{"id":54547,"date":"2018-12-13T20:22:46","date_gmt":"2018-12-13T18:22:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54547"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"ankimi-ndaj-alma-bratit-kolegji-i-jep-kohe-komisionerit-te-njihet-me-provat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ankimi-ndaj-alma-bratit-kolegji-i-jep-kohe-komisionerit-te-njihet-me-provat\/2018\/12\/13\/","title":{"rendered":"Ankimi ndaj Alma Bratit: Kolegji i jep koh\u00eb Komisionerit t\u00eb njihet me provat"},"content":{"rendered":"<p>Apelimi ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Alma Brati, KPA i jep koh\u00eb Komisionerit Publik t\u00eb njihet me provat e reja t\u00eb administruara nga subjekti<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54548\" aria-describedby=\"caption-attachment-54548\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54548\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"361\" data-id=\"54548\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54548\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alma Brati, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Apelimit | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci dhe Razarta Schuetz &#8211; kjo e fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores, shqyrtoi t\u00eb enjten ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Alma Brati.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dit\u00ebn e enjte, Kolegji mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit i k\u00ebrkoi Komisionerit q\u00eb pasi t\u00eb analizoj\u00eb provat e paraqitura nga subjekti rivler\u00ebsimit, t\u00eb dali me k\u00ebrkesa p\u00ebr prova t\u00eb specifike.<\/p>\n<p>Alma Brati \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb vitin 2007. M\u00eb par\u00eb, ajo ka punuar si juriste n\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pasurive n\u00eb Durr\u00ebs dhe inspektore n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Brati arriti t\u00eb kaloj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar, por vendimi i arsyetuar i Komisionit v\u00ebrejti pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb saj si dhe probleme t\u00eb karakterit formal n\u00eb shqyrtimin e aft\u00ebsive t\u00eb saj profesionale.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishikim t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb drejtuar Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (KPA) t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb mart\u00ebn, shprehet po ashtu se pasakt\u00ebsit\u00eb e gjetura edhe nga shkalla e par\u00eb e vetingut duheshin interpretuar si deklarim i rrem\u00eb, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkon KPA-s\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Bratit mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e Komisionerit<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Publik Darjel Sina renditi arsyet e apelimit t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr subjektin, duke argumentuar se gjat\u00eb hetimeve mbi pasurit\u00eb e gjyqtares Brati, nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar si duhet n\u00ebse n\u00ebna e saj kishte burime t\u00eb ligjshme pasurie p\u00ebr dhurimin e 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve, dhe ish-bashk\u00ebshorti \u00a0dhe pages\u00ebn e pensionit ushqimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Sipas Komisionerit, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vendimin e KPK, e justifikojn\u00eb verifikimin e tij.<\/p>\n<p>Sina u shpreh gjat\u00eb parashtrimeve se KPK, gjithashtu nuk ka hetuar p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmeje(tezes) t\u00eb gjyqtares Brati, e cila i ka dh\u00ebn\u00eb asaj nj\u00eb hua 25.000 euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 101 m2 n\u00eb vitin 2015. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai shtoi se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer \u2018cash\u2019 nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb\u00a0 nga Brati, pasi e \u00ebma i dhuroi 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioneri shtoi se n\u00ebna dhe tezja e gjyqtares Brati duhet t\u00eb ishin cil\u00ebsuar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe t\u00eb ishin subjekt i verifikimit t\u00eb burimeve financiare, pasi duhet t\u00eb pasqyrohej mund\u00ebsia e huadh\u00ebnies dhe e dhurimit.<\/p>\n<p>Sina u ndal edhe tek pretendimi i tij se KPK nuk ka arsyetuar si\u00e7 duhet lidhur me mosp\u00ebrputhjet e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga gjyqtarja dhe t\u00eb af\u00ebrmit e saj n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2000. Sipas Komisionerit n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale trualli rezulton me sip\u00ebrfaqe 158 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb bler\u00ebsit figurojn\u00eb pronar\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes 179.84 m2 truall. N\u00eb vitin 2004, kur kjo pron\u00eb ishte regjistruar n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme, gjyqtarja Alma Brati punonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb ngriti Komisioneri ishte edhe fakti se KPK nuk kishte verifikuar mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve p\u00ebr pensionin ushqimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfituara nga ish-bashk\u00ebshorti i Bratit \u2013 t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb vler\u00ebn e 3.1 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklaratat periodike shuma rezulton 2.9 milion lek\u00eb. Sipas Komisionerit, KPK nuk e ka cil\u00ebsuar ish-bashk\u00ebshortin e Bratit si person t\u00eb lidhur dhe nuk ka kryer verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb paguar pensioni ushqimor. Gjithashtu, Komisioneri theksoi se gjyqtarja Brati ka deklaruar si kursime nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pensionit ushqimor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Komisioneri Sina pohoi se provat jan\u00eb t\u00eb paplota dhe se provat e administruara nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, gjyqtares Alma Brati. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb ndryshimin ose konfirmimin e vendimit t\u00eb KPK\u201d, deklaroi Komisioneri Sina. Ai i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb vendosi p\u00ebr fillimin ose jo t\u00eb hetimit p\u00ebr verifikimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e gjyqtares<\/strong><\/p>\n<p>Pas parashtrimeve t\u00eb Komisionerit Publik, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA, Natasha Mulaj i dha fjal\u00ebn gjyqtares Alma Brati, e cila deklaroi se nuk ishte dakord me pretendimin e Komisionerit se vendimi i KPK-s\u00eb nuk ishte i besuesh\u00ebm. Lidhur me blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2015, ajo shpjegoi se ka deklaruar kontrat\u00ebn e kredis\u00eb 50 mij\u00eb euro, nj\u00eb kursim nd\u00ebr vite 5 mij\u00eb euru dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn e 25 mij\u00eb eurove t\u00eb marr\u00eb nga tezja e saj &#8211; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pohoi se kishte depozituar transaksionet dhe se nuk kishte kryer akte formale p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb kishte me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e depozitave t\u00eb tezes s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e bankave q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. M\u00eb tej, gjyqtarja Brati shtoi se \u00ebsht\u00eb interesuar pran\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj dhe llogaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tezes dhe vajz\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb jeton prej rreth 20 vitesh n\u00eb Itali. Ajo pohoi se kush\u00ebrira i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs me vula apostile t\u00eb shtetit fqinj, lidhur me t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr vitet 2012-2017. Me k\u00ebto dokumente q\u00eb ajo pohoi se i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit dhe Komisionerit, v\u00ebrteton ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb huadh\u00ebnies nga ana e tezes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb marrw dhurat\u00eb nga e wma, gjyqtarja Brati u shpreh se prind\u00ebrit e saj kan\u00eb punuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb &#8211; t\u00eb dy s\u00eb bashku kan\u00eb punuar n\u00eb shtet p\u00ebr rreth 70 vjet. Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e dokumentacionit q\u00eb v\u00ebrtetonte ushtrimin e profesionit t\u00eb prokurorit dhe t\u00eb avokatit nga babai i saj, gjyqtarja Brati tha se ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb administrohen pasi institucionet shtet\u00ebrore nuk i disponojn\u00eb. Ajo pohoi se n\u00ebna dhe babai i saj kan\u00eb punuar deri n\u00eb vitin 1997, por dokumentet jan\u00eb zhdukur gjat\u00eb anarkisw qw pwrfshiu vendin pas rwnies sw firmave piramidale- kur n\u00eb Shkod\u00ebr jan\u00eb djegur arkivat e gjykat\u00ebs dhe tw institucioneve. Brati deklaroi se nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim lidhur me dosjen personale t\u00eb t\u00eb atit, q\u00eb sipas saj ka sh\u00ebrbyer si prokuror q\u00eb prej vitit 1967 deri n\u00eb vitin 1993. Lidhur me faktin se n\u00eb depozit\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj nuk ka pasur gjendje q\u00eb prej vitit 2006 e n\u00eb vazhdim, Brati pohoi se n\u00ebna kishte kryer veprime financiare dhe se i jan\u00eb shlyer k\u00ebto para gjat\u00eb viteve 2012-2013. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam depozituar dokumentet, u shpreh ajo, duke e konsideruar dhurat\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKam gjetur nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb vitit 96 q\u00eb provon se im at\u00eb ka qen\u00eb i regjistruar me li\u00e7enc\u00eb n\u00eb at\u00eb vit\u201d, pohoi ajo duke qar\u00eb p\u00ebr t\u00eb atin q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. \u201cN\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb ruaj\u00eb dokumentet si mund t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. I kam k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, por nuk ka se \u00ebsht\u00eb djegur dy her\u00eb. Jan\u00eb gjetur vet\u00ebm indekset e vitit 1998 dhe nj\u00eb vendim i vitit 1997. Si mund t\u00eb punonte pa licenc\u00eb. Babi im ka qen\u00eb nd\u00ebr avokat\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale\u201d, u shpreh Brati. \u201cGjithashtu, kam gjetur edhe nj\u00eb kopje t\u00eb librez\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, ajo ka punuar 37 vjet,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb pensionit ushqimor, gjyqtarja Brati shpjegoi se ish-bashk\u00ebshorti i saj punon si avokat. Nd\u00ebrsa lidhur me deklarimin e kursimeve nga pensioni ushqimor, ajo deklaroi se ish-bashk\u00ebshorti nuk i kishte shlyer p\u00ebr periudh\u00ebn gjat\u00eb viteve 2007-2010, por ja kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha s\u00eb bashku pas tre vitesh. M\u00eb tej ajo shtoi se kishte marr\u00ebveshje me ish-bashk\u00ebshortin se gjat\u00eb viteve do t\u00eb kishte rritje t\u00eb pensionit nga 20 mij\u00eb n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb, pasi f\u00ebmij\u00ebt po rriteshin dhe kishin m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb thon\u00eb se me kursimet nga pensioni ushqimor s\u2019duhej t\u00eb blija makin\u00eb\u2026 Po t\u00eb mi kishte dh\u00ebn\u00eb \u00e7do muaj, nuk do kisha arritur t\u00eb kurseja nd\u00ebr vite un\u00eb?\u201d, pyeti gjyqtarja.<\/p>\n<p>Lidhur me bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Durr\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb konstatuar parregullsi dhe mosp\u00ebrputhje p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e truallit, Brati pohoi se n\u00eb vitin 2005 kishte nisur azhornimi dhe se nga matjet kishte rezultuar se nuk ishin 158m2 por 179 m2. Ajo shpjegoi se sht\u00ebpia n\u00eb fjal\u00eb, ku ajo g\u00ebzon nj\u00eb pjes\u00eb, \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga objekte t\u00eb tjera dhe ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb ndryshohej sip\u00ebrfaqja. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sqaroi se kompania q\u00eb kreu azhornimin, la afat n\u00ebse do t\u00eb kishte ankime nga qytetar\u00ebt, por askush nuk u ankua dhe gabimi i m\u00ebparsh\u00ebm u korrigjua nga vet\u00eb kompania n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Konsideroj se t\u00eb gjitha burimet e pasurive dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb mija jan\u00eb t\u00eb ligjshme theksoi ajo.<\/p>\n<p>An\u00ebtari I trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA, Luan Daci, e pyeti gjyqtaren Brati, n\u00ebse rimatjet dhe korrigjimi ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyja nga kompania, apo n\u00ebse korrigjimi ishte kryer nga Zyra Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme. Ajo iu p\u00ebrgjigj se gjith\u00e7ka ishte b\u00ebr\u00eb nga kompania, p\u00ebrfshi edhe korrigjimi dhe m\u00eb pas dokumentacioni kalonte n\u00eb ZVRPP.<\/p>\n<p>I pyetur nga trupa gjykuese, Komisioneri u shpreh se nuk ishte njohur ende me provat e reja t\u00eb paraqitura nga gjyqtarja Brati, pasi i kishte marr\u00eb ato gjysm\u00eb ore para \u00e7eljes s\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 11:00, trupa gjykuese e KPA u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe n\u00eb mesdit\u00eb, kryesuesja Natasha Mulaj deklaroi se pasi u njoh\u00ebn me k\u00ebrkesat dhe i shqyrtuan, si edhe faktit se Komisioneri nuk \u00ebsht\u00eb njohur me provat, vendosi q\u00eb ti jap\u00eb koh\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr ti analizuar dhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me prova t\u00eb specifikuara.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u vendos m\u00eb dat\u00eb 18 dhjetor 2018, ora 14.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Apelimi ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Alma Brati, KPA i jep koh\u00eb Komisionerit Publik t\u00eb njihet me provat e reja t\u00eb administruara nga subjekti<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":54548,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54547"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61716,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54547\/revisions\/61716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}