{"id":53923,"date":"2018-11-21T15:47:31","date_gmt":"2018-11-21T13:47:31","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=53923"},"modified":"2019-05-06T23:26:54","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:54","slug":"shpenzimet-ne-itali-mbajne-pezull-vetingun-per-kandidaten-e-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpenzimet-ne-itali-mbajne-pezull-vetingun-per-kandidaten-e-gjykates-kushtetuese\/2018\/11\/21\/","title":{"rendered":"Shpenzimet n\u00eb Itali mbajn\u00eb pezull vetingun p\u00ebr kandidaten e Gjykat\u00ebs Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltares ligjore Fiona Papajorgji, e cila kandidon p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese iu k\u00ebrkua t\u00eb justifikonte me dokumentacion shpenzimet gjat\u00eb studimeve n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb llogaritur m\u00eb pas kursimet nga nj\u00eb burs\u00eb e BE. Ajo premtoi se dokumentet do t\u00eb viheshin n\u00eb dispozicion shum\u00eb shpejt. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53926\" aria-describedby=\"caption-attachment-53926\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/fiona-papajorgji.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53926\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/fiona-papajorgji-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"53926\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53926\" class=\"wp-caption-text\">K\u00ebshilltarja ligjore, Fiona Papajorgji p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kandidatja p\u00ebr gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyr\u00ebn e k\u00ebshilltares ligjore pran\u00eb k\u00ebtij institucioni, Fiona Papajorgji u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Treshja gjykuese q\u00eb shqyrtoi rastin e Papajorgjit p\u00ebrb\u00ebhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Roland Ilia relator dhe Olsi Komici an\u00ebtar,\u00a0 nd\u00ebrsa v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia theksoi se vler\u00ebsimi i k\u00ebshilltares ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtuetuese, e em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion me dat\u00eb 5 shtator 2011, ishte kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Relatori Ilia shtoi m\u00eb tej se\u00a0Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport lidhur me deklarimin e pasuris\u00eb nga ana e Papajorgjit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe pa dokumentacionet e nevojshme, por me burime t\u00eb ligjshme. Sipas raportit t\u00eb ILDKPKI, subjekti nuk ka kryer deklarim analitik lidhur me shum\u00ebn prej 31.950 euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004. Sipas ILDKPKI, Papajorgji kishte deklaruar se apartamenti ishte bler\u00eb me kursimet familjare, por nuk kishte deklaruar pasurin\u00eb e t\u00eb atit prej 7 mij\u00eb eurosh dhe se nuk kishte deklaruar edhe nj\u00eb makin\u00eb tip \u201cFord\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn e 1500 eurove.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ILDKPKI ka pretenduar se nj\u00eb mjet \u00cbolksvagen i shitur n\u00eb vitin 2013 nuk ishte deklaruar nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia u shpreh se lidhur me blerjen e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIrfan Tomini\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn e 31.950 eurove i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar subjektit q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb deklarime analitike dhe burimet e t\u00eb ardhurave. Kjo pasi Papajorgji i ka shpjeguar Komisionit se burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e apartamentit ishin kursimet familjare dhe kursimet e saj nga bursa p\u00ebr studime n\u00eb Itali, q\u00eb kishte fituar nga Bashkimi Evropian, n\u00eb vler\u00ebn e 35 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti t\u00eb depozitoj\u00eb dokumuentacionin justifikues p\u00ebr shpenzimet e studimeve, prej nga mund t\u00eb verifikohet mund\u00ebsia e kursimeve nga bursa, t\u00eb deklaruara nga Papajorgji se jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb autovetur\u00eb \u201cSeat Ibiza\u201d t\u00eb bler\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb atin n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2010 p\u00ebr rreth 10 mij\u00eb euro, ku subjekti ka deklaruar se babai ka shpenzuar 7 mij\u00eb euro euro, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00eb ajo, komisioni ka gjetur se deklarimi ishte i sakt\u00eb dhe kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e pagesave.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb automjet tip \u201cFord\u201d i bler\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn e 1500 eurove, komisioni ka konstatuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur investimin e bonove t\u00eb thesarit n\u00eb vitin 2011 n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, investim i deklaruar se \u00ebsht\u00eb kryer me kursimet nga bursa, pritet t\u00eb verifikohen pas mb\u00ebrritjes s\u00eb gjith\u00eb dokumentacionit p\u00ebr shpenzimet n\u00eb Itali dhe kryerjen e nj\u00eb deklarate analitike.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se shitja e nj\u00eb autoveture tip \u00cbolskvagen nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb Papajorgjit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 duhej t\u00eb ishte deklaruar, pasi ata kishin lidhur kuror\u00eb q\u00eb n\u00eb muajin prill t\u00eb po k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Relatori Ilia u shpreh se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar(DSIK) kishte konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebshilltares juridike Fiona Papajorgji p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Lidhur me raportin e kryer p\u00ebr 5 dosjet e zgjedhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore \u00ebsht\u00eb konstatuar se Papajorgji respekton t\u00eb drejtat e njeriut dhe se ka aft\u00ebsi t\u00eb pranueshme. Edhe Shkolla e Magjistratur\u00ebs ka vler\u00ebsuar se kandidatja p\u00ebr gjyqtare kishte arritur t\u00eb pakt\u00ebn 60% t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb dy testimet dhe se ishte e pranueshme p\u00ebr vazhdimin e trajnimit t\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Papajorgji ka shpjeguar para komisionit se dokumentet me t\u00eb cilat do t\u00eb v\u00ebrtetonte shpenzimet e kryera do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb nga Italia s\u00eb shpejti, pasi dje \u00ebsht\u00eb vendosur vula apostile. Sipas saj, kjo vones\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr faktin se dokumentet ishin mjaft t\u00eb hershme dhe nevojitej koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u rifreskuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese nuk kan\u00eb pasur pyetje p\u00ebr Papajorgjin, por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i pranish\u00ebm, Theo Jacobs e ka pyetur se si e konsideronte ajo rolin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb raport me institucionet e tjera. Papajorgji u p\u00ebrgjigj se roli i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb balancimin e pushteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kandidatja p\u00ebr gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fiona Papajorgji k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Shpallja e vendimit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb dat\u00eb 26 n\u00ebntor 2016, ora 09.15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltares ligjore Fiona Papajorgji, e cila kandidon p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese iu k\u00ebrkua t\u00eb justifikonte me dokumentacion shpenzimet gjat\u00eb studimeve n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb llogaritur m\u00eb pas kursimet nga nj\u00eb burs\u00eb e BE. Ajo premtoi se dokumentet do t\u00eb viheshin n\u00eb dispozicion shum\u00eb shpejt.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/fiona-papajorgji-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53923"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62368,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53923\/revisions\/62368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}