{"id":53030,"date":"2018-10-13T11:26:30","date_gmt":"2018-10-13T09:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53030"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"kontratat-fiktive-per-kredi-kurthi-qe-solli-shkarkimin-e-ervin-metalles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontratat-fiktive-per-kredi-kurthi-qe-solli-shkarkimin-e-ervin-metalles\/2018\/10\/13\/","title":{"rendered":"Kontratat fiktive p\u00ebr kredi, \u201ckurthi\u201d q\u00eb solli shkarkimin e Ervin Metall\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>KPK e cil\u00ebsoi gjykat\u00ebsin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Ervin Metalla t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se nj\u00eb seri kontratash fiktive dhe p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb t\u00eb pamerituar, binin ndesh me figur\u00ebn dhe etik\u00ebn e gjyqtarit, bazuar edhe n\u00eb shtjellimet q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb rreth k\u00ebtij subjekti nga Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50761\" aria-describedby=\"caption-attachment-50761\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50761\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"50761\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50761\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ervin Metalla | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kontratat fiktive dhe p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk p\u00ebrmbushte kushtet ligjore, penalizuan Gjykat\u00ebsin e Apelit Ervin Metalla. Ndryshe nga shum\u00eb koleg\u00eb q\u00eb u shkarkuan m\u00eb her\u00ebt nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sepse nuk arrinin t\u00eb provonin pasurin\u00eb, vendimi i zbardhur tregon se Metalla u rr\u00ebzua kryesisht p\u00ebr shkak se n\u00ebnshkrimi prej tij i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash fiktive, u cil\u00ebsua nga KPK si sjellje \u201cjo etike p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJeta personale e gjyqtar\u00ebve, sjellja e tyre jasht\u00ebgjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa ajo n\u00eb kontekstin profesional\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e Ervin Metall\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb drejtohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja, vendosi shkarkimin e Metall\u00ebs duke cil\u00ebsuar se deklarimi i tij ishte i pamjaftuesh\u00ebm. N\u00eb vendimin e zbardhur theksohet po ashtu se gjykat\u00ebsi refuzoi t\u00eb merrte barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain Eugen Metalla, edhe pse KPK argumentoi q\u00eb ky i fundit kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me letra pages\u00ebn e nj\u00eb kredie dhe kishte v\u00ebn\u00eb si kolateral banes\u00ebn e tij p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e gjyqtarit, duke qen\u00eb k\u00ebshtu person i lidhur.<\/p>\n<p>Metalla, i cili ka drejtuar Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2013 ishte gjyqtar i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, u mbrojt duke justifikuar veprimet fiktive p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr banes\u00eb. Ai tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se \u201cIronikisht duket sikur un\u00eb i kam nd\u00ebrtuar nj\u00eb kurth vetes sime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb leht\u00ebsuese\u201d. Ai po ashtu pretendoi se kishte t\u00eb nj\u00ebjtin apartament. Tha se nuk kishte lidhje me pasurin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait, pasi nuk kishte marr\u00eb prej tij as hua as dhurat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lexo edhe:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>\u201c<a href=\"\/vetingu\/?p=50754\">Piruetat\u201d me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb dhe pasuria e t\u00eb v\u00ebllait rrezikojn\u00eb gjyqtarin Metalla<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50725\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar \u2013 Ervin Metalla \u2013 gjyqtar i Apelit Tiran\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50881\">Gjyqtari i Apelit, Ervin Metalla shkarkohet nga detyra<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Fiktiviteti i kredive<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur\u00a0 KPK thot\u00eb se pasi kishte marr\u00eb nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPI) raportin se nuk kishte asnj\u00eb problem n\u00eb pasurin\u00eb e Metall\u00ebs, ka kryer hetimin administrativ.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se n\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij hetimi u pa se Metalla mund t\u00eb gjykohej vet\u00ebm bazuar mbi kriterin e pasuris\u00eb. Nj\u00eb vendim q\u00eb KPK e merr kryesisht kur shikon se subjekti rr\u00ebzohet n\u00eb at\u00eb kriter dhe nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb hetohet n\u00eb kritere t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk ka gjetur problem me fshehje pasurie dhe as ka gjetur pasuri m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e deklaruara, KPK gjeti kontrata fiktive q\u00eb u gjykuan prej trup\u00ebs si shkarkuese. Fillimisht sipas vendimit t\u00eb zbardhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb kredie me nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar bazuar mbi nj\u00eb kontrat\u00eb paraprake shit-blerje mes Metall\u00ebs dhe Eduard Halimit (emri u p\u00ebrmend n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore), m\u00eb von\u00eb deputet dhe minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, ku \u00e7mimi i banes\u00ebs q\u00eb blihej caktohej 75 mij\u00eb euro. Metalla pas k\u00ebsaj mori kredi n\u00eb shum\u00ebn 55 mij\u00eb euro dhe n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ku vlera e apartamentit q\u00eb blihej ishte po aq sa kredia.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur ai \u00ebsht\u00eb justifikuar se \u00e7mimi i par\u00eb kishte qen\u00eb paraprak dhe se n\u00eb fakt n\u00eb kontrat\u00eb lejohej ulja e tij deri n\u00eb 70 p\u00ebr qind. Ai thot\u00eb se n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ulur pasi banesa ishte e palegalizuar dhe se bler\u00ebsi merrte p\u00ebrsip\u00ebr riskun q\u00eb ajo t\u00eb mos legalizohej.<\/p>\n<p>Por sipas Komisionit kontrata \u00ebsht\u00eb fiktive dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie m\u00eb t\u00eb madhe se sa mund t\u00eb merrej mbi at\u00eb banes\u00eb. \u201cKjo kontrat\u00eb paraprake e lidhur mes pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim juridik q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, q\u00eb nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja ligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket elementit kryesor t\u00eb nj\u00eb kontrate shitblerjeje &#8211; \u00e7mimit. E vetmja pasoj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb synuar t\u00eb arrihej nga pal\u00ebt ishte marrja e nj\u00eb kredie q\u00eb do t\u00eb mbulonte t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimin dhe jo vet\u00ebm 70 % t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb veprim fiktiv juridik me q\u00ebllim p\u00ebrfitimi financiar.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj kredie n\u00eb vitin 2011 Metalla paraqet k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb. Komisioni thot\u00eb se para se aplikimi ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje me rregullat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi dhe se po ashtu ishte shoq\u00ebruar me disa veprime fiktive.<\/p>\n<p>Fillimisht gjykat\u00ebsi i shkarkuar nga KPK i kaloi kredin\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb v\u00ebllait i cili merrte p\u00ebrsip\u00ebr pages\u00ebn e saj dhe po ashtu fiktivisht edhe pron\u00ebsin\u00eb mbi sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb me k\u00ebt\u00eb kredi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas hetimi gjeti se ai nuk plot\u00ebsoi sakt\u00eb formularin p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb duke mos p\u00ebrmendur zot\u00ebrimin e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb e skualifikonte at\u00eb nga ky pretendim. Hetimi i KPK-s\u00eb gjeti se Metalla ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti, nd\u00ebrsa nd\u00ebrmori disa veprime fiktive p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb veten p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nd\u00ebr t\u00eb tjera Metalla n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Durr\u00ebs, ku sipas ligjit ai duhej t\u00eb blinte banes\u00eb prej kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb pasi ai ishte qyteti ku punonte. Kur kredia u disbursua shuma q\u00eb fillimisht u p\u00ebrfitua nga kompania, iu kthye pas gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar n\u00eb llogarin\u00eb e babait.<\/p>\n<p>Metalla u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vitin 2006 para se t\u00eb blinte sht\u00ebpin\u00eb, por kjo nuk ishte procesuar. Ai po ashtu pranoi se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Unionit t\u00eb Gjykat\u00ebsve kishte vet\u00ebdeklaruar se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se kjo list\u00eb veprimesh fiktive e penalizonte at\u00eb. \u201cN\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Ervin Metalla, nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs ndaj tij zbatohet prezumimi n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e vendimit.<\/p>\n<p><strong>Mos pranimi i v\u00ebllait si person i lidhur<\/strong><\/p>\n<p>Pasi shqyrtoi kredin\u00eb e but\u00eb KPK i k\u00ebrkoi Metall\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrte barr\u00ebn e prov\u00ebs mbi pasurin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait. Metalla refuzoi duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk mund t\u00eb kategorizohej si person tjet\u00ebr i lidhur, pasi ai nuk kishte marr\u00eb hua dhe dhurata nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr KPK refuzimi i marrjes s\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs ishte nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje. KPK tha se v\u00ebllai i gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar e kishte ndihmuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe pse fiktivisht pages\u00ebn e kredis\u00eb s\u00eb par\u00eb dhe po ashtu edhe sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe kjo e b\u00ebnte at\u00eb person t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>KPK sqaroi se person i lidhur konsideroheshin t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cq\u00eb duket se kan\u00eb apo kan\u00eb pasur lidhje interesi me subjektin e rivler\u00ebsimit q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb interes pasuror ose \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr biznesi\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i gjykat\u00ebsit sipas KPK-s\u00eb zot\u00ebronte bono n\u00eb vler\u00eb 100 mij\u00eb euro dhe po ashtu pasuri t\u00eb ndryshme t\u00eb paluajtshme. N\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KPK Metalla justifikoi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre pasurin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait, duke pretenduar se ai kishte aktivitet privat dhe se kishte qen\u00eb emigrant n\u00eb Itali p\u00ebr gati 10 vjet.<\/p>\n<p>KPK rr\u00ebzoi pretendimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar se v\u00ebllai kishte b\u00ebr\u00eb para n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. \u201cShpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait E. M, bie ndesh me sa rezultoi nga hetimi administrativ, ku sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS, v\u00ebllai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. E. M, p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 &#8211; 2017 ka kryer l\u00ebvizje t\u00eb pakta (gjithsej 14) me q\u00ebndrim t\u00eb shkurtra, me destinacion Italin\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb koha e q\u00ebndrimit n\u00eb Itali bazuar n\u00eb sistemin TIMS e rr\u00ebzonte \u201cpretendimin e ngritur nga subjekti i rivler\u00ebsimit se v\u00ebllai i tij ka qen\u00eb me rezident permanent dhe i pun\u00ebsuar me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Itali, p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 -2008\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se as fitimet nga biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk justifikonin pasurin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar. \u201cTrupi gjykues arsyeton se, sa u takon fitimeve nga biznesi privat n\u00eb Shqip\u00ebri, pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se fitimi ka qen\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga ai i konstatuar, nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK vendosi se Metalla duhej t\u00eb shkarkohej. \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb trupi gjykues arsyeton se Subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi financiar, ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh juridike fiktive t\u00eb simuluara, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputhen me sjelljet etike q\u00eb nj\u00eb gjyqtar pritet t\u00eb ket\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa p\u00ebrmenden veprimet fiktive t\u00eb nd\u00ebrmarra nga gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p>KPK i referohet po ashtu jurisprudenc\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane P\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut lidhur me paan\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebsit, n\u00eb \u201cTeorin\u00eb e dukjes\u201d. \u201cStandardet e etik\u00ebs zbatohen edhe jasht\u00eb gjykat\u00ebs dhe p\u00ebrfshijn\u00eb jet\u00ebn private, duke k\u00ebrkuar q\u00eb gjyqtar\u00ebt t\u00eb sillen me integritet dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr detyr\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK e cil\u00ebsoi gjykat\u00ebsin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Ervin Metalla t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se nj\u00eb seri kontratash fiktive dhe p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb t\u00eb pamerituar, binin ndesh me figur\u00ebn dhe etik\u00ebn e gjyqtarit, bazuar edhe n\u00eb shtjellimet q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb rreth k\u00ebtij subjekti nga Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69507,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla2-600x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53030"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53030"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61800,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53030\/revisions\/61800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}