{"id":53717,"date":"2018-11-12T20:51:17","date_gmt":"2018-11-12T18:51:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53717"},"modified":"2019-04-23T22:01:24","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:24","slug":"kolegji-shqyrton-apelimin-e-komisionerit-publik-ndaj-gjyqtarit-edmond-islamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-shqyrton-apelimin-e-komisionerit-publik-ndaj-gjyqtarit-edmond-islamaj\/2018\/11\/12\/","title":{"rendered":"Kolegji shqyrton apelimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese shqyrtoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53718\" aria-describedby=\"caption-attachment-53718\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53718\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"53718\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53718\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance te\u00ebKolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Apelimit i udh\u00ebhequr nga Luan Daci si kryesues, Sokol \u00c7omo relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, u mblodh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar ankimin e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb n\u00eb 7 qershor konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj.<\/p>\n<p>Islamaj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsorin shqiptar dhe para se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ka mbajtur poste t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb gjykat\u00ebs i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, kryetar gjykate, kryeinspektor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe gjykat\u00ebs Apeli.<\/p>\n<p>Ai iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb funksioni dhe hetimi administrativ i udh\u00ebhequr nga relatorja Genta Tafa Bungo, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se i p\u00ebrmbushte t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb integritetin e figur\u00ebs, profesionalizmin dhe kontrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrfundimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb u kontestua nga Komisioneri Publik, i cili \u00e7moi se \u201cprocesi i hetimit i Komisionit p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, ka mang\u00ebsi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet nuk mund t\u00eb konkludohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik Florian Ballhysa kund\u00ebr vendimit p\u00ebr konfirmimin e gjyqtarit Edmond Islamaj, ishte ankimi i par\u00eb ndaj nj\u00eb vendimi rivler\u00ebsimi t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb ankimit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Komisioneri Ballhysa parashtroi nj\u00eb seri argumentesh n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb nga ana e Kolegjit t\u00eb Apelimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Islamaj paraqiti disa akte t\u00eb reja me prova q\u00eb sipas tij sqaronin dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik p\u00ebr pasurin\u00eb e tij, duke insistuar q\u00eb kjo e fundit ishte produkt i \u2018trash\u00ebgimis\u00eb\u2019<\/p>\n<p><strong>Kullot\u00eb ne bregdet dhe udh\u00ebtime me Land Rover<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Florian Ballhysa kund\u00ebr vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Edmond Islamaj, p\u00ebrqendrohet te burimi i krijimit t\u00eb disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur, likuiditeteve t\u00eb krijuara nga gjyqtari dhe bashk\u00ebjetuesja e tij Sonila Toska, mungesa e hetimit t\u00eb thelluar nga KPK p\u00ebr koston e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit t\u00eb gjyqtarit dhe bashk\u00ebjetueses, dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb fshehura t\u00eb bazuara nga t\u00eb dh\u00ebnat e OSHEE, si dhe financimin e blerjes t\u00eb nj\u00eb makine \u2018Land Rover Discovery\u2019 dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Aseti i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri Publik pretendon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka b\u00ebr\u00eb hetime jo t\u00eb thelluara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kullot\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb fshatin Karpen t\u00eb Kavaj\u00ebs, n\u00eb bregdetin e gjirit t\u00eb Durr\u00ebsit. Sipas Komisionerit, kjo sip\u00ebrfaqe toke \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti me 26 mars 2015 kundrejt nj\u00eb shume prej 137 mij\u00eb lek\u00eb, ose e konvertuar me kursin e koh\u00ebs n\u00eb 1 mij\u00eb euro, nga shtetasi A.H dhe bashk\u00ebshortja e tij nga Afrika e Jugut.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa i tha Kolegjit t\u00eb Apelimit se ky \u00e7mim shitje ishte me i ul\u00ebt se \u00e7mimi i referenc\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shit\u00ebsi A.H rezulton ta ket\u00eb regjistruar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkurt 2015-t\u00eb, nj\u00eb muaj para se t\u2019ia shiste subjektit.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga vlera e \u00e7mimit t\u00eb shitjes, kalimi i pron\u00ebsis\u00eb nga shit\u00ebsi tek subjekti i rivler\u00ebsimit brenda nj\u00eb periudhe pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mujore nga blerja e sendit nga shit\u00ebsi, pozicioni n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb p\u00ebr investime strategjike ngren\u00eb dyshime p\u00ebr nj\u00eb sistem shit-blerjesh kaskad\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr fshehjen e origjin\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe \u00e7mimit real t\u00eb shitjes,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>\u201cMe nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thjesht\u00eb online, na rezulton se vlera e shitjes s\u00eb 1 m2 n\u00eb k\u00ebr\u00eb zon\u00eb kadastrale, n\u00eb pozicione edhe m\u00eb t\u00eb disfavorshme sesa prona e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb raport me af\u00ebrsin\u00eb me detin, shkon deri n\u00eb 25 fishin e \u00e7mimit p\u00ebr t\u00eb cilin deklaron se e ka bler\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Komisioneri Florian Ballhysa u p\u00ebrqendrua tek 3 pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuese s\u00eb gjyqtarit, Sonila Toska, m\u00eb konkretisht nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 141 metra katror\u00eb, n\u00eb nj\u00ebsi tregtare me sip\u00ebrfaqe 55 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 16 metra katror\u00eb dhe vler\u00eb respektive 10.5 milion\u00eb lek\u00eb, 6.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe 834 mij\u00eb lek\u00eb. Toska i ka bler\u00eb k\u00ebto prona nga i ati n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, duke u bazuar dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e posa\u00e7me midis tyre.<\/p>\n<p>Por, sipas Komisionerit Publik Ballhysa, Toska nuk e justifikon me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shum\u00ebn prej 1 milion\u00eb lek\u00eb, por ka provuar n\u00eb KPK t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme me vler\u00eb 730 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto prona, Komisioneri v\u00eb re se kontrata e energjis\u00eb elektrike sipas OSHEE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur nga subjekti n\u00eb vitin 2001, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb deklaruar n\u00eb Inspektoriatin e Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit n\u00eb vitin 2004. Komisioneri gjithashtu u shpreh se ka paqart\u00ebsi rreth dokumenteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb ZRPP-s\u00eb Durr\u00ebs, \u00e7far\u00eb sipas tij duhet ta shtyj\u00eb Kolegjin e Apelimit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesja e subjektit rezulton se ka n\u00eb p\u00ebrdorim nga i ati edhe dy garsonjere t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara. Sipas Komisionerit publik k\u00ebt\u00eb prona duhet t\u00eb ishin deklaruar si pjes\u00eb e deklarimeve periodike q\u00eb nga viti 2010-2011.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioneri Publik ka ngritur dyshime mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, plus truall me sip\u00ebrfaqe prej 106 metra katror\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur t\u00eb gjyqtarit, e cila \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga babai subjektit nga vjehrri i tij p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb gjyqtarit dhe personave t\u00eb lidhur, Komisioneri Publik ka ngritur dyshime edhe p\u00ebr pasurit\u00eb e luajtshme t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike dy makina Land Rover, nj\u00ebra e bler\u00eb nga subjekti dhe babai i tij dhe tjetra e marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga shoq\u00ebria Mektrin Motors.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 subjektin dhe i ati kan\u00eb bler\u00eb nga shoq\u00ebria Mektrin Motors nj\u00eb makin\u00eb \u2018Land Rover Discovery\u2019 me vler\u00eb 21 mij\u00eb euro, ku 40 % e makin\u00ebs \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti dhe 60 % nga babai. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tre pagesa, nj\u00eb prej 6 mij\u00eb euro dhe dy t\u00eb tjera prej 10 mij\u00eb dhe 5 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm pagesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar nga babai i subjektit. Ky automjet \u00ebsht\u00eb shitur kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb nga subjekti v\u00ebllait t\u00eb pronarit t\u00eb Mektrin Motors p\u00ebr 20 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa ky i fundit e ka rishitur brenda n\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr e marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin nga subjekti nga shoq\u00ebria Mektrin Motors gjat\u00eb viteve 2014-2016 e tipit Land Rover, ka ngritur gjithashtu dyshime q\u00eb sipas Komisionerit Publik duhet t\u00eb hetohen. Sipas Ballhys\u00ebs dyshime ka edhe p\u00ebr transaksionet e shitjes s\u00eb dy automjeteve Benz dhe Opel Corsa, si dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine Hunday.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioneri Publik ka p\u00ebrdorur nj\u00eb metodologji t\u00eb ndryshme nga KPK p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimit se gjyqtari Islamaj ka gjat\u00eb viteve nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa n\u00ebnvizoi se ndryshe nga raste t\u00eb tjera, KPK kishte d\u00ebshtuar t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit n\u00eb vitet 2008-2016 t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, por ishte mjaftuar me justifikimin se ato jan\u00eb financuar nga familjar\u00ebt e tyre. Komisioneri Publik n\u00ebnvizoi se gjate 8 viteve subjekti kishte udh\u00ebtuar 64 her\u00eb jasht\u00eb shtetit, kurse bashk\u00ebjetuesja e tij 56 her\u00eb, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb bazuara n\u00eb sistemin TIMS.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb babit dhe mamas\u00eb s\u00eb subjektit t\u2019i kalonte barra e prov\u00ebs p\u00ebr shkak se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre jan\u00eb evidentuar nj\u00eb num\u00ebr likuditetesh bankare. Gjithashtu, Komisioneri k\u00ebrkoi hetimin e disa kontratave t\u00eb OSHEE-s\u00eb n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe dy ambiente sh\u00ebrbimi me gjeneralitete t\u00eb ngjashme me subjektin.<\/p>\n<p>Ballhysa gjithashtu k\u00ebrkoi nga Kolegji q\u00eb t\u00eb hetohej fakti q\u00eb Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk kishte dh\u00ebn\u00eb informacion mbi personat q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb pron\u00ebsi makinat e blera nga subjekti, p\u00ebr shkak se refuzimi i informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga organet e rivler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p><strong>Islamaj sjell prova t\u00eb reja <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb parashtrimeve t\u00eb Komisionerit Publik gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Edmond Islamaj u shpreh se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe n\u00eb fund, kishte arritur me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimi ishte i sakt\u00eb dhe nuk kishte fshehje pasurie, duke e konfirmuar gjyqtarin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE konsideroj t\u00eb gabuar dhe joligjor ankimin e Komisionerit Publik,\u201d u shpreh Islamaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara Kolegjit t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ai paraqiti nj\u00eb seri provash dhe faktesh shtes\u00eb q\u00eb sipas tij adresonin dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik. P\u00ebr shembull, p\u00ebr sa i p\u00ebrket kullot\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 1 mij\u00eb metra katror\u00eb, e bler\u00eb nga gjyqtari n\u00eb vitin 2015 nga shtetasi A.H dhe bashk\u00ebshortja e tij nga Afrika e Jugut, Islamaj shpjegoi se kjo pron\u00eb nuk ishte regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sipas Islamajt kjo pron\u00eb ishte bler\u00eb nga shtetasi A.H n\u00eb vitin 2011 dhe kishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 9 mij\u00eb metra katror\u00eb. P\u00ebrpara se t\u2019ia shiste gjyqtarit n\u00eb vitin 2015 nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, ai ka ve\u00e7uar nga kjo pron\u00eb duke e regjistruar ve\u00e7mas nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1 mij\u00eb metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi prej 137 mij\u00eb lek\u00eb, i kontraktuar nga pal\u00ebt me vullnet t\u00eb lir\u00eb, kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb me \u00e7mimin q\u00eb A.H e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb,\u201d tha Islamaj, i cili shtoi se \u00e7mimi 137 lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb l\u00ebvizte me \u00e7mimin referenc\u00eb t\u00eb zon\u00ebs me 10 lek\u00eb.\u00a0 Sipas gjyqtarit ky \u00e7mim i ul\u00ebt p\u00ebr pron\u00ebn i detyrohej munges\u00ebs s\u00eb ujit dhe energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr sa i p\u00ebrket apartamentit, nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit dhe garazhit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuese Sonila Toska, gjyqtari u shpreh se k\u00ebto asete ishin deklaruar nga personi i lidhur n\u00eb ILDKPKI q\u00eb nga viti 2006. K\u00ebto pasuri t\u00eb paluajtshme Toska i kishte trash\u00ebgim nga babai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontestoi pretendimin e Komisionerit se ato nuk ishin regjistruar deri n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat e regjistrimit t\u00eb paraqitura sipas sistemit t\u00eb ri t\u00eb ZRPP-s\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka pasur munges\u00eb regjistrimi,\u201d u shpreh Islamaj. \u201cNdryshe nga pretendon Komisioneri Publik nuk pasur vonesa n\u00eb regjistrim dhe as pagesa penalitetesh,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Islamaj shpjegoj se bashk\u00ebshortja ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit 1 milion\u00eb lek\u00eb ndaj t\u00eb atit, bazuar n\u00eb pun\u00ebn e saj p\u00ebr disa organizata jo qeveritare gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb biznesi person fizik t\u00eb regjistruar n\u00eb at\u00eb kohe, ku kryente funksionin e p\u00ebrkthyeses dhe shiste kancelari.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket dy garsonjereve t\u00eb paregjistruara n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb bashk\u00ebjetuese Sonila Toska, Islamaj u shpreh q\u00eb n\u00eb kuptimin e ligjit p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb ai nuk ka pasur detyrim p\u00ebr t\u2019i deklaruar.<\/p>\n<p>Sipas Islamajt edhe dyshimet e Komisionerit Publik t\u00eb lidhura me pron\u00ebn e dhuruar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb mitur nga babai ishin t\u00eb bazuara n\u00eb nj\u00eb keqkuptim. Gjyqtari pretendoi se kjo pron\u00eb ishte e amortizuar dhe vjehrri kishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u2019ia shiste babait t\u00eb tij p\u00ebr 3 milion\u00eb lek\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar kontrata \u00ebsht\u00eb shkruar q\u00eb pagesa \u00ebsht\u00eb kryer me para n\u00eb dor\u00eb. Por, noteri m\u00eb tej ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo pages\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me bank\u00eb dhe kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa gabimisht punonj\u00ebsi i bank\u00ebs ka shkruar q\u00eb ishte pages\u00eb huaje. Sipas gjyqtarit, babai i tij fillimisht ka pasur d\u00ebshir\u00eb ta rikonstruktonte banes\u00ebn, por pas p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb tij ka vendosur t\u2019ia dhuroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Ky dhurim ka ndodhur pasi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar deklarata veting.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit, shuma prej 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga i ati rrjedh nga puna e tij si avokat dhe ekspert kriminalist nga vitin 1993 dhe m\u00eb tej si noter nga viti 1999 deri n\u00eb dor\u00ebzimin e licenc\u00ebs n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>\u201cOrigjina e pron\u00ebs dhe burimi i pasuris\u00eb jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb,\u201d tha Islamaj. \u201cNuk ekziston asnj\u00eb problem me k\u00ebt\u00eb pasuri,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket automjetit Land Rover, gjyqtari Islamaj pretendoi se edhe pse dy nga pagesat ishin b\u00ebr\u00eb nga ai, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet para kishin ardhur edhe nga babai i tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr pages\u00ebn e par\u00eb prej 6 mij\u00eb euro, edhe pse i ati kishte t\u00ebrhequr vet\u00ebm 3032 USD nga banka, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se i mungonin parat\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit. Shtija e makin\u00ebs Land Rover me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro nuk ishte b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sistemi bankar, por ishte nj\u00eb shitje e ligjshme dhe e deklaruar n\u00eb ILDKPKI, nga e cila si pronar i makin\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn 40 % subjekti ka p\u00ebrfituar 8 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket automjetit Land Rover i vitit 2012, p\u00ebr t\u00eb cilin figuron n\u00eb TPL p\u00ebr vitet 2014-2016, gjyqtari shprehet se e ka p\u00ebrdorur rrall\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me shoq\u00ebrin\u00eb Mektrin Motors.<\/p>\n<p>\u201cE kam p\u00ebrdorur p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit,\u201d tha Islamaj. \u201cP\u00ebrdorimi automjetit ka qen\u00eb p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra,\u201d shtoi ai, duke n\u00ebnvizuar se polica e sigurimit nuk do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>Islamaj gjithashtu kund\u00ebrshtoi metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur nga Komisioneri Publik p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e likuiditeteve, duke n\u00ebnvizuar se ajo i shp\u00ebrndante gabim shpenzimet p\u00ebr mobilim sht\u00ebpie gjat\u00eb viteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato ishin b\u00ebr\u00eb kryesisht n\u00eb vitin 2002, nd\u00ebrkoh\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta gjat\u00eb viteve t\u00eb para.<\/p>\n<p>Gjyqtari u shpreh se kishte arritur t\u00eb siguronte gjeneralitet dhe certifikatat e disa personave n\u00eb Vlor\u00eb, me em\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjte por prind\u00ebr dhe mosh\u00eb ndryshme, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve ishin lidhur kontratat e dyshuara me OSHEE. N\u00eb p\u00ebrfundim ai i dor\u00ebzoi Kolegjit t\u00eb Apelimit 11 akte t\u00eb reja dhe disa fotografi.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mbledhje konsultuese trupa gjykuese vendosi t\u2019i pranoj\u00eb provat e reja t\u00eb paraqitura nga gjyqtari, pasi ky i fundit t\u2019i n\u00ebnshkruante ato. Kolegji vendosi t\u2019i jap\u00eb Komisionerit Publik deri t\u00eb premten p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar provat dhe e shtyu seanc\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs do mbahet me dat\u00eb 16 n\u00ebntor, ora 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese shqyrtoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":53718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH-545x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53717"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53717"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53717\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61766,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53717\/revisions\/61766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}