{"id":53808,"date":"2018-11-15T23:09:58","date_gmt":"2018-11-15T21:09:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53808"},"modified":"2019-04-23T23:58:21","modified_gmt":"2019-04-23T23:58:21","slug":"denoncim-i-ri-ndaj-gentjan-osmanit-komisioneri-publik-apelon-vendimin-e-konfirmimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncim-i-ri-ndaj-gentjan-osmanit-komisioneri-publik-apelon-vendimin-e-konfirmimit\/2018\/11\/15\/","title":{"rendered":"Denoncim i ri ndaj Gentjan Osmanit, Komisioneri Publik apelon vendimin e konfirmimit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb denoncim i ri sipas Komisionerit Publik i paraqitur n\u00eb n\u00ebntor v\u00eb n\u00eb dyshim figur\u00ebn dhe profesionalizmin e prokurorit Gentjan Osmani. Komisioneri Publik ankimoi n\u00eb KPA vendimin p\u00ebr konfirmimin e Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij. Konfirmimi nga KPK u kund\u00ebrshtua edhe prej ONM. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51181\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Duke u bazuar kryesisht n\u00eb v\u00ebrejtjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit (ONM) dhe pas nj\u00eb analize t\u00eb vet\u00ebn, Komisioneri Publik Darjel Sina apeloi vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Gentjan Osmani dhe k\u00ebrkoi nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit Shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Sina po ashtu njofton n\u00eb ankim se nj\u00eb denoncim i ri nga publiku i regjistruar n\u00eb n\u00ebntor pran\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe ONM-s\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebr Osmanin edhe n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. P\u00ebr k\u00ebto dy kritere deri tani nuk kishte dyshime. \u00a0Komisioneri \u00a0k\u00ebrkon q\u00eb denoncimi t\u00eb shqyrtohet nga KPA, nd\u00ebrsa thot\u00eb se edhe bazuar n\u00eb gjetjet e hetimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ai duhej t\u00eb shkarkohej.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu pran\u00eb Institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, protokolluar me nr.*** dat\u00eb ***.11.2018, nga ana e ONM-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb denoncim nga ana e publikut, i cili bazuar n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit nr.84\/2016, nd\u00ebr t\u00eb tjera parashtron fakte dhe rrethana t\u00eb cilat meritojn\u00eb v\u00ebmendjen e Kolegjit, pasi nga hetimi dhe vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor i tij, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr vler\u00ebsimin edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs dhe aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 9 gusht prej trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. KPK e gjeti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Megjithat\u00eb thuajse menj\u00ebher\u00eb pas konfirmimit ONM i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb ankimonte vendimin. N\u00eb q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb KPK-s\u00eb duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurit\u00eb e prokurorit dhe justifikimin e tyre.<\/p>\n<p>Komisioneri bazuar edhe te v\u00ebrejtjet e ONM-s\u00eb dhe shqyrtimin e dokumentacionit mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi i KPK-s\u00eb, argumenton se Osmani duhej t\u00eb shkarkohej. N\u00eb ankimin q\u00eb i paraqitet Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri Publik shkruan \u201cNisur nga rezultatet e hetimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit, Komisioneri Publik konstaton se p\u00ebrfundimet nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me aktet dhe provat e administruara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb\u201d dhe KPA-s\u00eb i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51445\">ONM i rekomandon Komisionerit Publik apelimin e vendimit t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51232\">Prokurori Gentjan Osmani konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51170\">Prokurori Gentjan Osmani p\u00ebrballet me vetingun<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=53476\">Konfirmimi i prokurorit Gentjan Osmanit \u201cp\u00ebrplas\u201d KPK me Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Huaja<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb hetimin administrativ n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Komisioneri Publik thot\u00eb n\u00eb vendim se duke u nisur nga t\u00eb nj\u00ebjtat prova q\u00eb kishte shqyrtuar KPK, vendimi duhej t\u00eb ishte i ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit Osmani nuk kishte mundur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve t\u00eb hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se argumentet e tij kishin qen\u00eb deklarative dhe nuk duhej t\u00eb ishin marr\u00eb parasysh nga KPK.\u00a0 \u201cProvat e paraqitura prej tij p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar rezultatet e hetimit\u201d.<\/p>\n<p>Duke u nisur fillimisht nga vler\u00ebsimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb huaje 20 mij\u00eb euro marr\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm emigrant Komisioneri thot\u00eb se megjith\u00ebse KPK e kishte pranuar at\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm, Osmani \u201cnuk ka paraqitur asnj\u00eb dokument ligjor justifikues, i cili t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb dhe provoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e huas, pal\u00ebt apo m\u00ebnyr\u00ebn e marrjes dhe shlyerjes s\u00eb saj\u201d. Komisioneri Sina v\u00eb n\u00eb dukje se nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte marr\u00eb kjo hua.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas Komisionerit nuk \u00ebsht\u00eb provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi i kishte mund\u00ebsit\u00eb ekonomike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00ebndrimi i Sin\u00ebs \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb ONM-s\u00eb, kur vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e provuara t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit duke u nisur nga zona ku ai banonte mjaftonin vet\u00ebm p\u00ebr siguruar kushte minimale jetese.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00eb n\u00eb dyshim edhe aft\u00ebsit\u00eb e Gentjan Osmanit p\u00ebr t\u00eb kthyer si\u00e7 ishte deklaruar huan\u00eb. \u201cKonstatojm\u00eb gjithashtu se subjekti, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb paraqitur n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit administrativ, ka paraqitur fakte t\u00eb ndryshme nga \u00e7far\u00eb ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Duke rr\u00ebzuar argumentet ekonomike t\u00eb paraqitura prej\u00a0 Osmanit, Komisioneri vler\u00ebson se prokurorit i mungonin rreth 3 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e jetes\u00ebs, pagesat e huas\u00eb, kursimet e mbajtura n\u00eb bank\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi dhe k\u00ebstet e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit argumentet e Osmanit p\u00ebr t\u00eb justifikuar kursimet nuk q\u00ebndronin, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato ishin t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar diferencat. \u201cK\u00ebto mosp\u00ebrputhje t\u00eb subjektit n\u00eb deklarimet periodike vjetore dhe argumentimi i diferencave vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ, vler\u00ebsojm\u00eb se kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim justifikimin e diferencave t\u00eb konstatuara nga Komisioni n\u00eb mbulimin e pasurive me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p><strong>Ankimi p\u00ebr dhurimin dhe pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik thot\u00eb n\u00eb ankimim se Osmani nuk kishte justifikuar mjaftuesh\u00ebm as dhurimin e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja prej prind\u00ebrve t\u00eb 1.5 milion lek\u00ebve. Sina thot\u00eb se duke u nisur nga fakti q\u00eb bashk\u00ebshortja e Osmanit ishte po ashtu subjekt deklarues n\u00ebse kjo shum\u00eb ishte kursim i saj si\u00e7 pretendohej ajo duhej t\u00eb ishte deklaruar prej saj n\u00eb vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas Komisionerit prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhurimin. \u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, ve\u00e7 faktit se dhurimi nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb konfirmuar dhe provuar si fakt i pretenduar, mbetet i pajustifikuar ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume t\u00eb dhuruar\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se Osmani nuk mund t\u00eb justifikonte edhe nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 700 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2009 bazuar n\u00eb pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti 32.680 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin. Sina rr\u00ebzon pretendimin e prokurorit se kjo shum\u00eb ishte paguar p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2009 edhe pse fatura ishte prer\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim Komisioneri thot\u00eb se pretendimi i Osmanit dhe i kompanis\u00eb ishte n\u00eb nivel deklarativ dhe se KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb kishte kontrolluar librat e llogaris\u00eb s\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pretendimi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik vler\u00ebson se argumentet q\u00eb paraqet shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbeten t\u00eb nivelit deklarativ dhe nuk sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se \u201cprovat dhe argumentet e dh\u00ebna nga subjekti vet\u00ebm pas njoftimit p\u00ebr rezultatin e hetimeve dhe kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs\u201d nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar rezultatet e hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioneri rendit tre shkaqe q\u00eb i cil\u00ebson p\u00ebrcaktuese p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar si t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb. Sipas tij \u201cnuk provohet dhe v\u00ebrtetohet ekzistenca e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas (20 mij\u00eb euro), si dhe mund\u00ebsia financiare e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur\u201d, \u201cnuk provohet dhurimi n\u00eb shum\u00ebn prej 1.500.000 lek\u00eb\u201d. Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe n\u00ebse dy shumat e m\u00ebsip\u00ebrme merren t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme p\u00ebr vitet 2005-2013. Komisioneri thot\u00eb se Osmani rezultonte me minus 3.760.305 lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb denoncim i ri sipas Komisionerit Publik i paraqitur n\u00eb n\u00ebntor v\u00eb n\u00eb dyshim figur\u00ebn dhe profesionalizmin e prokurorit Gentjan Osmani. Komisioneri Publik ankimoi n\u00eb KPA vendimin p\u00ebr konfirmimin e Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij. Konfirmimi nga KPK u kund\u00ebrshtua edhe prej ONM.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69497,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg","fifu_image_alt":"Denoncim i ri ndaj Gentjan Osmanit, Komisioneri Publik apelon vendimin e konfirmimit","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53808"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53808"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53808\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61762,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53808\/revisions\/61762"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}