{"id":53115,"date":"2018-10-19T17:12:12","date_gmt":"2018-10-19T15:12:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53115"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"konfirmimi-i-gjyqtarit-artur-malaj-konsiderohet-i-pajustifikueshem-nga-onm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtarit-artur-malaj-konsiderohet-i-pajustifikueshem-nga-onm\/2018\/10\/19\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i gjyqtarit Artur Malaj konsiderohet \u201ci pajustifikuesh\u00ebm\u201d nga ONM"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb besojn\u00eb se gjyqtari Malaj \u00ebsht\u00eb pronari \u201cde facto\u201d i nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb dhe kontribues i aseteve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kritikohet gjithashtu se nuk mori parasysh informacionet e DSIK p\u00ebr \u201ckontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d dhe dokumente t\u00eb denoncuesve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51184\" aria-describedby=\"caption-attachment-51184\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51184\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51184\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 31 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit e konsideron \u201ct\u00eb pajustifikuesh\u00ebm\u201d vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj dhe k\u00ebrkon p\u00ebrmes nj\u00eb rekomandimi fshikullues apelimin e rastit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mendojn\u00eb se gjyqtari Malaj d\u00ebshtoi t\u00eb arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale-sjellje q\u00eb sipas tyre nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb besuesh\u00ebm gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rezultatet e hetimit rivler\u00ebsues t\u00eb KPK-s\u00eb \u00e7ojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim: shkarkimin nga detyra,\u201d argumentojn\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb rekomandimin e dor\u00ebzuar n\u00eb institucionin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 3 gusht nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Rekomandimi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit mban dat\u00ebn 10 gusht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioneri Publik nuk e ka ushtruar ende t\u00eb drejt\u00ebn e ankimimit.<\/p>\n<p>Kontestimi i ONM-s\u00eb bazohet n\u00eb gjetjet e hetimit t\u00eb kryer nga KPK, t\u00eb cilat ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura apo t\u00eb pajustifikuara t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, por q\u00eb i rr\u00ebzuan n\u00eb fund p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb diskutuesh\u00ebm. Rekomandimi mb\u00ebshtetet gjithashtu n\u00eb informacionet e agjencive ligjzbatuesve p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion-t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan nga KPK si t\u00eb pabazuara n\u00eb prova.<\/p>\n<p>ONM ngre gjithashtu pik\u00ebpyetje p\u00ebr hetimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb besojn\u00eb se KPK nuk mori n\u00eb konsiderat\u00eb disa prej dokumenteve t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb denoncimet respektive. Marrja e k\u00ebtyre dokumenteve ishte e thjesht\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb referencat e vendimeve ishin p\u00ebrmendur n\u00eb denoncime,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj ka drejtuar Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitet 2004-2013 dhe prej k\u00ebtij viti punon si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb argumentojn\u00eb se ai besohet t\u00eb jet\u00eb pronari \u201cde facto\u201d i nj\u00eb vile pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, ka kryer deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi si dhe dyshohet t\u00eb jet\u00eb kontribuesi kryesor i pasurive t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Malaj kund\u00ebrshtoi t\u00eb kishte lidhje me vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe dhe mbrojti iden\u00eb se t\u00eb af\u00ebrmit e tij kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Vila 3-kat\u00ebshe pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kontestimit t\u00eb ONM-s\u00eb dhe konsiderohet prej v\u00ebzhguesve si \u201cshembull i pasuris\u00eb s\u00eb fshehur\u201d. <a href=\"\/vetingu\/?p=53015\">Nj\u00eb investigim i publikuar m\u00eb 12 tetor<\/a> nga BIRN zbuloi se kjo vil\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-sekretares s\u00eb Malajt \u00ebsht\u00eb banuar p\u00ebr vite me radh\u00eb prej tij, n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM-s\u00eb nxjerr n\u00eb pah kontraditat mes gjendjes \u201cde jure\u201d dhe \u201cde facto\u201d t\u00eb pron\u00ebs, p\u00ebrdorimin e saj si adres\u00eb zyrtare nga gjyqtari Malaj p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2004-2012 si dhe d\u00ebshmin\u00eb kontradiktore t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej pronareve n\u00eb \u201cletra\u201d, ish-sekretares s\u00eb gjyqtarit Malaj, Alma Dautaj.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb sqarojn\u00eb se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thirri p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb tre pronaret e vil\u00ebs, por vet\u00ebm nj\u00ebra prej tyre u shfaq, duke pretenduar se ishte e s\u00ebmur\u00eb dhe se dy t\u00eb tjerat nuk do t\u00eb d\u00ebshmonin.<\/p>\n<figure id=\"attachment_53021\" aria-describedby=\"caption-attachment-53021\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/vila-tre-kateshe.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53021\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/vila-tre-kateshe-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"53021\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53021\" class=\"wp-caption-text\">Vila 3 kat\u00ebshe n\u00eb lagjen &#8216;Kushtrimi&#8217; n\u00eb Vlor\u00eb.<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cZonja ishte p\u00ebr 10 vjet sekretarja e subjektit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Komisionit, d\u00ebshmitarja d\u00ebshtoi n\u00eb argumente dhe fakte p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe t\u00eb investimit. Ajo nuk ofroi prova p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb tha se i trash\u00ebgoi dhe as p\u00ebr origjin\u00ebn e ligjshme t\u00eb k\u00ebtyre parave. Ajo nuk ishte e besueshme sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit q\u00eb ajo dhe familja e saj i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vil\u00ebs..,\u201dthuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Malajt dhe t\u00eb ish-sekretares s\u00eb tij nuk i kan\u00eb bindur v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb rekomandim p\u00ebrmenden edhe dy denoncime t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, t\u00eb cilat edhe pse nuk konsiderohen prov\u00eb mb\u00ebshtesin gjetjet e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>\u201cOpinioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i pasuris\u00eb s\u00eb fshehur, i p\u00ebrmendur n\u00eb nenin D5 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Subjekti ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr ta fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri, e cila \u00ebsht\u00eb \u201cde fakto\u201d pron\u00eb e tij,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, gjyqtari d\u00ebshtoi gjithashtu t\u00eb shpjegonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme pasurin\u00eb e personave t\u00eb lidhur, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga tre apartamente, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e konsiderueshme toke si dhe likujditete t\u00eb investuara n\u00eb obligacione, bono thesari dhe depozita bankare.<\/p>\n<p>Pronat jan\u00eb fituar p\u00ebrmes kontratave me shtetas apo bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb shtetasve me probleme t\u00eb vazhdueshme me ligjin-t\u00eb cilat n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore u lan\u00eb t\u00eb kuptohet se ishin shtetasit Artur Shehu dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb Vlor\u00eb, Pullumb Petritaj.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebri nga k\u00ebta shtetas dyshohet si personi kryesor i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tjet\u00ebrsimin e dosjes s\u00eb pronave dhe tjetri dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mashtrim financiar,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ngren\u00eb dyshime se familjar\u00ebt e gjyqtarit Malaj nuk i justifikojn\u00eb asetet me burime t\u00eb ligjshme dhe se dyshohet se ai vet\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kontribuesit kryesor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cDokumentet dhe justifikimet e subjektit nuk krijojn\u00eb nj\u00eb bindje t\u00eb arsyeshme se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur kishin burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e aseteve t\u00eb tilla,\u201d thot\u00eb ONM.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit gjykon se pavar\u00ebsisht dokumenteve dhe shpjegimeve t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj p\u00ebr \u201cpast\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs\u201d, raporti i DSIK ku evidentohen \u201ckontaktet e pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar si dhe gjetjet p\u00ebr korrupsion mbeten t\u00eb vlefshme\u201d.<\/p>\n<p>Bindja e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb ri kund\u00ebr Malajt, i cili kishte mb\u00ebrritur pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy denoncim p\u00ebrfshin akuza p\u00ebr korrupsion, fshehje t\u00eb aseteve dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb cilin v\u00ebzhguesit e konsiderojn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr analizim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim. Nj\u00eb kopje e denoncimit bashk\u00eb me dokumentet mb\u00ebshtet\u00ebse i jan\u00eb dor\u00ebzuar Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e denoncimeve e kan\u00eb \u00e7uar ONM-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kritik\u00eb p\u00ebr hetimin e kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb procesin e vetingut ka munguar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit kujton q\u00ebllimin e procesit t\u00eb vetingut dhe gjykon se sjelljet e gjyqtarit Malaj nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb besuesh\u00ebm gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti d\u00ebshtoi t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb profesionale, duke d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet e nenit 59 t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut,\u201d p\u00ebrfundon rekomandimi i ONM-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb besojn\u00eb se gjyqtari Malaj \u00ebsht\u00eb pronari \u201cde facto\u201d i nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb dhe kontribues i aseteve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kritikohet gjithashtu se nuk mori parasysh informacionet e DSIK p\u00ebr \u201ckontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d dhe dokumente t\u00eb denoncuesve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69506,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53115"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53115"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53115\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61798,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53115\/revisions\/61798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}