{"id":54045,"date":"2018-11-22T21:54:36","date_gmt":"2018-11-22T19:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54045"},"modified":"2019-05-06T23:26:54","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:54","slug":"llotot-dhe-lehtesimi-i-akuzave-per-masakren-e-coles-vulosin-vetingun-e-selmanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/llotot-dhe-lehtesimi-i-akuzave-per-masakren-e-coles-vulosin-vetingun-e-selmanit\/2018\/11\/22\/","title":{"rendered":"Llotot dhe leht\u00ebsimi i akuzave p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles \u201cvulosin\u201d vetingun e Selmanit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Artur Selmani u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb e tij nga kumari, burimet e pasuris\u00eb dhe leht\u00ebsimin e akuzave p\u00ebr 3 t\u00eb pandehur.\u00a0Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb, akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme dhe e p\u00ebrshkroi karrier\u00ebn e tij 30-vje\u00e7are si \u201cprokurori q\u00eb i \u00e7on hetimet deri n\u00eb fund\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54046\" aria-describedby=\"caption-attachment-54046\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54046 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK-600x319.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"319\" data-id=\"54046\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54046\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artur Selmani n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Artur Selmani e p\u00ebrshkroi sistemin ku punon prej 30 vitesh si \u201cambient jo-etik\u201d, ku kryeprokurori urdh\u00ebron rrjedhje provash n\u00eb media dhe nd\u00ebshkon me transferime n\u00eb raste mosbindjesh, e ku hetimi i njer\u00ebzve me lidhje politike shoq\u00ebrohet shpesh me kosto profesionale- gjat\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb tij mesdit\u00ebn e s\u00eb enjtes me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Selmani u ballafaqua me pik\u00ebpyetje dhe dyshime mbi burimet e pasuris\u00eb dhe integritetin e tij, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e diskutuesh\u00ebm t\u00eb akuz\u00ebs mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me tre viktima, e ndodhur n\u00eb vitin 2015 n\u00eb lagjen \u00c7ole t\u00eb Vlor\u00ebs. Leht\u00ebsimi i akuzave p\u00ebrball\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i kushtoi atij nj\u00eb pezullim nga detyra dhe dy procedime penale n\u00eb vitin 2017, por q\u00eb t\u00eb dyja u pushuan pa pasoja.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore me prokurorin q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kandidoi p\u00ebr postin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nisi n\u00eb or\u00ebn 12.00 t\u00eb s\u00eb enjtes, e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Firdes Shuli. Selmani u paraqit i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i mb\u00ebshtetur nga argumentet mbrojt\u00ebse t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb letra A4 mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultatet e hetimit administrativ n\u00ebnvizuan probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. N\u00eb raportin e saj, ILDKPKI e kishte konsideruar t\u00eb pasakt\u00eb deklarimin e Selmanit, ndon\u00ebse theksonte se ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa DSIK e konsideroi t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, duke iu referuar informacioneve p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e prokurorit n\u00eb llotari sportive n\u00eb vitet 2006, 2007 dhe 2008.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme i p\u00ebrcolli KPK-s\u00eb nj\u00eb raport me tre vler\u00ebsime \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d p\u00ebr Selmanin, por edhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pezullimin e tij nga detyra dhe procedimet penale p\u00ebr rastin e masakr\u00ebs s\u00eb \u00c7oles. T\u00eb dyja procedimet, sipas relatores Etleda \u00c7iftja ishin pushuar me argumentin se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb prokurori ishte ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb vendimin e tij p\u00ebr leht\u00ebsimin e akuzave.<\/p>\n<p>\u201cDuket se prokurori, me an\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nuk ka respektuar t\u00eb drejtat e familjar\u00ebve t\u00eb viktimave,\u201d theksoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja n\u00eb llotari sportive, e ndjekur nga deklarimi i 10 mij\u00eb dollar\u00ebve t\u00eb fituara si burim p\u00ebr pasurin\u00eb dhe leht\u00ebsimi drastik i akuzave p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles ishin \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e q\u00eb shoq\u00ebruan vetingun e prokurorit Selmani, pavar\u00ebsisht protest\u00ebs s\u00eb tij se karriera e gjat\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrkufizohej nga k\u00ebto episode.<\/p>\n<p>Me nota emocionale dhe heshtje t\u00eb zgjatura, Selmani tha se nuk ndjehej krenar dhe nuk k\u00ebrkonte shfaj\u00ebsim, ndon\u00ebse theksoi se kumari nuk ishte nj\u00eb aktivitet i paligjsh\u00ebm. Ai kund\u00ebrshtoi gjithashtu mas\u00ebn e pezullimit si paligjshm\u00ebri t\u00eb ish-eprorit t\u00eb tij, Adriatik Llalla. Lidhur me reduktimin e akuz\u00ebs nga 35 vjet n\u00eb 4 vjet burg p\u00ebr t\u00eb akuzuarin kryesor t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb \u00c7oles, Selmani u zgjat n\u00eb shpjegimin e bindjes s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb balancuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin e akuz\u00ebs me t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurve, nd\u00ebrsa shtoi se \u201cdosja nuk kishte prova\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pasuria: lloto dhe dhurata <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, relatorja Etleda \u00c7iftja u ndal n\u00eb mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 119 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb me kredi bankare prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 1999, te mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb dokumentuara p\u00ebr kursimet n\u00eb depozit\u00eb dhe n\u00eb cash prej rreth 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe n\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb prej 950 eurosh t\u00eb padeklaruar p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie.<\/p>\n<p>Sipas relatores, prokurori Selmani nuk kishte arritur t\u00eb provonte me dokumentacion fitimin e 10 mij\u00eb dollar\u00ebve n\u00eb lloto sportive si dhe dhuratat e s\u00eb mot\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer m\u00eb pas si burim p\u00ebr kursimet familjare.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga KPK p\u00ebr 14 vitet e deklarimit, Selmani kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr shum\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket apartamentit, \u00c7iftja tha se kishte mosp\u00ebrputhje mes deklaratave p\u00ebr sip\u00ebrfaqen si dhe nuk ishte provuar m\u00ebnyra e kalimit t\u00eb parave nga Banka e Kursimeve te subjekti i rivler\u00ebsimit dhe m\u00eb pas te shit\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb gjitha rastet e konstatuara, \u00c7iftja n\u00ebnvizoi se Selmani kishte depozituar prova dhe shpjegime p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre, t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtoheshin para marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Selmani nuk e fshehu pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rezultatet e hetimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur mora relacionin, mbeta i shokuar nga p\u00ebrfundimet dhe nuk po arrija dot t\u00eb njihja veten. Si ishte e mundur q\u00eb un\u00eb p\u00ebr veten time dhe koleg\u00ebt e mi p\u00ebr mua kishim bindje t\u00eb kund\u00ebrt nga gjetjet e KPK,\u201d ironizoi ai.<\/p>\n<p>Selmani kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK, sidomos argumentin q\u00eb n\u00ebse p\u00ebrjashtoheshin 10 mij\u00eb dollar\u00ebt e llotove dhe dhurata e motr\u00ebs, ai nuk mund t\u00eb justifikonte pasurin\u00eb e tij. Ai kishte dor\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb si prov\u00eb raportin e nj\u00eb eksperti, q\u00eb kund\u00ebrshtonte analiz\u00ebn negative, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk ishin llogaritur n\u00eb analiz\u00eb shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie ku jetonte me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb vitin 1996 si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Prokurori b\u00ebri nj\u00eb shpjegim t\u00eb detajuar juridik p\u00ebr t\u00eb ardhurat e m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb sipas nuk jan\u00eb t\u00eb paligjshme, por jan\u00eb t\u00eb padokumentuara dhe p\u00ebmendi nenin e Kushtetut\u00ebs q\u00eb ka si kufi dyfishin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme si shkak p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, Selmani faj\u00ebsoi noteren p\u00ebr p\u00ebrpilimin e nj\u00eb kontrate t\u00eb gabuar n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa mohoi kategorikisht q\u00eb aid he bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb kishin kryer transferta drejt Anglis\u00eb, Gjermanis\u00eb apo Belgjik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cReferojuni sistemit TIMS, nuk rezulton q\u00eb un\u00eb apo bashk\u00ebshortja ime t\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende. Nga regjistri rezultojn\u00eb 13 Artur Selmani dhe 9 Albana, por asnj\u00ebri prej tyre nuk ka ID ton\u00eb. Ky informacion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai tha se pasuria e tij ishte nj\u00eb apartament i bler\u00eb me kredi, nj\u00eb makin\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00ebshe dhe 3.5 milion\u00eb lek\u00eb kursime, pasuri sipas tij e justifikuar gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u201cLlalla m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb nxirrja prova n\u00eb media\u201d \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja n\u00eb loj\u00ebrat e fatit, si aktivitet q\u00eb c\u00ebnon integritetin dhe akuzat p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles u rikthyen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera; at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja p\u00ebrmendi se llotot ishin nj\u00eb nga arsyet pse DSIK kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport negative p\u00ebr Selmanin, nd\u00ebrsa dy procedimet ndaj tij ishin argumenti i dyt\u00eb n\u00eb at\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimet e DSIK u raportua p\u00ebrfshirja e subjektit n\u00eb llotari sportive, nga t\u00eb cilat rezulton t\u00eb ket\u00eb fituar 10 mij\u00eb USD,\u201d lexoi raportin e DSIK \u00c7iftja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00e7do dyshim p\u00ebr kryerje ose moskryerje t\u00eb detyr\u00ebs c\u00ebnon figur\u00ebn e prokurorit dhe integritetin si dhe b\u00ebn t\u00eb mundsh\u00ebm v\u00ebnien e tij n\u00ebn presionin e grupeve kriminale,\u201d shtoi ajo m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Selmani e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK, duke theksuar se nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb apo indicie p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri- \u201cmungon baza ligjore e dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Lidhur me loj\u00ebrat e fatit, Selmani tha se nuk luante prej 10 vitesh dhe se ka reflektuar shum\u00eb rreth k\u00ebtij fenomeni koh\u00ebt e fundit, nd\u00ebrsa shprehu opinionin e tij se duheshin ndalime ligjore ose n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs p\u00ebr koleg\u00ebt e tij prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e pranoj q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kam pasur k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegje q\u00eb kam sot, pasi punoja n\u00eb nj\u00eb ambient jo-etik, ku llotaria konsiderohej normale. Nuk duhet t\u00eb d\u00ebnohem p\u00ebr \u00e7\u2019kam b\u00ebr\u00eb para 10 vitesh\u2026Duhet ndalim n\u00eb Kod Etik t\u00eb sjelljes q\u00eb sot m\u00eb turp\u00ebron,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>Prokurori shpjegoi m\u00eb tej se \u201cmungesa e provave n\u00eb dosje\u201d e kishte shtyr\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte ulje d\u00ebnimi p\u00ebr tre t\u00eb akuzuarit e masakr\u00ebs s\u00eb \u00c7oles dhe se k\u00ebt\u00eb fakt ia kishte shprehur eprores s\u00eb tij, Alma Mu\u00e7a n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme-episod q\u00eb ai e p\u00ebrshkroi si \u201crefleks\u201d t\u00eb imponuar nga sistemi i vjet\u00ebr hierarkik.<\/p>\n<p>\u201cU penalizova vet\u00ebm sepse kam thyer urdhrin e eprorit. Pse shkova? Sepse n\u00eb prokurori vazhdojn\u00eb ende shenjat e sistemit t\u00eb vjet\u00ebr. Ndon\u00ebse ligji ka ndryshuar, refleksi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Prokurori k\u00ebshilloi m\u00eb tej q\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimet kontradiktore mes tij dhe Mu\u00e7\u00ebs mbi rastin, duhej t\u00eb merrej p\u00ebr baz\u00eb d\u00ebshmia q\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb mir\u00eb me prova t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa mas\u00ebn e ish-kryeprokurorit Llalla e cil\u00ebsoi t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cAi doli n\u00eb televizor me urgjenc\u00eb t\u00eb papar\u00eb dhe urdh\u00ebroi Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb niste hetimet ndaj meje,\u201d tha Selmani, duke pretenduar se procedura k\u00ebrkon veprime n\u00eb kahun e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Rasti i m\u00ebsip\u00ebrm nuk ishte i vetmi shigjetim n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Llall\u00ebs. Duke iu referuar penalizimeve \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij t\u00eb balancuara\u201d, Selmani tregoi se Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nxirrte n\u00eb media pamjet filmike t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar n\u00eb Parlament nga deputet\u00ebt socialist\u00eb Pjerin Ndreu, Arben Ndoka dhe Armando Prenga, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai po hetonte \u00e7\u00ebshtjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk pranova, por u largova nga detyra. \u00c7\u00ebshtja m\u2019u hoq dhe u komandova n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs,\u201d tha Selmani.<\/p>\n<p>Selmani p\u00ebrmendi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb hetuara prej tij p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave, mes t\u00eb cilave edhe dosjen e vitit 2009 kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs apo hetimet p\u00ebr vrasjen e Azem Hajdarit, si shembull t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe integritetit t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar hetimet deri n\u00eb fund, edhe n\u00eb kushtet e presionit politik. Ai shtoi se p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij ishte penalizuar nga epror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr komponentin profesional, ja sikur ta marrim q\u00eb un\u00eb kam gabuar n\u00eb nj\u00eb moment, por \u00e7\u2019u b\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb hetuara nga un\u00eb? Asnj\u00eb qytetar nuk \u00ebsht\u00eb ankuar ndonj\u00ebher\u00eb ndaj meje. Keni marr\u00eb vet\u00ebm 1 rast t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb mia p\u00ebrball\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb,\u201d iu drejtua Selmani trupit gjykues.<\/p>\n<p>Pyetjeve t\u00eb prokurorit iu p\u00ebrgjigj relatorja \u00c7iftja, e cila sqaroi se vler\u00ebsimi profesional nuk \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, por barra e prov\u00ebs i ka kaluar p\u00ebr nj\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk i heqim asnj\u00eb presje raportit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb tuaja profesionale. Megjithat\u00eb, ju vet\u00eb e pranuat q\u00eb rasti i m\u00ebsip\u00ebrm ka shkaktuar probleme,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Selmani u p\u00ebrball edhe nj\u00ebher\u00eb me at\u00eb q\u00eb u konsiderua si var\u00ebsi e 10 viteve m\u00eb pas. V\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb, Mia Roessingh i k\u00ebrkoi prokurorit t\u00eb deklaronte specifikisht n\u00ebse vazhdonte apo jo t\u00eb luante kumar.<\/p>\n<p>\u201cFaleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb m\u00eb dhemb. Jo vet\u00ebm un\u00eb vet\u00eb, q\u00eb nuk dua t\u00eb kem t\u00eb b\u00ebj fare me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por nuk dua t\u00eb ken\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb as koleg\u00ebt e mi. Un\u00eb nuk kam m\u00eb lidhje dhe nuk do t\u00eb kem t\u00eb b\u00ebj asnj\u00ebher\u00eb,\u201d u p\u00ebrgjigj Selmani.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Selmani k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin parasysh provat dhe shpjegimet e tij, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn tha me emocionalitet se nuk mund t\u00eb jetonte.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin, kryesuesi i trupit gjykues tha se shpallja do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb 26 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 11.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Artur Selmani u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb e tij nga kumari, burimet e pasuris\u00eb dhe leht\u00ebsimin e akuzave p\u00ebr 3 t\u00eb pandehur.\u00a0Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb, akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme dhe e p\u00ebrshkroi karrier\u00ebn e tij 30-vje\u00e7are si \u201cprokurori q\u00eb i \u00e7on hetimet deri n\u00eb fund\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK-600x319.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54045"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54045"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62362,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54045\/revisions\/62362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}