{"id":53139,"date":"2018-10-21T15:03:52","date_gmt":"2018-10-21T13:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53139"},"modified":"2019-05-06T23:30:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:01","slug":"kpk-konfirmoi-me-nivel-minimal-kualifikues-ne-kriterin-profesional-prokurorin-besnik-muci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-konfirmoi-me-nivel-minimal-kualifikues-ne-kriterin-profesional-prokurorin-besnik-muci\/2018\/10\/21\/","title":{"rendered":"KPK konfirmoi me \u201cnivel minimal kualifikues\u201d n\u00eb kriterin profesional prokurorin Besnik Mu\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Besnik Mu\u00e7i u konfirmua, nd\u00ebrsa KPK konsideroi t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shuma t\u00eb vogla. Mu\u00e7i megjithat\u00eb u vler\u00ebsua me \u201cnivel minimal\u201d kualifikimi n\u00eb kriterin profesional, nd\u00ebrsa iu gjet\u00ebn t\u00eb meta proceduriale n\u00eb dosjet q\u00eb kishte hetuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51132\" aria-describedby=\"caption-attachment-51132\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51132\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Muci1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51132\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-51132\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Mu\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ndryshe nga koleg\u00ebt q\u00eb jan\u00eb penalizuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr pamund\u00ebsi v\u00ebrtetimi t\u00eb ardhurash, p\u00ebr shkak se nuk kishin paguar tatimet, Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Besnik Mu\u00e7i pati koh\u00eb t\u00eb riparonte mosdeklarimin.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i i cili u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK pagoi n\u00eb maj 2018, sipas vendimit t\u00eb zbardhur disa muaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb kontrat\u00ebs veting dhe pasi procesi i rivler\u00ebsimit ishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr disa subjekte, tatim dhe gjob\u00eb p\u00ebr vones\u00ebn p\u00ebr rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga qiraja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb hetoi Mu\u00e7in e kryesuar nga Lulzim Hamitaj me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai mund t\u00eb konfirmohej, megjith\u00ebse u gjet\u00ebn disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur del se prokurori, i cili u vler\u00ebsua n\u00eb t\u00eb treja kriteret, rrezikoi t\u00eb penalizohej n\u00eb kriterin profesional, p\u00ebr shkak t\u00eb pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb grup q\u00eb akuzohej p\u00ebr vrasjen e\u00a0 nj\u00eb biznesmeni dhe zhvatjen e pasuris\u00eb nga e veja e k\u00ebtij t\u00eb fundit. KPK thot\u00eb se disa vendime hetimore nuk ishin kryer, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se megjithat\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Mu\u00e7i arrinte \u201cnivelin minimal\u201d. \u201cT\u00eb metat dhe mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nga Komisioni n\u00eb hetimin e kryer nga subjekti nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e k\u00ebrkesave q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb Komisionit p\u00ebr shkarkim nga detyra\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb rastin e prokurorit Besnik Mu\u00e7i, bazuar n\u00eb vendimin e zbardhur, bien n\u00eb sy ankesat nga individ\u00eb t\u00eb hetuar prej tij dhe t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb pas p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh apo vrasje. KPK n\u00eb k\u00ebto raste ka gjetur se vendimet e prokurorit ishin konfirmuar nga gjyq\u00ebsori dhe kishin marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb vitin 2002 si prokuror n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrsa para se t\u00eb kalonte n\u00eb prokurorin\u00eb e krimeve t\u00eb r\u00ebnda ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.<\/p>\n<p>Prokurori q\u00eb kandidon p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb k\u00ebrkoi konfirmin nd\u00ebrsa si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur u p\u00ebrpoq t\u00eb sqaronte me detaje problemet q\u00eb hetimi gjeti n\u00eb pasurit\u00eb e tij apo gjat\u00eb shqyrtimit profesional.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=51196\">Prokurori Besnik Mu\u00e7i i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=51082\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Besnik Mu\u00e7i-prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=51131\">KPK b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs prokurorin Besnik Mu\u00e7i p\u00ebr deklarime t\u00eb \u2018pamjaftueshme\u2019<\/a><\/p>\n<p><strong><u>Pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb pasuri<\/u><\/strong><\/p>\n<p>Problemet me pasurit\u00eb e Besnik Mu\u00e7it datojn\u00eb sipas vendimit t\u00eb zbardhur nga KPK q\u00eb me tokat bujq\u00ebsore dhe n\u00eb nj\u00eb rast truall t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 nga ai dhe bashk\u00ebshortja. KPK thot\u00eb se hetimet zbuluan n\u00eb nj\u00eb rast se mbi nj\u00eb truall 365 metra t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1991 pa pages\u00eb nga shteti rezultonte sipas Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme nj\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i sipas vendimit arriti t\u00eb konfirmonte se banesa e sh\u00ebnuar mbi k\u00ebt\u00eb truall ishte nj\u00eb gabim n\u00eb ZVRPP dhe kjo e fundit e korigjoi dokumentacionin duke sakt\u00ebsuar se aty nuk kishte nd\u00ebrtim. Megjithat\u00eb KPK e cil\u00ebsoi p\u00ebrfitimin e k\u00ebtij trulli si t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i u mbrojt duke iu referuar procedurave q\u00eb ishin ndjekur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb parcele t\u00eb l\u00ebn\u00eb si tok\u00eb truall, ku kishin marr\u00eb pjes\u00eb 19 persona p\u00ebrfshi at\u00eb, si banor\u00eb t\u00eb fshatit q\u00eb mund t\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr banes\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00a0Ai tha se p\u00ebrndryshe pasi ishte larguar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn dhe m\u00eb pas kishte filluar pun\u00eb si magjistrat nuk ishte interesuar m\u00eb p\u00ebr truallin, nga i cili nuk kishte pasur asnj\u00eb p\u00ebrfitim.<\/p>\n<p>KPK pranoi arsyetimin duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb shkelje pa pasoja. \u201cSubjekti nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe as nuk gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb konkludohet p\u00ebr shkelje ligjore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkarkimin e subjektit nga detyra\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme prokurorit i dol\u00ebn edhe me mos deklarimin e 2 mij\u00eb metrave katror\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore q\u00eb e shoqja kishte marr\u00eb po n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit 7501 n\u00eb vitin 1991 dhe pjes\u00ebs s\u00eb supozuar takuese q\u00eb kjo kishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i argumentoi se toka dhe pjesa takuese n\u00eb banes\u00eb nuk ishin prona t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai tha KPK-s\u00eb se ajo kishte hequr dor\u00eb nga k\u00ebto prona n\u00eb momentin q\u00eb ishte larguar nga familja bujq\u00ebsore q\u00eb shfryt\u00ebzoheshin nga babai dhe n\u00ebna e saj dhe se ata nuk kishin pasur p\u00ebrfitim nga k\u00ebto prona.<\/p>\n<p>KPK pranoi argumentet dhe arsyetoi se nuk kishim t\u00eb b\u00ebnim me fshehje pasurie. Sipas KPK-s\u00eb bashk\u00ebshortja e prokurorit ishte larguar nga familja bujq\u00ebsore dhe ligji p\u00ebrcakton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ajo nuk kishte t\u00eb drejta mbi tok\u00ebn e p\u00ebrfituar sipas ligjit 7501.<\/p>\n<p>Problemet kryesore n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb p\u00ebr prokurorin rezultuan nga nj\u00eb shtes\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn Ali Visha n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa arriti t\u00eb argumentonte burimin e t\u00eb ardhurave, burimin t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb personave t\u00eb lidhur huadh\u00ebn\u00ebs dhe provoi se nuk kishte fikitivitet n\u00eb \u00e7mim e kontrata, Mu\u00e7it iu k\u00ebrkua t\u00eb argumentonte nj\u00eb shtes\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>KPK gjeti deklarime t\u00eb ndryshme t\u00eb koh\u00ebs kur ishte nd\u00ebrtuar shtesa, munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr shpenzimin e kryer, nd\u00ebrsa n\u00eb hetim u theksua se nd\u00ebrtimi i saj n\u00eb periudh\u00ebn 2008-2009 mund t\u00eb ishte vep\u00ebr penale dhe se \u201cc\u00ebnonte figur\u00ebn e prokurorit\u201d.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i u mbrojt duke theksuar se ai kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebnte shtes\u00ebn. Sipas prokurorit shtesa ishte nd\u00ebrtuar nga komshiu i katit t\u00eb par\u00eb dhe n\u00ebse ai nuk nd\u00ebrtonte pjes\u00ebn e tij kjo e b\u00ebnte banes\u00ebn ku ai ndodhej t\u00eb rrezikshme. Ai tha se p\u00ebr faktin q\u00eb shtesa ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb shtes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb paligjshme, ai nuk kishte z\u00ebn\u00eb tok\u00eb publike ose private.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i argumentoi se ligji q\u00eb e b\u00ebnte nd\u00ebrtimin pa leje vep\u00ebr penale kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa arriti t\u00eb provonte se shtesa, pjesa karabina e saj ishte nd\u00ebrtuar para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit. Ai argumentoi se n\u00eb momentin e nd\u00ebrtimit nuk kishte kryer vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>KPK pranpoi arsyetimet dhe e cil\u00ebsoi deklarimin e pasuris\u00eb megjith\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb t\u00eb kaluesh\u00ebm. \u00a0\u201cKa pasakt\u00ebsi t\u00eb vogla n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb nd\u00ebr vite; ka burime financiare t\u00eb ligjshme, balancat financiare negative nd\u00ebr vite jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme n\u00eb lidhje me intensitetin e t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryera; nuk ka kryer fshehje pasurie; nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk ndodhet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Kriteri Profesional<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj prokurorit rezultuan disa ankesa kryesisht nga persona t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ai kishte ndjekur. Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb disa prej ankuesve i kishin shkruar komisionit se Mu\u00e7i kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm apo kishte kryer veprime arbitrare n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve ndaj tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim KPK thot\u00eb se shqyrtoi dosjet dhe nuk gjeti n\u00eb to problemet p\u00ebr t\u00eb cilat flitej n\u00eb ankesa. N\u00eb nj\u00eb nga rastet nj\u00eb i d\u00ebnuar me 354 vjet burg p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb \u201cgrup t\u00eb strukturuar kriminal\u201d ankohet se nuk i ishin respektuar t\u00eb drejtat themelore dhe se ishte akuzuar mbi deklarime t\u00eb pav\u00ebrteta dhe n\u00eb munges\u00eb provash.<\/p>\n<p>KPK shqyrtoi dosjen, n\u00eb t\u00eb ciol\u00ebn ndaj prokurorit kishte ankes\u00eb edhe nga ana e viktim\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tentative vrasje, dhe p\u00ebr t\u00eb dy ankesat nuk gjeti indicie p\u00ebr munges\u00eb profesionalizmi apo probleme t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb hetimet q\u00eb p\u00ebrfshinin disa persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb biznesmeni dhe m\u00eb pas zhvatjen me forc\u00eb t\u00eb tre apartamenteve nga e veja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, rrezikuan karrier\u00ebn e Mu\u00e7it.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjitshme e cila b\u00ebri nj\u00eb raport vler\u00ebsimi mbi k\u00ebt\u00eb rast gjeti mang\u00ebsi n\u00eb hetim. \u201cBaza ligjore nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e sakt\u00eb.\u00a0 Dokumentacioni n\u00eb dosjen e v\u00ebzhguar ka disa t\u00eb meta. Mungojn\u00eb aktet procedurale p\u00ebr administrimin e kontratave dhe t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS. Mungon data n\u00eb relacionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Nuk ka arsyetim mbi dispozit\u00ebn ligjore t\u00eb Kodit Penal n\u00eb raport me t\u00eb dh\u00ebnat\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Grupit t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme.<\/p>\n<p>Po ashtu hetimi i KPK gjeti probleme n\u00eb dosje. Kjo e fundit pretendoi se Mu\u00e7i duhej t\u00eb kishte kryer veprime t\u00eb tjera hetimore, p\u00ebrfshi hetim pasuror p\u00ebr persoinat q\u00eb mendohet se u p\u00ebrdor\u00ebn si emra n\u00eb kontratat noteriale t\u00eb trasferimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori u mbrojt duke pranuar disa nga mang\u00ebsit\u00eb proceduriale, nd\u00ebrsa shpjegoi se n\u00eb dosje ndodheshin materialet q\u00eb nuk ishin konstatuar nga Prokuorira e P\u00ebrgjitshme. Q\u00ebndrimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr hetime m\u00eb t\u00eb thelluara ai e pranoi.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, vler\u00ebsoj se n\u00eb \u00e7do procedim penal t\u00eb pushuar ka vend gjithnj\u00eb p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb tjera hetimore, p\u00ebrfshi edhe k\u00ebt\u00eb procedim. Nga ana ime mund t\u00eb ishte ushtruar kontroll m\u00eb i mir\u00eb ose t\u00eb ishin nd\u00ebrmarr\u00eb veprime vet\u00eb\u201d, tha Mu\u00e7i n\u00eb shpjegimet p\u00ebr KPK. Ai argumentoi se disa nga problemet e tjera t\u00eb gjetura nuk q\u00ebndronin dhe se hetimi ishte pushuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave dhe p\u00ebr faktin se viktima, e veja e biznesmenit t\u00eb vrar\u00eb, mohonte se kishte b\u00ebr\u00eb kalimin e pron\u00ebsis\u00eb e shtr\u00ebnguar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK arsyetoi se megjith\u00eb problemet dosja nuk ishte shkarkuese. Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cnga ana e subjektit nuk \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb proces hetimor i thelluar dhe i plot\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa ai u penalizua me profesionaliz\u00ebm n\u00eb nivel minimal\u00a0 p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb metave procedurial dhe paskt\u00ebsive n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Besnik Mu\u00e7i u konfirmua, nd\u00ebrsa KPK konsideroi t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shuma t\u00eb vogla. Mu\u00e7i megjithat\u00eb u vler\u00ebsua me \u201cnivel minimal\u201d kualifikimi n\u00eb kriterin profesional, nd\u00ebrsa iu gjet\u00ebn t\u00eb meta proceduriale n\u00eb dosjet q\u00eb kishte hetuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69670,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Muci1-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53139"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53139"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62400,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53139\/revisions\/62400"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69670"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}