00eb se prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit nuk kishin t\u00eb ardhura edhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimin prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Prokurori Nela sipas KPK-s\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangte nga deklarimi dy v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb kishin p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2013 katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. KPK megjithat\u00eb rr\u00ebzoi pretendimin e prokurorit duke i cil\u00ebsuar v\u00ebllez\u00ebrit persona t\u00eb lidhur. Pas analiz\u00ebs s\u00eb dokumentacionit KPK gjeti se ata nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja<\/strong><\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se u gjend p\u00ebr para shpjegimeve jo fort t\u00eb arsyeshme, kur k\u00ebrkoi nga Nela t\u00eb justifikonte t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 67 metra katror\u00eb p\u00ebr 52 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Apartamenti rezultonte i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e prokurorit. Burimi i krijimit ishte nj\u00eb hua e dyt\u00eb e marra nga motra q\u00eb jeton n\u00eb Itali dhe disa transaksione me motr\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ndodhet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb zot\u00ebronte apartamentin.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se huaja 40 mij\u00eb euro ishte marr\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb huaje n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr t\u00eb kuruar bashk\u00ebshorten e prokurorit, por si\u00e7 deklaron ky i fundit pasi situata sh\u00ebndet\u00ebsore e s\u00eb shoqes ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar me parat\u00eb ishte vendosur t\u00eb blihej apartamenti i motr\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur KPK thot\u00eb se nuk kishte gjurm\u00eb bankare t\u00eb trasferimit t\u00eb parave nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po ashtu nuk kishte gjurm\u00eb t\u00eb tilla p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb dhe pages\u00ebn e k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nuk shpjegohej pse parat\u00eb t\u00eb cilat sipas shpjegimeve t\u00eb prokurorit do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb trajtim mjek\u00ebsor\u00eb n\u00eb Itali u trasferuan nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebr KPK nuk qe i shpjeguesh\u00ebm as nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e deklarimeve mbi k\u00ebt\u00eb banes\u00eb. K\u00ebshtu huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb gusht 2012 dhe n\u00eb shtator po 2012 gjysma e saj i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb motr\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, pages\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb konsideruar m\u00eb pas si k\u00ebst p\u00ebr banes\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokurori i tha KPK-s\u00eb se destinacioni i huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr kurim kishte ndryshuar n\u00eb vitin 2013 kur sh\u00ebndeti i bashk\u00ebshortes ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar. KPK e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb duke theksuar se pagesa p\u00ebr apartamentin ishte b\u00ebr\u00eb para se t\u00eb kishte p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu KPK gjeti t\u00eb rreme nj\u00eb kontrat\u00eb mes bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe motr\u00ebs q\u00eb jeton n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po shiste apartamentin. KPK thot\u00eb se nd\u00ebrsa kishin n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb ku thuhej se gruaja e prokurorit i jepte t\u00eb motr\u00ebs 20 mij\u00eb euro q\u00eb kjo e fundit t\u2019i trasferonte n\u00eb Itali (prej nga ishin marr\u00eb sipas deklarimeve nga motra tjet\u00ebr), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr kurimin e zonj\u00ebs Nela.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 komplikimit t\u00eb transaksionit, rezultoi se parat\u00eb ishin derdhur n\u00eb nj\u00eb llogari bankare me afat 1 vje\u00e7ar\u00eb me interes 2.7 p\u00ebrqind, duke rr\u00ebzuar pretendimin se ato do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr kurim. Po ashtu KPK gjeti se kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb deklarimet vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK thot\u00eb se Nela nuk mundi t\u00eb jepte justifikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme pasurin\u00eb. Po ashtu ata than\u00eb se ai kishte fshehur burimin e ligjsh\u00ebm dhe kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb hetuara nga KPK. Komisioni gjeti se ai nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb, nd\u00ebrsa ngriti dyshime mbi huamarrjet jasht\u00eb sistemit bankare dhe q\u00ebllimet e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Arben Nela u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, i cili n\u00eb vendimin e zbardhur thot\u00eb se gjeti pas hetimit administrativ se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe kishte fshehur burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52930"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52930"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61810,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52930\/revisions\/61810"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}