{"id":53280,"date":"2018-10-23T17:47:47","date_gmt":"2018-10-23T15:47:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53280"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"kpk-rrezon-pjeserisht-raportin-e-ildkpki-prokurori-sheshi-drejt-konfirmimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezon-pjeserisht-raportin-e-ildkpki-prokurori-sheshi-drejt-konfirmimit\/2018\/10\/23\/","title":{"rendered":"KPK rr\u00ebzon pjes\u00ebrisht raportin e ILDKPKI, prokurori Bujar Sheshi drejt konfirmimit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme n\u00eb pasurit\u00eb e Prokurorit t\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Bujar Sheshi.Raporti i ILDKPKI q\u00eb kishte konstatuar pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga hetimi i Komisionit. Sheshi rezultoi i p\u00ebrshtash\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalzmin. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53274\" aria-describedby=\"caption-attachment-53274\" style=\"width: 500px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53274\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bujar-sheshi-kpk-500x400.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"400\" data-id=\"53274\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-53274\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb se Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb Renda, Bujar Sheshi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit. | Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Bujar Sheshi, disa nga gjetjet n\u00eb raportin e Inspektoriatit i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI). Kjo e fundit kishte pretenduar se Sheshi kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr disa nga pasurit\u00eb, por hetimi i pavarur i KPK-s\u00eb ka rr\u00ebzuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij raporti, duke theksuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se deklarimet kishin qen\u00eb t\u00eb sakta, nd\u00ebrsa si problem p\u00ebr Sheshin u gjet mos deklarimi i nj\u00eb shpenzimi prej 180 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tij \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga treshja e KPK-s\u00eb kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtare Xhensila Pine. N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs Sheshi kishte zgjedhur t\u00eb paraqitej vet\u00eb fizikisht, nd\u00ebrsa ishte i pranish\u00ebm edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, John Leonardo. \u00a0Sheshi foli n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe tha se ishte dakord me gjetjet e hetimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb rikonfirmohej. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore kan\u00eb qen\u00eb edhe prokuror\u00eb e hetues t\u00eb tjer\u00eb, mes tyre edhe prokurori Kostaq Beluri, i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Bujar Sheshi ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si jurist dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i institucionit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vitet 1994-1997, ai ka punuar si avokat. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb mes viteve 2003-2015 ai ka punuar si prokuror i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb janar 2015 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa (Bungo) theksoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer nj\u00eb proces t\u00eb pavarur verifikimi pasi ka administruar raportet e Inspektoriatit i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI), Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikiuar (DSIK) dhe at\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme.<\/p>\n<p>Sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb dosjen e dor\u00ebzuar pran\u00eb KPK nga ILDKPKI vler\u00ebsohet se deklarimi i prokurorit Sheshi nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe se ka pa p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb deklarimeve p\u00ebr pasurit\u00eb dhe burimet, por se nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk ka pasur konflikt interesi.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se KPK kreu nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur dhe analizoi dokumentacionin dhe provat e dor\u00ebzuara edhe nga subjekti, pas pyetjeve q\u00eb i drejtoi atij komisioni. KPK ka konstatuar se subjekti ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb kryerjes s\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pasurin\u00eb, apartament 1+1, me sip\u00ebrfaqe 59 m2, n\u00eb katin e pest\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati n\u00eb rrug\u00ebn \u201cQemal Guranjaku\u201d Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb m\u00eb 27 korrik 1993 me \u00e7mim shitje 9060 lek\u00eb, komisioni ka konkluduar se bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, prokurori Sheshi ka pasur mund\u00ebsi bler\u00ebse. Sipas KPK, subjekti ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb vitit 2003 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Lidhur me dhom\u00ebn shtes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1998 e t\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2015, rezulton se subjekti e ka deklaruar n\u00eb vitin 2003, por nuk ka deklaruar shpenzimet. Sipas KPK, lidhur me k\u00ebt\u00eb, subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00eb deklarimin e vitit 2003, n\u00eb formularin q\u00eb duhej plot\u00ebsuar nuk k\u00ebrkohej vlera e shpenzimeve, por vet\u00ebm pasuria. Si p\u00ebrfundim, komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera fillestare e nd\u00ebrtimit prej 180 mij\u00eb lek\u00ebsh, por se ai nuk ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb formular burimin e shpenzimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb banese nj\u00ebkat\u00ebshe\u00a0 2+1, me sip\u00ebrfaqe 162 m2, nga bashk\u00ebshortja e tij me an\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb nga halla e saj, me vendim gjykate, komisioni ka gjetur se deklarimi ka qen\u00eb i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cVolkswagen Pasat\u201d n\u00eb vitin 2002, n\u00eb vler\u00ebn 7000 euro, KPK tha duke iu referuar ILDKPKI ka gjetur se n\u00eb vitin 2003, subjekti vler\u00ebsimit nuk i ka deklaruar kursimet duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pas hetimit, komisioni ka konkluduar se nga kryerja e analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prokurorit Sheshi dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ka rezultuar se ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine. Sipas KPK, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vler\u00ebsimi i ILDKPKI se nuk ka p\u00ebrputhje nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar se n\u00eb llogarit\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit gjendeshin 20 mij\u00eb e 38 dollar\u00eb, rreth 10 mij\u00eb euro dhe bono thesari me vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, deklarimi i subjektit p\u00ebr bashk\u00ebshorten si trash\u00ebgimtare e pasuris\u00eb s\u00eb 1\/3 t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyshit t\u00eb saj ka qen\u00eb i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs, relatorja Tafa (Bungo) \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00eb raportin e DSIK theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona me precedent\u00eb penal\u00eb apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizatave kriminale dhe se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni shqyrtoi edhe raportin p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb profesionale n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se ndaj prokurorit nuk ka pasur masa disiplinore dhe as ankesa. Relatorja Tafa(Bungo) u shpreh se ndaj prokurorit Sheshi nuk ka pasur denoncime apo ankesa edhe pran\u00eb KPK-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb analiz\u00ebn lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale ka konkluduar se, prokurori Sheshi p\u00ebrdor arsyetim juridik t\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb i detajuar, mban n\u00eb v\u00ebmendje dispozitat, praktikat vendase e ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb nga prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr vitit 2015-2016.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet e KPK, prokurori Bujar Sheshi u shpreh n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se ishte dakort me rezultatet e hetimit prej Komisionit dhe se nuk ka ndonj\u00eb v\u00ebrejtje. Lidhur me mosdeklarimin e shpenzimeve p\u00ebr shtes\u00ebn e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1998, ai u shpreh se i q\u00ebndron faktit se ishin formular\u00ebt q\u00eb nuk e kishin parashikuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. \u00a0V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, John Leonardo tha se nuk kishte pyetje.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme n\u00eb pasurit\u00eb e Prokurorit t\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Bujar Sheshi.Raporti i ILDKPKI q\u00eb kishte konstatuar pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga hetimi i Komisionit. Sheshi rezultoi i p\u00ebrshtash\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalzmin. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69505,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bujar-sheshi-kpk-500x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53280"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53280"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61794,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53280\/revisions\/61794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}