{"id":53616,"date":"2018-11-07T16:06:44","date_gmt":"2018-11-07T14:06:44","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53616"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"kpa-konfirmoi-mes-debateve-proceduren-e-shkarkimit-te-ish-gjyqtarit-fatmir-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konfirmoi-mes-debateve-proceduren-e-shkarkimit-te-ish-gjyqtarit-fatmir-hoxha\/2018\/11\/07\/","title":{"rendered":"KPA konfirmoi mes debateve procedur\u00ebn e shkarkimit t\u00eb ish-gjyqtarit Fatmir Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit i dha t\u00eb drejt\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Fatmir Hoxh\u00ebs, duke konsideruar vendimin t\u00eb argumentuar ligj\u00ebrisht dhe gjetjet e hetimit si shkarkuese dhe procedur\u00ebn t\u00eb zbatuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Gjyqtarja Ina Rama n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se vendimi kishte shkelur t\u00eb drejtat e ish-gjykat\u00ebsit kushtetues.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52571\" aria-describedby=\"caption-attachment-52571\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52571\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61-600x355.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"355\" data-id=\"52571\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-52571\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Natasha Mulaj, relatorja, Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00ebt, Sokol Como, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPA. Ilustruese| Foto:LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ashtu si n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) edhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, u nda n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin, tani p\u00ebrfundimtar, t\u00eb ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Fatmir Hoxha. KPA vendosi me 4 vota n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit, nd\u00ebr t\u00eb cilat, nj\u00eb nga gjykat\u00ebset dha mendim paralel, nd\u00ebrsa relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Ina Rama votoi kund\u00ebr, dhe arsyetoi se Hoxha duhej t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, gjykat\u00ebsi i shkarkuar k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb nd\u00ebrsa thot\u00eb se \u201cKomisioni nuk ka kuptuar q\u00ebllimin dhe rregullimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d.\u00a0 N\u00eb ankimin e tij, subjekti i rivler\u00ebsimit \u201ckund\u00ebrshton standardin e arsyetimit t\u00eb vendimit nga ana e Komisionit\u201d, pretendon \u201cc\u00ebnimin e standardit p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt, shkeljen e parimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese, e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, vendosi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi me shumic\u00eb votash q\u00eb t\u00eb linte n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar shumica pasi shqyrtoi nj\u00eb nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura n\u00eb ankimin e Hoxh\u00ebs, i rr\u00ebzoi ato t\u00eb gjitha duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet Komisionit dhe duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pac\u00ebnuar vendimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr shkarkimin e gjykat\u00ebsit. M\u00eb par\u00eb KPA kishte marr\u00eb vendim n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi t\u00eb mos e kalonte \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb seanc\u00eb publike dhe t\u00eb mos pranonte prova t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se ai kishte kryer \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa cil\u00ebsoi si arsye mosp\u00ebrfshirjen e huas\u00eb 28.500 euro si burim i krijimit\u00a0 t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, mosprovimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb personit q\u00eb ishte marr huaja, mosp\u00ebrputhjen e t\u00eb ardhurave me shpenzimet n\u00eb vler\u00eb 1.7 milion\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe fshehjen e \u201cshum\u00ebs prej 330.000 lek\u00ebsh, gjendje n\u00eb llogarin\u00eb depozit\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes pran\u00eb BKT, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2003\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Ina Rama, e cila votoi n\u00eb pakic\u00eb kund\u00ebr shkarkimit, arsyeton se KPK nuk kishte zbatuar si duhet procedur\u00ebn dhe se Komisioni duhej t\u00eb kishte hetuar m\u00eb shum\u00eb sa i p\u00ebrket ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb gjykat\u00ebsit Hoxha.<\/p>\n<p>\u201cKam konstatuar se gjat\u00eb procedur\u00ebs administrative t\u00eb zhvilluar nga Komisioni ka pasur shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb subjektit lidhur me dh\u00ebnien e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u njohur me rezultatet e hetimit, si edhe me shkaqet q\u00eb prezumonin vendosjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra\u201d, shkruan Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim po ashtu ka nj\u00eb mendim paralel t\u00eb gjykat\u00ebses Rezarta Schuetz, e cila ndryshe nga 3 an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs, interpreton se mosdeklarimi i llogaris\u00eb bankare n\u00eb vitin 2003 dhe deklarimi i saj n\u00eb vitin 2004 nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb shkaqet e shkarkimit. Schuetz megjithat\u00eb u bashkua me vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb Hoxh\u00ebs, p\u00ebr shkeljet e tjera q\u00eb iu gjet\u00ebn atij.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p class=\"entry-title\"><a href=\"\/vetingu\/?p=49898\">Zbardhja e vendimit t\u00eb KPK, Fatmir Hoxha fshehu huan\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi nga kunati\u00a0<\/a><\/p>\n<p class=\"entry-title\"><a href=\"\/vetingu\/?p=49364\">Gjyqtari Fatmir Hoxha shkarkohet nga detyra p\u00ebr mosjustifikim t\u00eb pasuris\u00eb<\/a><\/p>\n<p><strong>Procedura dhe vler\u00ebsimi i provave<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i Hoxh\u00ebs ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar, si\u00e7 del nga vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, se \u00e7far\u00eb gjykohet procedurialisht n\u00eb rregull. N\u00eb ankim Hoxha kishte pretenduar se KPK nuk kishte zbatuar procedur\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe nuk i kishte mund\u00ebsuar atij \u201cbarazi arm\u00ebsh\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb paraqiste provat p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai paraqiti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh shkresore, q\u00eb sipas tij kishin qen\u00eb t\u00eb\u00a0 \u201cpamundura p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb m\u00eb par\u00eb, por jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb provuar aktivitetin tregtar\u201d, t\u00eb personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe gjykat\u00ebsja Ina Rama n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs arsyeton se procedura e ndjekur nga KPK rezultonte me shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb Hoxh\u00ebs. Rama arsyeton se KPA duhej t\u00eb merrte provat e reja dhe se KPK n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Hoxh\u00ebn gjat\u00eb hetimit se me munges\u00ebn e tyre mund t\u00eb penalizohej.<\/p>\n<p>Sipas saj mos zbatimi i procedurave kishte sjell\u00eb \u201czhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb parregullt e n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 42 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Lirit\u00eb Themelore t\u00eb Njeriut, duke afektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb thelb, vendimmarrjen e Komisionit\u201d.<\/p>\n<p>Por shumica arsyetoi ndryshe. Kat\u00ebr gjykat\u00ebsit vler\u00ebsuan se nuk kishte pasur penges\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb provat e sjella n\u00eb KPA t\u00eb mos ishin paraqitur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb KPK. N\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm ata than\u00eb se provat e reja nuk do t\u00eb merreshin parasysh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pretendimi se nuk ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i paraqitur k\u00ebto prova dhe se subjekti apo personi i lidhur nuk mund t\u2019i merrnin ato, u rr\u00ebzua vet\u00eb faktin se dokumentet ishin marr\u00eb po nga subjekti.\u00a0 \u201cShkresat e sip\u00ebrcituara, ato jan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb organet shtet\u00ebrore apo te personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb vendas nga personi tjet\u00ebr i\u00a0\u00a0 lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi nga Komisioni, duke provuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019i paraqitur ato gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb parashtruara prej tij p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb, shumica vler\u00ebsoi se edhe n\u00ebse merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb provat e reja, ato nuk do kishin efekt mbi vendimin p\u00ebrfundimtar dhe nuk ndryshonin fatin e gjykat\u00ebsit. Po ashtu shumica vendosi se nuk ishte nevoja p\u00ebr kalim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike, pasi ajo mund t\u00eb gjykohej me provat e mbledhura nga KPK dhe se nuk rezultoi q\u00eb Komisioni t\u00eb kishte shkelur procedurat, duke rr\u00ebzuar pretendimin p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb parregullt.<\/p>\n<p>Aty b\u00ebhet me dije se Hoxha ishte n\u00eb dijeni q\u00eb duhej t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb personit t\u00eb lidhur, pasi KPK i kishte d\u00ebrguar pyetje rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe se po ashtu i ishin k\u00ebrkuar prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr cenim t\u00eb standardit p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt, shkeljen e parimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve dhe kontradiktoritetit n\u00eb proces, pasi nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur me rezultatet e hetimit paraprak mosprovueshm\u00ebria me dokumentacion e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb huas 28.500 euro nga huadh\u00ebn\u00ebsi {***}, \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Ina Rama ka gjetur mang\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ajo arsyeton se Hoxh\u00ebs i duhej t\u2019i ishte b\u00ebr\u00eb me dije qart\u00ebsisht se gjetjet e Komisionit \u00e7onin n\u00eb shkarkimin e tij dhe se nisur nga kjo, ai duhej t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb sipas gjyqtares n\u00eb pakic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimim Hoxha po ashtu shprehej se arsyetimi i dh\u00ebn\u00eb nga Komisioni p\u00ebr shkarkimin e tij nuk ishte i argumentuar mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi i vendimit nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb provave dhe fakteve t\u00eb administruara n\u00eb proces, n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb interpretimi q\u00eb u duhej b\u00ebr\u00eb normave kushtetuese dhe ligjore mbi t\u00eb cilat bazohet vendimmarrja\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Edhe ky pretendim u rr\u00ebzua nga shumica e Kolegjit t\u00eb Apelimit, nd\u00ebrsa u arsyetua se vendimi i dh\u00ebn\u00eb nga KPK ishte i argumentuar.<\/p>\n<p>\u201cArgumentet e dh\u00ebna nga Komisioni jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrfundimet e arritura, nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit nuk parashtron se cilat pjes\u00eb t\u00eb arsyetimit jan\u00eb t\u00eb paargumentuara me ligj dhe n\u00eb fakte\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi huan\u00eb dhe pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPA po ashtu arsyetoi se Hoxha duhej t\u00eb kishte deklaruar n\u00eb veting si burim pasurie huan\u00eb e marr\u00eb nga i af\u00ebrmi i tij edhe pse kjo ishte shlyer n\u00eb vitin 2014. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb shumica arsyetoi ashtu si KPK se megjith\u00ebse huaja ishte shlyer m\u00eb her\u00ebt, ajo kishte qen\u00eb mjet p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar nga Hoxha.<\/p>\n<p>KPA ka arsyetuar se sipas ligit Hoxha duhej t\u00eb deklaronte jo vet\u00ebm pasurin\u00eb, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo ishte v\u00ebn\u00eb. Ndryshe nga sa pretendon ish-gjykat\u00ebsi KPA thot\u00eb se problemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishte vet\u00ebm te mosdeklarimi i k\u00ebsaj huaje, por fakti q\u00eb nuk ishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dokument q\u00eb huaja kishte ekzistuar dhe q\u00eb ishte shlyer si\u00e7 pretendonte Hoxha.<\/p>\n<p>\u201cArgumentimi nga subjekti i rivler\u00ebsimit se ai nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb hua si burim t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr arsye se n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb \u201cvetting\u201d ajo ishte e shlyer me t\u00eb ardhurat e tij, dhe tashm\u00eb paga apo t\u00eb ardhurat e tij jan\u00eb burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk p\u00ebrkon n\u00eb koh\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, pakica dhe vet\u00eb Hoxha argumentuan se mosdeklarimi i huas\u00eb nuk duhej t\u00eb ishte konsideruar si pasakt\u00ebsi dhe se nuk duhej t\u00eb ishte nd\u00ebshkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cKomisioni, sipas ankuesit, nuk b\u00ebn dallim midis \u201cpasuris\u00eb\u201d dhe \u201cburimit t\u00eb krijimit t\u00eb saj\u201d n\u00eb kuptim t\u00eb detyrimeve p\u00ebr deklarim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se Komisioni ka gabuar kur barazon \u201cpasurin\u00eb\u201d dhe pasakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb saj me \u201cburimin e krijimit\u201d p\u00ebr t\u00eb cilin ligji vendos detyrimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shpjegim bind\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e ankimit.<\/p>\n<p>Rama nga ana e saj n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se Hoxha nuk mund t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e huas\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, sa koh\u00eb huaja ishte deklaruar n\u00eb deklarimet periodike dhe po ashtu ishte deklaruar statusi i saj dhe pagesat e kryera p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb bindjen time, mosdeklarimi i k\u00ebsaj t\u00eb dh\u00ebne si nj\u00eb burim p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb, ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb kuptimit t\u00eb ligjit n\u00eb drejtimin e p\u00ebrshkruar m\u00eb lart\u00eb si p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit personal t\u00eb subjektit, ashtu edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb qart\u00ebsis\u00eb n\u00eb dispozitat ligjore t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vendimin e KPA rezulton ligjshm\u00ebria e pasuris\u00eb s\u00eb personit t\u00eb lidhur. KPA k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb si p\u00ebr procedur\u00eb ashtu edhe n\u00eb arsyetim. Rama n\u00eb pakic\u00eb argumenton se t\u00eb ardhurat e personit t\u00eb lidhur duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, sa koh\u00eb ato ishin marr\u00eb nga llogari bankare, p\u00ebr to ishte paguar dogan\u00eb dhe se ligji nuk e kishte kontrolluar deri von\u00eb tregun e makinave.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr KPA aresyetoi se pasuria nuk mund t\u00eb konsiderohej e ligjshme p\u00ebr sa koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nuk ishin paguar detyrimet tatimore. Sipas KPA provimi i faktit se personi i lidhur kishte aktivitet tregtar, nuk provon ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i mosdeklarimit t\u00eb llogaris\u00eb bankare<\/strong><\/p>\n<p>Interesant \u00ebsht\u00eb debati n\u00eb Kolegj mbi vler\u00ebsimin si mosdeklarim nga KPK t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003. Komisioni zbuloi se bashk\u00ebshortja e Hoxh\u00ebs kishte zot\u00ebruar nj\u00eb shum\u00eb prej 330 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb llogari bankare, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003, por m\u00eb pas n\u00eb vitin 2004. Komisioni e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Hoxha e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si arsyetim jo t\u00eb drejt\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit pretendon se rezulton i provuar tej \u00e7do dyshimi fakti se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb lapsus e harres\u00eb materiale n\u00eb deklarimin e vitit p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjyqtares Rama n\u00eb pakic\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe Rezarta Schuetz. T\u00eb dyja arsyetojn\u00eb se mosdeklarimi dhe deklarimi n\u00eb vitin pasaradh\u00ebs nuk mund t\u00eb konsideroheshin fshehje pasurie. \u00a0\u201cN\u00eb kontekstin e rivler\u00ebsimit, nj\u00eb korrigjim vullnetar nga vet\u00eb subjektet, duhet t\u00eb vler\u00ebsohej pozitivisht\u201d, thuhet n\u00eb mendimin paralel q\u00eb Schuetz ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb e cil\u00ebsuan t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit. Duke rr\u00ebzuar ankimin shumica arsyeton se p\u00ebr KPK nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi dashja apo q\u00ebllimi i subjektit. \u201cDispozitat kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e lidhin pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e deklarimit me elementet subjektive t\u00eb dashjes apo q\u00ebllimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vendimi i shumic\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb vendime t\u00eb tjera pasi KPK ka vlersuar ndryshe si\u00e7 del nga ankimet e Komisionerit Publik, disa raste t\u00eb konsideruara si harresa apo gabime faktike t\u00eb paq\u00ebllimta. KPA n\u00eb shumic\u00eb po ashtu nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb as shum\u00ebn prej vet\u00ebm 330 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>PN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb KPA ka rr\u00ebzuar me kat\u00ebr vota argumentimet e Hoxh\u00ebs sa i p\u00ebrket shumave t\u00eb fituara nga shitja e mobilejeve t\u00eb p\u00ebrdorura t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Pavar\u00ebsisht pretendimit t\u00eb ish-gjykat\u00ebsit se nuk kishte pasur detyrim t\u00eb paguante tatim mbi k\u00ebto shitje, pasi p\u00ebr to tatimi ishte paguar gjat\u00eb blerjes, KPA arsyetoi se t\u00eb dh\u00ebnat e tij ishin kontradiktore dhe se nuk mund t\u00eb provoheshin.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn shkarkuese, por ishte pjes\u00eb e ankimit t\u00eb Hoxh\u00ebs, KPA nuk e rr\u00ebzoi arsyetimin e Komisionit sa i p\u00ebrket nivelit t\u00eb profesionalizmit t\u00eb cil\u00ebsuar aty si \u201cminimal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPA la n\u00eb fuqi me kat\u00ebr vota vendimin e KPK-s\u00eb, duke cil\u00ebsuar t\u00eb provuara gjetjet e Komisionit. Fatmir Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr tre ish-gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, shkarkimi i t\u00eb cilit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfundimtar\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Apeli deri tani nuk ka ndryshuar asnj\u00eb vendim t\u00eb KPK-s\u00eb. Ai ka shqyrtuar vet\u00ebm ankime nga gjyqtar\u00eb t\u00eb shkarkuar, nd\u00ebrsa priten n\u00eb N\u00ebntor seancat e para publike bazuar mbi ankimet e Komisionerit Publik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit i dha t\u00eb drejt\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Fatmir Hoxh\u00ebs, duke konsideruar vendimin t\u00eb argumentuar ligj\u00ebrisht dhe gjetjet e hetimit si shkarkuese dhe procedur\u00ebn t\u00eb zbatuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Gjyqtarja Ina Rama n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se vendimi kishte shkelur t\u00eb drejtat e ish-gjykat\u00ebsit kushtetues.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69499,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,6],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61-600x355.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53616"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53616"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61774,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53616\/revisions\/61774"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}