{"id":53597,"date":"2018-11-05T19:59:36","date_gmt":"2018-11-05T17:59:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53597"},"modified":"2019-05-06T23:26:54","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:54","slug":"pasaktesite-nuk-e-lekunden-konfirmimin-e-prokurorit-arben-dollapaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasaktesite-nuk-e-lekunden-konfirmimin-e-prokurorit-arben-dollapaj\/2018\/11\/05\/","title":{"rendered":"Pasakt\u00ebsit\u00eb nuk e l\u00ebkund\u00ebn konfirmimin e prokurorit Arben Dollapaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e arsyetuar arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori i Apelit, Arben Dollapaj ka burime t\u00eb ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim u cil\u00ebsuan \u201cmang\u00ebsi t\u00eb karakterit material\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51251\" aria-describedby=\"caption-attachment-51251\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180803_095224-e1533301427552.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51251 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180803_095224-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"51251\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51251\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e KPK-\u00eb p\u00ebr prokurorin Arben Dollapaj | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Rivler\u00ebsimi i prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Dollapaj u fokusua kryesisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet financiare brenda familjes, me v\u00ebllan\u00eb, n\u00ebn\u00ebn dhe motrat n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta konfirmonte at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur del se Dollapaj e ka kaluar pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale. Dollapajt megjithat\u00eb iu k\u00ebrkua t\u00eb shpjegonte me detaje marr\u00ebdh\u00ebniet financiare me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb cilin posedon nj\u00eb vil\u00eb tre kat\u00ebshe, n\u00ebn\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn rezulton se po nd\u00ebrton n\u00eb Valbon\u00eb dhe motrat nga t\u00eb cilat kishte marr\u00eb dhurat\u00eb rreth 10 mij\u00eb dollar\u00eb nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb hetoi Dollapajn me Lulzim Hamitaj kryesues, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori i cili kandidon p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u201cka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb theksoi se gjeti pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e Dollapajt, t\u00eb cilat ky i ka pranuar dhe shpjeguar edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Po ashtu, KPK gjeti se n\u00eb dy vjet ai rezultonte me rreth 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb pak se shpenzimet e deklaruara, q\u00eb u konsideruan t\u00eb pap\u00ebrfillshme nga Komisioni. T\u00eb tre institucionet ndihm\u00ebse, ILDKPKI, DSIK dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme,\u00a0 t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetimin e Dollapajt e cil\u00ebsuan at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi p\u00ebr shtes\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i thelluar i KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb Dollapajt u ndal kryesisht n\u00eb dy mosdeklarime n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn veting\u201d. KPK fillimisht konfirmoi se Dollapaj kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai me shum\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi banimi.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat del se fillimisht prokurori ka marr\u00eb leje nga v\u00ebllai p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtes\u00eb 113 metra katror\u00eb, si kat t\u00eb tret\u00eb mbi sht\u00ebpin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Shtesa \u00ebsht\u00eb rregjistruar p\u00ebr legalizim dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2007, bashk\u00eb me shpenzimet q\u00eb p\u00ebrfshinin nj\u00eb kredi 5 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb hua nga kunati n\u00eb SHBA 25 mij\u00eb dollar\u00eb dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mbuluar nga kursimet.<\/p>\n<p>KPK verifikoi kredin\u00eb dhe gjeti se huaja ishte trasferuar p\u00ebrmes sistemit bankar nga SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri. Komisioni vler\u00ebsoi se pasuria e huadh\u00ebn\u00ebsit ishte verifikuar dhe ai g\u00ebzonte gjendje t\u00eb mir\u00eb financiare. Sa i p\u00ebrket ligjshm\u00ebris\u00eb, KPK e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb verifikuar nga autoritetet n\u00eb SHBA, duke qen\u00eb se pasuria ishte e depozituar n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa kjo pjes\u00eb rezultoi pa probleme, KPK u ndal n\u00eb faktin q\u00eb p\u00ebrndryshe nga sa ishte deklaruar n\u00eb deklarimin vjetor 2007, Dollapaj nuk kishte deklaruar shtes\u00ebn n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d. KPK u rezervua megjithat\u00eb ta cil\u00ebsonte at\u00eb si fshehje. Dollapaj shpjegoi se kishte deklaruar vil\u00ebn si t\u00eb t\u00ebr\u00eb, pasi ai dhe v\u00ebllai nuk kishin pasur mund\u00ebsi teknike t\u00eb realizonin p\u00ebrpjestimin, nisur nga fakti q\u00eb pjesa e tij e pasuris\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb si garanci bankare dhe kredia ende nuk ishte shlyer.<\/p>\n<p>Dollapaj shpjegoi se shtesa ishte deklaruar q\u00eb prej vitit 2007 dhe KPK pranoi se \u201csubjekti nuk e ka fshehur ekzistenc\u00ebn e shtes\u00ebs s\u00eb katit nd\u00ebr vite, duke e deklaruar at\u00eb n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu pranoi arsyetimin e prokurorit se ai dhe v\u00ebllai kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje sipas t\u00eb cil\u00ebs kjo shtes\u00eb i kalonte v\u00ebllait, nd\u00ebrsa ai do t\u00eb mbante s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn dhe familjen e tij dy katet e tjera t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. KPK gjeti justifikues edhe faktin q\u00eb megjith\u00ebse mungonte shprehimisht n\u00eb deklarat\u00eb, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb lidhje me shtes\u00ebn i ishin bashkangjitur deklarat\u00ebs veting. Po ashtu ishin deklaruar kontratat e n\u00ebnshkruara p\u00ebr t\u00eb, k\u00ebrkesat p\u00ebr legalizim e dokumente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb mjaftueshme, t\u00eb cilat n\u00eb ballafaqim edhe me provat e disponuara nga Komisioni, \u00a0\u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e shtes\u00ebs s\u00eb katit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fshehje pasurie, munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por me nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb konkludohet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkelje t\u00eb ligjit q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb shkarkimin e subjektit nga detyra,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia n\u00eb Valbon\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>I ngjash\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe problemi me nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Valbon\u00ebs, e cila ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Dollapajt. Kjo e fundit, si person i lidhur, kishte deklaruar blerjen p\u00ebr 700 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb nj\u00eb godine banimi, por n\u00eb deklarimin e b\u00ebr\u00eb ajo nuk ka p\u00ebrmendur blerjen e dy sip\u00ebrfaqeve truall p\u00ebrkat\u00ebsisht\u00a0 324 mij\u00eb lek\u00eb dhe 145 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb gjeti se nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me fshehje pasurie. KPK thot\u00eb se nd\u00ebrsa shuma e blerjes s\u00eb k\u00ebtyre pasurive nuk ishte deklaruar shprehimisht n\u00eb vet\u00ebdeklarimin p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rivler\u00ebsimit, dy kontratat e blerjes \u201cme t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta identifikuese (num\u00ebr repertori, num\u00ebr koleksioni dhe dat\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse), t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar si elemente t\u00eb tyre edhe \u00e7mimin p\u00ebrkat\u00ebs ishin deklaruar\u201d.<\/p>\n<p>Dollapaj e theksoi k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb shpjegimet e tij. Ai i tha KPK-s\u00eb se kishte b\u00ebr\u00eb deklarimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb vitin 2013, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e tij, nd\u00ebrsa theksoi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u201cjan\u00eb cituar dy kontratat e blerjes s\u00eb truallit dhe kontratat i jan\u00eb bashk\u00eblidhur deklarat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>KPK e cil\u00ebsoi mosdeklarimin shprehimisht t\u00eb shumave si \u201cmag\u00ebsi t\u00eb karakterit material\u201d p\u00ebr sa koh\u00eb dokumentet q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb me deklarimin tregonin shumat e paguara. \u201cNuk mund t\u00eb konkludohet se jemi p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb shkelje t\u00eb ligjit q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb shkarkimin e subjektit nga detyra,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb, ku shtohet se Dollapaj kishte gjithashtu mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>KPK i cil\u00ebsoi gjithashtu si t\u00eb ligjshme dhuratat e marra nga t\u00eb af\u00ebrmit. KPK thot\u00eb se pohimet e Dollapajt p\u00ebr koh\u00ebn e marrjes s\u00eb dhuratave ishin verifikuar nga hyrje-daljet e tij dhe t\u00eb motrave n\u00eb sistemin TIMS. Po ashtu, KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se motrat e tij kishin mund\u00ebsi financiare. N\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb KPK citon posedimin e nj\u00eb makine t\u00eb shtrejt\u00eb dhe faktin ato ishin me shtet\u00ebsi amerikane dhe punonin n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>KPK e cil\u00ebsoi n\u00eb fund se kishte gjetur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim dhe balanca financiare negative nd\u00ebr vite, \u201cp\u00ebrkat\u00ebsisht\u00a0 -36.013 lek\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe &#8211; 72.779 lek\u00eb n\u00eb vitin 2007\u201d. Por n\u00eb t\u00eb dyja rastet i cil\u00ebsoi k\u00ebto t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebrsa u shpreh se shumat \u201cjan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>KPK \u00ebsht\u00eb ndalur shkurt sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa po ashtu nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb kriterin e profesionalizmit. N\u00eb fund duke e cil\u00ebsuar Dollapajn t\u00eb aft\u00eb dhe deklarimin e pasuris\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, treshja q\u00eb krehu hetimin vendosi ta konfirmonte at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e arsyetuar arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori i Apelit, Arben Dollapaj ka burime t\u00eb ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim u cil\u00ebsuan \u201cmang\u00ebsi t\u00eb karakterit material\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180803_095224-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53597"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62386,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53597\/revisions\/62386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}