{"id":54131,"date":"2018-11-28T10:47:43","date_gmt":"2018-11-28T08:47:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54131"},"modified":"2019-05-06T23:26:53","modified_gmt":"2019-05-06T23:26:53","slug":"ekspertet-rezerva-per-cilesine-e-vetingut-progresin-dhe-standardet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ekspertet-rezerva-per-cilesine-e-vetingut-progresin-dhe-standardet\/2018\/11\/28\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt rezerva p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e vetingut, progresin dhe standardet"},"content":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb than\u00eb se institucionet e vetingut kishin \u201c\u00e7eduar n\u00eb disa standarde t\u00eb procesit t\u00eb rregullt\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb vendimmarrjen t\u00eb cenueshme n\u00eb GJEDNJ. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb\u00a0 KShH-s\u00eb u theksua nd\u00ebr gjetjet se KPK kishte p\u00ebrdorur arsyetime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49007\" aria-describedby=\"caption-attachment-49007\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vetingu-Besa-Nikehasani1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49007\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vetingu-Besa-Nikehasani1-600x377.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"377\" data-id=\"49007\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49007\" class=\"wp-caption-text\">Komisioneret Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me prokuroren Besa Nik\u00ebhasani, t\u00eb mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 17 prill 2018. Foto: Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Q\u00ebndrimi i ndrysh\u00ebm dhe jo i unifikuar i trupave gjykuese t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, sa i p\u00ebrket kryesisht vler\u00ebsimit t\u00eb provave n\u00eb kriterin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, ishte nd\u00ebr gjetjet kryesore t\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit t\u00eb publikuar t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>Raporti ngre dyshime p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta. Megjithat\u00eb ekspert\u00ebt e Komitetit Shqiptar\u00eb t\u00eb Helsinkit (KShH), e kan\u00eb shmangur daljen n\u00eb konkluzione sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj pike duke nguruar ti cil\u00ebsojn\u00eb arysetimet e ndryshme si standard t\u00eb dyfisht\u00eb. \u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke qen\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet konkrete kan\u00eb specifikat dhe karakteristikat e tyre individuale, si dhe p\u00ebr shkak se v\u00ebzhgues t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb analizuar vendime t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb opinione dhe konkluzione t\u00eb plota dhe t\u00eb sakta\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti Studimor \u201cP\u00ebr vendimarrjen e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d dhe nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr \u201cLigj\u00ebrimin politik dhe publik mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, u b\u00ebn\u00eb publik t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb nj\u00eb \u201cForum Diskutimi\u201d , mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb organizuar nga Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur, KShH dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP).<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe ekspert\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm than\u00eb se standardet e dyfishta ishin t\u00eb verifikueshme. Sokol Sadushi, drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs u shpreh i shqet\u00ebsuar p\u00ebr vonesat.\u00a0 Nd\u00ebrsa Artan Hoxha, dekan i Juridikut tha se \u201ccedimet proceduriale\u201d nga KPK mund t\u00eb c\u00ebnonin \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Gjykat\u00ebn e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Hoxha tha se an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb e KPA kishin nevoj\u00eb t\u00eb trajnoheshin.<\/p>\n<p><strong>Kritika nga ekspert\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, i cili punoi p\u00ebr hartimin e paket\u00ebs s\u00eb ligjeve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi tha se reforma ishte shum\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb se sa vet\u00ebm procesi i vetingut, tha se ky i fundit kishte \u201c\u00e7eduar n\u00eb disa standarde t\u00eb procesit t\u00eb rregullt\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kryesisht vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur hetimet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter Hoxha tha se kjo i b\u00ebnte ato t\u00eb cenueshme n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Sipas tij q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb vendimet mbylleshin p\u00ebr nj\u00eb kriter, vendimi b\u00ebhej i paragjykuar dhe ishte e qart\u00eb se subjekti do t\u00eb shkarkohej.<\/p>\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se tani \u201ckemi ikur nga faza e entuziazmit\u201d, dekani i Juridikut tha se do ishte mir\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e institucioneve q\u00eb kryenin rivler\u00ebsimin duhej t\u00eb kualifikoheshin. Ai po ashtu tha se nuk duhej t\u00eb \u201cdegradohej sistemi gjyq\u00ebsor\u00eb\u201d dhe se duhej t\u00eb parandaloheshin \u201cabsurditete nga entuziazmi\u201d.<\/p>\n<p>Hoxha ishte kritik edhe sa i p\u00ebrket standadeve t\u00eb dyfishta. Ai tha se n\u00ebse ka standarde t\u00eb dyfishta \u201cato ishin leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme\u201d dhe e b\u00ebnin procesin t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe Sokol Sadushi, drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebsnj\u00eb prej atyre q\u00eb punuan n\u00eb draftimin e reform\u00ebs, u shpreh i pak\u00ebnaqur. Sadushi tha se kishte konstatuar \u201cmunges\u00eb vizioni nga KPK\u201d, duke referuar kryesisht faktit q\u00eb ishin hetuar subjekte q\u00eb nuk ishin n\u00eb list\u00eb prioritare.<\/p>\n<p>Sadushi tha se vonesat kishin cenuar gjyq\u00ebsorin. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas tij ngadal\u00ebsia e procesit mund t\u00eb sillte mbarim t\u00eb mandatit pa shqyrtuar t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijonte po ashtu probleme. Sadushi theksoi se nd\u00ebrsa institucionet e reja K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb mund t\u00eb ngriheshin brenda dhjetorit, do duhet s\u00ebrish koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendet vakante n\u00eb institucione, pasi ende nuk ka kandidat\u00eb dhe ata po ashtu do duhet t\u00eb kalojn\u00eb procesin.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shprehu rezerva mbi interpretimin e ndryshimeve kushtetuese nga KPK e KPA, kryesisht sa i p\u00ebrket \u201cdyfishit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d dhe elementeve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Nenin D.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb regjisori Kujtim \u00c7ashku, i pranish\u00ebm po ashtu n\u00eb takim, tha se reforma kishte dh\u00ebn\u00eb fryte t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb krijimin e perceptimit publik dhe procesit t\u00eb t\u00eb menduarit se \u201c\u00e7do kush do t\u00eb jap\u00eb llogari\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb si gjetje kryesore e analiz\u00ebs s\u00eb \u201cLigj\u00ebrimit politik dhe publik mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, drejtori ekzekutiv i ISP-s\u00eb Afrim Krasniqi tha se binte n\u00eb sy fakti q\u00eb politika ishte nj\u00eb nga pengesat kryesore t\u00eb procesit. Krasniqi tha se pal\u00ebt politike flisnin p\u00ebr reform\u00ebn me \u201csynim p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb si arm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Raporti i KShH-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar procesi si \u201cpozitiv me ecurin\u00eb e deritanishme\u201d, ku \u201cjan\u00eb respektuar t\u00eb drejtat procedurale\u201d, raporti v\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish dhe \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb diskutueshme \u201ct\u00eb lidhura m\u00eb s\u00eb shumti me zbatimin praktik t\u00eb legjislacionit\u201d.<\/p>\n<p>Vetingu nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb proces transparent n\u00eb raportin e KShH-s\u00eb, megjithat\u00eb Erida Sk\u00ebndaj, drejtore ekzekutive e komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, vuri n\u00eb dukje se ekspert\u00ebt konstatonin nevoj\u00eb p\u00ebr unifikim t\u00eb standardit \u201csa i p\u00ebrket logjikes s\u00eb arsyetimit, analiz\u00ebs ligjore, shpalosjes koncize dhe t\u00eb qart\u00eb t\u00eb fakteve, provave dhe argumenteve\u201d.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dukje se \u201cTrupat gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb kan\u00eb ndjekur standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb struikturuar apo arsyetuar vendimi\u201d. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb disa raste arsyetimet nuk jan\u00eb koncize dhe nuk jan\u00eb renditur e strukturuar si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji. Po ashtu n\u00eb raport thuhet se \u201cdisa vendime paraqiten n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb leximin\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimeve t\u00eb zbardhura raporti v\u00eb n\u00eb dukje se shpesh ato nuk jan\u00eb t\u00eb balancuara dhe ka raste kur mungojn\u00eb \u201cprovat dhe argumentet e subjektit\u201d sidomos n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb provuar e kund\u00ebrta e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se p\u00ebrgjith\u00ebsisht sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur parasysh proporcionaliteti. Por po ashtu vihet n\u00eb dukje se KPK nuk ka trajtuar nj\u00eblloj t\u00eb gjitha rastet. Sipas KShH-s\u00eb n\u00eb disa raste pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb duke iu referuar propocionalitetit nuk jan\u00eb konsideruar ndikuese n\u00eb vendim. KShH p\u00ebrmend nd\u00ebr t\u00eb tjera k\u00ebtu vendimet p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori, prokuror\u00ebt Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr raporti thot\u00eb se n\u00eb raste t\u00eb ngjashme pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb \u00e7muar si shkarkuese. K\u00ebshtu p\u00ebr prokurorin Dritan Rreshka, sipas raportit \u00ebsht\u00eb konsideruar si deklarim i pasakt\u00eb \u201cMosp\u00ebrputhja prej disa muajsh n\u00eb lidhje me fillimin e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Raporti gjen ndryshime edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb trajtuar deklarimet periodike pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb. Sipas KShH-s\u00eb n\u00eb disa raste mosp\u00ebrputhja mes deklarimeve \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar shkarkuese, nd\u00ebrsa n\u00eb raste t\u00eb tjera jo.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dyshim edhe standardin e aplikuar n\u00eb justifikimin e pasuris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs apo pamund\u00ebsive objektive p\u00ebr t\u00eb pasur dokumentacion p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, bursat, grantet e t\u00eb ngjashme. Sipas KShH-s\u00eb n\u00eb rastin e konfirmimit t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb KPK ka pranuar \u201cpamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentin q\u00eb justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb pasurive\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb rastet e Altina Xhoxhajt, Dritan Rreshk\u00ebs e Bujar Hotit k\u00ebto pamund\u00ebsi nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>T\u00eb diskutuesh\u00ebm e cil\u00ebson raporti edhe vendimmarrjen bazuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter e p\u00ebrdorur r\u00ebndom nga KPK kur konstatohet se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i shkarkuesh\u00ebm pas hetimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.\u00a0 Po ashtu sipas raportit nuk ka nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb unifikuar t\u00eb publikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare, apo trajtimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb personave t\u00eb lidhur dhe se \u00e7far\u00eb konsiderohet fshehje e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Monitorimi i vendimeve t\u00eb KPK ka zbuluar po ashtu paqart\u00ebsi sa i p\u00ebrket vendimmarrjes mbi raportet e DSIK-s\u00eb, nd\u00ebrsa vihet n\u00eb dukje se k\u00ebrkohet nj\u00eb proces m\u00eb i thelluar n\u00eb rivler\u00ebsimin bazuar n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb than\u00eb se institucionet e vetingut kishin \u201c\u00e7eduar n\u00eb disa standarde t\u00eb procesit t\u00eb rregullt\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb vendimmarrjen t\u00eb cenueshme n\u00eb GJEDNJ. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb\u00a0 KShH-s\u00eb u theksua nd\u00ebr gjetjet se KPK kishte p\u00ebrdorur arsyetime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vetingu-Besa-Nikehasani1-600x377.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62356,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131\/revisions\/62356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}