{"id":53655,"date":"2018-11-08T17:44:58","date_gmt":"2018-11-08T15:44:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53655"},"modified":"2019-05-06T23:26:54","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:54","slug":"shkarkimi-i-sotiraq-lubonjes-per-13-milion-dhurata-te-pajustifikuara-dhe-mosdeklarim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-sotiraq-lubonjes-per-13-milion-dhurata-te-pajustifikuara-dhe-mosdeklarim\/2018\/11\/08\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Sotiraq Lubonj\u00ebs, p\u00ebr 13 milion dhurata t\u00eb pajustifikuara dhe mosdeklarim"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Sotiraq Lubonja kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa kishte fshehur pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, shpenzime dhe nuk justifikonte 13 milion lek\u00eb t\u00eb pretenduara si t\u00eb ardhura nga dhuratat.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52748\" aria-describedby=\"caption-attachment-52748\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52748\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"52748\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52748\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sotiraq Lubonja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Mosdeklarimi i plot\u00eb i nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe vler\u00eb, pjes\u00ebrisht e nd\u00ebrtuar pa leje dhe deklarimi i rreth 13 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb marra si dhurata dhe pages\u00eb udh\u00ebtimesh nga n\u00ebna e prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, i kan\u00eb kushtuar shkarkimin Gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Lubonja.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu si kryesuese, Brunilda Bekteshi an\u00ebtare dhe Valbona Sanxhaktari si relatore, shqyrtoi rastin n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa vendosi t\u00eb shkarkonte Lubonj\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs ai u cil\u00ebsua i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin profesional u tha se arrite nivelin minimal kualifikues.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit dha raport negativ p\u00ebr Lubonj\u00ebn. Sipas\u00a0 ILDKPKI-s\u00eb ai kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, fshehje pasurie, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme financiare.<\/p>\n<p>Lubonja i cili u p\u00ebrfshi n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare p\u00ebr shkak se u shortua si an\u00ebtar\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues i KED-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb prej 15 vitesh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe k\u00ebrkoi nga KPK t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=52747\">Dhuratat nga SHBA, KPK pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb e gjyqtarit Sotiraq Lubonja<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=52814\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Lubonja ngel n\u00eb veting<\/a><\/p>\n<p><strong>Problemet e sht\u00ebpis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sht\u00ebpia dhe trualli sipas Lubonj\u00ebs ishte p\u00ebrfituar nga dhurimi prej miqve t\u00eb babait, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK nuk ka ngritur dyshime.\u00a0 Por fillimisht ILDKPKI dhe m\u00eb pas KPK gjet\u00ebn se gjyqtari Sotiraq Lubonja kishte deklaruar se zot\u00ebronte nj\u00eb banes\u00eb 61 metra katror\u00eb me dy kate plus papafingo n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por hetimi i Inspektoriatit dhe m\u00eb pas vet\u00eb Komisioni, gjet\u00ebn se ai nuk kishte deklaruar 395.3 metra katror\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrdorte p\u00ebr banim.<\/p>\n<p>KPK gjeti se Lubonja nuk kishte deklaruar sakt\u00eb as sip\u00ebrfaqen baz\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. \u201cDuke iu referuar sip\u00ebrfaqes baz\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit prej 61 m2, kur n\u00eb fakt sip\u00ebrfaqja faktike e baz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit sipas dokumentacionit rezulton t\u00eb jet\u00eb 121.4 m2\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se Lubonja kishte deklaruar si shpenzime p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebs zot\u00ebron dy t\u00eb tretat t\u00eb p\u00ebrfituara si dhurata nga t\u00eb tret\u00eb, 2.5 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa nuk kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs pa leje dhe as t\u00eb shpenzimeve q\u00eb ishin kryer p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb n\u00eb vendim se gjeti q\u00eb referuar kostove minimale t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 1997, kur supozohet se ka filluar nd\u00ebrtimi i shtes\u00ebs, Lubonja nuk ka deklaruar shpenzimet e plota p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs. Kostoja minimale e nd\u00ebrtimit sipas KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb 6.3 milion dhe jo 2.5 milion si\u00e7 deklaron gjykat\u00ebsi i shkarkuar.<\/p>\n<p>Lubonja e mbrojti k\u00ebt\u00eb deklarim duke pretenduar se tullat ishin bler\u00eb her\u00ebt, me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe ishin mbajtur p\u00ebr pes\u00eb vjet n\u00eb sht\u00ebpi. Ai sipas KPK-s\u00eb paraqiti prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb disa foto. Por Komisioni thot\u00eb se s\u00ebrish diferenca e vler\u00ebs s\u00eb deklaruar dhe asaj q\u00eb llogaritej se duhej shpenzuar mbetej e madhe.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin gjyqtari nuk dha shpjegim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb koh\u00ebs kur ishte kryer nd\u00ebrtimi duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb hapur mes viteve 1996-2002. Gjyqtari madje tha se tullat p\u00ebr nd\u00ebrtimin ishin bler\u00eb n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se shpjegimet e tij qoft\u00eb p\u00ebr burimin finaciare t\u00eb shpenzimeve, qoft\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn nuk qen\u00eb bind\u00ebse. \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj prone, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ishte konfuz n\u00eb deklarimet e tij\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim del se Lubonja ka pretenduar q\u00eb sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga n\u00ebna e tij, \u201cpor ajo ka qen\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb mosh\u00eb dhe kjo nuk e bindi trupin gjykues, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit ka jetuar s\u00ebbashku me n\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK thot\u00eb se Lubonja nuk e provoi me dokumente shpenzimin e 2.500.000 lek\u00ebve sipas vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj prone, nd\u00ebrsa theksoi se ajo ishte \u201cdisa her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se vlera mesatare e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr vitin 1997, pa llogaritur se kjo pron\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar edhe m\u00eb von\u00eb, deri n\u00eb vitet 2002\u2013 2006 (koha kur ka aplikuar p\u00ebr legalizim)\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se Lubonja kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe kishte kryer fshehje. \u201cAi ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb pron\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa theksohet se ai kishte fshehur sip\u00ebrfaqe t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dhurata cash nga n\u00ebna dhe vjehrri e vjehrra<\/strong><\/p>\n<p>Nga deklarimet periodike dhe nga deklarata veting KPK hetoi n\u00eb lidhje me burimin e nj\u00eb shume prej rreth 13 milion lek\u00ebsh, pas dyshimeve nga ILDKPKI se ajo nuk justifikohej. Shuma sipas vendimit t\u00eb zbardhur ndahej n\u00eb 4 milion t\u00eb dhuruara nga n\u00ebna n\u00eb disa raste dhe 9.2 milion t\u00eb dhuruara n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe cash nga prind\u00ebrit e gruas nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb si pagesa shpenzimesh udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>KPK hetoi fillimisht dhurimet nga n\u00ebna e ndjer\u00eb e Lubonj\u00ebs. Gjykat\u00ebsi pretendoi se ajo ve\u00e7 pensionit, kishte mbajtur llogarit\u00eb e familjes, pag\u00ebn e tij dhe bashk\u00ebshortes, dhe deri n\u00eb vitin 2012 kishte arritur t\u00eb kursente prej tyre 3 milion\u00eb. Kjo shum\u00eb ishte investuar m\u00eb pas nga bashk\u00ebshortja e subjektin n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>Po ashtu gjykat\u00ebsi kishte deklaruar edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb deklarimet vjetore se n\u00ebna i kishte dhuruar shum\u00ebn prej 325 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb paguar dokumentet e makin\u00ebs dhe po ashtu edhe nj\u00eb shum\u00eb prej 1.5 milion\u00ebsh n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>KPK i kaloi Lubonj\u00ebs barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u00eb, duke k\u00ebrkuar t\u00eb d\u00ebshmonte t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij dhurimi. Sipas Komisionit justifikimi i gjyqtarit ishte se n\u00ebna kishte kursyer t\u00eb ardhurat e familjes. \u201cShuma e trash\u00ebguar nga n\u00ebna pas vdekjes ishte si rezultat i miradministrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb depozituara nga ne tek ajo\u201d, tha gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim. Sipas Komisionit ishte e pamundur q\u00eb n\u00ebna e subjektit t\u00eb kursente, duke pasur parasysh shpenzimet e deklaruara, shum\u00ebn e p\u00ebrmendur. KPK l\u00eb t\u00eb kuptohet se kjo b\u00ebhej m\u00eb pak e besueshme n\u00ebse merrej n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb Lubonja vet\u00eb kishte deklaruar kursime t\u00eb tjera n\u00eb deklaratat vjetore. \u201cTrupi gjykues nuk u bind p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit, duke i konsideruar si munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar vlerat financiare t\u00eb dhuruara nga n\u00ebna\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundim t\u00eb ngjash\u00ebm Komisioni arriti pas shqyrtimit t\u00eb dhuratave n\u00eb vler\u00eb 9.2 milion lek\u00eb, p\u00ebrfshi pagesa p\u00ebr udh\u00ebtime n\u00eb SHBA e t\u00eb ngjashme, nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe v\u00ebllai i saj. Sipas Komisionit 3.7 milion jan\u00eb llogaritur shpenzime t\u00eb disa udh\u00ebtimeve t\u00eb gjata n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa 5.5 milion jan\u00eb dhurata cash, t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb disa vite. Dhurimet p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 25 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2005, nj\u00eb shum\u00eb 11 mij\u00eb euro p\u00ebr dy djemt\u00eb n\u00eb vitin 2014, nj\u00eb shum\u00eb prej 5 mij\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr dy djemt\u00eb n\u00eb vitin 2015, dhe 800 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dy vite t\u00eb tjera p\u00ebr bashk\u00ebshorten e subjektit.<\/p>\n<p>KPK analizoi i k\u00ebrkoi Lubonj\u00ebs shpjegime rreth pasurive t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Komisioni m\u00ebsoi se vjerri dhe vjehrra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe kishin t\u00eb ardhura 35 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit, po ashtu nga viti 1998-2018 ata kishin marr\u00eb 6.2 milion lek\u00eb pensione n\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebri. Kunati sipas vendimit t\u00eb zbardhur rezultoi me t\u00eb ardhura t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Lubonja e justifikoi dhurimin me ndihm\u00eb p\u00ebr nip\u00ebrit, ai tha se n\u00eb SHBA udh\u00ebtimet ishin paguar n\u00eb gjith\u00e7ka nga vjehrri dhe vjehrra p\u00ebrfshi edhe ushqimin e veshjet.<\/p>\n<p>Por KPK n\u00eb p\u00ebrfundim tha se dhurimet nuk justifikoheshin, nd\u00ebrsa shpjegoi se nuk kishte prova p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre n\u00eb disa raste. \u201cMegjith\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit paraqiti nj\u00eb dokument lidhur me t\u00eb ardhurat vjetore t\u00eb tyre n\u00eb SHBA dhe Shqip\u00ebri, trupi gjykues nuk u bind lidhur mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb dhuruesve, pasi n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb shpjeguar m\u00eb lart n\u00eb vendim, subjekti nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb se ato para kishin ardhur n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb provohej p\u00ebrfitimi i tyre (transfert\u00eb bankare, deklarim n\u00eb kufij) dhe se ato dhurime krijuan dyshime p\u00ebr trupin gjykues\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pasi gjeti edhe munges\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2005, KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjykat\u00ebsi Lubonja duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb pasuria e pretenduar e dhuruar ishte \u201cdeklarim i rrem\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa u cil\u00ebsua deklarim i pasakt\u00eb e fshehje pasurie mos deklarimi i plot\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb dhe sip\u00ebrfaqes s\u00eb saj e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Sotiraq Lubonja kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa kishte fshehur pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, shpenzime dhe nuk justifikonte 13 milion lek\u00eb t\u00eb pretenduara si t\u00eb ardhura nga dhuratat.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69656,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting-600x360.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53655"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62378,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53655\/revisions\/62378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}