{"id":54676,"date":"2018-12-17T22:24:01","date_gmt":"2018-12-17T20:24:01","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54676"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"ceshtja-islamaj-kolegji-vendos-vijen-e-kuqe-ndaj-komisionerit-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ceshtja-islamaj-kolegji-vendos-vijen-e-kuqe-ndaj-komisionerit-publik\/2018\/12\/17\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja Islamaj: Kolegji vendos vij\u00ebn e kuqe ndaj Komisionerit Publik"},"content":{"rendered":"<p>Pas kat\u00ebr seancash Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka dh\u00ebn\u00eb fund insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Komisionerit Publik Florian Ballhysa p\u00ebr prova dhe hetime t\u00eb reja, n\u00eb ankimin e vendimit kund\u00ebr gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj. \u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53718\" aria-describedby=\"caption-attachment-53718\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53718\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"53718\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53718\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit, KPA| Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn e kat\u00ebrt, si pjes\u00eb t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik Florian Ballhysa kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj.<\/p>\n<p>Edhe kjo seanc\u00eb, ashtu si dy t\u00eb m\u00ebparshmet u karakterizua nga k\u00ebrkesat procedurale t\u00eb Komisionerit Publik ndaj Kolegjit p\u00ebr t\u00eb administruar m\u00eb shum\u00eb prova dhe dyshimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit mbi informacionet e dh\u00ebna nga institucionet publike.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar t\u00eb kuptoj\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkesat e Komisionerit ishin t\u00eb legjitimuara, Kolegji i drejtoj nj\u00eb seri pyetjesh n\u00ebp\u00ebrmjet relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, e hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit si t\u00eb \u2018panevojshme dhe t\u00eb pajustifikuar\u2019.<\/p>\n<p>Islamaj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsorin shqiptar dhe para se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ka mbajtur poste t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb gjykat\u00ebs i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, kryetar gjykate, kryeinspektor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe gjykat\u00ebs Apeli.<\/p>\n<p>Ai iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb funksioni dhe hetimi administrativ i udh\u00ebhequr nga relatorja Genta Tafa Bungo, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se i p\u00ebrmbushte t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb integritetin e figur\u00ebs, profesionalizmin dhe kontrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrfundimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb u kontestua nga Komisioneri Publik, i cili \u00e7moi se \u201cprocesi i hetimit i Komisionit p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, ka mang\u00ebsi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet nuk mund t\u00eb konkludohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr prova dhe hetime t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luan Daci si kryesues, Sokol \u00c7omo relator, si dhe gjyqtaret Ina Rama, Rezarta Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, vendosi me 16 n\u00ebntor rihapjen pjes\u00ebrisht t\u00eb hetimit p\u00ebr disa element\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Islamajt. KPA vendosi t\u00eb hetonte pasurit\u00eb e paluajtshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Islamajt, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri ka ngritur dyshime se nuk justifikoheshin nga t\u00eb ardhurat. Po ashtu do t\u00eb hetohet origjina e pron\u00ebs dhe vlera e nj\u00eb toke kullot\u00eb n\u00eb Karpen t\u00eb bler\u00eb nga subjekti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri ka ngritur dyshime pasi ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb turistike. Subjektit iu kalua barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait, i cili rezulton pjes\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb transaksion p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine dhe po ashtu n\u00eb dhurimin e dy apartamenteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e gjyqtarit<\/p>\n<p>Seanca e kat\u00ebrt e mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u hap me njoftimin e kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore Luan Daci, se po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb Kolegji kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr pranimin e provave t\u00eb marra nga nj\u00eb num\u00ebr institucionesh publike si dhe subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Daci listoi nj\u00eb num\u00ebr i institucionesh q\u00eb i ishin p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kolegjit p\u00ebr informacion dhe dokumente, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, zyrat e regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs dhe Kavaj\u00eb, Drejtorin\u00eb Rajonale Tatimore Durr\u00ebs, Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb tjera institucione, gatishm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb cilave kryesuesi i trup\u00ebs\u00a0 e kishte njoftuar me vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb mbajtur me 12 dhjetor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo list\u00eb provash nuk e k\u00ebnaqi Komisionerin Publik Ballhysa, i cili pasi u ftua t\u00eb jepte q\u00ebndrimin e tij nga Kolegji, u shpreh se nuk ishte dakord me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb akteve, p\u00ebr t\u00eb cilat sipas tij ishin t\u00eb paplota ose binin ndesh me formatin q\u00eb disa institucione kishin raportuar m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa u mor n\u00eb detaje me provat e administruar nga zyrat e regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, mbi origjin\u00ebn e tok\u00ebakullot\u00eb prej 1000 metra katror\u00eb, tre prona n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb partneres s\u00eb subjektit, Sonila Toska n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat e Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve Durr\u00ebs mbi t\u00eb ardhura e t\u00eb atit t\u00eb subjektit si avokat, si dhe t\u00eb dh\u00ebnat e ILDKPKI p\u00ebr shit-blerjen e dy automjeteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket tok\u00ebs n\u00eb Karpen, Komisioneri b\u00ebri nj\u00eb rezume t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs duke pretenduara se dokumentet e sjella nga ZRPP Kavaj\u00eb \u2018jan\u00eb kontradiktore.\u2019 M\u00eb tej Ballhysa u ankua se Kolegji nuk ishte p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr verifikimin e \u00e7mimit t\u00eb shtij\u00ebs prej 137 lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, q\u00eb sipas Komisionerit \u00ebsht\u00eb fiktiv. Sipas Ballhys\u00ebs kjo pron\u00eb ka vler\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, pasi ndodhet n\u00eb gjurm\u00ebn e nj\u00eb investimi t\u00eb propozuar nga nj\u00eb kompani amerikane &#8211; \u2018Star Bridge Port Development Limited\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00ebj Komisioneri Publik u ndal n\u00eb dokumentet e ardhura nga ILDKPKI, mbi deklarim e personit t\u00eb lidhur Sonila Toska, m\u00eb konkretisht nj\u00eb apartament 141 m2, nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare 55 m2 dhe nj\u00eb garazh 16m2. Edhe p\u00ebr k\u00ebto pasuri Ballhyss u shpreh i pak\u00ebnaqur me Kolegjin duke n\u00ebnvizuar se nuk ishte administruar informacion nga organet tatimore mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb personit t\u00eb lidhur. Komisioneri i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte dosjen e plot\u00eb t\u00eb shitblerjes nga Drejtoria e Transportit Rrugor p\u00ebr dy makina \u2013 nj\u00eb automjet Opel Corsa dhe nje automjet Benz-Mercedes, si dhe kontestoi formatin e informacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Drejtoria e Tatimeve Durr\u00ebs mbi ta ardhurat e babait t\u00eb subjektit nga avokatia. Komisioneri k\u00ebrkoi gjithashtu hetim shtes\u00eb mbi disa t\u00eb dh\u00ebnat nga OSHEE p\u00ebr kontrata me gjeneralitete t\u00eb nj\u00ebjta me subjektin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat shtes\u00eb p\u00ebr dokumente dhe hetime t\u00eb Komisionerit Publik, u kund\u00ebrshtuan nga gjyqtari Edmond Islamaj. Pasi d\u00ebgjoi kontestimin e subjektit p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim.<\/p>\n<p><strong>Vija e kuqe<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e t\u00eb mart\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb prova dhe hetime t\u00eb reja nga Komisioneri Ballhysa, nuk \u00ebsht\u00eb sfida e par\u00eb q\u00eb ai i b\u00ebn vendimmarrjes s\u00eb Kolegjit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi. Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb shkuar Ballhysa refuzoi t\u00eb shprehej mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e provave duke n\u00ebnvizuar, se n\u00eb gjykimin e tij nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse \u2018marrja e disa akteve nga gjyqtar\u00ebt,\u2019 ishte pjes\u00eb e nj\u00eb vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor \u2018ex oficio\u2019 ose si pasoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb t\u00ebrheqje nj\u00eb or\u00ebshe trupa gjykuese u kthye duke njoftuar se kishte nevoj\u00eb t\u2019i drejtonte disa pyetje shtes\u00eb Komisionerit Publik dhe subjektit, n\u00eb lidhje me provat e administruara dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kishte mandatuar relatorin Sokol \u00c7omo. Relatori i k\u00ebrkoi Ballhys\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktonte n\u00ebse shihte dallim midis dokumenteve t\u00eb administruara dhe informacionit t\u00eb marr\u00eb nga institucionet dhe n\u00ebse kishte ndonj\u00eb dyshim p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e informacionit t\u00eb administruar. Ballhysa insistoi n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb thelluar hetimin dhe provat e reja.<\/p>\n<p>M\u00eb tej relatori \u00c7omo iu drejtuar me disa pyetje shtes\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me datat e transaksionet specifike \u2018cash\u2019 pas shtij\u00ebs s\u00eb nj\u00eb automjeti Land Rover dhe datat e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit. Subjekti tha se i duhej koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb relatorit, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrirjes n\u00eb koh\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimeve dhe pagesave pas shtij\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebrs\u00ebri, dhe pas nj\u00eb ore tjet\u00ebr diskutimesh, doli n\u00eb vendim ta rr\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00ebn e Komsionerit Publik p\u00ebr dokumente dhe hetime t\u00eb reja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebnvizoi q\u00eb subjekti do t\u00eb pyetej p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe transaksionet e makin\u00ebs gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb enjte, dat\u00eb 20 dhjetor, ora 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas kat\u00ebr seancash Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka dh\u00ebn\u00eb fund insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Komisionerit Publik Florian Ballhysa p\u00ebr prova dhe hetime t\u00eb reja, n\u00eb ankimin e vendimit kund\u00ebr gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj. \u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69479,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH-545x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54676"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54676"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54676\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61698,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54676\/revisions\/61698"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}