{"id":53033,"date":"2018-10-14T18:06:43","date_gmt":"2018-10-14T16:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53033"},"modified":"2019-05-06T23:30:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:01","slug":"kpk-shkarkoi-prokurorin-bujar-hoti-per-veprime-te-paligjshme-e-fshehje-pasurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shkarkoi-prokurorin-bujar-hoti-per-veprime-te-paligjshme-e-fshehje-pasurie\/2018\/10\/14\/","title":{"rendered":"KPK shkarkoi prokurorin Bujar Hoti, p\u00ebr \u201cveprime t\u00eb paligjshme e fshehje pasurie\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi 19 shkelje t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Bujar Hoti, sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi p\u00ebrfitimin e 4 mij\u00eb metrave tok\u00eb ar\u00eb si bujk, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ishte prokuror. Hoti u shkarkua p\u00ebr veprime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura fiktive n\u00eb transaksionet me apartamentet dhe pamjaftueshm\u00ebri deklarimi e burimesh financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52056\" aria-describedby=\"caption-attachment-52056\" style=\"width: 577px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52056\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-kpk-577x400.jpg\" alt=\"\" width=\"577\" height=\"400\" data-id=\"52056\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-52056\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e prokurorit Bujar Hoti n\u00eb KPK | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Problemet jo t\u00eb pakta me pasurin\u00eb e prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit Bujar Hotit sipas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb zbardhur s\u00ebfundmi, fillojn\u00eb me p\u00ebrfitimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme t\u00eb 4 mij\u00eb metrave katror\u00eb ar\u00eb, t\u00eb rregjistruar n\u00eb vitin 1996, n\u00eb fshtatin Fllak\u00eb.<\/p>\n<p>Hoti, i cili prej vitit 1986 kishte filluar pun\u00eb si hetues n\u00eb Lushnje dhe m\u00eb pas vijoi karrier\u00ebn si prokuror, kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs si ish-punonj\u00ebs i nd\u00ebrmarrjes Bujq\u00ebsore Bisht-Kam\u00ebz. KPK vler\u00ebsoi se ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte kryer veprime t\u00eb paligjshme q\u00eb \u201cc\u00ebnonin figur\u00ebn e prokurorit\u201d, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi disa justifikime q\u00eb ai paraqiti, p\u00ebrfshi faktin q\u00eb kishte punuar si stazhier i nd\u00ebrmarrjes buq\u00ebsore p\u00ebr 10 muaj n\u00eb vitet 1981-1982.<\/p>\n<p>Treshja e Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit, e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Olsi Komici, renditi n\u00eb total 19 shkelje t\u00eb Hotit p\u00ebrfshi fshehje pasurie, fiktivite kontratash e mosdeklarime.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur rezulton se problemi kryesor\u00eb i ish-prokurorit t\u00eb Apelit ishin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash noteriale t\u00eb ndryshme nga deklarimet p\u00ebr KPK-n\u00eb apo edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI).<\/p>\n<p>Hoti i cili u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn e subjekteve prioritare p\u00ebr shkak se ishte kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, u mbrojt duke justifikuar problemet kryesisht si pasakt\u00ebsi. Mbrojt\u00ebsi i tij ligjor\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore duke iu drejtuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit Theo Jacobs i cili froi Hotin t\u00eb thoshte k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, foli p\u00ebr \u201crealitet shqiptar\u201d n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar problemet e gjetura.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast Hoti ai vuri fajin kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr mosrakordimin e t\u00eb dh\u00ebnave, por KPK n\u00eb arsyetim l\u00eb t\u00eb kuptohet se ky pretendim ishte i rrem\u00eb dhe b\u00ebhej \u201cduke injoruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb faktin se e kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe ata k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje\u201d. Hetimi p\u00ebr Hotin ndryshe nga raste t\u00eb ngjashme ku pas konstatimit t\u00eb problemeve me pasurin\u00eb hetimi nd\u00ebrpritej, u krye n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Atij nuk iu gjet\u00ebn probleme sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=52018\"><strong>Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Bujar Hoti-prokuror i Apelit n\u00eb Durr\u00ebs<\/strong><\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=52058\">ONM sfidon prokurorin Bujar Hoti: Ka ardhur koha t\u00eb tregosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=52096\">KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Durr\u00ebs<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00a0Ara e paligjshme<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>KPK gjeti se Bujar Hoti kishte deklaruar n\u00eb vet\u00ebdeklarimin fillestar n\u00eb vitin 2003 se kishte marr\u00eb dhurat\u00eb nga babai 4 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb fshatin Fllak\u00eb. N\u00eb dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj toke KPK gjeti se toka ishte rregjistruar direkt n\u00eb emrin e Hotit dhe se ai kishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 1996 si p\u00ebrfitues i saj.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se nisur nga ky konstatim vendosi t\u00eb b\u00ebnte hetime m\u00eb t\u00eb thelluara. Fillimisht ata i k\u00ebrkuan Hotit t\u00eb sillte nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi. Ish-prokurori i Apelit n\u00eb Durr\u00ebs i tha komisionit se nuk kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe se babai e kishte rregjistruar tok\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij q\u00eb n\u00eb vitin 1991. Hoti pretendoi se toka i takonte si banor i fshatit dhe si pjes\u00eb e nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por hetimi i Komisionit zbuloi nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr. KPK thot\u00eb se p\u00ebr shkak se n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarja e tok\u00ebs Hoti ishte prokuror, pasi kishte filluar pun\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1986 si hetues n\u00eb Lushnje, ai nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfitimi sipas ligjit 7501. Ai po ashtu nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonte p\u00ebrshkak t\u00eb t\u00eb qenit pjes\u00eb e trungut familjar me babain, pasi ky i fundit si drejtues i nj\u00eb nd\u00ebrmarrje bujq\u00ebsore, kishte p\u00ebrfituar tok\u00eb n\u00eb dy fshatra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Familja e tyre po ashtu rezultonte t\u00eb kishte p\u00ebrfituar strehim nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave gj\u00eb q\u00eb automatikisht i p\u00ebrjashtonte ata nga p\u00ebrfitimi i tok\u00ebs sipas ligjit 7501. Hoti sidoqoft\u00eb u p\u00ebrpoq ta justifikonte p\u00ebrfitimn e pron\u00ebs, me faktin q\u00eb kishte punuar stazhier n\u00eb ish-nd\u00ebrmarrjen Bujq\u00ebsore Bisht-Kam\u00ebz sektori Fllak\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e tij sidoqoft\u00eb ishin larg t\u00eb bindnin KPK-n\u00eb. Nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb vler\u00ebn e pron\u00ebs, Komisioni arsyetoi se veprimet e kryera ishin t\u00eb paligjshme. \u201cP\u00ebrfitimi i nj\u00eb pasurie n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paligjshme, jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave pretendohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar pasuria 4000 metra tok\u00eb, vler\u00ebsohen si sjellje p\u00ebrtej standardeve etike, si dhe veprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut te magjistrati\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamente dhe shtesa<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse veprimet me tok\u00ebn ar\u00eb u konsideruan t\u00eb paligjshme, problemet kryesore t\u00eb Hotit dol\u00ebn kur KPK hetoi disa veprime t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes me pasuri t\u00eb paluajtshme. KPK thot\u00eb se gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin m\u00eb pas me deklarimet vjetore apo edhe me deklarimet p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebr nj\u00eb apartament 156 metra katror\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs me nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme prej 30 metrash kontratat noteriale dhe deklarimet ishin n\u00eb mosp\u00ebrputhje si n\u00eb koh\u00eb ashtu edhe n\u00eb shumat e paguara apo \u00e7mimet e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Hoti pretendoi n\u00eb \u2018deklarat\u00ebn veting\u2019 se kishte paguar apartamentin n\u00eb karabina me vler\u00eb 3 milion lek\u00eb. Por pasi hetimi administrative gjeti probleme me k\u00ebt\u00eb pasuri, ish-prokurori pranoi sipas KPK-s\u00eb \u201cse \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes nuk \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb ai ka paguar realisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, duke pohuar se vlera totale e apartamentit nuk \u00ebsht\u00eb 3.000.000 lek\u00eb, por 5.400.000 lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi deklarimin e ndrysh\u00ebm si shkelje, KPK shkoi m\u00ebtej duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se apartamenti kishte kushtuar sipas kontratave noteriale 70 mij\u00eb euro p\u00ebr 156 metrat e para. KPK thot\u00eb se Hoti kishte paguar 20 mij\u00eb euro n\u00eb dor\u00eb n\u00eb fillim dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr me kredi.<\/p>\n<p>Ky 20 mij\u00eb eurosh rezultoi problematik, pasi Hoti nuk e justifikonte at\u00eb si pasuri. Pretendimi i tij se k\u00ebto para nuk ishin paguar pasi ishte hequr dor\u00eb nga blerja e garazhit dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpjegimesh t\u00eb tjera p\u00ebr koh\u00ebn e blerjes dhe koh\u00ebn e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim, u gjet\u00ebn nga KPK t\u00eb pamjaftueshme dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentacionin.<\/p>\n<p>Hoti solli nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb noterit se ai \u201cnuk mbante mend q\u00eb pagesa e 20 mij\u00eb eurove t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij\u201d si\u00e7 thuhej n\u00eb dokument, por kjo d\u00ebshmi si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur erdhi 8 dit\u00eb pasi KPK kishte marr\u00eb nga i nj\u00ebjti noter nj\u00eb d\u00ebshmi krejt t\u00eb ndryshme ku konfirmohej pagesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe transaksionet e kryera mbi t\u00eb Komisioni gjeti 7 shkelje. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se Hoti b\u00ebri \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb\/likuiditetit n\u00eb vler\u00ebn 20.000 euro, fshehje e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb depozit\u00ebs pran\u00eb bank\u00ebs \u201cNBG Bank\u201d n\u00eb vitin 2004, n\u00eb vler\u00ebn 39.000 euro, mosdeklarim t\u00eb likuiditeteve n\u00eb vler\u00ebn 10.014 euro n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004, deklarime t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore me realitetin e fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara nga dokumentet dhe deklarim \u00e7mimi fiktiv\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb administruara n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb apartament, me sip\u00ebrfaqe 157 m\u00b2, plus shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 30 m\u00b2 (total 187m\u00b2) n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, pallati \u201c(***)\u201d, trupit gjykues i rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb argument dhe asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb apo t\u00eb ndryshoj\u00eb rezultatin e hetimit dhe konkluzionin e Komisionit n\u00eb hetimin administrativ\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme u gjet\u00ebn edhe me blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb 85.4 metra po n\u00eb Durr\u00ebs. KPK hasi dy kontrata t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me nj\u00eb bank\u00eb kredidh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej kontratave apartamenti identifikohej si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb dhe vler\u00ebsohej me \u00e7imin 1100 euro metri, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr bank\u00ebn rezultonin dy apartamente q\u00eb shiteshin me 550 euro metri.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se duke u referuar sip\u00ebrfaqeve rezultonin se prokurori kishte paguar rreth 3 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u gjet problematik fakti se asnj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb dilnin n\u00eb kontratat nuk kishin marr\u00eb parat\u00eb dhe KPK vuri dyshim n\u00eb destinacionin e kredis\u00eb s\u00eb dispursuar.<\/p>\n<p>Po ashtu rezultoi se kompania q\u00eb shiste apartamentin n\u00eb fakt ishte thjesht\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nd\u00ebrtimi, nd\u00ebrsa kompania q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb shitje, nuk kishte kontrat\u00eb me Hotin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hoti kishte kryer 5 shkelje. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur lidhur me apartamentin kishte pasur \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb 2007, 2008 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb 2017-\u00ebs, fiktivitet t\u00eb \u00e7mimit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs, fiktivitet p\u00ebr dy kontrata sip\u00ebrmarrjejer, p\u00ebr nj\u00eb dhe p\u00ebr dy apartamente, veprime fiktive me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredive bankare, mosdeklarim t\u00eb destinacionit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shum\u00ebs 68.578 euro t\u00eb disbursuar nga banka\u201d.<\/p>\n<p>Hoti nuk mundi po ashtu t\u00eb argumentonte edhe problemet me blerjen e nj\u00eb zyre nga bashk\u00ebshortja. KPK thot\u00eb se nga hetimi fillimisht u zbulua nj\u00eb komplikim i \u00e7uditsh\u00ebm i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, e cila nuk u sqarua as nga d\u00ebshmit\u00eb e prokurorit.<\/p>\n<p>Aty rezultoi se bashk\u00ebshortja n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb paguante \u00e7mimin e pasuris\u00eb q\u00eb blinte lidhi nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe pagoi aty shum\u00ebn prej 2 milion lek\u00ebsh. Kontrata do sh\u00ebrbente si parapagim p\u00ebr familjen q\u00eb po i shiste asaj apartamentin q\u00eb m\u00eb pas sh\u00ebrbeu si zyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se hetimi po ashtu nxorri edhe nj\u00eb mori problemesh t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje, t\u00eb cilin Hoti u p\u00ebrpoq ta \u201cshiste\u201d si t\u00eb b\u00ebr\u00eb me leje nga bashkia. KPK verifikoi se n\u00eb fakt bashk\u00ebshortja e Hotit kishte pasur nj\u00eb leje p\u00ebr p\u00ebrshtatje t\u00eb apartamentit, por jo leje p\u00ebr shtes\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin aplikuar p\u00ebr legalizim. Komisioni thot\u00eb se nga hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast rezultuan si shkelje: \u201cfiktiviteti i \u00e7mimit, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs, fiktivitet i shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin shtes\u00eb dhe rikualifikimin e mjedisit, deklarim i pamjaftuesh\u00ebm pasurie p\u00ebr tre vite dhe nd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur se gjeti nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me transaksionet e tjera t\u00eb subjektit. Hetimi zbuloi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr vitet 2012 dhe 2013 dhe at\u00eb veting, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine Nissan-Juke.<\/p>\n<p>Po ashtu kishte fshehur pasjen n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb automjeti \u201cOpel Astra\u201d n\u00eb vitin 2005, q\u00eb kishte sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb \u201cmosdeklarim t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d p\u00ebr fitimin e automjetit \u201cPeugot OxyGO\u201d, n\u00eb vitin 2007 e n\u00eb fund deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr automjetin \u201cNissan-Juke\u201d n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d. Analiza finaciare po ashtu rezultoi problematike. Hoti\u00a0 nuk justifikonte 6,9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb n\u00eb arsyetim se t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e Bujar Hotit. Sipas vendimit ai shkarkohet p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d dhe \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi 19 shkelje t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Bujar Hoti, sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi p\u00ebrfitimin e 4 mij\u00eb metrave tok\u00eb ar\u00eb si bujk, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ishte prokuror. Hoti u shkarkua p\u00ebr veprime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura fiktive n\u00eb transaksionet me apartamentet dhe pamjaftueshm\u00ebri deklarimi e burimesh [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69673,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-kpk-577x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53033"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62404,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53033\/revisions\/62404"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}