{"id":54036,"date":"2018-11-22T20:19:30","date_gmt":"2018-11-22T18:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54036"},"modified":"2020-09-29T17:00:04","modified_gmt":"2020-09-29T17:00:04","slug":"lidhjet-me-krimin-e-organizuar-ngrene-pikepyetje-mbi-integritetin-e-prokurorit-shpetim-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lidhjet-me-krimin-e-organizuar-ngrene-pikepyetje-mbi-integritetin-e-prokurorit-shpetim-kurti\/2018\/11\/22\/","title":{"rendered":"Lidhjet me krimin e organizuar ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi integritetin e prokurorit Shp\u00ebtim Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Shp\u00ebtim Kurti, duke zbardhur lidhjet e tij me nj\u00eb trafikant t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, si dhe probleme me justifikimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe at\u00eb t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54037\" aria-describedby=\"caption-attachment-54037\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54037\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance-600x394.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"394\" data-id=\"54037\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54037\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Shp\u00ebtim Kurti (djathtas) dh avoakti i tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udh\u00ebhequr nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Roland Ilia an\u00ebtar, mbajti t\u00eb enjten n\u00eb m\u00ebngjes seanc\u00ebn d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Shp\u00ebtim Kurti.<\/p>\n<p>Kurti, i cili \u00ebsht\u00eb shortuar si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare gati 1 vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, ishte prezent n\u00eb seanc\u00eb dhe u asistua gjithashtu nga nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Lulzim Hamitaj shpjegoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se prokurori Kurti ishte hetuar vet\u00ebm p\u00ebr dy nga tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Fillimisht trupa e KPK-s\u00eb i kishte mbyllur hetimet vet\u00ebm me nj\u00eb kriter me 18 maj 2018, por i kishte rihapur p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb me 4 korrik p\u00ebr t\u00eb tre kriteret. N\u00eb p\u00ebrfundim me 13 n\u00ebntor KPK ka mbyllur hetimin p\u00ebr 2 kritere dhe ka thirrur prokurorin n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit KPK ka administruara raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit p\u00ebr subjektin. Sipas k\u00ebtij raporti, prokurori Kurti ka b\u00ebr\u00eb deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka burime t\u00eb mjaftueshme pasurie, ka b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje konflikti interesi.<\/p>\n<p><strong>I pastreh\u00eb me sht\u00ebpi dhe tok\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ mbi pasurit\u00eb e prokurorit dhe ato t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij hetimi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 83.7 m2, n\u00eb rrug\u00ebn Sulejman Pasha n\u00eb Tiran\u00eb, i bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe shitur n\u00eb vitin 2011 tek i v\u00ebllai i subjektit p\u00ebr 10.88 milion\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb apartament 48 m2 tek Fusha e Aviacionit n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe nj\u00eb apartament 64 m2 n\u00eb lagjen 13, n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit me vler\u00eb 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, ku zot\u00ebron 50 %. Nj\u00eb truall 146 m2 me nj\u00eb nd\u00ebrtim prej 52 m2 me vler\u00eb 5.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me kompanin\u00eb \u201cA,\u201d nga e cila pritet t\u00eb p\u00ebrfitohen 2 apartamente, 2 garazhe dhe 2 dyqane. Tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 6310 m2 n\u00eb Has, marr\u00eb m\u00eb ligjin 7501- ku subjekti zot\u00ebron 1\/6. Nj\u00eb makin\u00eb Citroen C3 me vler\u00eb 6 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj p\u00ebr apartamenti n\u00eb rrug\u00ebn Sulejman Pasha n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 83.7 m2, Komisioni ka zbuluar se \u00e7mimi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, kurse kontrata e lidhur p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2002, ka nj\u00eb \u00e7mim shitje prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni n\u00ebnvizoi se burimi p\u00ebr blerjen e apartamentit 48 m2 tek Fusha e Aviacionit n\u00eb Tiran\u00eb, ka sh\u00ebrbyer shtija e nj\u00eb apartamenti 84 m2, i bler\u00eb nga Enti i Banesave p\u00ebr 850 mij\u00eb lek\u00eb. Relatori u shpreh se p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebtij apartamenti si i pastreh\u00eb nga prokurori Kurti, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar duke shqyrtuar nj\u00eb seri dokumentesh, ligjesh dhe vendimesh t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nga i cili ka rezultuar se subjekti e ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb k\u00ebt\u00eb status, p\u00ebr shkak se kishte sht\u00ebpi dhe kishte p\u00ebrfituar tok\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit 7501.<\/p>\n<p>Gjithashtu KPK ka gjetur mosp\u00ebrputhje midis deklaratave t\u00eb subjektit p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfituar sipas ligjit 7501. Sipas ATMP-s\u00eb s\u00eb vitit 1995 toka ka qen\u00eb 1 hektar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike 2003 dhe at\u00eb veting \u00ebsht\u00eb deklaruar si 6310 m2. Sipas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb subjektit t\u00eb ardhura n\u00eb KPK, mosp\u00ebrputhje vjen p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sipas kufijve t\u00eb trash\u00ebguar nd\u00ebr breza dhe jo sipas vendimeve t\u00eb komisioneve t\u00eb ndarjes s\u00eb tok\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr statusin si pastreh\u00eb, prokurori ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ligj\u00ebrisht dhe moralisht, pasi ai kishte aplikuar por ky status i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nga K\u00ebshilli Bashkiak.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket truallit prej 146 metra dhe 52 metra nd\u00ebrtim t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr 5.5 milion\u00eb lek\u00eb, KPK u shpreh se shlyerja e pages\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebra jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noteris\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Personat e lidhur nuk justifikojn\u00eb burimin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Analiza financiare e investimeve dhe shpenzimeve t\u00eb\u00a0 subjektit, ka zbuluar se prokurori Kurti ka dy persona t\u00eb lidhur, babai Murat Kurti dhe v\u00ebllain Zamir Kurti. Si burim p\u00ebr blerjen e truallit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs prej 5.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, subjekti ka listuar t\u00eb ardhurat nga shtija e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 83.7 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Sulejman Pasha v\u00ebllait Zamir Kurti p\u00ebr 10.88 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK personi i lidhur Zamir Kurti nuk ka pasur burime financiare p\u00ebr pages\u00ebn prej 10.8 milion\u00eb lek\u00eb, sepse s\u2019ka depozita bankare, nuk ka pasur t\u00eb regjistruar biznes dhe p\u00ebr pretendimin se ka t\u00eb ardhura nga emigracioni n\u00eb Angli gjat\u00eb periudh\u00ebs 1999-2007, nuk ka dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij p\u00ebr Komisionin subjekti ka sjell\u00eb nj\u00eb dokument, sipas t\u00eb cilit gjat\u00eb periudh\u00ebs 7 shkurt 2000 \u2013 20 janar 2006, v\u00ebllai i tij Zamir Kurti ka punuar 1208 dit\u00eb si n\u00ebnkontraktor p\u00ebr kompanin\u00eb \u2018Carillion Construction\u2019 n\u00eb Angli, me pages\u00eb ditore nga 115 paund deri n\u00eb 135 paund britanik\u00eb. Si rrjedhoje pretendohet se personi i lidhur ka p\u00ebrfituar nga puna n\u00eb Angli 136 mij\u00eb paund britanik\u00eb. Sipas subjektit personi i lidhur nuk ka dokumente bankare se ka qen\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe pa dokumente. N\u00eb dat\u00eb 18 korrik, Zamir Kurti ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebrpara KPK, ku ka deklaruar se p\u00ebrve\u00e7 sht\u00ebpis\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim v\u00ebllait t\u00eb tij Shp\u00ebtim Kurti, nj\u00eb automjet Benz Mercedez fouristrad\u00eb me vler\u00eb 11 mij\u00eb euro. Ai ka shtruar se nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00ebse kompania \u2018Carillion Construction\u2019 i kishte paguar taksat p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij. T\u00eb ardhura n\u00eb Shqip\u00ebri i kishte transferuar n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebrgesave me Western Union dhe emigrant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb udh\u00ebtonin drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Zamir Kurti gjithashtu ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2011 me vler\u00eb 2.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka hetuar mbi deklarat\u00ebn e paraqitur nga personi i lidhur mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb Angli dhe ka zbuluar se kompania Carillion Construction \u00ebsht\u00eb n\u00eb likuidim q\u00eb nga viti 2007. Gjithashtu deklarata n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr subjektin, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb kontrollor financiar me inicialet P.S.\u00a0 P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ONM q\u00eb shkresa e paraqitur nga personi i lidhur nuk \u00ebsht\u00eb nga kjo kompani dhe ajo nuk ka pasur t\u00eb pun\u00ebsuar nj\u00eb kontrollor financiar me inicialet P.S \u2013 \u00e7far\u00eb sipas KPK-s\u00eb konfirmon munges\u00ebn e burimeve t\u00eb personit t\u00eb lidhur Zamir Kurti.<\/p>\n<p>Diku midis viteve 2008 dhe 2011, prokurori Kurti ka l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai i tij Murat Kurti n\u00eb rrug\u00ebn M. Fortuzi n\u00eb Tiran\u00eb. Deklarimet e prokurorit mbi dat\u00ebn se kur ka l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb rrug\u00ebn M.Fortuzi kan\u00eb qen\u00eb kontradiktore &#8211; n\u00eb ILDKPKI k\u00ebt\u00eb adres\u00eb e ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2009, n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka dh\u00ebn\u00eb dat\u00ebn 2011 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn n\u00eb DSIK ka dh\u00ebn\u00eb dat\u00ebn 2008. Subjekti i ka justifikuar mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklaratat e tij si \u201cgabim njer\u00ebzor.\u201d Babai i subjektit e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn M. Fortuzi, me sip\u00ebrfaqe 135 m2 n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr 59,400 euro dhe n\u00eb vitin 2007 ka bler\u00eb nj\u00eb garazh me 2 vende p\u00ebr 10 mij\u00eb euro. Kontratat e shitblerjes jan\u00eb n\u00ebnshkruar Murat Kurti me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cA\u201d. Sipas KPK, Murat Kurti nuk ka pasur burime financiare p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb k\u00ebto asete, sepse q\u00eb nga viti 2000 ka qen\u00eb pensionist me pension 12,200 lek\u00eb n\u00eb muaj. Murat Kurti s\u2019ka pasur biznes t\u00eb regjistruar dhe s\u2019ka pasur as automjet \u2013\u00e7far\u00eb ngre dyshime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e garazhit t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007. Subjekti ka deklaruar se k\u00ebto asete t\u00eb babit kan\u00eb pasur burim remitancat nga djemt\u00eb n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Gjithashtu subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2008 ka bler\u00eb nj\u00eb automjet Ford Fiesta p\u00ebr 260 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb, 2-fishin e \u00e7mimit fillestar. Sipas subjektit \u00e7mimi fillestar i automjetit ka qen\u00eb okazion, kurse \u00e7mimi i shitjes ka qen\u00eb \u00e7mimi i tregut. Ai pretendon se e ka p\u00ebrdorur shum\u00eb pak automjetin dhe ka investuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e tij.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet me trafikantin e qenieve njer\u00ebzore<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit te DSIK-s\u00eb subjekti ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si dhe akuzohet p\u00ebr favore dhe mit\u00ebmarrje ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizatave kriminale. Relatori Hamitaj njoftoi se me 6 shtator 2018, DSIK ka d\u00ebrguar nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb raportit p\u00ebr subjektin. Gjithashtu me 14 n\u00ebntor DSIK ka d\u00ebrguar nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr prokurorin Kurti. T\u00eb dh\u00ebnat shtes\u00eb t\u00eb d\u00ebrguara nga DSIK konfirmojn\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit, p\u00ebr shkak se dyshohet se ka favorizuar persona t\u00eb proceduar n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mitmarrjes. Subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se akuzohet p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person me iniciale H.M. Personi asokohe nuk ka qen\u00eb i proceduar penalisht dhe nuk ka pasur p\u00ebrfshirje n\u00eb krimin e organizuar. P\u00ebr shkak se raporti i DSIK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i klasifikuar pjes\u00ebrisht, relatori Hamitaj deklaroi se KPK do t\u00eb shprehej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, n\u00eb KPK kan\u00eb ardhur disa denoncime n\u00eb lidhje me integritetin e figur\u00ebs, sipas t\u00eb cilave prokurori Kurti ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb trafikant t\u00eb qenieve njer\u00ebzore me destinacion Anglin\u00eb dhe ka mbyllur dosjet e k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar kriminal. Lidhjet e pap\u00ebrshtatshme presupozohen me shtetasin H.M, i proceduar p\u00ebr trafik qeniesh njer\u00ebzore drejt SHBA. Gjithashtu denoncimi n\u00ebnvizon se subjekti ka fshehur pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe v\u00ebllez\u00ebrve. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre denoncimeve KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar duke administruar disa dosje penale, ku p\u00ebrfshihet dosja 8\/2006 e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda &#8211; e transferuar n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Prokurin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, ku \u00ebsht\u00eb regjistruar si dosja 202\/2007; si dhe dosjen 5156 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krime t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK dosja 8\/2006 e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit dhe organizat\u00eb t\u00eb strukturuar kriminale ka pasur t\u00eb pandehur shtetasit H.M, P.B, etj. N\u00eb dosjen hetimore rezulton se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar nj\u00eb sms midis personit t\u00eb hetuar P.B dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr, ku P.B i d\u00ebrgon emrin dhe numrin\u00a0 e telefonit t\u00eb prokurorit Shp\u00ebtim Kurti. Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e ka transferuar dosjen p\u00ebr P.B dhe H.M n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr. N\u00eb janar 2008 Prokuroria e Gjirokastr\u00ebs e ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen ndaj shtetasit H.M.<\/p>\n<p>Dosja 5165\/2013 \u00ebsht\u00eb transferuar gjithashtu n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb\u00a0 nga Krimet e R\u00ebnda pasi ka r\u00ebn\u00eb akuza p\u00ebr grup t\u00eb strukturuar kriminal. N\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, dosja \u00ebsht\u00eb supervizuar nga subjekti, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me detyr\u00eb zv. Prokuror i Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb hetuar nga prokurori E.K. Dosja ka pasur t\u00eb akuzuar shtetasin H.M dhe t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr trafikimin t\u00eb qenieve njer\u00ebzore. N\u00eb 29 maj 2016, shtetasi H.M \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 5 vjet heqje lirie, por ka p\u00ebrfituar 1\/3 e uljes s\u00eb d\u00ebnimit. Sipas hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje Prokuroria e Tiran\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb hetime t\u00eb kufizuara n\u00eb periudh\u00ebn 2013-2014, Nj\u00eb jav\u00eb pas transferimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, prokurori E.K ka k\u00ebrkuar ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurve, duke i liruar nga burgu. Mbas 34 dit\u00ebsh nga transferimi i dosjes prokurori E.K i ka kthyer 3 celular\u00eb dhe 1 makin\u00eb shtetasit H.M, me argumentin se nuk duheshin si prova. Prokuroria i ka shtyr\u00eb disa her\u00eb hetimet me afat 3 mujor, duke u justifikuar me p\u00ebrkthimin n\u00eb fr\u00ebngjisht t\u00eb nj\u00eb let\u00ebr porosie. Relatori Hamitaj tha se veprimet hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb pasive dhe joeficente dhe ajo \u00ebsht\u00eb mjaftuar me hetimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e subjektit H.M me 5 vjet burgim, mas\u00eb minimale sipas Kodit Penal q\u00eb parashikon deri n\u00eb 10 vjet burgim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale. Arsyetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr d\u00ebnim minimal \u00ebsht\u00eb shprehja e pendimit t\u00eb thell\u00eb nga autorit p\u00ebr vepr\u00ebn penale. Ky pretendim i prokurorit nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur nga dokumentet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb prokurori Kurti nuk ka ushtruar kompetencat e tij si prokuror m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Gjithashtu KPK konstaton se prokurori nuk ka deklaruar kontaktin me personin e lidhur me krimin e organizuar, shtetasin H.M.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij prokurori Kurti tha se hetimi i KPK-s\u00eb ndaj tij kishte zgjatur p\u00ebr 11 muaj. Avokati i tij kund\u00ebrshtoi statusin e personit t\u00eb lidhur p\u00ebr babain dhe v\u00ebllain, pasi pretendoi se sipas ligjit ky status i jepet vet\u00ebm personave me t\u00eb cil\u00ebt subjekti ka huadh\u00ebnie ose dhurim. M\u00eb tej subjekti tha se do t\u00eb b\u00ebnte disa sakt\u00ebsime n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb dhe kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ai shpjegoi disa \u00e7\u00ebshtje mbi mosp\u00ebrputhjet mbi \u00e7mimin e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn Sulejman Pasha, sip\u00ebrfaqen tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar me ligjin 7501, tok\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb Tiran\u00eb, shitjes s\u00eb pron\u00ebs dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb Angli. P\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit Kurti deklaroi se do sillte dokumente shtes\u00eb nga Western Union. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai u ndal dhe n\u00eb raportin e DSIK dhe lidhjen e tij me shtetasin H.M. Subjekti deklaroi se ai dhe shtetasi H.M e kishin origjin\u00ebn nga nj\u00ebsia administrative Golaj n\u00eb bashkin\u00eb e Hasit. Ai pranoi se me k\u00ebt\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb takuar rast\u00ebsisht me 8 janar 2013.<\/p>\n<p>\u201cRaporti shprehet se futen n\u00eb lokal 3 shtetas, dhe pasi dalin jan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe shp\u00ebrndar\u00eb,\u201d tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e ka regjistruar \u00e7\u00ebshtjen ndaj shtetasit H.M n\u00eb dhjetor 2013 pa autor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e takimit tim rast\u00ebsor, nuk pasur ndjekje penale ndaj shtetasit H.M,\u201d tha Kurti, duke shtuar se H.M \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur 3 muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb 29.03.2013, \u201cpas takimit tim rast\u00ebsor.\u201d<\/p>\n<p>Kurti tha se n\u00eb raportin e DSIK konsiderohet si subjekt me tendenca kriminale.<\/p>\n<p>\u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb 11 vite v\u00ebzhgim t\u00eb vazhduesh\u00ebm nuk m\u00eb kan\u00eb gjetur ve\u00e7se nj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm me shtetasin H.M,\u201d pyeti ai.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi pretendimin e DSIK se shtetasi H.M, e ka ndihmuar t\u00eb d\u00ebrgoi djalin e xhaxhait n\u00eb Angli n\u00eb 09.06.2013, i cili sipas Kurtit \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me azotemi.<\/p>\n<p>\u201cH.M ka qen\u00eb i arrestuar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe nuk ka pasur mund\u00ebsi ta d\u00ebrgoj\u00eb E.K n\u00eb Angli,\u201d tha Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij prokurori k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi i KPK-s\u00eb jepet t\u00eb premten me dat\u00eb 23 n\u00ebntor, ora 9.40.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Shp\u00ebtim Kurti, duke zbardhur lidhjet e tij me nj\u00eb trafikant t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, si dhe probleme me justifikimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe at\u00eb t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance-600x394.jpg","fifu_image_alt":"Lidhjet me krimin e organizuar ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi integritetin e prokurorit Shp\u00ebtim Kurti","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54036"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54036"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54036\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64350,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54036\/revisions\/64350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}