{"id":53371,"date":"2018-10-26T18:08:32","date_gmt":"2018-10-26T16:08:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53371"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-artur-malaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-artur-malaj\/2018\/10\/26\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Apel shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj"},"content":{"rendered":"<p>Pas rekomandimit t\u00eb ONM, edhe Komisioneri Publik i cil\u00ebson kontradiktore arsyetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr pasurit\u00eb e gjyqtarit Artur Malaj-p\u00ebrfshir\u00eb edhe vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se kush, kur dhe pse u nd\u00ebrtua\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51184\" aria-describedby=\"caption-attachment-51184\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51184 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51184\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 31 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik njoftoi t\u00eb premten se do t\u00eb apelonte vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Artur Malaj. N\u00eb vendimin e d\u00ebrguar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri k\u00ebrkon shkarkimin e Malajt, pasi sipas tij nuk kishte justifikuar mjaftuesh\u00ebm pasurin\u00eb dhe se kishte dyshime q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta fshehur at\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se treshja e KPK-s\u00eb q\u00eb hetoi Malajn kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime kontradiktore dhe se vendimi nuk p\u00ebrputhej me gjetjet e hetimit administrativ. \u201cKomisioni \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me p\u00ebrmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina.<\/p>\n<p>Ai arsyeton se pasurit\u00eb zyrtare t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij kishin probleme. \u201cKomisioneri Publik nuk krijon bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pronat n\u00eb p\u00ebrdorim, posedim apo disponim t\u00eb tij dhe t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 3 gusht nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Malaj, 49 vje\u00e7, ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si gjyqtar dhe m\u00eb pas kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar m\u00eb 2013 nga Presidenti Bujar Nishani gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Artur Malaj u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb rivler\u00ebsimit pasi kandidoi p\u00ebr postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e tij Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit b\u00ebri publik kund\u00ebrshtimin, duke i k\u00ebrkuar Komisionerit \u00a0m\u00eb 10 gusht t\u00eb apelonte. N\u00eb rekomandimin e b\u00ebr\u00eb publik s\u00eb fundmi, ONM <a href=\"\/vetingu\/?p=53115\">thot\u00eb se konfirmimi ishte \u201ci pajustifikuesh\u00ebm\u201d<\/a>. \u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rezultatet e hetimit rivler\u00ebsues t\u00eb KPK-s\u00eb \u00e7ojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim: shkarkimin nga detyra,\u201d argumentojn\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb rekomandimin e dor\u00ebzuar n\u00eb institucionin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka reflektuar n\u00eb apelim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rekomandimi, por ndryshe nga ONM q\u00eb hedh dyshime p\u00ebr p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb Malajt dhe p\u00ebr profesionalizmin e tij, apelimi \u00ebsht\u00eb fokusuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri megjithat\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje disa her\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb sa i p\u00ebrket pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vile tre kat\u00ebshe, t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari ka paraqitur si adres\u00eb p\u00ebr vite me rradh\u00eb. <a href=\"\/vetingu\/?p=53015\">Nj\u00eb investigim i BIRN gjeti se kjo<\/a> vil\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-sekretares s\u00eb Malajt \u00ebsht\u00eb banuar p\u00ebr vite me radh\u00eb prej tij, n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=53115\">Konfirmimi i gjyqtarit Artur Malaj konsiderohet \u201ci pajustifikuesh\u00ebm\u201d nga ONM<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51245\">KPK konfirmon gjyqtarin Artur Malaj, pavar\u00ebsisht dyshimeve t\u00eb ONM<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51155\">Pik\u00ebpyetjet e panum\u00ebrta mbi pronat rrezikojn\u00eb pozit\u00ebn e gjyqtarit Artur Malaj<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=53015\">Si e \u2018fshehu\u2019 gjyqtari Artur Malaj vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe nga vetingu<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>Komisioneri po ashtu e rendit vil\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e pasurive t\u00eb diskutueshme. N\u00eb arsyetimin e tij Komisioneri thot\u00eb se shpjegimet e Malajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishin qen\u00eb kontradiktore. Se ai vet\u00eb nuk kishte provuar dot t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e dyshimit se ishte pronar i vil\u00ebs. \u201cN\u00eb p\u00ebrmbledhje, nga tri burimet e informacionit, t\u00eb trajtuara holl\u00ebsisht m\u00eb lart, mbetet akoma e paqart\u00eb se kur, kush dhe pse e nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb vil\u00eb. Ajo q\u00eb del nga deklarimet dhe faktet \u00ebsht\u00eb se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb fituar nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb l\u00eb vend p\u00ebr interpretim. \u00cbsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb nga familjar\u00ebt e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si adres\u00eb nga subjekti vet\u00eb\u201d, shkruan Komisioneri n\u00eb apelim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri del n\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr edhe sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb tjera t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe pasurive t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Duke iu referuar k\u00ebtyre t\u00eb fundit, kunatit, motr\u00ebs dhe nj\u00eb nipi, Komisioneri thot\u00eb se KPK i ka shqyrtuar ata si persona t\u00eb lidhur gjat\u00eb hetimit administrativ, por ka ndryshuar q\u00ebndrim n\u00eb arsyetimin e vendimit duke mos i kualifikuar si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se asnj\u00eb nga personat e lidhur nuk justifikonte shpenzimet. Kunati i gjykat\u00ebsit kishte shpenzuar n\u00eb 10 vjet 40.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme e t\u00eb tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb nipi i tij me nj\u00eb rrog\u00eb modeste kishte shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se 10 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se nga hetimi ata nuk justifikonin pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa thot\u00eb se n\u00eb disa raste KPK nuk hetoi deri n\u00eb fund, duke mos provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, Komisioni arsyeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontradiktore, duke cil\u00ebsuar se ka kryer hetim pasuror mbi personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk shprehet mbi rezultatet e hetimit pasuror n\u00ebse ata (personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur) e kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive\u201d, thuhet n\u00eb apelim.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se kishte probleme edhe me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, i deklaruar n\u00eb tre vlera t\u00eb ndryshme dhe me sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndryshme nga realja. Sipas Komisionerit apartamenti ishte deklaruar fillimisht 61 mij\u00eb euro, pastaj 55 mij\u00eb dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting 5 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se ky deklarim i fundit ishte fiktiv, pasi \u00e7mimi rezultonte n\u00ebn vler\u00ebn minimale t\u00eb pron\u00ebs. \u00a0\u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr konstatojm\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit z. Malaj nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht vleft\u00ebn e pasuris\u00eb, duke mos p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara\u201d, thuhet n\u00eb apelim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioneri ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb apelimit disa nga v\u00ebrejtjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. ONM n\u00eb rekomandimin d\u00ebrguar Komisionerit i \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb raporti t\u00eb DSIK-s\u00eb i cili p\u00ebr lidhje t\u00eb subjektit me persona t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit thot\u00eb se raporti i DSIK ku evidentohen \u201ckontaktet e pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar si dhe gjetjet p\u00ebr korrupsion mbeten t\u00eb vlefshme\u201d. Po ashtu, ONM paraqet dyshime mbi aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb Malajt. Ajo shprehet se ka munguar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit, por Komisioneri publik nuk ka paraqitur k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Apelim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas rekomandimit t\u00eb ONM, edhe Komisioneri Publik i cil\u00ebson kontradiktore arsyetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr pasurit\u00eb e gjyqtarit Artur Malaj-p\u00ebrfshir\u00eb edhe vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se kush, kur dhe pse u nd\u00ebrtua\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69503,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53371"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53371"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61786,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53371\/revisions\/61786"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}