{"id":53027,"date":"2018-10-12T20:59:15","date_gmt":"2018-10-12T18:59:15","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53027"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-zaganjorit-shmangu-tatimet-nuk-justifikon-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-zaganjorit-shmangu-tatimet-nuk-justifikon-pasurine\/2018\/10\/12\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e Zaganjorit: \u201cShmangu tatimet, nuk justifikon pasurin\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik vendosi t\u00eb apeloj\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori, duke i k\u00ebrkuar Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin e tij. Bazuar n\u00eb v\u00ebrejtjet e ONM-s\u00eb dhe gjetjet e tij, Komisioneri thot\u00eb se, ndryshe nga KPK, doli n\u00eb p\u00ebrfundmin se Zaganjori ngel n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se ka deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_45664\" aria-describedby=\"caption-attachment-45664\" style=\"width: 528px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-45664\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Xhezair-Zaganjori-528x400.jpg\" alt=\"\" width=\"528\" height=\"400\" data-id=\"45664\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-45664\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Arsyetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit se Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori, ka b\u00ebr\u00eb \u201cevazion tatimor t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb sipas Komisionerit Publik i pabazuar. N\u00eb apelimin p\u00ebr Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shmangie t\u00eb detyrimeve ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga p\u00ebrfundimet e KPK-s\u00eb, Komisioneri thot\u00eb se Zaganjori dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rregjistrimin e pasuris\u00eb, nuk kan\u00eb \u201cshfryt\u00ebzuan nj\u00eb boshll\u00ebk ligjor\u00eb\u201d, por kan\u00eb shmangur me q\u00ebllim detyrimet fiskale q\u00eb vinin nga ligji p\u00ebr rregjistrimin e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i fiktivitetit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2001 rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistrimi n\u00eb ZRPP i pasuris\u00eb me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb detyrimeve fiskale n\u00eb favor t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, detyrim ky q\u00eb rrjedh nga kalimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme\u201d, thot\u00eb Komisioneri.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebtij rasti dhe disa gjetjeve t\u00eb tjera n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb, Komisioneri Florian Ballhysa thot\u00eb se KPK duhej t\u00eb kishte shkarkuar Zaganjorin.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtat v\u00ebrejtje mbi arystimin e KPK-s\u00eb jan\u00eb arritur edhe nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM), e cila ka arsyetuar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb disa raste se t\u00eb ardhurat apo transaksionet e pranuara nga Komisioni i Pavarur si t\u00eb ligjshme nuk ishin t\u00eb tilla dhe se Zaganjori nuk kishte argumentuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb korrrik trupa gjykuese e drejtuar nga Olsi Komi\u00e7i dhe me an\u00ebtar\u00eb Roland Ilian dhe Pamela Qirkon ndon\u00ebse konstatoi mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve, nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive, mungesa t\u00eb kontratave noteriale dhe mospagim t\u00eb detyrimeve tatimore-vendosi ndryshe nga sa ishte arsyetuar n\u00eb raste t\u00eb ngjashme se shkelje t\u00eb tilla nuk konsiderohen shkarkuese.<\/p>\n<p>Xhezair Zaganjori ka nj\u00eb karrier\u00eb 40-vje\u00e7are fillimisht si pedagog dhe diplomat e m\u00eb pas si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb u fokusua kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa vendimi i KPK-s\u00eb tregoi se n\u00eb dy kriteret e tjera nuk u gjet\u00ebn probleme.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb tep\u00ebr:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=52595\">Vendimi i KPK p\u00ebr Xhezair Zaganjorin: Ka kryer \u201cevazion tatimor t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50923\">Xhezair Zaganjori konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51290\">ONM kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb Zaganjorit, k\u00ebrkon rihapjen e vetingut n\u00eb Apel<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50777\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Xhezair Zaganjori-kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Evazioni fiskal i paligjsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb vler\u00ebsoi n\u00eb fund se pasuria e Zaganjorit ishte e ligjshme, megjith\u00ebse pron\u00ebsia mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb disa kat\u00ebshe q\u00eb sh\u00ebbeu si banes\u00eb q\u00eb po ashtu rezultonte m\u00eb pas si burim p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera p\u00ebrmes qirave niste me nj\u00eb akt fiktiv, Komisioneri hedh dyshime mbi k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb p\u00ebr KPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb \u201cpamje t\u00eb par\u00eb fiktive\u201d, p\u00ebr Komisionerin Publik \u00ebsht\u00eb fiktive plot\u00ebsisht dhe e b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimet q\u00eb sipas ligjit 8438\/1998 Zaganjori dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb ekonomike duhej t\u2019i paguanin Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndryshe nga sa arsyeton Komisioni, nuk jemi p\u00ebrball\u00eb ndonj\u00eb boshll\u00ebku ligjor p\u00ebr t\u00eb konkluduar sikund\u00ebr parashtrohet n\u00eb vendim se \u201cSubjekti nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr shkelje t\u00eb dispozitave ligjore q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb\u201d\u201d, thot\u00eb Komisioneri.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se p\u00ebrfundimi i KPK-s\u00eb nuk ishte i drejt\u00eb. Ai thot\u00eb se Komisioni kishte mjaftuesh\u00ebm argumente p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim tjet\u00ebr ndaj k\u00ebtij rasti. \u00a0Sipas tij Zyra Qendrore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme (ZQRPP) i kishte d\u00ebrguar KPK-s\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb ku i v\u00ebrtetonte se detyrimet ishin llogaritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsij transaksioni ku vlera e pasuris\u00eb ishte fiktive.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, pasi vler\u00ebsoi provat e mbledhura gjat\u00eb hetimit administrativ, bazuar n\u00eb interpretimin ligjor t\u00eb dispozitave t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit nr. 84\/2016, konstaton se Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb gabuara p\u00ebr sa i takon vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit z. Xhezair Zaganjori\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apel.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 v\u00ebrejtjeve t\u00eb Komisionerit edhe ONM, e cila k\u00ebrkoi menj\u00ebher\u00eb pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb ankimin t\u00eb tij, gjeti probleme n\u00eb vendim. Komisioneri i referohet nj\u00eb rekomandimi t\u00eb saj rreth problemeve me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, referuar dhe pik\u00ebs 2.11 t\u00eb rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri Publik \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00ebrheqjen e 16.000 USD, deklaruar rishtazi si burim krijimi i pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apelim.<\/p>\n<p>Po ashtu ONM vuri n\u00eb dukje se qirat\u00eb e deklaruara nga Zaganjori si burim t\u00eb ardhurash nd\u00ebr vite nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Duke iu referuar ligjit i cili ka sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr shkarkimin n\u00eb\u00a0 raste t\u00eb ngjashme kur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar taksat nuk ishin njohur si t\u00eb ligjshme ONM rekomandoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ato nuk duhej t\u00eb njiheshin. \u201cK\u00ebto t\u00eb ardhura nuk konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D, pika 3 e aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrderisa nuk v\u00ebrtetohet pagimi i detyrimit tatimor\u201d, thuhet n\u00eb ankimim.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk konsiderohen Zaganjori rezulton me probleme dhe pamjaftueshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vite me rreth 2 milion lek\u00eb, sipas analiz\u00ebs finaciare t\u00eb cil\u00ebs i referohet ONM. Ai po ashtu rezulton me probleme n\u00eb justifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera dhe parave q\u00eb ka p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e shkollimit t\u00eb djemve.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme p\u00ebr sa koh\u00eb edhe p\u00ebr to nuk ishin paguar tatimet. Probleme Komisioneri gjeti edhe n\u00eb t\u00eb ardhurat e fituara nga Zaganjori n\u00eb Gjermani. \u201cKomisioneri Publik konstaton, se sikurse edhe p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, subjekti edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme\u201d, thuhet n\u00eb apelim.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i Komisionerit Publik<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik v\u00eb re se n\u00eb shqyrtimin e pasurive t\u00eb Zaganjorit KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh mes shifrave. Zaganjori kishte deklaruar vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe t\u00eb ardhurat n\u00eb deklartat vjetore dhe t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se mosp\u00ebrputhjet mes deklaratave vjetore dhe asaj veting ishin t\u00eb konsiderueshme dhe nuk mund t\u00eb shiheshin vet\u00ebm si pasakt\u00ebsi. K\u00ebshtu Komisioneri thot\u00eb se n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasuria e paluajtshme (apartament, magazin\u00eb, zyr\u00eb dhe bodrum n\u00eb Tiran\u00eb) ishte deklaruar 10.7 milion lek\u00eb, por n\u00eb vitin 2003 ishte deklaruar vet\u00ebm 8.4 milion dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontratave t\u00eb shitblerjes q\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr rregjistrimin e saj rezultonte vet\u00ebm 2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa KPK arsyetoi se pasakt\u00ebsit\u00eb ishin sqaruar dhe se ato nuk p\u00ebrb\u00ebnin arsye p\u00ebr shkarkim, Komisioneri Publik thot\u00eb n\u00eb ankimin p\u00ebr KPA se mosp\u00ebrputhjet ishin shkarkuese. Komisioneri thot\u00eb se KPK kishte arsyetuar gabim se rivler\u00ebsimi b\u00ebhej vet\u00ebm duke marr\u00eb parasysh deklarat\u00ebn veting dhe se mosp\u00ebrputhjet e k\u00ebsaj t\u00eb fundit me deklarimet e m\u00ebhershme b\u00ebheshin shkak p\u00ebr hetim, por nuk ishin arsye p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Komisioneri Publik thot\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ligjore t\u00eb subjektit nuk fillojn\u00eb me \u201cdeklart\u00ebn veting\u201d dhe se ai duhej t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr deklarimet e m\u00ebparshme dhe se duhej t\u00eb paraqiste prova dhe shpjegonte pasakt\u00ebsit\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se Zaganjori d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik konstaton se pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pavar\u00ebsisht mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ligji i njeh p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb prova, shpjegimet e dh\u00ebna prej tij mbeten n\u00eb nivel deklarativ, duke mos v\u00ebrtetuar k\u00ebshtu t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve t\u00eb Komisionit\u201d, arsyeton Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se arsyetimi justifikues i KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb rr\u00ebzohej, pasi subjekti nuk i ishte p\u00ebrmbajtur Kushtetut\u00ebs e cila \u201ck\u00ebrkon q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn apo t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d kur KPK gjen probleme n\u00eb deklarimet e tij apo pasurit\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se q\u00ebndrimet deklarative t\u00eb subjektit \u201cnuk mundet t\u00eb konsiderohen prova\u201d.<\/p>\n<p>Arsyetimi i Komisionerit mb\u00ebshtetet po ashtu edhe n\u00eb rekomandim t\u00eb ONM-s\u00eb. Kjo e fundit ka k\u00ebrkuar q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Zaganjorit t\u00eb konsiderohen t\u00eb paligjshme pasi p\u00ebr to nuk ishin paguar tatime. \u00a0N\u00eb fund Komisioneri k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shkarkimin e Zaganjorit dhe i bashkangjit k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij edhe rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik vendosi t\u00eb apeloj\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori, duke i k\u00ebrkuar Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin e tij. Bazuar n\u00eb v\u00ebrejtjet e ONM-s\u00eb dhe gjetjet e tij, Komisioneri thot\u00eb se, ndryshe nga KPK, doli n\u00eb p\u00ebrfundmin se Zaganjori ngel n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69508,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Xhezair-Zaganjori-528x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53027"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61802,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53027\/revisions\/61802"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}