{"id":54065,"date":"2018-11-23T22:14:51","date_gmt":"2018-11-23T20:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54065"},"modified":"2019-05-06T23:26:54","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:54","slug":"kandidati-i-fundit-i-klgj-se-ballafaqohet-me-probleme-ne-3-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-i-fundit-i-klgj-se-ballafaqohet-me-probleme-ne-3-kriteret-e-vetingut\/2018\/11\/23\/","title":{"rendered":"Kandidati i fundit i KLGJ-s\u00eb ballafaqohet me probleme n\u00eb 3 kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Luan Dervishi, kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor u akuzua se nuk kishte burime financiare p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb SHBA, si dhe u hodh\u00ebn dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion nga DSIK. Dervishi kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe raportin e DSIK dhe k\u00ebrkoi t\u2019a njihnin s\u00eb paku me \u201cemrin e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54068\" aria-describedby=\"caption-attachment-54068\" style=\"width: 538px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54068 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii-538x400.jpg\" alt=\"\" width=\"538\" height=\"400\" data-id=\"54068\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54068\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb integritetit p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK dhe mbrojti si t\u00eb drejta vendimet e dh\u00ebna si gjyqtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, q\u00eb hidhte dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e gjyqtarit n\u00eb korrupsion apo me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme u kund\u00ebrshtua gjithashtu me forc\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar mesdit\u00ebn e s\u00eb premtes, nd\u00ebrsa gjyqtari Dervishi dhe avokati i tij k\u00ebrkuan t\u00eb njiheshin s\u00eb paku me emrin e \u201ckontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Gjyqtar prej vitit 1982, Luan Dervishi u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Pas publikimit t\u00eb thirrjes s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucionit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Dervishi u krye nga trupa gjyq\u00ebsore e drejtuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Pamela Qirko. Gjyqtari, i cili mbyll procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kandidat\u00ebt e KLGJ-s\u00eb, u paraqit para Komisionit i shoq\u00ebruar nga avokati Ardian Visha.<\/p>\n<p>Relatimi mbi kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebrfshiu nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mosp\u00ebrputhjesh n\u00eb deklarime dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit Dervishi. Sipas relatores \u00c7iftja, subjekti kishte deklarime kontradiktore p\u00ebr burimin e 48 metrave katror\u00eb truall n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb apartament 125 metra katror\u00eb po n\u00eb Tiran\u00eb, numrin e garazheve apo shitjen e apartamentit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi gjithashtu munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e gjyqtarit n\u00eb koh\u00ebn kur ai punonte si kryetar gjykate n\u00eb Librazhd apo gjat\u00eb 3 viteve t\u00eb pun\u00ebs si avokat si dhe munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb lexuar nga relatorja \u00c7iftja, subjekti rezultonte me munges\u00eb burimesh financiare prej 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti Ford Focus me vler\u00eb 13 900 euro, pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimet n\u00eb cash prej 1.1 milion\u00eb lek\u00ebsh si dhe munges\u00eb burimesh prej 3.6 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara-t\u00eb cilat kapnin vler\u00ebn e rreth 50 mij\u00eb dollar\u00ebve n\u00eb total.<\/p>\n<p>Relatorja hodhi gjithashtu dyshime mbi aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb djalit t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me kredi financiare n\u00eb SHBA prej 64 mij\u00eb dollar\u00ebsh si dhe pamund\u00ebsin\u00eb e vjehrr\u00ebs si person i lidhur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin, ku gjyqtari Dervishi jeton pa qera q\u00eb prej shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, relatorja theksoi se gjyqtari kishte paraqitur t\u00eb enjten prova dhe shpjegime t\u00eb tjera, t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtoheshin para marrjes s\u00eb vendimit. Vet\u00eb gjyqtari Dervishi i kund\u00ebrshtoi gjetjen e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe u ankua se i ishin hequr pa t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga tre vitet e pun\u00ebs si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Librazhdit, t\u00eb ardhurat si avokat si dhe 4 vite pun\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam dakord me p\u00ebrfundimin q\u00eb nuk kam burime p\u00ebr pasurin\u00eb. Kam tentuar t\u00eb marr dokumente p\u00ebr vitet 1989-1992 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Librazhdit dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb dokumentet jan\u00eb djegur,\u201d tha ai para Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cPas dy vitesh un\u00eb do t\u00eb dal n\u00eb pension dhe k\u00ebto vite do t\u00eb m\u00eb njihen si vjet\u00ebrsi n\u00eb pun\u00eb. E quaj nonsens q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb llogariten k\u00ebto t\u00eb ardhura,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Dervishi tha gjithashtu se kishte dor\u00ebzuar s\u00eb fundmi dokumente p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb zyre n\u00eb Librazhd si dhe p\u00ebr tatimet fikse t\u00eb paguara gjat\u00eb tre viteve si avokat, nd\u00ebrsa dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb birit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas tij ishin siguruar me vones\u00eb dhe ishin sjell\u00eb me urgjenc\u00eb nga bashk\u00ebshortja, p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar Komisionit t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Gjyqtari u ndal edhe te makina Ford Focus, q\u00eb sipas tij \u201cia kishte bler\u00eb familja p\u00ebr 55-vjetor\u201d dhe i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb shikonte tepricat e deklaruara \u00e7do fund viti, q\u00eb sipas tij dalin p\u00ebr t\u00eb justifikuar asetet. Ai pranoi si t\u00eb vetmin defekt dh\u00ebnien e apartamentit me qera, nd\u00ebrsa shtoi se balanca e pasuris\u00eb dilte n\u00eb rregull n\u00ebse i llogariteshin edhe 13 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb vjetra) t\u00eb p\u00ebrfituara nga qerat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr korrupsion t\u00eb DSIK <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me pasurin\u00eb, relatorja Etleda \u00c7iftja deklaroi se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar evidentonte n\u00eb raportin e saj \u201cpap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb\u201d e gjyqtarit Luan Dervishi, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion pasiv dhe aktiv si dhe kontaktit me nj\u00eb person me tendenca n\u00eb p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi m\u00eb tej se DSIK kishte d\u00ebrguar dy raporte p\u00ebr Dervishin: i pari me konstatimin \u201ci p\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, por pa informacionin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror dhe m\u00eb pas, n\u00eb versionin e p\u00ebrdit\u00ebsuar, nj\u00eb raport \u201cpap\u00ebrshtatshm\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka par\u00eb raportin e klasifikuar dhe i drejtoi pyetje subjektit. Nuk kemi k\u00ebrkuar prova, pasi nuk kishim nj\u00eb rast konkret&#8230;,\u201d tha \u00c7iftja, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se dyshimet konkrete ishin ende t\u00eb klasifikuara si sekret.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si n\u00eb korrespondenc\u00ebn me KPK-n\u00eb, gjyqtari Dervishi mohoi t\u00eb kishte kontakte me persona t\u00eb inkriminuar dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb prova nga Komisioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb si\u00e7 tha ai, t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb mbrohej.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb raporti i DSIK-s\u00eb pas 35 vitesh pun\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Kurr\u00eb nuk kam ndenjur me persona t\u00eb inkriminuar,\u201d tha Dervishi, duke e konsideruar raportin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs si shabllon dhe pa asnj\u00eb indicie. Kontestimi mbi k\u00ebt\u00eb kriter u theksua m\u00eb tej nga avokati Visha, i cili argumentoi se raporti i DSIK ka karakter subjektiv dhe paragjykues.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka nj\u00eb fakt, nj\u00eb em\u00ebr, nj\u00eb prov\u00eb \u00a0q\u00eb subjektit t&#8217;i jepet mund\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur. Ky Komision ka treguar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn q\u00eb vler\u00ebsimet e DSIK-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gabuara. Duhet t\u00eb kishit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb pakt\u00ebn emrin e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm&#8230;,\u201d tha Visha n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi profesional <\/strong><\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale u kthye gjithashtu n\u00eb nj\u00eb debat juridik n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me gjyqtarin e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrmes relatores \u00c7iftja analizoi vendimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb pandehurin Sokol Mjacaj, \u00e7\u00ebshtje kjo e inspektuar edhe nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb pas krimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kryer prej tij n\u00eb Shkod\u00ebr si dhe tre vendime t\u00eb tjera gjyq\u00ebsore t\u00eb kryesuara nga Dervishi, ku trupa gjyq\u00ebsore kishte ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb vendimit nga burgu n\u00eb d\u00ebnim me kusht.<\/p>\n<p>Sokol Mjacaj u arrestua n\u00eb vitin 2010 pas vrasjes s\u00eb nj\u00eb 13 vje\u00e7ari n\u00eb Dukagjin p\u00ebr nj\u00eb vrasje floriri. Ai u d\u00ebnua me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkodr\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb krim, por Gjykata e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku an\u00ebtar i trupit gjykues ishte edhe subjekti e uli d\u00ebnimin n\u00eb 4 vjet burg.<\/p>\n<p>Pas lirimit nga burgu n\u00eb vitin 2015, Sokol Mjacaj vrau dy turist\u00eb \u00e7ek\u00eb, ngjarje trondit\u00ebse kjo q\u00eb shtyu Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb kryente inspektim mbi vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja, duke iu referuar inspektimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb tha n\u00eb seanc\u00eb se kontrolli ishte mbyllur pa procedim apo mas\u00eb disiplinore p\u00ebr trup\u00ebn gjykuese t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, mes s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe Dervishi. Por ajo evidentoi se kjo trup\u00eb nuk kishte respektuar afatet e gjykimit dhe procedurat e gjykat\u00ebs p\u00ebr shtyrjen e nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore si dhe konstatoi se gjyqtar\u00ebt nuk kishin respektuar Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar se KPK \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb analizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore, \u00c7iftja vler\u00ebsoi se nga zvarritja e procesit n\u00eb Apel tej afateve ligjore \u201cduket sikur subjekti nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa t\u00eb nj\u00ebjtin konstatim ndau edhe p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, q\u00eb me gjas\u00eb ka c\u00ebnuar integritetin e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rastit \u201cMjacaj\u201d, KPK analizoi tre vendime t\u00eb tjera gjyq\u00ebsore, ku subjekti ishte n\u00eb rolin e kryesuesit t\u00eb trupit gjykues, lidhur me tre t\u00eb pandehur t\u00eb akuzuar p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb narkotike, vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor.<\/p>\n<p>Sipas relatores, n\u00eb t\u00eb tre rastet, trupa e kryesuar nga Dervishi kishte ndryshuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit nga burgu n\u00eb d\u00ebnim me kusht.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Dervishi e quajti vendimin p\u00ebr Sokol Mjacajn t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb motivuar nga mosha e tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vet\u00ebm 14 vje\u00e7 e gjysm\u00eb dhe e konsideroi grupin e inspektimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb si \u201ct\u00eb vendosur n\u00ebn presionin e turm\u00ebs\u201d, duke mos realizuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cVendimi nuk kishte asnj\u00eb problem. Kjo \u00e7\u00ebshtje ishte thjesht nj\u00eb produkt i amplifikuar i medias,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai u ndal m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb tre rastet e tjera, duke shpjeguar se nuk kishte ndryshuar cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs, por m\u00ebnyr\u00ebn e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>\u201cRasti i par\u00eb, sasia e l\u00ebnd\u00ebs narkotike ishte e vog\u00ebl, i pandehuri sapo kishte kaluar 18 vje\u00e7 dhe rezultoi t\u00eb ishte p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Kur \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb Apel, ai kishte shlyer \u00be e d\u00ebnimit. Rasti i dyt\u00eb i energjis\u00eb, personi e kishte shlyer detyrimin ndaj kompanis\u00eb dhe k\u00ebrkoi m\u00ebshir\u00eb para gjykat\u00ebs,\u201d tha gjyqtari Dervishi.<\/p>\n<p>Ai justifikoi d\u00ebnimin me kusht edhe p\u00ebr rastin e tret\u00eb t\u00eb analizuar nga Komisioni, duke pohuar se jo vet\u00ebm autori por edhe viktima kishte shkelur rregullat e qarkullimit, i pandehuri ishte invalid dhe se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por kishte lajm\u00ebruar policin\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr konkuzionet p\u00ebrfundimtare, gjyqtari Dervishi u p\u00ebrgjigj: Natyrisht, konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore e KPK-s\u00eb u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, duke deklaruar m\u00eb par\u00eb se ai do t\u00eb shpallej m\u00eb 26 n\u00ebntor, ora 11.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Luan Dervishi, kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor u akuzua se nuk kishte burime financiare p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb SHBA, si dhe u hodh\u00ebn dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion nga DSIK. Dervishi kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe raportin e DSIK dhe k\u00ebrkoi t\u2019a njihnin s\u00eb paku me \u201cemrin e kontaktit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69647,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii-538x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54065"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54065"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54065\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62360,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54065\/revisions\/62360"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}