{"id":54503,"date":"2018-12-13T02:24:19","date_gmt":"2018-12-13T00:24:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54503"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"kreu-i-gjykates-kushtetuese-perplaset-me-komisionerin-publik-ne-kolegjin-e-apelimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-gjykates-kushtetuese-perplaset-me-komisionerin-publik-ne-kolegjin-e-apelimit\/2018\/12\/13\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrplaset me Komisionerin Publik n\u00eb Kolegjin e Apelimit"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimin Dedja e cil\u00ebsoi ankimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb si \u2018dashakeq\u2019 me standarde t\u00eb dyfishta dhe n\u00eb \u2018konflikt interesi\u2019, duke aluduar se vinte si pasoj\u00eb e kandidatur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese u shpreh se kishte votuar kund\u00ebr.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54504\" aria-describedby=\"caption-attachment-54504\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bashkim_dedja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54504\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bashkim_dedja-600x367.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"367\" data-id=\"54504\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54504\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja. Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i udh\u00ebhequr nga Ardian Hajrdari si kryesues, Luan Daci relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuez dhe Natasha Mulaj mbajti t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, p\u00ebr ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bashkim Dedja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimit t\u00eb mbrojtjes p\u00ebrpara Kolegjit, Dedja dhe avokati i tij Maksim Haxhia kund\u00ebrshtuan ankimin dhe \u00a0akuzuan Komisionerin Publik, Darjel Sina se ishte n\u00eb konflikt interesi, kishte p\u00ebrdorur standarde t\u00eb dyfishte dhe ishte treguar dashakeq.<\/p>\n<p>\u201cZot\u00ebria \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga gara si kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Strasburgut n\u00eb vitin 2016 dhe un\u00eb kam votuar kund\u00ebr tij,\u201d tha Dedja, pasi shpjegoi se kishte qen\u00eb pjes\u00eb e komisionit p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb kandidaturave.<\/p>\n<p>Sina e kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn e gjyqtarit duke th\u00ebn\u00eb se aktiviteti i tij profesional ishte p\u00ebrqendruar jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa n\u00ebnvizoi se procesi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasbugut n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb anuluar.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam konflikt interesi, procesi \u00ebsht\u00eb anuluar dhe me kaq po e mbyll,\u201d tha Sina shkurtimisht n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkim Dedja, i cili drejton prej vitit 2012 Gjykat\u00ebn Kushtetuese, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me dat\u00eb 13 qershor me shumic\u00eb votash nga kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtarit i trupit gjykues Roland Ilia, nd\u00ebrkoh\u00eb relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Xhensila Pine votoi kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, i rekomandoi Komisionerit Publik ankimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Komisioneri Publik nd\u00ebrmori ankimin e vendimit, pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb vendimi i KPK-s\u00eb nuk ka qen\u00eb i bazuar n\u00eb prova, duke n\u00ebnvizuar se subjekti kishte probleme me deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij, pasuris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb lidhur dhe pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr fshehje pasurie<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik problemet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit lidhen me vler\u00ebsimin e provave p\u00ebr deklarimin e tij dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe burimin e pasuris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb lidhur p\u00ebr tre asete, ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb apartament 98m2 n\u00eb Tiran\u00eb i bler\u00eb n\u00eb vitin 1997, nj\u00eb apartament 146 m2 dhe nj\u00eb garazh n\u00eb kompleksin \u2018Nobis\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Golem me sip\u00ebrfaqe 60 m2.<\/p>\n<p>P\u00ebr s\u00eb i p\u00ebrket apartamentit 98 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1997 me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, ose 19,600 USD &#8211; me burim t\u00eb ardhurat dhe kursimet e gjyqtarit dhe pjes\u00eb takuese 100 %. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike pran\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar se burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat, kursimet si dhe kontributi i v\u00ebllait nga emigracion nga viti 1993 dhe n\u00eb vazhdim, i cili ka nj\u00eb pjes\u00eb takuese 50%. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri Komisioneri Publik shprehet se gjyqtari ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarat\u00ebs periodike me deklarat\u00ebn veting dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb pasurie, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera sipas kontrat\u00ebs e apartamentit \u00ebsht\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioneri Publik Darjel Sina n\u00ebnvizoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri subjekti ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain e gjyqtarit, shtetasin Mensur Dedja. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb vitit 2007, thuhet q\u00eb shuma prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb afatet e porosis\u00eb individuale duke filluar nga viti 1997. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr k\u00ebste: k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 janar 1997 q\u00eb i p\u00ebrket 30 % e \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn prej 588 mij\u00eb lek\u00eb, k\u00ebsti i dyt\u00eb me arritjen e punimeve n\u00eb katin e kat\u00ebrt n\u00eb shum\u00ebn 5.880 USD, k\u00ebsti i tret\u00eb me fillimin e punimeve t\u00eb rifinitur\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 5.880 USD dhe k\u00ebsti i fundit n\u00eb shum\u00ebn 1.960 USD n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb. Ky pallat ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb konflikti gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb fashikujt e konfliktit p\u00ebrfshihet dhe akti i kolaudimit q\u00eb i p\u00ebrket muajit korrik 1997 \u2013 periudh\u00eb q\u00eb sipas marr\u00ebveshjes subjekti duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e 90 % t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb barabart\u00eb me 17 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik, subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit prej 588 mij\u00eb lek\u00eb, sepse t\u00eb ardhurat e tij nga Gjykata e Tiran\u00ebs dhe Gjykata e Apelit p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1996, kan\u00eb qen\u00eb 510 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioneri arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka pasur pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij aseti dhe si rrjedhim ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003. Komisioneri gjithashtu shprehet se p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontributit financiar t\u00eb personit t\u00eb lidhur Mensur Dedja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset, ato nuk mund t\u00eb justifikohen me dokumente t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Aseti i dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioneri Sina ka ngritur dyshime \u00ebsht\u00eb apartamenti 146 m2 dhe 15 m2 garazh, n\u00eb kompleksin \u2018Nobis\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 180,000 euro. Blerja e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb financuar me 120,000 euro kredi bankare nga BKT, kursime familjare dhe t\u00eb ardhurat nga paga, si dhe hua pa interes nga kunati Edmond Cani dhe v\u00ebllai i subjektit Mensur Dedja, n\u00eb vlerat respektive 10,000 euro dhe 15,000 euro. Sipas Komisionerit t\u00eb dy personat e lidhur &#8211; v\u00ebllai i gjyqtarit dhe kunati, nuk i justifikojn\u00eb huat\u00eb e dh\u00ebna ndaj subjektit me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Aseti i tret\u00eb problematik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apartament 1+1, 60 m2 n\u00eb Golem, Ky apartament \u00ebsht\u00eb i regjistrua n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit, Latif Dedja me banim n\u00eb Dib\u00ebr. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset q\u00eb nga viti 2003, subjekti ka nj\u00eb kontrat\u00eb energjie elektrike me OSHEE dhe ka b\u00ebr\u00eb pagesat e energjis\u00eb elektrike, \u00e7far\u00eb sipas Komisionerit Publik krijon dyshime t\u00eb arsyeshme se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb subjekti ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb aset p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra gjat\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve t\u00eb tij, Komisioneri Sina u shpreh se vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit nuk ka qen\u00eb i drejt\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese \u2018ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e gjyqtarit Dedja nga detyra.\u201d<\/p>\n<p><strong>3 vendime me vdekje brenda dit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e gjyqtarit Dedja ndaj akuzave t\u00eb Komisionerit ishte e gjat\u00eb dhe e detajuar. Ai lexoi p\u00ebrpara trupit gjykues nj\u00eb material t\u00eb p\u00ebrgatitur me shkrim prej disa dhjet\u00ebra faqesh, her\u00eb me tone monotone dhe her\u00eb me shp\u00ebrthime emocionale, q\u00eb kulmonin me goditje t\u00eb tavolin\u00ebs me grusht.<\/p>\n<p>Dedja e filloi mbrojtjen e tij me nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve totale gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, duke u shprehur se ato rezultonin sipas modelit t\u00eb p\u00ebrdorur nga ILDKPKI &#8211; si institucion i specializuar, n\u00eb 51.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe 39.1 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime, me nj\u00eb bilanc pozitiv prej 12 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb pasuria ime \u00ebsht\u00eb apartamenti 98 m2 dhe nj\u00eb makin\u00eb e vitit 2006, pasi apartamenti te \u2018Nobis\u2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bank\u00ebs BKT deri n\u00eb vitin 2033 kur t\u00eb paguhet kredia,\u201d tha kryegjyqtari.<\/p>\n<p>Dedja tha q\u00eb pretendimet e Komisionerit Publik ishin interpretime t\u00eb deformuara t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, duke dh\u00ebn\u00eb si shembull p\u00ebrllogaritjet e kostove t\u00eb udh\u00ebtimeve zyrtare jasht\u00eb shtetit t\u00eb paguara nga gjykata si shpenzim personal.<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjyqtari u ndal te justifikimi i burimeve financiare t\u00eb apartamentit 98 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1997. Ai shpjegoi q\u00eb ky apartament ishte produkt i nj\u00eb kontrate t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me Entin e Banesave p\u00ebr t\u00eb strehuar gjyqtar\u00ebt, i cili me ndryshim e ligjit i kishte kaluar kompanis\u00eb private Ademi Sh.p.k. Kjo kontrat\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb konflikti gjyq\u00ebsor kur qeveria e kishte shfuqizuar vendimin dhe kishte vendosur t\u2019ia kalonte k\u00ebto apartamente p\u00ebr strehim deputet\u00ebve t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 1997. Pas nj\u00eb padie civile p\u00ebr shfuqizimin e VKM-s\u00eb, gjyqtar\u00ebt kishin triumfuar mbi deputet\u00ebt, duke e kthyer marr\u00ebveshjen n\u00eb gjendjen fillestare me firm\u00ebn \u2018Ademi.\u2019 Dedja deklaroi se pallati nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1997 por n\u00eb vitin 1999. Sipas tij akti i kolaudimit i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve n\u00eb korrik 1997 \u00ebsht\u00eb fiktiv dhe ishte produkt i konfliktit gjyq\u00ebsor midis qeveris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAshtu b\u00ebheshin gjerat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb,\u201d tha kryegjyqtari, duke relativizuar faktin q\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor midis gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend dhe qeveris\u00eb ishte p\u00ebrdorur nj\u00eb dokument i falsifikuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari gjithashtu kontestoi vler\u00ebsimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij deri n\u00eb janar 1997, koh\u00eb kur sipas Komisionerit \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i par\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb, duke u shprehur se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb pun\u00ebsimi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs mungonte dokumentacioni, por pun\u00ebsimi i tij v\u00ebrtetohej nga vendimet e marra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs. Dedja gjithashtu deklaroi se kishte punuar n\u00eb vitet 88-89, pas shkolle n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb Martanesh, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb k\u00ebshilltar i ish Ministrit t\u00eb Pun\u00ebs, Dashamir Shehi dhe pedagog i jasht\u00ebm n\u00eb Fakultetin e Ekonomik dhe Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb. Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudha t\u00eb shkurtra pun\u00ebsimi i mungonin dokumentet.<\/p>\n<p>Ai kontestoi periudhat e sakta kohore kur ishte b\u00ebr\u00eb pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb favor t\u00eb firm\u00ebs Ademi sh.p.k, por n\u00ebnvizoi se nuk i kishte dokumentet e pagesave sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte detyrim ligjor q\u00eb ti ruante. P\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Mensur Dedja nga emigrimi n\u00eb Greqi, subjekti u shpreh q\u00eb ato konfirmoheshin nga deklarata noteriale e dh\u00ebn\u00eb nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Ai shtoi se edhe pse k\u00ebto t\u00eb ardhura mund t\u00eb ishin informale, remitancat jan\u00eb njohur si burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr familjet shqiptare nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me huat\u00eb e marra nga i v\u00ebllai dhe kunati p\u00ebr apartamentin 146 m2 n\u00eb kompleksin \u2018Nobis\u2019 gjyqtari u shpreh se ato ishin hua pa interes.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i kam marr\u00eb borxh, nuk mi ka dhuruar njeri,\u201d tha gjyqtari me tone emocionale. \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb e ndershme t\u00eb marr\u00ebsh para borxh se t\u00eb b\u00ebsh veprime t\u00eb paligjshme,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjyqtari u ndaluar gjat\u00eb te dokumentet e dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb Itali t\u00eb kunatit Edmond Cani, duke lexuar rrogat e tij vjetore. Sipas deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb vjehrrit, n\u00eb vitet 2002-2013, kunati sillte n\u00eb Shqip\u00ebri 6000 euro deri 7000 euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai sulmoi at\u00eb q\u00eb e quajti nj\u00eb aludim dashakeq t\u00eb relatores s\u00eb KPK-s\u00eb Xhensila Pine, q\u00eb sipas tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK kishte aluduar se i v\u00ebllai, Mensur Dedja kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi 42,000 euro nga banka.<\/p>\n<p>\u201cMensuri nuk ka marr\u00eb kredi nga banka,\u201d tha Dedja, duke n\u00ebnvizuar se ky aludim i pabazuar n\u00eb prova ishte ricikluar nga Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket apartamentit n\u00eb Golem, Dedja kontestoi konsiderimin e v\u00ebllait t\u00eb tij Latifit si person t\u00eb lidhur, duke u shprehur se nuk ishte n\u00eb kushtet e huadh\u00ebnies si\u00e7 parashikon ligji.<\/p>\n<p>\u201cLatifi nuk mund t\u00eb jet\u00eb person i lidhur,\u201d deklaroi ai, duke shtuar \u201cse ligji \u00ebsht\u00eb ezaurues dhe shterues se kush konsiderohet person i lidhur.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai insistoi se i v\u00ebllai Latifi kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga puna n\u00eb shtet, t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia, pem\u00ebtaria dhe bletaria p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Ai shprehu indinjat\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj akuz\u00ebs se apartamenti n\u00eb Golem ishte nj\u00eb pasuri e fshehur, duke n\u00ebnvizuar se pagesat e energjis\u00eb elektrike ishin b\u00ebr\u00eb nga ai p\u00ebr shkak se v\u00ebllai jetonte n\u00eb Dib\u00ebr dhe ai punonte n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPuna ime ishte af\u00ebr dhe kjo ka vazhduar k\u00ebshtu p\u00ebr shkak n\u00eb neglizhenc\u00ebs,\u201d tha Dedja. \u201cNuk e kisha menduar q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do kishte shkaktuar keqkuptim,\u201d n\u00ebnvizoi ai, duke shtuar se \u201cmbase ka qen\u00eb gabim, por kjo nuk t\u00eb b\u00ebn pronar.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjyqtari u ndal tek analiza financiare e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik, duke n\u00ebnvizuar se i kishte nxjerr\u00eb disa vite me diferenca negative, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb barra e prov\u00ebs n\u00eb KPK. Ai shtoi se k\u00ebto diferenca vinin p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjes si shpenzime t\u00eb udh\u00ebtimeve zyrtare t\u00eb paguara nga organizator\u00ebt e konferencave jasht\u00eb vendit ose t\u00eb paguara nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Dedja pretendoi se vlera e aseteve t\u00eb tij, sidomos e apartamentit 98 m2 tek Vasil Shanto, q\u00eb ishte n\u00eb kat t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb gjendje t\u00eb keqe, ishte mbivler\u00ebsuar nga Komisioneri Publik duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb manipuluar dhe keqinterpretuar me faktet dhe provat,\u201d akuzoi ai.<\/p>\n<p>Dedja gjithashtu tha se Komisioneri Publik i referohej n\u00eb ankim nj\u00eb denoncimi p\u00ebr t\u00eb cilin KPK-ja nuk \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb vendim, duke shtuar se n\u00eb gjyq ka gjithmon\u00eb dy pal\u00eb dhe nj\u00ebra mbetet e pak\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>\u201cKam 25-vjet q\u00eb punoj gjyqtar, kam gjykuar krimin e organizuar, kam dh\u00ebn\u00eb tre vendime me vdekje brenda dit\u00ebs,\u201d tha Dedja. \u201cI kam sh\u00ebrbyer dhe do t\u2019i sh\u00ebrbej drejt\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb fund,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong>Nga kapter n\u00eb gjeneral<\/strong><\/p>\n<p>Pasi subjekti lexoi parashtrimet e tij dhe i dor\u00ebzoi kopjen e shkruar trup\u00ebs gjykuese, fjal\u00ebn e mori avokati mbrojt\u00ebs Maksim Haxhia \u2013 nj\u00ebherazi kreu i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb. Haxhia u shpreh se pala mbrojt\u00ebse ishin \u2018ndjer\u00eb keq\u2019 nga m\u00ebnyra se si ishte interpretuar ligji dhe provat nga Komisioneri Publik dhe relatorja e KPK-s\u00eb Xhensila Pine<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrs\u00ebri kredin\u00eb e aluduar t\u00eb Mensur Dedjas prej 42,000 euro, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ajo nuk ishte kredi e marr\u00eb nga v\u00ebllai i subjektit por nj\u00eb garanci e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga nipi i tij.<\/p>\n<p>\u201cRelatorja ose ato persona q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hetimin kan\u00eb pasur ngarkesa,\u201d tha Haxhia. \u201cTjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kredia dhe tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kolaterali,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Haxhia tha se ishte gjithashtu i zhg\u00ebnjyer nga Komisioneri q\u00eb kishte ngritur \u00e7\u00ebshtjen e udh\u00ebtimeve dhe t\u00eb remitancave. Sipas tij gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, kur nj\u00eb person sillte p\u00ebr t\u00eb depozituar remitanca n\u00eb banka, i k\u00ebrkohej vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb konfirmonte se ishte emigrant.<\/p>\n<p>\u201cNe b\u00ebm\u00eb prap\u00ebsimet tona n\u00eb detaje dhe subjekti ka nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr financiare,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai shtoi se Komisioneri ka p\u00ebrdorur standarde t\u00eb ndryshme me nj\u00eb ankim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, dhe shtoi se \u2018Zoti Sina nuk duhet t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb,\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb konflikti t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Dedja nd\u00ebrhyri dhe sqaroi se n\u00eb vitin 2016 ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb komisionin p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb gjyqtar\u00ebve kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg. Sina ishte nj\u00eb nga kandidat\u00ebt por nuk ishte p\u00ebrzgjedhur dhe paraqiti nj\u00eb artikull gazete si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhia e cil\u00ebsoi klientin e tij si nj\u00eb gjyqtar q\u00eb i kishte ngjitur shkall\u00ebt e sistemit me q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe kishte arritur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk u transferua nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, pra nga kapter u b\u00eb gjeneral,\u201d tha avokati mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>Sina i kund\u00ebrshtoi aludimet p\u00ebr konflikt interesi duke n\u00ebnvizuar se artikulli i dor\u00ebzuar si prov\u00eb fliste p\u00ebr gar\u00ebn e Strasburgut t\u00eb vitit 2018, nd\u00ebrsa ai kishte kandiduar n\u00eb vitin 2016. M\u00eb tej ai shtoi se udh\u00ebtimet jasht\u00eb shteti q\u00eb i referohej n\u00eb ankim ishin udh\u00ebtime private dhe jo ato t\u00eb paguara nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Dedja ju p\u00ebrgjigj se i referohej gar\u00ebs s\u00eb vitit 2016 dhe artikulli i gazet\u00ebs \u2018Panorama\u2019 sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb Komisioneri kishte qen\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb avokatit Haxhia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ONM-s\u00eb Mia Roessingh-Bakels, e ngacmoi p\u00ebrs\u00ebri subjektin n\u00eb lidhje me apartamentin n\u00eb Golem, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se t\u00eb paguaje energjin\u00eb elektrike ishte nj\u00eb gj\u00eb, por kontrata n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij me OSHEE ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr &#8211; fakt ky q\u00eb ishte zbuluar nga KPK gjat\u00eb hetimit dhe nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nga gjyqtari.<\/p>\n<p>Dedja tha se nuk e mbante mend n\u00ebse kishte firmosur kontrat\u00eb apo thjesht kishte hapur librez\u00eb, po i dor\u00ebzuar pranoi \u201cq\u00eb ishte gabim, por jo shkelje e ligjit.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej pala mbrojt\u00ebse i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb administronte nj\u00eb seri provash. Me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm Kolegji vendosi q\u00eb administrimi i provave t\u00eb reja nuk ishte i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim \u00a0t\u00eb seanc\u00ebs pal\u00ebt shpreh\u00ebn q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr vendimin e Kolegjit. Komisioneri k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit Dedja, nd\u00ebrsa pala mbrojt\u00ebse konfirmimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionerit.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim q\u00eb do t\u00eb shpallet dit\u00ebn e enjte, 13 dhjetor, ora 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimin Dedja e cil\u00ebsoi ankimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb si \u2018dashakeq\u2019 me standarde t\u00eb dyfishta dhe n\u00eb \u2018konflikt interesi\u2019, duke aluduar se vinte si pasoj\u00eb e kandidatur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese u shpreh se kishte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":54504,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bashkim_dedja-600x367.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54503"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54503"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54503\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61724,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54503\/revisions\/61724"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}