{"id":54574,"date":"2018-12-14T14:39:15","date_gmt":"2018-12-14T12:39:15","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54574"},"modified":"2019-04-23T22:01:23","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:23","slug":"gjykatesja-alma-kolgjoka-perballet-pa-probleme-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjykatesja-alma-kolgjoka-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2018\/12\/14\/","title":{"rendered":"Gjykat\u00ebsja Alma Kolgjoka p\u00ebrballet pa probleme me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs Alma Kolgjoka u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i vuri n\u00eb dukje vonesat e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb gjykat\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ajo drejton dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn. Kolgjoka k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54575\" aria-describedby=\"caption-attachment-54575\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54575\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Kolgjoka-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54575\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54575\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr Kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs Alma Kolgjoka<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vonesat n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kruj\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb kryetare ishin nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat u pyet gjykat\u00ebsja Alma Kolgjoka, gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit \u00a0t\u00eb premten. Kolgjoka pranoi v\u00ebrejtjen e v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs n\u00eb lidhje me vonesat t\u00eb konstatuara gjat\u00eb zbatimit projektit \u201cDrejt\u00ebsi pa Vonesa\u201d n\u00eb gjykat\u00eb, por tha se n\u00eb bashk\u00ebpunim me USAID-in, Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe KLD-n\u00eb kishin arritur rezultate t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb shmangur zvarritjen e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket pun\u00ebs s\u00eb saj si gjyqtare, relacioni ndaj Kolgjok\u00ebs nuk vuri n\u00eb dukje probleme. Kolgjoka \u00ebsht\u00eb shortuar nga KPK si pjes\u00eb e drejtuesve t\u00eb gjykatave. Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela\u00a0 Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare, vler\u00ebsoi Kolgjok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi u shpreh gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se, pavar\u00ebsisht t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, KPK, ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, ka depozituar rapotin p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Kolgjoka sipas t\u00eb cilit ajo ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e saj, nuk ka kryer deklarime t\u00eb rreme apo fshehje pasurie si edhe nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Bekteshi theksoi se KPK kreu hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtares Kolgjoka bazuar edhe n\u00eb prova t\u00eb reja prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar blerja e nj\u00eb autoveture n\u00eb vler\u00ebn e 3999 eurove n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014 nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas KPK, autovetura ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares, i cili e ka shitur n\u00eb vitin 2018. Nga verifikimet e kryera nga komisioni \u00ebsht\u00eb konkluduar se \u00e7ifti Kolgjoka ka pasur burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr pasuri e konstatuar nga komisioni ka qen\u00eb edhe nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb proces legalizimi. Ka rezultuar se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1995 nga vjehrri i gjyqtares dhe aplikimi p\u00ebr legalizimin \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2005 nga bashk\u00ebshorti i dhe babai i k\u00ebtij t\u00eb fundit. Komisioni ka konstatuar se gjyqtarja Kolgjoka ka lidhur kuror\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj n\u00eb vitin 2011, gjasht\u00eb vite pasi ishte kryer nga aplikimi p\u00ebr legalizimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjehrrit t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb viteve n\u00eb vazhdim nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb aplikim p\u00ebr nd\u00ebrtime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e 200 mij\u00eb lek\u00ebve cash t\u00eb gjendura n\u00eb sht\u00ebpi, komisioni ka konklduar se bashk\u00ebshort\u00ebt Kolgjoka kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb ligjshme. Komisioni ka kryer analiz\u00eb financiare edhe p\u00ebr depozit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn e 2 milion\u00eb e 100 mij\u00eb lek\u00ebve n\u00eb Raiffeisen Bank, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti ka deklaruar gjendjen cash si edhe shpenzimet e tjera n\u00eb deklaratat e saj periodike dhe se ka pasur burime t\u00eb ligjshme e t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, nga paga e saj dhe e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, relatorja Bekteshi u shpreh se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e vler\u00ebsuar gjyqtaren Kolgjokaj t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, \u00ebsht\u00eb analizuar raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, i bazuar n\u00eb verifikimin e tet\u00eb dosjeve, tre t\u00eb zgjedhura nga vet\u00eb gjyqtarja Kolgjoka dhe pes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short. Nga verifikimi i k\u00ebtyre dosjeve \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtarja ka respektuar afatet e gjykimit dhe t\u00eb drejtat e pal\u00ebve. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar se edhe vendimet e nd\u00ebrmjetme jan\u00eb t\u00eb pasqyruara t\u00eb plota. Lidhur me pozicionin e saj si kryetare, jan\u00eb konstatuar aft\u00ebsi organizative dhe drejtuese.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi shtoi se ndaj gjyqtares jan\u00eb kryer pes\u00eb denoncime, por, nj\u00ebri ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr raset e tjera i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar mendim KLD-s\u00eb dhe i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime subjektit, u shpreh relatorja Bekteshi. Vet\u00eb gjyqtarja Alma Kolgjoka deklaroi se ishte dakort me konstatimet e komisionit dhe se nuk kishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs ju drejtua gjyqtares Kolgjoka lidhur me nj\u00eb konstatim gjat\u00eb zbatimit t\u00eb projektit \u201cDrejt\u00ebsi pa vonesa\u201d t\u00eb aplikuar edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me numrin e madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zvarritura. Ai tha se ajo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb bashku edhe me koleg\u00ebt e saj mund t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka p\u00ebr ndryshimin e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Gjyrtarja Kolgjoka u shpreh se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjat\u00eb zbatimit projektit \u201cDrejt\u00ebsi pa Vonesa\u201d u konstatua nj\u00eb situat\u00eb jo\u00a0 favorshme, por tha se tashm\u00eb ishte punuar p\u00ebr t\u00eb shmangur zvarritjen e \u00e7\u00ebshtjeve. N\u00eb fund ajo k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin e saj m\u00eb dat\u00eb 17 dhjetor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs Alma Kolgjoka u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i vuri n\u00eb dukje vonesat e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb gjykat\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ajo drejton dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn. Kolgjoka k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":54575,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Kolgjoka-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54574"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54574"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61712,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54574\/revisions\/61712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}