{"id":54051,"date":"2018-11-23T17:43:43","date_gmt":"2018-11-23T15:43:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54051"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"kpk-vuri-ne-pikepyetje-etiken-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-prokurorit-besnik-cani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-vuri-ne-pikepyetje-etiken-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-prokurorit-besnik-cani\/2018\/11\/23\/","title":{"rendered":"KPK vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje etik\u00ebn, pasurin\u00eb dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM ngrit\u00ebn dyshime\u00a0 mbi etik\u00ebn profesionale dhe than\u00eb se kishte dyshime p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia nga prokurori Besnik Cani, tani k\u00ebshilltar pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Cani mohoi t\u00eb kishte shkelur etik\u00ebn dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54052\" aria-describedby=\"caption-attachment-54052\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54052\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-cani-kpk-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54052\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54052\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr rivler\u00ebsimin e prokurorit Besnik Cani. Foto: Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb rivler\u00ebsimit me kandidatin e fundit p\u00ebr an\u00ebtar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani. Relacioni i lexuar nga Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb hetimit KPK dhe n\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb sajin edhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, kishin ngritur dyshime p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d,\u00a0 mbi etik\u00ebn dhe profesionalizmin e Canit. Po ashtu, n\u00eb relacion u p\u00ebrmend\u00ebn edhe probleme me pasurit\u00eb, p\u00ebrfshi shuma t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>Problemet kryesore t\u00eb Canit sipas relacionit, rezultuan nga nj\u00eb kontrat\u00eb e diskutueshme sipas KPK-s\u00eb me kompanin\u00eb &#8220;Kastrati&#8221; p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb karburanti n\u00eb pron\u00eb t\u00eb tij, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb si i pastreh\u00eb nga Bashkia Fier n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur prokuroria kishte n\u00eb hetim ish-kryebashkiakun si dhe pushimi apo mosfillimi i hetimeve p\u00ebr disa dosje. \u00a0KPK po ashtu theksoi edhe disa probleme me deklarimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Cani u mbrojt duke vler\u00ebsuar hetimin e KPK-s\u00eb si shterues, por kund\u00ebrshtoi dyshimet e ngritura p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs, konfliktin e interesit dhe aprofesionalizmin n\u00eb trajtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve. Cani tha se kontrata me kompanin\u00eb nuk ishte investim, por \u201ckontrat\u00eb qiraje me pages\u00eb variable\u201d, nd\u00ebrsa tha se kishte gjetur q\u00eb kjo lloj kontrate p\u00ebrdorej n\u00eb \u201cAustrali, Singapor e Kamboxhia\u201d. Ai tha se KPK kishte v\u00ebrtetuar q\u00eb nuk\u00a0 kishte ndikuar n\u00eb hetimin ndaj ish-kryebashkiakut t\u00eb Fierit, Baftjar Zeqo dhe se megjith\u00ebse bashk\u00ebshortja kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, ata ishin \u201ct\u00ebrhequr nga p\u00ebrfitimi i kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme l\u00ebshuan raporte pozitive p\u00ebr Canin, duke mos i gjetur shkelje n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve.<\/p>\n<p>Besnik Cani \u00ebsht\u00eb kandidati i fundit i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb kalon n\u00eb sit\u00ebn e vetingut. Ai u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Cani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurori si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin\u00a0 &#8217;94 dhe n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb \u00a0em\u00ebruar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve, ai ka drejtuar prokurorit\u00eb e Fierit, Shkodr\u00ebs dhe Elbasanit dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb kabinetin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kontrata e qiras\u00eb p\u00ebr karburantin<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, q\u00eb zgjati 3 or\u00eb, KPK tha se hetimet p\u00ebr Canin ishin mbyllur nj\u00eb her\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Por treshja q\u00eb gjykoi rastin, kishte vendosur rihapjen e tyre pasi Cani kishte sjell\u00eb argumente plot\u00ebsuese sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe kishte k\u00ebrkuar t\u00eb hetohej n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Sipas relacionit, prokurori zot\u00ebronte rreth nj\u00eb mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb Paskuqan, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebrmes procesit t\u00eb legalizimit (633 metra katror\u00eb) dhe 363 metra ishin bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga kunati p\u00ebr 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, m\u00eb her\u00ebt kishte qen\u00eb banesa e prokurorit, tani ndodhej sipas relacionit nj\u00eb pik\u00eb karburanti, nj\u00eb bar kafe dhe nj\u00eb lavazh. Objektet ishin nd\u00ebrtuar nga kompania Kastrati Shpk, bazuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje 25-vje\u00e7are sipas t\u00eb cil\u00ebs Cani p\u00ebrfitonte 5 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr karburant t\u00eb shitur aty dhe pas 25 viteve merrte n\u00eb zot\u00ebrim edhe karburantin. Kontrata kishte p\u00ebsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb amendimesh dhe n\u00eb versionin e saj t\u00eb fundit bar-kafeja dhe lavazhi menaxhoheshin nga djali i subjektit.<\/p>\n<p>Relatori tha se komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i kishin lindur dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe p\u00ebr kontrat\u00eb investimi q\u00eb binte ndesh me ligjin, nd\u00ebrsa u cil\u00ebsua se kishte dyshime p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK tha se kishte k\u00ebrkuar opinion nga ILDKPKI e cila nd\u00ebrsa ishte shprehur se Cani nuk kishte konflikt interesi n\u00eb raportin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm d\u00ebrguar Komisionit, p\u00ebrs\u00ebriti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. KPK po ashtu tha se nuk kishte rezultuar q\u00eb Cani t\u00eb kishte hetuar ortak\u00eb apo drejtues t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb relatori vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr Komisionin kontrata nuk ishte kontrat\u00eb qiraje dhe se me amendamentet dhe efektet q\u00eb sillet ajo ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u201cpjes\u00ebmarrje n\u00eb sip\u00ebrmarrje, ku subjekti p\u00ebrfiton n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb fitimeve\u201d dhe se mund t\u00eb cil\u00ebsohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ortak.<\/p>\n<p>KPK tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia dhe ngriti dyshime p\u00ebr mosrespektim t\u00eb ligjit p\u00ebr statusin e magjistratit apo p\u00ebrfitime p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit si prokuror.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte shprehur me nj\u00eb opinion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku vinte n\u00eb dyshim etik\u00ebn e Canit. Relatori tha se opinioni do t\u00eb shqyrtohej bashk\u00eb me provat e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Cani i cili tha se ishte krenar q\u00eb nuk po hetohej p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar, por \u201cvet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb jetes\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb familjes s\u00eb tij dhe shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d, tha se nuk kishte konflikt interesi. Cani megjithat\u00eb theksoi se nuk ishte njoh\u00ebs i miri i ligjit civil, sepse ishte specializuar n\u00eb at\u00eb penal. Duke pranuar faktin se kontrata e qiras\u00eb ishte atipike, ai tha se kishte gjetur shembuj t\u00eb ngjash\u00ebm prej kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ILDKPKI-s\u00eb Cani k\u00ebmb\u00ebnguli se formalisht ai duhej t\u00eb vihej n\u00eb dijeni p\u00ebr konfliktin e interesit n\u00ebse kishte dhe vet\u00ebm n\u00ebse nuk e zgjidhte at\u00eb t\u00eb penalizohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Cani i tha KPK-s\u00eb se n\u00ebse trupa do t\u00eb gjykonte k\u00ebt\u00eb si marr\u00ebdh\u00ebnie e pap\u00ebrshtatshme ai ishte i gatsh\u00ebm ta prishte kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha se kjo kontrat\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte jet\u00ebn e\u00a0 familjes por ishte kthyer tani n\u00eb nj\u00eb makth. Ai tha se nuk kishte hetuar \u00e7\u00ebshtje ku ishin p\u00ebrfshir\u00eb ortak\u00eb apo drejtues t\u00eb kompanis\u00eb dhe se n\u00ebse do t\u00eb kishte t\u00eb tilla do t\u00eb dor\u00ebhiqej nge hetimi apo vendimarrja.<\/p>\n<p>Duke iu referuar dyshimit se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb kontrat\u00eb investimi e ortak\u00ebrie, Cani tha kontrata ishte p\u00ebrpiluar nga kompania dhe se kjo e fundit kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb form\u00eb pagese duke qen\u00eb se nuk ishte e sigurt p\u00ebr p\u00ebrfitimet q\u00eb mund t\u00eb vinin nga investimi pasi b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb joformale.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ligji civil shqiptar nuk jepte detaje se \u00e7far\u00eb ishte nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje dhe as format e pages\u00ebs q\u00eb aplikoheshin. Ai tha se kishte gjetur nj\u00eb form\u00eb e ngjashme kontrat\u00eb qiraje me pages\u00eb \u201cvariable\u201d e cila aplikohej n\u00eb Australi, Singapor dhe Kamboxhia.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar pse kompania kishte hequr dor\u00eb nga lavazhi dhe kafeneja Cani tha se ajo ishte nj\u00eb kompani me xhiro t\u00eb madhe dhe p\u00ebrfitimet nga nj\u00eb lavazh e nj\u00eb kafen n\u00eb Paskuqan nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb. \u00a0Ai tha se kjo do t\u00eb paguhej duke i l\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb. Cani n\u00eb koment tha po ashtu se banor\u00ebt n\u00eb zon\u00eb flinin her\u00ebt dhe \u201cAkoma nuk jan\u00eb civilizuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Hetimet mbi kredin\u00eb e but\u00eb n\u00eb Fier<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i zgjeruar sipas relacionit t\u00eb lexuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebrfshiu edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga Cani dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht denoncimet ndaj tij. KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb iu referuar nj\u00eb shkrimi t\u00eb publikuar n\u00eb portalin pamfleti.com, n\u00eb t\u00eb cilin Cani akuzohej p\u00ebr korrupsion dhe po ashtu p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve t\u00eb nj\u00eb dosje n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Fierit Baftjar Zeqo, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga kjo bashki.<\/p>\n<p>KPK tha se kishte hetuar n\u00eb lidhje me dyshimet e ngritura n\u00eb shkrim. Komisioni nuk kishte administruar dot dosjen e aplikimit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Canit p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb, pasi ajo nuk ndodhej m\u00eb n\u00eb bashki, por u gjet se ai ishte futur n\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb pastreh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonin.<\/p>\n<p>KPK tha se statusi i pastreh\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb edhe pse ai nuk plot\u00ebsonte kriteret e p\u00ebrcaktuara nga ligji. Relatori po ashtu tha se n\u00eb fund prokurori nuk kishte p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb. Bashk\u00ebshortja q\u00eb kishte aplikuar nuk kishte asnj\u00eb pron\u00eb t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni tha se kishte dyshime q\u00eb aplikimi ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga privilegji i t\u00eb qenit prokuror. \u00c7\u00ebshtja po ashtu ishte hetuar edhe n\u00eb lidhje me kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Cani nuk kishte hetuar dosjen, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte po me nj\u00eb vendim t\u00eb bashkis\u00eb Fier e k\u00ebshillit bashkiak atje p\u00ebr qirat\u00eb e buta, por kishte qen\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Fier n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe kishte miratuar vendimet e prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Kjo e fundit kishte pushuar hetimet duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte vep\u00ebr penale, pasi behej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim kolegjial t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i prokurores ishte rr\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit e cila kishte k\u00ebrkuar hapjen e hetimeve, po ashtu n\u00eb nj\u00eb padi civile Gjykata e Fierit kishte rr\u00ebzuar si t\u00eb paligjsh\u00ebm ket\u00eb vendim t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb tha n\u00eb relacion se nuk kishte provuar q\u00eb Cani t\u00eb kishte ushtruar ndikim p\u00ebr t\u00eb favorizuar ish-kryebashkiakun.\u00a0 Cani vet\u00eb u mbrojt duke iu referuar k\u00ebsaj pjese t\u00eb relacionit, po ashtu tha se kishte marr\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi nga ish-kryebashkiaku Zeqo.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishte menduar se do t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Fier dhe duke dashur t\u00eb kishte pran\u00eb familjen kishte menduar t\u00eb tranferohej aty me gjendje civile dhe m\u00eb pas edhe me banes\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bashk\u00ebshortja pa iu referuar ndonj\u00eb ligji kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Cani u mbrojt n\u00eb seanc\u00eb duke referuar dy her\u00eb, se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen sipas tij t\u00eb ngjashme ndaj kolegut Dritan Pren\u00e7i, i cili \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga KPK dhe vendimi ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, KPK nuk e kishte par\u00eb si problem p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga Bashkia La\u00e7.<\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00e7\u00ebshtja ndaj tij ishte edhe m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi ai ishte t\u00ebrhequr nga k\u00ebrkesa dhe kjo nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb k\u00ebrkesa e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e diskutimit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. V\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e pyeti Canin n\u00ebse ai dhe bashk\u00ebshortja, pavar\u00ebsisht njohjes q\u00eb kishin p\u00ebr ligjin, ishin interesuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse i plot\u00ebsonin apo jo kriteret ligjore p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb para se t\u00eb aplikonin.<\/p>\n<p>Cani p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa tha se vler\u00ebsimi p\u00ebr marrjen ose jo t\u00eb statusit b\u00ebhej nga institucionet e jo nga ai. Ai p\u00ebrs\u00ebriti se k\u00ebrkesa kishte qen\u00eb formale dhe vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb adoleshence. Ai tha se nuk kishte p\u00ebrfituar nga pozicioni i pun\u00ebs duke dh\u00ebn\u00eb si shembull t\u00ebrheqjen nga kjo k\u00ebrkes\u00eb kur ishte trasferuar n\u00eb Shkod\u00ebr edhe pse mund ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb rrethet q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si drejtues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi s\u00ebrish rastin e Pren\u00e7it\u00a0 edhe pse iu k\u00ebrkua si nga ONM si nga kryesuesi i seanc\u00ebs q\u00eb t\u2019i referohej vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij dhe fakteve rreth saj. V\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se Cani nuk i dha p\u00ebrgjigje pyetjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb tjera me pasurin\u00eb<\/strong> <strong>dhe profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relacionit problemi i par\u00eb i Canit me pasurin\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Paskuqan n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019. Relatori tha se kostoja ishte vler\u00ebsuar 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe se Cani nuk kishte sjell\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna Cani kishte pretenduar se sht\u00ebpia ishte nd\u00ebrtuar me argat, me ndihm\u00ebn e miqve dhe t\u00eb af\u00ebrmve. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Cani i q\u00ebndroi k\u00ebtij shpjegimi nd\u00ebrsa i tregoi treshes gjykuese dhe t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb sall\u00eb foto t\u00eb banes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se ajo kishte qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim modest. Relatori nuk u shpreh se si ishte cil\u00ebsuar kjo pasuri.<\/p>\n<p>Po ashtu Cani zot\u00ebronte nj\u00eb apartament 117 metra katror\u00eb, bler\u00eb p\u00ebr 69 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2005. KPK tha se kishte dyshime n\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb 3500 dollar\u00ebve q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagimin e 21 mij\u00eb eurove parapagim n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb kjo shum\u00eb ishte deklaruar si e kursyer, por Komisioni thot\u00eb se shuma nuk ishte deklaruar n\u00eb vitet 2003 dhe 2004. Relatori tha se ishte hetuar edhe nj\u00eb hua me vler\u00eb 6 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr nga t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ai tha se vendimi p\u00ebr k\u00ebto shuma do merrej pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit dhe argumenteve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu relatori tha se kishte nj\u00eb \u201cmunges\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb ardhurash\u201d n\u00eb disa vite. Cani tha se mosrakordimit ishin pasoj\u00eb e lapsusave dhe gabimeve. Ai tha se ligji p\u00ebr vet\u00ebdeklarimin kishte lejuar nj\u00eb marzh gabimi n\u00eb vet\u00ebdeklarimet e para.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit t\u00eb Canit KPK u fokusua gjat\u00eb te mosfillimi i hetimeve p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje. Sipas KPK-s\u00eb Cani kishte marr\u00eb vendime p\u00ebr t\u00eb mosnisur hetimet duke mos kryer veprime paraprake dhe duke neglizhuar provat.<\/p>\n<p>KPK iu referua n\u00eb nj\u00eb rast vendimit t\u00eb Canit p\u00ebr t\u00eb mos ngritur akuz\u00eb p\u00ebr \u201cshkaktim vet\u00ebvrasje\u201d ndaj nj\u00eb t\u00eb akuzuari i cili nd\u00ebrkoh\u00eb po d\u00ebrgohej p\u00ebr gjykim p\u00ebr korrupsion. Rasti ishte denoncuar n\u00eb KPK nga nj\u00eb person.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se pas vendimit t\u00eb eprorit Cani kishte rihapur hetimin dhe kishte ndryshuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim duke vendosur akuz\u00ebn e shkaktimit t\u00eb vet\u00ebvrasjes. KPK thot\u00eb se vet\u00eb Cani kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe i akuzuar ishte d\u00ebnuar n\u00eb Shkall\u00ebn e Par\u00eb, por vendimi p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cshkaktimit t\u00eb vet\u00ebvrasjes\u201d ishte rr\u00ebzuar n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje t\u00eb tij Cani tha se k\u00ebto ishin gabime q\u00eb rregulloheshin brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Duke p\u00ebrmendur faktin e vendimit t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb dy gjykatave Cani la t\u00eb kuptohej se \u00e7\u00ebshtja ishte e hapur p\u00ebr interpretime t\u00eb ndryshme. Ai dha detaje konkrete t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke shtuar se kishte pasur n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb mejkoligjore q\u00eb i b\u00ebnte shkaqet e vdekjes t\u00eb qarta dhe se megjithat\u00eb pas vendimit t\u00eb eprorit n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimin e tij, kishte plot\u00ebsuar dosjen i pandikuar.<\/p>\n<p>Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi pretendimet se akuza nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb si pasoj\u00eb e ndonj\u00eb \u201cndikimi t\u00eb jasht\u00ebm\u201d, duke dh\u00ebn\u00eb si prov\u00eb se ai kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar at\u00eb me dinjitet dhe se kishte fituar \u00e7\u00ebshtjen, pavar\u00ebsisht se vendimi ishte prishur n\u00eb apel ku akuza p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr KPK iu referua mosfillimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb falsifikim me pasoj\u00eb tjet\u00ebrsimin e 10 mij\u00eb metrave katror\u00eb pron\u00eb. \u00c7\u00ebshtja ishte pushuar, nd\u00ebrsa Cani kishte p\u00ebrdorur si argument faktin se n\u00eb nj\u00eb vendim civil falsifikimi nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nga gjykata.<\/p>\n<p>KPK nd\u00ebrkoh\u00eb theksoi se falsifikimi kishte qen\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb kall\u00ebzimin e b\u00ebr\u00eb dhe se Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kishte k\u00ebrkuar q\u00eb prokuroria t\u00eb fillonte hetimet, pas t\u00eb cilave po Cani kishte d\u00ebrguar nj\u00eb dosje n\u00eb gjykat\u00eb duke marr\u00eb edhe d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuarit. Vendimi ishte prishur n\u00eb Apel pasi vepra penale ishte konsideruar e parashkruar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast prokurori p\u00ebrdori si mbrojtje faktin se kishte qen\u00eb ai q\u00eb e kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fund. Ai tha se vendimi i par\u00eb i pushimit ishte marr\u00eb pasi kishte nj\u00eb politik\u00eb n\u00eb prokurori p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebm me kall\u00ebzime t\u00eb ngjashme, t\u00eb cilat po p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb zvarritur proceset civile.<\/p>\n<p>Cani u gjet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa disa denocime ndaj tij p\u00ebr korrupsion KPK tha se ishin verifikuar, por nuk kishin rezultuar t\u00eb sakta dhe nuk kishin prova p\u00ebr abuzime. N\u00eb nj\u00eb rast KPK tha se denoncuesi kishte l\u00ebn\u00eb num\u00ebr t\u00eb rrem\u00eb kontakti dhe nuk u gjet n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shpjegime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM ngrit\u00ebn dyshime\u00a0 mbi etik\u00ebn profesionale dhe than\u00eb se kishte dyshime p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia nga prokurori Besnik Cani, tani k\u00ebshilltar pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Cani mohoi t\u00eb kishte shkelur etik\u00ebn dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":54052,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-cani-kpk-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61740,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051\/revisions\/61740"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}