{"id":54692,"date":"2018-12-18T13:53:02","date_gmt":"2018-12-18T11:53:02","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54692"},"modified":"2019-05-06T23:24:22","modified_gmt":"2019-05-06T23:24:22","slug":"tre-denoncime-nga-qytetaret-vene-ne-veshtiresi-kryeprokuroren-e-beratit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tre-denoncime-nga-qytetaret-vene-ne-veshtiresi-kryeprokuroren-e-beratit\/2018\/12\/18\/","title":{"rendered":"Tre denoncime nga qytetar\u00ebt v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kryeprokuroren e Beratit"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit, Eloida Goxhi rezultoi n\u00eb rregull me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, por tre denoncime nga qytetar\u00ebt ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje mbi aft\u00ebsit\u00eb e saj profesionale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54696\" aria-describedby=\"caption-attachment-54696\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eloida-Goxhiii.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54696 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eloida-Goxhiii-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54696\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54696\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit, Eloida Goxhi para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Tre denoncime nga qytetar\u00ebt vendos\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit, Eloida Goxhi gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Pavar\u00ebsisht se verifikimi i pasuris\u00eb dhe i past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs rezultuan pa probleme, ankesat e qytetar\u00ebve kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb prokurores Goxhi.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7eljen e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Suela Zhegu b\u00ebri me dije se rivler\u00ebsimi i prokurores Eloida Goxhi \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb tre kriteret: at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e pasuris\u00eb,\u00a0 Zhegu tha se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, ka depozituar nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr subjektin. Komisioni e ka bazuar hetimin n\u00eb gjith\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb Goxhit, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se ajo kishte kryer investim n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn e 2.2 milion\u00eb lek\u00ebve. Deklarimi i prokurores se burimi i investimit n\u00eb bono thesari ishte paga e saj, ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, gjith\u00eb kursimet e Goxhit nd\u00ebr vite kapin vler\u00ebn e 2.7 milion\u00eb lek\u00ebve dhe kan\u00eb si burim pag\u00ebn e saj si prokurore e s\u00eb fundmi si drejtuese e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar i v\u00ebrtet\u00eb edhe deklarimi tjet\u00ebr se ajo jeton me prind\u00ebrit n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 96 m2, i fituar nga privatizimi n\u00eb vitin 1993 po nga prind\u00ebrit e saj. KPK ka konstatuar n\u00eb fund se pasuria e prokurores Eloida Goxhi kishte burime t\u00eb ligjshme dhe justifikohej me t\u00eb ardhurat e saj si prokurore.<\/p>\n<p>Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, relatorja \u00a0Suela Zhegu u shpreh se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e ka vler\u00ebsuar prokuroren Eloida Goxhi t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, pasi nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>KPK ka kryer nj\u00eb verifikim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb Goxhit, ku ve\u00e7 raportit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe verifikimit t\u00eb tet\u00eb dosjeve, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqytim edhe tre denoncime t\u00eb kryera pran\u00eb Komisionit nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e par\u00eb, denoncuesi ka pretenduar se prokurorja Goxhi ka zvarritur hetimet, nd\u00ebrsa rasti i dyt\u00eb i denoncuar ngrinte pretendime p\u00ebr moskryerje t\u00eb veprimeve hetimore. N\u00eb rastin e tret\u00eb, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit \u00ebsht\u00eb denoncuar p\u00ebr mosrespektim t\u00eb ligjit dhe procedurave dhe zvarritje t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni, prokurorja Goxhi u shpreh se ishte dakort me p\u00ebrfundimet e nxjerra nga Komisioni duke i konsideruar ato t\u00eb sakta. Nd\u00ebrsa lidhur me ankesat, ajo pohoi se i kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegimet me shkrim.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese Brunilda Bekteshi i k\u00ebrkoi prokurores Goxhi q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime lidhur me k\u00ebto denoncime, duke i konsideruar me interes p\u00ebr publikun dhe v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pranishme, Marie Tuma.<\/p>\n<p>Goxhi shpjegoi se denoncimi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2016, kur ajo ishte drejtuese, por ka shtuar se \u00e7\u00ebshtja i ka kaluar nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr. Sipas saj, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve n\u00eb vitin 2017, por nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se kishte pasur nj\u00eb tjet\u00ebr kall\u00ebzim penal n\u00eb vitin 2006, t\u00eb kryer nga persona t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pal\u00eb t\u00eb denoncuar dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje. Prokurorja Goxhi u shpreh se kall\u00ebzuesi nuk e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr denoncimin e vitit 2006. Ajo shtoi se e kan\u00eb pritur disa her\u00eb dhe e kan\u00eb shpjeguar p\u00ebr hetimet e kryera. Sipas kryeprokurores s\u00eb Beratit, pas vitit 2016, prokurori \u00ebsht\u00eb i pavarur dhe vendimi p\u00ebr hetimet e \u00e7\u00ebshtjeve merret nga ai. Ajo pohoi se prokurori i \u00e7\u00ebshtjes i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr pushimin e k\u00ebtij hetimi dhe se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e dyt\u00eb, Goxhi tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzimin e vitit 2014 t\u00eb dy shtetaseve, kur nuk ishte drejtuese e prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ajo theksoi se nuk kishte qen\u00eb prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb. Ajo shtoi se ishte interesuar m\u00eb pas p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe kishte rezultuar se denoncueset kall\u00ebzonin nj\u00eb aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm, por nga verifikimet dhe hetimet kishte rezultuar se ishte i regjistruar dhe kishte dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hetime dhe \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e tret\u00eb, Goxhi sqaroi se n\u00eb vitin 2017, denoncuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar largimin e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe ky i fundit ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga hetimi. M\u00eb tej, ajo pohoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2010, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar at\u00ebher\u00eb nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes. \u201cDenoncuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb ndryshimin e vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb prokurorit dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Vlor\u00eb kan\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e rihetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Gjykata e Apelit ka l\u00ebn\u00eb detyrat p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb tjera hetimore,\u201d tha Goxhi, duke shtuar se prokurori n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar m\u00eb pas nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka nd\u00ebrhyr\u00eb kryesja e trup\u00ebs gjykuese, Xhensila Pine, e cila i ka kujtuar prokurores Goxhi se denoncuesja shprehet n\u00eb ankes\u00ebn e saj se dosja \u00ebsht\u00eb mbajtur dy vite n\u00eb sirtarin e saj.<\/p>\n<p>Goxhi u p\u00ebrgjigj se dosja ka q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb hetim p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs. Por Pine e ka nd\u00ebrprer\u00eb s\u00ebrish, duke i th\u00ebn\u00eb se denoncuesja pretendon se kall\u00ebzimi penal \u00ebsht\u00eb mbajtur dy vite pa u regjistruar si procedim penal.<\/p>\n<p>Goxhi shpjegoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dosjen e ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror, i cili \u00ebsht\u00eb pezulluar nga detyra dhe se m\u00eb pas i ka kaluar asaj.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja Marie Tuma e ka pyetur prokuroren Goxhi n\u00ebse kishte patur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit koh\u00eb p\u00ebr ta hetuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kryeprokurorja e Beratit sqaroi se i \u00ebsht\u00eb nevojitur nj\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb kryer gjith\u00eb veprimet hetimore t\u00eb l\u00ebna si detyr\u00eb nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb dhe pastaj u mor vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebn, Eloida Goxhi k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor, ora 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit, Eloida Goxhi rezultoi n\u00eb rregull me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, por tre denoncime nga qytetar\u00ebt ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje mbi aft\u00ebsit\u00eb e saj profesionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69640,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eloida-Goxhiii-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54692"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54692"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54692\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62346,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54692\/revisions\/62346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}