{"id":53916,"date":"2018-11-20T21:06:20","date_gmt":"2018-11-20T19:06:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53916"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"komisioneri-publik-i-kerkon-kolegjit-rihetim-te-arben-dollapajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-i-kerkon-kolegjit-rihetim-te-arben-dollapajt\/2018\/11\/20\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik i k\u00ebrkon Kolegjit rihetim t\u00eb Arben Dollapajt"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin nga KPK t\u00eb prokurorit Arban Dollapaj, duke k\u00ebrkuar nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimi t\u00eb rihetonte pasurin\u00eb e tij. Komisioneri thot\u00eb se kishte marr\u00eb dy denoncime t\u00eb reja, nd\u00ebrsa pretendon se hetimet e KPK-s\u00eb nuk ishin t\u00eb plota.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51251\" aria-describedby=\"caption-attachment-51251\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51251\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180803_095224-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"51251\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-51251\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e KPK-\u00eb p\u00ebr prokurorin Arben Dollapaj | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pasi ka marr\u00eb dy denoncime n\u00eb gusht dhe n\u00eb n\u00ebntor sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb prokurorit Arben Dollapaj, Komisioneri Publik njoftoi t\u00eb mart\u00ebn se kishte apeluar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfirmuar Dollapajn n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa megjithat\u00eb ndryshe nga raste t\u00eb ngjashme nuk ka k\u00ebrkuar shkarkim t\u00eb Dollapajt, por rihetim t\u00eb tij sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb duke cil\u00ebsuar hetimin e kryer nga Komisioneri Publik si t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, konstaton se procesi i hetimit i Komisionit, p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit ka mang\u00ebsi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet nuk mund t\u00eb konkludohet se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e parashikuara nga neni 59, pika 1, e ligjit nr.84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb ankimin e Komisionerit.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se ishin administruar dy denoncime, sipas t\u00eb cilave deklarimet e Dollapajt p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebllain n\u00eb Tiran\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb nuk ishin t\u00eb sakta. Komisioneri thot\u00eb se ve\u00e7 denoncimeve nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh ishin l\u00ebn\u00eb pa hetuar nga KPK, p\u00ebrfshi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr Arben Dollapaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 6 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. <a href=\"\/vetingu\/?p=53597\">Sipas vendimit t\u00eb zbardhur rivler\u00ebsimi<\/a> i tij u krye n\u00eb t\u00eb tre kriteret, por u fokusua kryesisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet financiare brenda familjes, me v\u00ebllan\u00eb, n\u00ebn\u00ebn dhe motrat n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta konfirmonte at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb hetoi Dollapajn me Lulzim Hamitaj kryesues, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori i cili kandidon p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u201cka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d, po ashtu ai u gjet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i aft\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb pas konfirmimit Komisioneri Publik ka administruar dy ankesa, kryesisht sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb Dollapaj. Sipas ankes\u00ebs drejtuar KPA ku k\u00ebrkohet rihetim i \u00e7\u00ebshtjes, Komisioneri thot\u00eb se dy denoncimet lidheshin me sht\u00ebpin\u00eb e Dollapaj n\u00eb Tiran\u00eb dhe me at\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpiluar nga Ballhysa n\u00eb nj\u00eb rast denoncuesi pretendon se sht\u00ebpia e deklaruar si 3 kate n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt 4 kate. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Komisioneri k\u00ebrkon q\u00eb KPA t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse ka apo jo nj\u00eb kat t\u00eb padeklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb godin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se bazuar n\u00eb denoncime sht\u00ebpia n\u00eb Valbon\u00eb e deklaruar si e till\u00eb nga Dollapaj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky i fundit ka n\u00eb pron\u00ebsi \u00bc nuk ishte banes\u00eb, por sh\u00ebrbente p\u00ebr hoteleri. Duke iu referuar deklarimit t\u00eb Dollapaj se nd\u00ebrtesa ishte bler\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, pasi ajo kishte lindur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb dhe se ishte sht\u00ebpi banimi, Komisioneri thot\u00eb se duhej verifikuar funksioni i v\u00ebrtet\u00eb i banes\u00ebs gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga KPK.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebnvizojm\u00eb se denoncimet e ardhura nga publiku n\u00eb drejtim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit z. Arben Dollapaj, parashtrojn\u00eb fakte q\u00eb tregojn\u00eb se nd\u00ebrtimi n\u00eb ***, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb vendlindje, sikurse \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti dhe pranuar n\u00eb vendim nga Komisioni\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apelim, ku theksohet se nd\u00ebrtesa ofron sh\u00ebrbime hotelerie.<\/p>\n<p><strong>Hetimet e paplota<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr KPA p\u00ebr t\u00eb rihapur hetimin administrativ thekson se n\u00eb hetimin e KPK-s\u00eb ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish. K\u00ebshtu sipas tij KPK nuk kishte hetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb personave t\u00eb lidhur, p\u00ebrfshi v\u00ebllain, motrat n\u00eb SHBA q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Dollapajt disa dhurata dhe t\u00eb personit q\u00eb kishte kryer me \u201c\u00e7mim preferencial\u201d nd\u00ebrtimin e katit shtes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se nuk ishte verifikuar si duhet \u00a0mund\u00ebsia e konflikteve t\u00eb interesit me nd\u00ebrtuesin. Sipas tij \u00e7mimi i paguar p\u00ebr nd\u00ebrtimin ishte m\u00eb i ul\u00ebt se sa \u00e7mimi real dhe se hetimi duhej t\u00eb zbulonte arsyet e k\u00ebtij \u00e7mimi preferencial. Komisioneri thot\u00eb po ashtu se duhej t\u00eb ishte hetuar n\u00ebse nd\u00ebrtuesi kishte pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb prokurori dhe n\u00ebse ishim p\u00ebrpara konfliktit t\u00eb interesit. Sipas Ballhys\u00ebs verifikimi i k\u00ebsaj situate mund t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe vler\u00ebsimin n\u00eb kriterin e figur\u00ebs sa i p\u00ebrket Dollapajt.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se KPK nuk kishte konsideruar si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur v\u00ebllain e prokurorit, gj\u00eb q\u00eb sipas Ballhys\u00ebs duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dhe po ashtu duhej t\u00eb ishte k\u00ebrkuar burimi i ligjsh\u00ebm i pasuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se huaja 25 mij\u00eb euro marr\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm n\u00eb SHBA nuk ishte hetuar plot\u00ebsisht dhe as ishte hetuar personi q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb hua si person i lidhur. \u201cSi rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur edhe detyrimi kushtetues dhe ligjor i hetimit t\u00eb justifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb ankim. KPK e pati cil\u00ebsuar t\u00eb ezauruar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duke iu referuar faktit se huaja kishte kaluar p\u00ebrmes bankave n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Komisioneri k\u00ebrkon hetim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb edhe sa i p\u00ebrket dhuratave nga motrat duke i cil\u00ebsuar ato si persona t\u00eb lidhur. Ai k\u00ebrkon verifikim t\u00eb nj\u00eb automjeti me vler\u00eb 25 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb subjektit e cila ndodhet n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa makina e rregjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cMe interes p\u00ebr hetimin do t\u00eb ishte dhe administrimi nga ana e AMF s\u00eb historikut t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb siguracionit (TPL, karton jeshil) nd\u00ebr vite p\u00ebr k\u00ebto mjete, p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb lidhje me p\u00ebrdoruesit e tyre, hetim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer dhe n\u00eb raste t\u00eb ngjashme nga ana e Komisionit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, megjith\u00ebse dhuratat ishin deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore, mungonte informacioni dhe nuk ishte kryer hetim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse p\u00ebr to ishin paguar tatimet. \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik, mang\u00ebsit\u00eb e hetimit nga ana e Komisionit q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrsa i takon verifikimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr vlerat monetare t\u00eb dhuruara nd\u00ebr vite subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit z. Arben Dollapaj\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb hetohet p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb. Duke iu referuar hetimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb raste t\u00eb ngjashme Komisioneri thot\u00eb se duhej t\u00eb ishte verifikuar n\u00ebse Dollapaj plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb dhe n\u00ebse kishte apo jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fiktivitet p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi kredie.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik vler\u00ebson se nep\u00ebrmjet k\u00ebtij instrumenti procedurial (ankim), do t\u00eb b\u00ebhet e mundur q\u00eb k\u00ebto mang\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrejtura gjat\u00eb hetimit administrativ nga ana e Komisionit, t\u00eb mund t\u00eb riparohen gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit nga ana e Kolegjit\u201d, thuhet n\u00eb ankim. Komisioneri sidoqoft\u00eb nuk k\u00ebrkon shkarkim p\u00ebr Dollapaj, por i k\u00ebrkon KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb rihetoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura prej tij dhe t\u00eb vendos\u00eb bazuar n\u00eb rezultatet e saj t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin nga KPK t\u00eb prokurorit Arban Dollapaj, duke k\u00ebrkuar nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimi t\u00eb rihetonte pasurin\u00eb e tij. Komisioneri thot\u00eb se kishte marr\u00eb dy denoncime t\u00eb reja, nd\u00ebrsa pretendon se hetimet e KPK-s\u00eb nuk ishin t\u00eb plota.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69494,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180803_095224-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53916"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53916"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53916\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61752,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53916\/revisions\/61752"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}