{"id":53015,"date":"2018-10-12T16:59:13","date_gmt":"2018-10-12T14:59:13","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53015"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"si-e-fshehu-gjyqtari-artur-malaj-vilen-3-kateshe-nga-vetingu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/si-e-fshehu-gjyqtari-artur-malaj-vilen-3-kateshe-nga-vetingu\/2018\/10\/12\/","title":{"rendered":"Si e \u2018fshehu\u2019 gjyqtari Artur Malaj vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe nga vetingu"},"content":{"rendered":"<p>Dokumente dhe d\u00ebshmi t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00a0anashkaloi prova t\u00eb shumta q\u00eb e lidhin gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Artur Malaj me nj\u00eb vil\u00eb 3 kat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs-si dhe akuzat p\u00ebr korrupsion dhe transaksionet e familjar\u00ebve me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cmafia\u201d e pronave n\u00eb bregdet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51184\" aria-describedby=\"caption-attachment-51184\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51184\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51184\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 31 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ervin \u00c7eta, ish kampion komb\u00ebtar boksi me klubin sportiv \u201cFlamurtari\u201d u rrit p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fushe sportive pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, n\u00eb oborrin e s\u00eb cil\u00ebs luante futboll dhe ushtronte muskujt mbi paralele.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb oborrit t\u00eb shkoll\u00ebs- aty ku dikur ndodhej nj\u00eb vendstrehim i n\u00ebndhesh\u00ebm antiajror q\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs i referohen si \u2018tuneli\u2019, ngrihet sot nj\u00eb vil\u00eb e madhe tre-kat\u00ebshe me papafingo, grila persiane, kangjella hekuri dhe porta automatike.<\/p>\n<p>\u201cKam nostalgji pasi n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs luanim futboll. K\u00ebtu ku ndodhet sht\u00ebpia m\u00eb par\u00eb ishte vendstrehimi,\u201d kujton \u00c7eta, i cili e ndan jet\u00ebn mes Vlor\u00ebs dhe qytetit t\u00eb Otrantos n\u00eb Itali, ku punon si bah\u00e7evan.<\/p>\n<p>\u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e boshatisur prej vitesh dhe e vizitojn\u00eb rrall\u00eb gjat\u00eb beharit, pasi jan\u00eb zhvendosur t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d tregon ish boksieri, i cili ka zhvilluar 11 ndeshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas banor\u00ebve t\u00eb lagjes \u2018Kushtrimi\u2019, pas mureve t\u00eb dekoruara me tulla terakot\u00eb jetonte dikur Artur Malaj-p\u00ebr shum\u00eb vite kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2013, gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshmive t\u00eb fqinj\u00ebve, fije t\u00eb shumta verbale dhe shkresore, nj\u00eb raport i deklasifikuar i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, nj\u00eb denoncim n\u00eb KLD, si dhe dokumente t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera e lidhin ngusht\u00ebsisht gjyqtarin Malaj me k\u00ebt\u00eb vil\u00eb, e cila ka nj\u00eb origjin\u00eb prone t\u00eb dyshimt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-sekretares s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sinjalet e shum\u00ebfishta se vila mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e gjyqtarit u anashkaluan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili m\u00eb 3 gusht mori vendimin p\u00ebr ta konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb Malajn me argumentin se ai \u201cka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel kualifikues t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.\u201d<\/p>\n<p>Vila pas shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja pron\u00eb q\u00eb ka ngritur dyshime mbi integritetin e gjyqtarit Artur Malaj.<\/p>\n<p>Sipas provave t\u00eb administruara nga KPK, familjar\u00ebt e tij dhe personat e lidhur zot\u00ebrojn\u00eb mij\u00ebra metra katror\u00eb \u00a0tok\u00eb, apartamente dhe troje nd\u00ebrtimi, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb p\u00ebrfituar nga persona me precedent\u00eb t\u00eb theksuar kriminal\u00eb dhe t\u00eb lidhur m\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cmafia\u201d e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dyshimeve mbi pasurin\u00eb, raporti i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar p\u00ebrmban akuza t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion sistematik t\u00eb gjyqtarit dhe p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme, t\u00eb cilat nuk u mor\u00ebn parasysh nga KPK n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb Artur Malajt.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN mbi pron\u00ebsin\u00eb e vil\u00ebs tre kat\u00ebshe, pronat e familjar\u00ebve dhe informacionet p\u00ebr korrupsion, gjyqtari Malaj i mohoi akuzat dhe i cil\u00ebsoi raportimet e DSIK-s\u00eb si t\u00eb pasakta. Ai shtoi gjithashtu se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb transaksioneve t\u00eb kunatit me pronat-t\u00eb cilat tha se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me kontrata t\u00eb rregullta dhe transferta bankare.<\/p>\n<p>\u201cAty ka jetuar v\u00ebllai im, Afrimi dhe n\u00ebna ime. Njer\u00ebzit mund ta ken\u00eb ngat\u00ebrruar v\u00ebllan\u00eb me mua,\u201d tha Malaj, duke shtuar se nuk e dinte kush nga fqinj\u00ebt ka folur, por vet\u00eb ai i kishte \u00e7uar deklaratat e tyre n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cAkuzat p\u00ebr korrupsion jan\u00eb t\u00eb pasakta. Nj\u00eb nga raportimet i p\u00ebrket nj\u00eb p\u00ebrdhunuesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb liruar nga Apeli, tjetra \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb short n\u00eb koh\u00ebn kur un\u00eb kam qen\u00eb gjyqtar n\u00eb Tepelen\u00eb dhe jo n\u00eb Vlor\u00eb dhe e treta i referohet sht\u00ebpis\u00eb 3-kat\u00ebshe ku thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga babai im n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai kishte vdekur,\u201d tha Malaj.<\/p>\n<p><strong>Vila 3-kat\u00ebshe mbi bunker <\/strong><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: 0;\" src=\"https:\/\/www.google.com\/maps\/embed?pb=!4v1539355372449!6m8!1m7!1szpl9Z7_fheecT5OFk9jRDg!2m2!1d40.4741642705443!2d19.48699232541562!3f0!4f0!5f1.1924812503605782\" width=\"100%\" height=\"450\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><span data-mce-type=\"bookmark\" style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><\/iframe><\/p>\n<p>Artur Malaj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej korrikut 2013 \u00ebsht\u00eb \u00a0gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit. Ai ka drejtuar Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2013; kur u promovua nga presidenti i Republik\u00ebs si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Malaj ka qen\u00eb gjithashtu edhe an\u00ebtar i Kolegjit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Ai iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb- institucionit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb inspektoratin aktual t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb shkeljet e mundshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Analiza e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb ILDKPKI tregon se pasuria familjare e tij \u00ebsht\u00eb rritur me 47 her\u00eb nga viti 2003 dhe ka si burim kryesor aktivitetin e bashk\u00ebshortes si notere. Vila e nd\u00ebrtuar prej nj\u00eb dekade pas shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb Vlor\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e padeklaruar e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e lagjes \u201cKushtrimi\u201d i than\u00eb BIRN se familja e gjyqtarit Malaj \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb rrugic\u00ebn pas shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 nga fshati Llakatund, pasi nd\u00ebrtuan m\u00eb par\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi pa leje, n\u00eb gjurm\u00ebt e u ngrit m\u00eb pas vila 3-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive n\u00eb Vlor\u00eb dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs tregojn\u00eb se trualli prej 478 m2 dhe nd\u00ebrtesa e vjet\u00ebr prej 90 m2 u regjistruan fillimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb Sokrat Dautaj \u2013 ish avokat dhe ish-gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Dautaj e p\u00ebrfitoi pron\u00ebn publike n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb gjyqi kund\u00ebr bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2005, duke paraqitur 2 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pretenduan se babai i tij e kishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb vitin 1984.<\/p>\n<p>Gjyqi \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb bashkis\u00eb Vlor\u00eb dhe Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit. Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, avokati Dautaj e ka fituar pron\u00ebsin\u00eb e objektit dhe t\u00eb truallit n\u00ebp\u00ebrmjet institutit t\u00eb parashkrimit fitues.<\/p>\n<p>Sokrat Dautaj nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe prona u trash\u00ebgua nga e veja Beatri\u00e7e dhe dy vajzat Alma dhe Blerina Dautaj. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Beatri\u00e7es dhe 2 vajzave t\u00eb saj n\u00eb vitin 2009 nga bashkia Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr rikonstruksionin dhe nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs 3-kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 204.5 m2.<\/p>\n<p>Vila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes Dautaj \u00ebsht\u00eb deklaruar si adres\u00eb nga gjyqtari Artur Malaj n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb ILDKPKI. Adresa \u201c lagja Kushtrimi, rruga D\u00ebshmor\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb deklaruar gjithashtu si adres\u00eb banimi prej tij n\u00eb dosjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb kan\u00eb n\u00eb regjistrin civil n\u00ebna e gjyqtarit, Xhano Malaj dhe v\u00ebllai i tij, Afrim Malaj, i cili jeton tashm\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Kontrata e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit Desi sh.p.k \u00ebsht\u00eb redaktuar n\u00eb vitin 2009 nga noterja Ledina Malaj \u2013 bashk\u00ebshortja e gjyqtarit. Kjo adres\u00eb familjare deklarohet nga Ledina Malaj edhe n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, n\u00eb vendimin e regjistrimit t\u00eb biznesit t\u00eb noteris\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj pranoi n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN se e kishte deklaruar si adres\u00eb vil\u00ebn n\u00eb lagjen \u201cKushtrimi\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb-pa sqaruar se ku kishte jetuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam deklaruar n\u00eb KPK se ku kam jetuar. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshortja ime e kemi deklaruar at\u00eb si adres\u00eb, pasi nuk kishim adres\u00eb,\u201d i tha Malaj BIRN.<\/p>\n<p>Por prezenca e Malajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb konfirmohet nga fqinj\u00ebt e rrugic\u00ebs \u201cD\u00ebshmor\u00ebt\u201d, q\u00eb banojn\u00eb ngjitur me vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe dhe oborrin n\u00eb rikonstruksion t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zonj\u00eb e moshuar dhe fqinje \u201cder\u00eb m\u00eb der\u00eb\u201d me vil\u00ebn kujtoi koh\u00ebn kur fadromat shemb\u00ebn \u201ctunelin e ushtris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallatin\u201d. Banore e zon\u00ebs prej vitit 1962 dhe rrobaqep\u00ebse p\u00ebr disa dekada gjat\u00eb regjimit komunist, e moshuara 87 vje\u00e7are, e cila njihet prej fqinj\u00ebve si n\u00ebn\u00eb Mellania i tha BIRN me hezitim se kishte pasur hyrje-dalje p\u00ebr raste me n\u00ebn\u00ebn e Malajt.<\/p>\n<p>Ajo kujtoi se e gjith\u00eb familja-me p\u00ebrjashtim t\u00eb babait q\u00eb sipas saj kishte vdekur n\u00eb fshat, u vendos\u00ebn aty n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet q\u00eb kan\u00eb ikur n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk i kam par\u00eb m\u00eb. Ku ata e ku ne tani,\u201d tha e moshuara, duke iu referuar diferenc\u00ebs \u201cklasore\u201d.<\/p>\n<p>E moshuara e p\u00ebrshkroi Malaj si djal\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por si gjyqtar ajo vet\u00eb s\u2019kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr gjyqe. E pyetur p\u00ebr Sokrat Dautajn, ajo tha se nuk e njihte dhe nuk e kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kuptoj pse jeni ju k\u00ebtu, por nuk di m\u00eb shum\u00eb. Ndoshta ai [Sokrati] e ka,\u201d tha 87-vje\u00e7arja me flok\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm. \u201cPor ne na kan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb kush g\u00ebnjen, kush vjedh, kush mashtron ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb dit\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si e moshuara, edhe nj\u00eb ish-agronom n\u00eb pension q\u00eb kultivon lule dhe pem\u00eb dekorative n\u00eb oborrin e marr\u00eb me qira t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebrkrah vil\u00ebs 3-kat\u00ebshe e lidhi nd\u00ebrtes\u00ebn me gjyqtarin Artur Malaj. Por ndryshe nga 87-vje\u00e7arja, agronomi e kishte njohur Sokrat Dautajn.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb di q\u00eb Sokrat Dautaj ia ka shitur vil\u00ebn kryegjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs shum\u00eb her\u00ebt. Un\u00eb e njihja Sokratin se m\u00eb pati lidhur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e imja dhe u habita,\u201d tha ai me l\u00ebvdat\u00eb p\u00ebr avokatin e ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Agronomi n\u00eb pension, i cili e nisi biznesin e tij t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb luleve n\u00eb \u201997-n \u201ckur t\u00eb tjer\u00ebt merreshin me arm\u00eb\u201d p\u00ebrshkruan t\u00eb nj\u00ebjtin historik t\u00eb pron\u00ebs. Lidhur me gjyqtarin Malaj dhe familjar\u00ebt e tij, ai tha se kan\u00eb jetuar p\u00ebr shum\u00eb vite aty-por ai nuk kishte njohje personale se \u201cishin t\u00eb ardhur\u201d.<\/p>\n<p>Ish-boksieri Ervin \u00c7eta, i cili n\u00eb Vlor\u00eb e mban gjall\u00eb pasionin p\u00ebr sportin p\u00ebrmes st\u00ebrvitjes s\u00eb djemve t\u00eb vegj\u00ebl kujton se familja Malaj erdhi aty n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me familjen Simoni-rreth krushqie, e cila banon vet\u00ebm disa metra m\u00eb tutje. P\u00ebrball\u00eb vil\u00ebs 3-kat\u00ebshe ndodhet edhe nj\u00eb tjet\u00ebr e ngjashme e zot\u00ebruar nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00eb familjes G\u00ebrveni.<\/p>\n<p>\u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga i v\u00ebllai, por nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 e shihni ju sot. Vila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb,\u201d thot\u00eb \u00c7eta. \u201cJetonin t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu-gjyqtari, v\u00ebllai, mamaja,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Prona n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-sekretares<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_53017\" aria-describedby=\"caption-attachment-53017\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/43230494_10210395894808308_2830517902015201280_n-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53017\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/43230494_10210395894808308_2830517902015201280_n-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"53017\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53017\" class=\"wp-caption-text\">Alma Dautaj, ish sekretare dhe kreysekretare n\u00eb Gjykat\u00ebne e Rrethit Gjyq\u00ebsor, Vlor\u00eb, nga viti 2004- 2013 | Foto nga : Facebook<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ndryshe nga familja Malaj, familja Dautaj q\u00eb rezulton pronare n\u00eb ZRPP e vil\u00ebs nuk ka jetuar n\u00eb lagjen \u2018Kushtrimi\u2019, pas shkoll\u00ebs \u2018Halim Xhelo\u201d. Edhe pse jan\u00eb \u2018pronar\u00eb\u2019 n\u00eb letra t\u00eb nj\u00eb vile t\u00eb madhe, Beatri\u00e7e Dautaj dhe vajza e saj, Alma Dautaj jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb apartament modest n\u00eb katin e kat\u00ebrt t\u00eb nj\u00eb pallati t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb rrug\u00ebn \u201cVeladin Kollozi\u201d, pjes\u00eb e lagjes Lef Sallata n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2013 \u2013 koh\u00eb kur gjyqtari Artur Malaj ka udh\u00ebhequr Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs, Alma Dautaj ka punuar si sekretare e tij dhe kryesekretare e gjykat\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb pas largimit t\u00eb Malajt p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra nga kryetari i ri Sk\u00ebnder Haluca.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkarkimin nga detyra, Dautaj ka b\u00ebr\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative Vlor\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Nj\u00eb nga tre gjyqtar\u00ebt q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtja me short ka qen\u00eb dhe Artur Malaj, po duket se ky i fundit ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen. Trupa e udh\u00ebhequr nga Alkelina Gazidede i ka dh\u00ebn\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00eb znj. Dautaj duke e d\u00ebmshp\u00ebrblyer me 10 paga p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb pragun e apartamentit t\u00eb saj n\u00eb lagjen \u201cLef Sallata\u201d, Alma Dautaj pretendoi se vila n\u00eb lagjen \u201cKushtrimi\u201d ishte pron\u00eb e saj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam 4 sht\u00ebpi, kam atje, kam n\u00eb Uj\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb. Ajo pron\u00eb ka nj\u00eb histori, merrini dokumentet dhe shikojini, tha zonja Dautaj.<\/p>\n<p>E pyetur se pse banonte n\u00eb apartament kur vila q\u00ebndronte bosh, Dautaj u p\u00ebrgjigj: \u201cDje isha atje, pyesni njer\u00ebzit..\u201d.<\/p>\n<p>Por kur iu k\u00ebrkua t\u00eb tregonte ngjyr\u00ebn e kuzhin\u00ebs s\u00eb vil\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimin e saj t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Dautaj u bllokua dhe mbylli der\u00ebn duke m\u00ebrm\u00ebritur se kjo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje privat\u00ebsie.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Alma Dautaj vihet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bindur se ajo \u00ebsht\u00eb pronare e vil\u00ebs n\u00eb lagjen \u2018Kushtrimi\u2019. \u00a0Sipas KPK-s\u00eb, ajo ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore edhe p\u00ebrpara Komisionit, pasi ka deklaruar se \u201cbanesa mbi k\u00ebt\u00eb truall \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1991 &#8211; 1992, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb babai i saj, n\u00eb padin\u00eb e ngritur, ka pretenduar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1984.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb KPK, Dautaj ka deklaruar gjithashtu se nuk ka dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar kjo pasuri nga babai i saj, duke pretenduar se e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri nga gjyshi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga shqyrtimi i dosjes gjyq\u00ebsore lidhur me fitimin e k\u00ebsaj pasurie, konstatohet se ajo \u00ebsht\u00eb njoftuar dhe e ka marr\u00eb njoftimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>KPK n\u00ebnvizon gjithashtu se Alma Dautaj dhe familja e saj nuk mund ta dokumentojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme ngritjen e k\u00ebsaj pasurie-ku vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i saj, sipas nj\u00eb preventivi t\u00eb siguruar nga KPK kapi vler\u00ebn e mbi 13.9 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Dautaj i ka th\u00ebn\u00eb Komisionit se familja e Z.Malaj ka jetuar me qira n\u00eb banes\u00ebn q\u00eb ekzistonte deri n\u00eb vitin 2008, p\u00ebrpara nd\u00ebrtimit t\u00eb vil\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb e fqinj\u00ebve n\u00eb lagjen \u2018Kushtrimi,\u2019 lidhja profesionale e Z. Malaj me familjen Dautaj dhe t\u00eb dh\u00ebnat e ILDKPKI, t\u00eb QKB-s\u00eb dhe regjistrit civil nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet prova q\u00eb e lidhin gjyqtarin Malaj me vil\u00ebn 3 kat\u00ebshe. Nj\u00eb denoncim mbi pron\u00ebsin\u00eb e tij mbi vil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb prej vitit 2008 n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb KLD, t\u00eb protokolluar me dat\u00eb 29 korrik 2008, shtetasi M.Xh shkruan se \u201ckryetari i Gjykat\u00ebs, z. Artur Malaj, ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb territorin e gjimnazit \u2018Halim Xhelo\u2019 dhe me gjyqe t\u00eb manipuluara e ka legalizuar\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ka administruar dhe nj\u00eb denoncim nga shtetasi me iniciale H.H i cili shprehet se \u201c\u201c\u2026Artur Malaj \u2026 n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs \u2018Halim Xhelo\u2019 ka b\u00ebr\u00eb vil\u00eb 4-kat\u00ebrshe dhe e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sekretares s\u00eb tij. Po k\u00ebshtu, ka dhe apartament te Uji i Ftoht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Raporti i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, t\u00eb cilin e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb \u201cpap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, ka ve\u00e7uar dhe pron\u00ebsin\u00eb e vil\u00ebs 3-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtarja K.Gj. n\u00eb dh\u00ebnien e vendimit civil me nr. ***, dat\u00eb 23.09.2005, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb interes t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, z. Artur Malaj, jep n\u00eb pron\u00ebsi me parashkrim fitues nj\u00eb pron\u00eb publike n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs,\u201d shkruan DSIK n\u00eb raportin e saj.<\/p>\n<p>\u201cSipas informacioneve rezulton se sht\u00ebpia, objekt i vendimit civil gjyq\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje n\u00eb vitet 1995-1996 nga babai i Artur Malajt. Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb ka p\u00ebrdorur pozit\u00ebn e tij me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb prone (truall, pron\u00eb shtet\u00ebrore) n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs,\u201d shton raporti.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht indicieve t\u00eb shumta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shfaj\u00ebsoi gjyqtarin Malaj me argumentin se \u201cn\u00eb asnj\u00eb rast kjo pron\u00eb nuk lidhet me subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebrmes ndonj\u00eb dokumenti shkresor apo prove tjet\u00ebr\u201d. Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb familjes Dautaj, Komisioni pranoi shpjegimin se Sokrat Dautaj ka qen\u00eb avokat nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 2007, \u201c\u00e7\u2019ka ka krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb justifikuara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs 3-kat\u00ebshe\u201d.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet e pronave <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_53019\" aria-describedby=\"caption-attachment-53019\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180730_093034_300718_1_01-1_c7F086r.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53019\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180730_093034_300718_1_01-1_c7F086r-600x374.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"374\" data-id=\"53019\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53019\" class=\"wp-caption-text\">Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pullumb Petritaj u arrestua t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb pas akuzave se n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb dokumenteve ka tjet\u00ebrsuar me an\u00eb t\u00eb vendimit fals t\u00eb gjykat\u00ebs nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 100 \u00a0hektar\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn turistike t\u00eb Zv\u00ebrnecit. Petritaj dhe persona t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb akuzuar si pjes\u00eb e \u201cmafies s\u00eb pronave\u201d n\u00eb bregdet dhe sipas Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i lidhur me Artur Shehun,<\/p>\n<p>nj\u00eb personazh kontrovers i viteve t\u00eb tranzicionit n\u00eb Vlor\u00eb, i cili jeton prej dy dekadash n\u00eb Florida t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0<a href=\"\/vetingu\/?p=49179\">hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs,<\/a>\u00a0dyshohet se p\u00ebrve\u00e7 100 hektar\u00ebve n\u00eb Zv\u00ebrnec, Petritaj ka tjet\u00ebrsuar n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore m\u00eb shum\u00eb se 500 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb bregdetit t\u00eb jugut, p\u00ebrfshir\u00eb Palas\u00ebn dhe Karaburunin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb administruara nga KPK, nj\u00eb pjes\u00eb e pronave t\u00eb nipit, motr\u00ebs dhe kunatit t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj jan\u00eb p\u00ebrfituar nga personave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasin Artur Shehu.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi A.Sh., i dyshuar si personi kryesor i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjet e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave n\u00eb Vlor\u00eb dhe sipas informacionit q\u00eb ne disponojm\u00eb \u00ebsht\u00eb i proceduar edhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr kryerjen e disa veprave penale,\u201d shkruan KPK.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nipit 30-vje\u00e7ar t\u00eb gjyqtarit Malaj jan\u00eb regjistruar 4 troje me sip\u00ebrfaqe totale 4444,3 m2 n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs dhe nj\u00eb auto vetur\u00eb Mercedez Benz ML.<\/p>\n<p>Nipi F. B. dhe prind\u00ebrit e tij nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet persona t\u00eb lidhur me gjyqtarin Malaj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb regjistruar nj\u00eb num\u00ebr i madh pronash t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs tjet\u00ebr, E. dhe kunatit A. G. ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasurish t\u00eb paluajtshme dhe likuiditete bankare.\u00a0 Ata kan\u00eb qen\u00eb garantor\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga gjyqtari Malaj n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d-\u00e7ka i b\u00ebn ata sipas KPK-s\u00eb persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs dhe kunatit jan\u00eb t\u00eb regjistruar nj\u00eb apartament me vler\u00eb 110 mij\u00eb euro n\u00eb Tiran\u00eb dhe sip\u00ebrfaqe 86 m2, dy apartamente n\u00eb Vlor\u00eb me sip\u00ebrfaqe 78.6 m2 dhe134,4 m2, 26 mij\u00eb m2 pyll n\u00eb Vlor\u00eb, dhe 10 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec. Gjithashtu ato zot\u00ebrojn\u00eb 2 apartamente t\u00eb tjera n\u00eb Vlor\u00eb me sip\u00ebrfaqe 94.4 m2 dhe 97 m2 ,\u00a0investime n\u00eb Fondin Prestigj n\u00eb Raiffeisen Invest n\u00eb vler\u00ebn prej 2.8 milion\u00eb lek\u00eb, obligacione n\u00eb vler\u00eb 50 mij\u00eb euro, 2.95 milion\u00eb lek\u00eb bono thesari, 51,324 USD depozit\u00eb n\u00eb bank\u00ebn BKT dhe 25 % t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Fish Planet\u2019 me vler\u00eb 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, gjyqtari Artur Malaj i cil\u00ebsoi akuzat e ngritura p\u00ebr transaksionet e pronave me persona me precedent\u00eb penal\u00eb si t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrsa e p\u00ebrjashtoi veten nga \u00e7do lidhje me to.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se pronat nga njer\u00ebzit e lidhur me Artur Shehun i ka bler\u00eb kunati dhe jo nipi i tij nd\u00ebrsa shtoi se ai vet\u00eb nuk kishte pasur dijeni.<\/p>\n<p>\u201cTokat i ka bler\u00eb kunati dhe jo nipi im. Kontratat kan\u00eb qen\u00eb veprime t\u00eb rregullta dhe n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Gjith\u00e7ka shpjegohet n\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb,\u201d tha Malaj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb hetimet e prokuroris\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet q\u00eb falsifikimet me tokat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb gjyqtar,\u201d shtoi Malaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti fillimisht dyshime mbi pasurit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb Malajt, por i ka justifikuar ato duke iu referuar t\u00eb ardhurave nga bizneset familjare dhe emigracioni.<\/p>\n<p>Ndryshe nga praktika e konsoliduar e Komisionit, pjesa e analiz\u00ebs financiare e personave t\u00eb lidhur jep shum\u00eb pak detaje mbi vler\u00ebn e pronave, koston e transaksioneve p\u00ebr p\u00ebrftimin e tyre, koh\u00ebn kur ato jan\u00eb bler\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e ligjshme q\u00eb personat e lidhur me subjektin kan\u00eb pasur n\u00eb dispozicion p\u00ebr transaksionin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb e kunatit, KPK shprehet se i ati ka pasur nj\u00eb biznes n\u00eb rritjen e molusqeve nga viti 1991 deri n\u00eb vitin 1999, por nuk shpjegon se sa t\u00eb ardhura ka gjeneruar ky biznes, sa dividend ka shp\u00ebrndar\u00eb apo n\u00ebse ka paguar taksat. Gjithashtu, KPK shprehet se pas vitit 1999, prind\u00ebrit e kunatit t\u00eb gjyqtarit jan\u00eb transferuar n\u00eb SHBA, ku gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00eb 138,758 USD, por nuk shpjegon n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb transferuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo jo, dhe n\u00ebse familja ka dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin e pronave t\u00eb regjistruara n\u00eb emrin e nipit F. B., KPK ka vendosur t\u2019i trajtoj\u00eb si pasuri familjare. KPK nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr 4 sip\u00ebrfaqet truall q\u00eb familjar\u00ebt e gjyqtarit \u00a0zot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mjaftuar t\u00eb justifikohet se ato jan\u00eb marr\u00eb me biznes, si p\u00ebr shembull nj\u00eb dyqan p\u00ebr materialet hidraulike.<\/p>\n<p>\u201cReferuar k\u00ebtyre provave, Komisioni vler\u00ebson se familja B. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb pasurive,\u201d shkruan KPK n\u00eb vendimin e saj, p\u00ebrpara se t\u00eb shtoj\u00eb se Komisionit \u201cnuk i rezultoi asnj\u00eb prov\u00eb apo e dh\u00ebn\u00eb se n\u00eb v\u00ebnien e k\u00ebtyre pasurive t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb kontribut nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e tij p\u00ebr Komisionin, gjyqtari Malaj pretendon se nuk ka pasur dijeni mbi lidhjet dhe pronat e familjar\u00ebve t\u00eb tij dhe nuk ka pasur p\u00ebrfitime nga k\u00ebto pasuri, arsyetim i cili \u00ebsht\u00eb pranuar nga trupa gjykuese e udh\u00ebhequr nga Genta Tafa Bungo, e cila ka votuar unanimisht p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dokumente dhe d\u00ebshmi t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00a0anashkaloi prova t\u00eb shumta q\u00eb e lidhin gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Artur Malaj me nj\u00eb vil\u00eb 3 kat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs-si dhe akuzat p\u00ebr korrupsion dhe transaksionet e familjar\u00ebve me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cmafia\u201d e pronave n\u00eb bregdet.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":53017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53015"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53015"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61804,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53015\/revisions\/61804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}