{"id":53476,"date":"2018-10-31T20:28:46","date_gmt":"2018-10-31T18:28:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53476"},"modified":"2019-05-06T23:30:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:01","slug":"konfirmimi-i-prokurorit-gentjan-osmanit-perplas-kpk-me-operacionin-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurorit-gentjan-osmanit-perplas-kpk-me-operacionin-nderkombetar\/2018\/10\/31\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i prokurorit Gentjan Osmanit \u201cp\u00ebrplas\u201d KPK me Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb kund\u00ebrta bazuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente. KPK vendosi pro konfirmimit t\u00eb Gentjan Osmanit, duke cil\u00ebsuar deklarimin e tij t\u00eb besuesh\u00ebm. ONM thot\u00eb n\u00eb rekomandimin e saj se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mbulonte shpenzimet ishin \u201ct\u00eb ardhurat e fshehura\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51181\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokurorise per Krimet e Renda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Blerja e nj\u00eb apartamenti 1+1 p\u00ebr 63 mij\u00eb euro, porositur n\u00eb vitin 2009 dhe marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb vitin 2016, huaja nga nj\u00eb i af\u00ebrm n\u00eb Itali dhe mungesa e burimeve financiare p\u00ebr 5 vite p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e apartamentit, ishin problemet q\u00eb KPK gjeti gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Gentjan Osmani.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta konfirmoj\u00eb Prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme shpjegimet e tij. N\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi, KPK shprehet se argumentet e dh\u00ebna nga Osmani \u201cjan\u00eb bind\u00ebse dhe Komisioni n\u00eb p\u00ebrfundim konkludon se ai ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme (financiare)\u201d, nd\u00ebrsa thekson se nuk jan\u00eb gjetur probleme q\u00eb e penalizonin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vendimi i marr\u00eb nga treshja e KPK-s\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare m\u00eb 9 gusht, u kund\u00ebrshtua nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM), i cili n\u00eb seanc\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga Elka Ermenkova. N\u00eb rekomandimin p\u00ebr apelim nisur Komisionerit Publik thuhet se nga shqyrtimi i provave, ONM del n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i KPK-s\u00eb. Sipas saj \u201cE vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Osmani t\u00eb mbuloj\u00eb shpenzimet \u00ebsht\u00eb pasja e burimi t\u00eb fshehur t\u00eb ardhurash\u201d.<\/p>\n<p>Osmani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Gentjan Osmani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=51445\">ONM i rekomandon Komisionerit Publik apelimin e vendimit t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=51232\">Prokurori Gentjan Osmani konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=51170\">Prokurori Gentjan Osmani p\u00ebrballet me vetingun<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>Huaja p\u00ebr apartamentin<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb profesionalizmit Gentjan Osmanit iu desh t\u00eb argumentonte burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 1+1 p\u00ebr 63.600\u00a0 euro.<\/p>\n<p>Apartamenti, tashm\u00eb i shitur, q\u00eb rezulton edhe si burim p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb prokurorit \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr 67.600 euro dhe \u00ebsht\u00eb paguar me k\u00ebste nga viti 2009 e n\u00eb vijim. Ai \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar me vones\u00eb nga kompania nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2016, e cila \u00ebsht\u00eb penalizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me 4 mij\u00eb euro. M\u00eb von\u00eb prokurori e shiti at\u00eb p\u00ebr 80 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) nuk gjeti probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, hetimi i Komisionit gjeti mang\u00ebsi n\u00eb justifikimin e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur pyetje u ngrit\u00ebn rreth nj\u00eb huaje 20 mij\u00eb euro nga nj\u00eb i af\u00ebrm me banim n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iu k\u00ebrkua sqarim shtes\u00eb Osmanit. Ky i fundit sipas KPK-s\u00eb provoi me dokumente se i af\u00ebrmi n\u00eb Itali kishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se administroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh q\u00eb tregonin t\u00eb ardhurat e personit t\u00eb lidhur dhe faktin q\u00eb ai kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Itali dhe po ashtu se q\u00eb nga viti 2002 deri n\u00eb vitin 2008 kishte realizuar t\u00eb ardhura bruto 100 mij\u00eb euro. Komisioni duke konsideruar se emigrant\u00ebt jetonin me pak shpenzime arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se personi i lidhur i kishte mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrndryshe nga KPK, ONM pretendon se dokumentet e sjella duhej t\u00eb provonin fillimisht faktin q\u00eb huaja ekzistonte.\u00a0 \u201cNuk provohet se huaja ka ekzistuar mbi baz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb paraqitura. Deklarimi i subjektit dhe kontratat e paregjistruara me data t\u00eb paqarta paraqitur si prova n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb KPK-s\u00eb, nuk mund t\u00eb konfirmohen dhe hedhin dyshime mbi ekzistenc\u00ebn dhe legjitimitetin e huas\u00eb s\u00eb deklaruar\u201d, thuhet n\u00eb rekomandimin q\u00eb ONM i \u00e7oi Komisionerit Publik t\u00eb cilit i k\u00ebrkoi apelimin e rastit.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb faktike se ky transaksion ishte kryer. Nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebrges\u00eb parash, deklarim n\u00eb dogan\u00eb e t\u00eb ngjashme q\u00eb t\u00eb provonin se huaja ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe jo fiktive.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte mund\u00ebsi financiare, ONM shprehet se me t\u00eb ardhurat e deklaruara ai ka jetuar fare pran\u00eb minimumit jetik t\u00eb zon\u00ebs ku banonte n\u00eb Itali, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim edhe mund\u00ebsit\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Huaja solli nd\u00ebrkoh\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr problem p\u00ebr Osmanin. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur ai rezultoi n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr 3 vite me nj\u00eb shum\u00eb total rreth 2.3 milion lek\u00eb. KPK ka k\u00ebrkuar informacion shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite, n\u00eb t\u00eb cilat sipas saj Osmani rezultonte me munges\u00eb t\u00eb ardhurash. Ky i fundit argumentoi se n\u00eb vitin 2011 shpenzimet nuk kishin qen\u00eb aq sa ishin paraqitur, pasi ai jetonte bashk\u00eb me familjen me prind\u00ebrit dhe se kostot mbuloheshin nga t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shpjegoi p\u00ebr t\u00eb tre vitet se kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr huan kursimet e viteve t\u00eb m\u00ebparshme dhe pjes\u00ebrisht kursimet e vitit n\u00eb fjal\u00eb. Ai argumentoi se kishte pasur para t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebstet dhe madje kishte mundur t\u00eb kursente gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. KPK thot\u00eb se u bind nga analiza financiare e b\u00ebr\u00eb prej osmanit, i cili rezultoi duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kursimet me diferenca pozitive n\u00eb fund t\u00eb secilit vit. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shlyer huan n\u00eb shum\u00ebn 20.000 euro\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb ONM. Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar thot\u00eb se Osmani kishte munges\u00eb burimi financiar p\u00ebr 5 vite, \u201c2005, 2009, 2011, 2012, 2013\u201d. Ndryshe nga KPK ONM thot\u00eb se duke konsideruar shpenzime minimale jetese t\u00eb ardhurat nuk kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme. \u201cN\u00eb terma praktik\u00eb subjekti nuk ka t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb shpjegimet e Osmanit q\u00eb ishin konsideruar nga KPK nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin e hetimit administrativ dhe konkluzionit prej atij vendimi.<\/p>\n<p><strong>Dhurimi dhe problemet e tjera<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme mes KPK-s\u00eb dhe ONM-s\u00eb ka edhe p\u00ebr 1.5 milion lek\u00eb q\u00eb sipas Osmanit i jan\u00eb dhuruar atij nga familja e bashk\u00ebshortes. ONM v\u00eb n\u00eb diskutim dhurimin pasi p\u00ebr t\u00eb nuk ka dokumente.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK n\u00eb dokumentin e konfirmimit t\u00eb Osmanit thot\u00eb se familja e bashk\u00ebshortes nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2008 kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Sipas nj\u00eb tabele finaciare bashk\u00ebshortja e Osmanit kishte qen\u00eb kontribuesja kryesore n\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe KPK merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e kursimeve t\u00eb familjes i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asaj.<\/p>\n<p>Po ashtu nd\u00ebrsa KPK shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se Osmani mundi t\u00eb provonte se nuk kishte pasur munges\u00eb t\u00eb ardhurash n\u00eb vitin 2009, ONM e vendos k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb vit me probleme. Nga vendimi i zbardhur kuptohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti 32 mij\u00eb euro p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Osmani i ka shpjeguar KPK-s\u00eb se pavar\u00ebsisht dat\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb fatur\u00eb, pagesa ishte b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb vitit dhe mbyllur n\u00eb dhjetor kur ai i kishte t\u00eb ardhurat p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb pages\u00eb. KPK ka pranuar shpjegimet duke marr\u00eb si prov\u00eb edhe deklarimin e kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb ka deklaruar se kishte l\u00ebshuar nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb pranver\u00eb p\u00ebr pagesa q\u00eb do kryheshin gjat\u00eb vitit, p\u00ebr t\u00eb shmangur burokracit\u00eb.<\/p>\n<p>ONM nuk ka r\u00ebn\u00eb dakord me p\u00ebrfundimet e KPK-s edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb vitin 2005, ku p\u00ebrfshihet blerja e nj\u00eb makine q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009. Osmani \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb KPK se mosdeklarimi kishte qen\u00eb harres\u00eb (ishte menduar si e deklaruar) dhe se \u00ebsht\u00eb korigjuar m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve p\u00ebr at\u00eb vit, duke pretenduar se kursimet nuk kishin qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion si\u00e7 ishte n\u00eb llogaritjet e KPK-s\u00eb, por 700 mij\u00eb lek\u00eb, duke zbritur prej tyre vler\u00ebn e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK nuk ka sqaruar se si k\u00ebto llogaritje t\u00eb reja kishin ndikuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb pasurive t\u00eb Osmanit, por ajo del n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Komisioni po ashtu cil\u00ebsoi t\u00eb justifikuara kursimet n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyera n\u00eb sht\u00ebpi. Ai po ashtu quajti t\u00eb sakt\u00eb deklarimin p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja prej Entit t\u00eb Banesave n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK vendosi t\u00eb konfirmoj\u00eb Gentjan Osmanin, duke cil\u00ebsuar deklarimin e tij t\u00eb plot\u00eb. \u201cKa arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, thuhet n\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe ONM arriti n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr. Duke konsideruar t\u00eb paprovuar huan\u00eb, dhurimin nga familja e bashk\u00ebshortes dhe po ashtu t\u00eb pajustifikuara shpenzimet n\u00eb pes\u00eb vite, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka k\u00ebrkuar apelimin e vendimit.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb u mblodh\u00ebn gjat\u00eb hetimit administrativ dhe ato q\u00eb vet\u00eb Osmani paraqiti shpenzimet e tij nuk justifikoheshin. \u201cAi nuk mund t\u00eb paguante gjith\u00eb huan\u00eb, si\u00e7 ka deklaruar, nuk mbulonte shpenzimet p\u00ebr blerjen e apartamentit, ai nuk mund as t\u00eb p\u00ebrballonte minimumin jetik t\u00eb t\u00eb jetuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebr blerje asetesh\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>ONM del n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Osmani t\u00eb mbuloj\u00eb shpenzimet \u00ebsht\u00eb pasja e burimi t\u00eb fshehur t\u00eb ardhurash. \u201cArrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte n\u00eb dispozicion mjete t\u00eb padeklaruara financiare dhe se nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb plot\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb rekomandimin p\u00ebr apelim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb kund\u00ebrta bazuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente. KPK vendosi pro konfirmimit t\u00eb Gentjan Osmanit, duke cil\u00ebsuar deklarimin e tij t\u00eb besuesh\u00ebm. ONM thot\u00eb n\u00eb rekomandimin e saj se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mbulonte shpenzimet ishin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69667,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53476"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53476"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62394,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53476\/revisions\/62394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}