{"id":54553,"date":"2018-12-13T22:20:16","date_gmt":"2018-12-13T20:20:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54553"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"entela-prifti-u-shkarkua-nga-kpk-per-fshehje-pasurie-e-nje-sere-deklarimesh-te-rreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/entela-prifti-u-shkarkua-nga-kpk-per-fshehje-pasurie-e-nje-sere-deklarimesh-te-rreme\/2018\/12\/13\/","title":{"rendered":"Entela Prifti u shkarkua nga KPK, p\u00ebr fshehje pasurie e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh t\u00eb rreme"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e shkarkuar e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb Entela Prifti rezultoi me nj\u00eb mori problemesh n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa KPK n\u00eb vendimin e shkarkimit thot\u00eb se ajo \u201cmund t\u00eb ket\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb madhe se dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme\u201d dhe se e ka fshehur at\u00eb te t\u00eb tret\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52844\" aria-describedby=\"caption-attachment-52844\" style=\"width: 570px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52844\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/entela-prifti1-570x400.jpg\" alt=\"\" width=\"570\" height=\"400\" data-id=\"52844\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-52844\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit te Kor\u00e7\u00ebs, Entela Prifti, gjat\u00eb nj\u00eb seance te Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb vil\u00eb e denoncuar n\u00eb dy emisione televizive para procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ishte vet\u00ebm nj\u00eb nga problemet q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti n\u00eb pasurin\u00eb e kryetares s\u00eb shkarkuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur treshja q\u00eb gjykoi k\u00ebt\u00eb rast e udh\u00ebhequr nga Firdes Shuli, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar, thot\u00eb se vendosi shkarkimin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Entela Prifti, pasi gjeti llogari bankare t\u00eb fshehura, pasuri t\u00eb padeklaruara, munges\u00eb burimesh finaciare e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh t\u00eb rreme nga ajo dhe bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Prifiti ishte shortuar nga Komisioni p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb u fokusua tek kontrolli i pasuris\u00eb, nj\u00eb nga tre kriteret e procesit t\u00eb vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. K\u00ebrkesa e Priftit p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00eb dy kriteret e tjera u rr\u00ebzua nga KPK. \u00a0N\u00eb vendimin e arsyetuar KPK shprehet se Prifti \u201cMe an\u00eb t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb saj n\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lexo edhe: <a href=\"\/vetingu\/?p=52843\">Vil\u00eb, dyqane dhe apartamente; vetingu zbardh pasurin\u00eb e kreut t\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb Entela Prifti<\/a><\/p>\n<p><strong>Vila n\u00eb Bulevardin Republika<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Bulevardin Republika, e cila ishte denoncuar si pasuri e familjes s\u00eb gjyqtares edhe n\u00eb dy emisione investigative, \u201cAgonland\u201d dhe \u201cFiks Fare\u201d, \u00a0t\u00eb cilat ishin marr\u00eb si prov\u00eb nga KPK, e p\u00ebrfituar gjysma p\u00ebrmes dhurimit dhe gjysma p\u00ebrmes blerjes, rezultoi edhe pasuria me m\u00eb shum\u00eb probleme sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>KPK u ndal gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri duke hetuar fillimisht form\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb saj. Komisoni shprehet n\u00eb vendim se \u201cpersoni i lidhur me subjektin e rivler\u0451simit\/bashkshorti ka b\u0451r\u0451 deklarim t\u0451 rrem\u0451 n\u0451 lidhje me dhurimin e \u00bd pjes\u0451 t\u0451 k\u0451saj nd\u0451rtese dhe ka n\u0451nshkruar nj\u0451 kontrat\u0451 fiktive\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se arsyet e dhurimit, miq\u00ebsia dhe shpenzimi i rreth 260 mij\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr rikonstruksion, t\u00eb nj\u00eb pasurie me vler\u00eb t\u00eb madhe dhe mjaft fitimprur\u00ebse nuk ishin bind\u00ebse. \u00a0KPK thot\u00eb se Prifti nuk mundi t\u00eb provonte edhe se bashk\u00ebshorti i saj kishte kryer shpenzime n\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb e kishte at\u00eb me qira.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se dhuruesi nuk kishte burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb pasuri, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas e ia dhuroi bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK arsyetoi p\u00ebr blerjen. Sipas komisioni banesa ishte vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se 20 milion lek\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gjysm\u00ebn e saj bashk\u00ebshorti i gjykat\u00ebses s\u00eb shkarkuar shpenzoi vet\u00ebm 4 milion.<\/p>\n<p>\u201cSipas k\u00ebsaj analize, \u00bd pjes\u00eb e pasuris\u00eb do t\u00eb kushtonte n\u00eb vitin 2008 rreth 10.397.313 lek\u00eb, nd\u00ebrsa brenda 9 muajve (dat\u00eb 19.03.2009) kur b\/shorti i subjektit blen pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pasuris\u00eb, vlera e saj n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb 4.000.000 lek\u00eb, duksh\u00ebm e ul\u00ebt krahasuar me tregun p\u00ebr periudh\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Justifikimi i Priftit se \u00e7mimi i nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte aq sa\u00e7 vler\u00ebsonte Komisioni dhe se shit\u00ebsi kishte pasur \u201cnevoj\u00eb p\u00ebr mjete monetare n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar\u201d, nuk ishte sipas KPK-s\u00eb bind\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb banesa ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb preferuara n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, mbart vlera kulturore dhe \u00ebsht\u00eb burim i konsideruesh\u00ebm t\u00eb ardhurash, nuk justifikon \u00e7mimin e kontrat\u00ebs prej 4.000.000 lek\u00ebsh t\u00eb \u00bd pjes\u00eb t\u00eb saj\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po aty theksohet se nd\u00ebrtesa nuk ishte deklaruar e plot\u00eb, duke mos p\u00ebrfshir\u00eb as n\u00eb deklarimet vjetore as n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb verand\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbente si bar-kafe n\u00eb katin e fundit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Sipas Priftit veranda nuk ishte deklaruar sepse ishte nd\u00ebrtim i p\u00ebrkohsh\u00ebm, por Komisioni thot\u00eb se mosdeklarimi sillte shkarkim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrsa veranda e padeklaruar ishte fitimprur\u00ebse pasi p\u00ebrdorej si pjes\u00eb e nj\u00eb lokali.<\/p>\n<p>Po ashtu sip\u00ebrfaqa e deklaruar prej 133 metra nd\u00ebrtim nuk p\u00ebrkonte as me nj\u00eb preventim rikonstruksioni t\u00eb dor\u00ebzuar nga bashk\u00ebshorti i Priftit ku thuhet se ishin shtruar 390 metra katror\u00eb dysheme. \u00a0Prifti u justifikua se \u201c390 m2 dysheme p\u00ebrfaq\u00ebson shtrimin e dy kateve t\u00eb saj dhe oborrit t\u00eb jasht\u00ebm me pllaka\u201d, por ky deklarim nuk u quajt bind\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nga hetimi rezultoi se mungonin t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e cila ishte rikonstruktur dhe kishte nd\u00ebrruar destinacion disa her\u00eb. Mungonin kontratat dhe nuk ishin paguar detyrimet p\u00ebr qirat\u00eb e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, pasi shqyrtoi dhe analizoi shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe konstatimet e dala nga hetimit arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka fshehur sip\u00ebrfaqen reale t\u00eb godin\u00ebs n\u00eb deklarimin \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, duke mos e deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurin\u00eb e personit t\u00eb lidhur me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<a href=\"\/vetingu\/?p=52796\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Entela Prifti-kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb<\/a><\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb t\u00eb ardhurash e deklarime t\u00eb rreme<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se sa i p\u00ebrket apartamentit 55 metra t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012, Prifti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se \u201cka fshehur dhe paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij apartamenti\u201d. Sipas KPK pas hetimit t\u00eb k\u00ebtij rasti dhe pas marrjes s\u00eb pretendimeve t\u00eb gjyqtares s\u00eb shakrkuar, rezultoi se kishte munges\u00eb burimesh financiare, kishte fshehje t\u00eb pasuris\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb \u201cn\u00eb lidhje me burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyet p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>Prifti pretendoi se apartamenti ishte bler\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera me 1.6 milion lek\u00eb t\u00eb dhuruara nga babai i bashk\u00ebshortit, por sipas KPK-s\u00eb nuk u provua as fakti q\u00eb dhurata ishte dh\u00ebn\u00eb as mund\u00ebsit\u00eb e vjehrrit p\u00ebr t\u2019i pasur k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Pretendimit t\u00eb subjektit se vjehrri, i cili \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta para se t\u00eb realizohej p\u00ebrfundimisht blerja n\u00eb vitin 2012, i kishte p\u00ebrfituar parat\u00eb n\u00eb vitin 2002\u00a0 nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb bij\u00ebs q\u00eb jetonte n\u00eb SHBA rreth 1.8 milion lek\u00eb, u rr\u00ebzuan nga Komisioni. KPK tha se nga hetimet rezultoi q\u00eb nj\u00eb muaj pas shitjes s\u00eb apartamentit rezultonte se bashk\u00ebshorti i Priftit kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e kredis\u00eb personale n\u00eb Detroit Michigan, SHBA n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb \u201cp\u00ebrputhet n\u00eb fakt me shum\u00ebn prej 1.800.000 lek\u00ebsh t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb z. P.T., n\u00eb vitin 2002\u201d. \u201cKomisioni bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se kjo shum\u00eb pas shitjes s\u00eb apartamentit, m\u00eb dat\u00eb 06.06.2002, \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb SHBA, m\u00eb dat\u00eb 07.06.2002\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Komisioni gjat\u00eb hetimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Priftit gjeti se ajo kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve. Prifti kishte deklaruar se apartamenti ishte shitur 3.1 milion dhe se ajo kishte p\u00ebrfituar 1 milion prej k\u00ebsaj shitje si pjes\u00ebtare, por sipas KPK-s\u00eb kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb me vler\u00ebn 1.9 milion dhe Priftit i takonte si pjes\u00eb vet\u00ebm shuma prej 650 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pretendimi i Priftit se diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb deklaruar prej saj dhe \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00eb ishte plot\u00ebsuar nga shitja e mobiljeve prej prind\u00ebrve nuk u pranua prej Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Makina q\u00eb blihen lir\u00eb e shiten shtrejt<\/strong><\/p>\n<p>Sipas KPK shitja e dy makinave me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb se sa ishin bler\u00eb, ishte po ashtu \u201cdeklarim i rrem\u00eb\u201d. Hetimet e Komisionit zbuluan se Prifti kishte bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb \u201cRenault\u201d p\u00ebr 500 dollar\u00eb dhe e kishte shitur p\u00ebr 450 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb \u201cBenz\u201d q\u00eb ishte bler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, ishte shitur p\u00ebr \u201c6.000 euro ose e barabart\u00eb me 823.020 lek\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2009 pas dy vjet\u00ebsh p\u00ebrdorim. Prifti tha se makinat ishin bler\u00eb t\u00eb amortizuara dhe \u00e7mimi ishte rritur pasi ajo i kishte riparuar ato the kthyer n\u00eb gjendje pune, por komisioni tha se ajo nuk mundi ta provonte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarim i rrem\u00eb u konsideruar edhe nj\u00eb pages\u00eb prej 1.3 milion lek\u00ebsh p\u00ebr rifiniturat e nj\u00eb apartamenti duplex 3+1 n\u00eb vitin 2003 i bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i deklaruar fillimisht n\u00eb vitin 2004. KPK thot\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb provuar se nj\u00eb pages\u00eb e till\u00eb ishte kryer.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb vendim shprehet\u00a0 se nga hetimi i kryer vlera e pretenduar si e paguar prej bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se kostoja mesatare e nd\u00ebrtimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ata pretendojn\u00eb se kan\u00eb paguar 2 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa KPK thot\u00eb se mesatarja e kostos sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave\u00a0 p\u00ebr at\u00eb sip\u00ebrfaqe ishte 5.9 milion.\u00a0 KPK nuk pranoi pretendimet e Priftit se apartamenti ishte bler\u00eb karabina. \u201cP\u0451r shkak se nuk arriti t\u0451 provoj\u0451 bindsh\u0451m me dokumnetacion ligjor provues se kjo vler\u0451 \u0451sht\u0451 vlera reale q\u0451 personi i lidhur ka paguar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave familjare t\u00eb subjektit n\u00eb vitet 2001-2004, duke arritur n\u00eb konkluzionin se ka nj\u00eb bilanc negativ prej 6.8 milion\u00eb lek\u00eb. Bilanci si\u00e7 del n\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb rishikuar duke u nisur nga pretendimet e Priftit p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb vitet 90\u2019, por sipas KPK s\u00ebrish ka rezultuar se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk kishin burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit, blerjen e 8 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Beton Plus\u2019, p\u00ebr t\u00eb krijuar likuiditetet e deklaruara n\u00eb bank\u00eb, si dhe t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb truall 10.000 m2 n\u00eb fshatin Voskopoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria n\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr nisur prej nj\u00eb denoncimi KPK hetoi p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura n\u00eb emrin e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Priftit. N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni thot\u00eb se \u201cbazuar n\u00eb t\u00eb gjitha indicet dhe rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb forta se subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb ket\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb madhe se dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme dhe subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb pasurit\u00eb t\u00eb cilat figurojn\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs, znj. \u00c7.P., n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb motr\u00ebs, z. P.K. dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb saj, z. V.P., p\u00ebr arsye se ajo nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit n\u00eb lidhje me denoncimin e ardhur\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nga hetimi rezultoi se ngjash\u00ebm me akte t\u00eb tjera shitblerje nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit, ai kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb ambjent 519 metra katror\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr tregtare p\u00ebr rreth 14.2 milion lek\u00eb, kur koste e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb llogaritur n\u00eb mbi 17 milion lek\u00eb. \u201cPra, duksh\u00ebm, vlera e shk\u00ebmbimit t\u00eb pasuris\u00eb nuk justifikon vler\u00ebn reale t\u00eb saj\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb edhe14.2 milion lek\u00ebt q\u00eb ishin deklaruar si kapital \u00a0n\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit, nuk ishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt \u00a0n\u00eb deklarimet vjetore dhe p\u00ebr to nuk ishin paguar tatime, e p\u00ebr pasoj\u00eb ato nuk mund t\u00eb konsideroheshin si burim i ligjsh\u00ebm i k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shkeljesh KPK thot\u00eb se nuk ishin deklaruar transferta bankare n\u00eb llogarit\u00eb e bashk\u00ebshortit n\u00eb shumat 70 mij\u00eb euro dhe 3.6 milion lek\u00eb. Shpjegimet e Priftit se k\u00ebto para nuk kishin qen\u00eb t\u00eb tyret, por ishin trasferuar n\u00eb llogarit\u00eb e t\u00eb shoqit n\u00eb nj\u00eb rast nga nj\u00eb mikesh\u00eb e familjes nga Greqia me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb rastin tjet\u00ebr nga nj\u00eb mik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kurs k\u00ebmbimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse nga komisioni q\u00eb i ka cil\u00ebsuar fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu fshehje jan\u00eb cil\u00ebsuar mosdeklarimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs dhe djalit. KPK gjeti se bashk\u00ebshorti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr qirat\u00eb e p\u00ebrfitura n\u00eb shum\u00eb nga 2 milion n\u00eb 5 milion lek\u00eb dhe 13 mij\u00eb euro. Deklarim i rrem\u00eb i cil\u00ebsua edhe dhurimi nga prind\u00ebrit i 4 milion lek\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste u gjet burim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e shkarkuar e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb Entela Prifti rezultoi me nj\u00eb mori problemesh n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa KPK n\u00eb vendimin e shkarkimit thot\u00eb se ajo \u201cmund t\u00eb ket\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb madhe se dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme\u201d dhe se e ka fshehur at\u00eb te t\u00eb tret\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69484,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/entela-prifti1-570x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54553"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54553"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61714,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54553\/revisions\/61714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}