{"id":54736,"date":"2018-12-18T19:16:49","date_gmt":"2018-12-18T17:16:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54736"},"modified":"2019-05-06T23:24:22","modified_gmt":"2019-05-06T23:24:22","slug":"kryegjyqtari-i-pukes-izet-kadana-ne-veshtiresi-per-te-trija-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryegjyqtari-i-pukes-izet-kadana-ne-veshtiresi-per-te-trija-kriteret-e-vetingut\/2018\/12\/18\/","title":{"rendered":"Kryegjyqtari i Puk\u00ebs Izet Kadana n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb trija kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb v\u00eblla dhe disa nip\u00ebr t\u00eb dyshuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, shpenzime t\u00eb pambuluara me t\u00eb ardhura dhe dyshimi p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Puk\u00ebs vun\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi sot Kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs Izet Kadana para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54737\" aria-describedby=\"caption-attachment-54737\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Izet-Kadana1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54737\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Izet-Kadana1-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54737\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54737\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e 18 dhjetorit 2018.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb, Izet Kadana, me karrier\u00eb 25 vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, k\u00ebrkoi rikonfirmim n\u00eb detyr\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit duke hedhur posht\u00eb pik\u00ebpyetjet e ngritura mbi pasurit\u00eb, mbi faktin se i v\u00ebllai dhe disa nip\u00ebr dyshohen si eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar si dhe p\u00ebr nj\u00eb episod n\u00eb t\u00eb cilin dyshohet se gjyqtari ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes n\u00eb administrat\u00eb publike duke d\u00ebrguar mesazhe telefonike q\u00eb p\u00ebrmbanin &#8220;gjuh\u00eb vulgare&#8221; dhe fjal\u00eb &#8220;thuajse k\u00ebrc\u00ebnuese&#8221; ndaj nj\u00eb kandidateje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin vend pune t\u00eb fituar nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Kadana u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 18 dhjetor 2018. Trupa gjykuese q\u00eb ka kryer procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin p\u00ebrb\u00ebhet nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, hetimi administrativ kishte zbuluar disa probleme, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb shpenzimesh t\u00eb pajustifikuara me t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn prej afro 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja t\u00eb mas\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb si dhe dy hua q\u00eb gjyqtari i ka dh\u00ebn\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb me vler\u00eb totale prej 8.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cilat, komisioni i vetingut gjykon se i mungojn\u00eb burimet financiare.<\/p>\n<p>Kadana, i cili ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb avokat, u shpreh p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor se llogaritjet e b\u00ebra nga komisioni ishin t\u00eb gabuara dhe se ai i kishte t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet. Avokati argumentoi se nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Puk\u00eb n\u00eb vitin 1995, e cila sh\u00ebnon vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim i noterit, i cili ka shkruar n\u00eb kontrat\u00eb &#8220;lek\u00eb t\u00eb vjetra&#8221; dhe jo lek\u00ebt zyrtare. Avokati e mb\u00ebshteti argumentin e tij me faktin q\u00eb Puka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb vendit se se n\u00eb Puk\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb apartament me vler\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb lidhje me kredin\u00eb, argumenti i subjektit ishte se ajo ishte marr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga bashk\u00ebshortja, por ishte marr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb biznesit t\u00eb vjerrit dhe ishte shlyer nga i vjerri.<\/p>\n<p>Problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kadan\u00ebs gjithsesi lidhen me raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. DSIK kishte raportuar fillimisht p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit, nd\u00ebrsa pas pyetjeve shtes\u00eb nga KPK kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb, ku konkluzioni ishte krejt e kund\u00ebrta. Subjekti u m\u00ebsua se ka nj\u00eb v\u00eblla dhe shum\u00eb nip\u00ebr t\u00eb hetuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, trafik droge dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale. Komisioni vuri n\u00eb dukje marr\u00ebdh\u00ebniet mes subjektit dhe t\u00eb v\u00ebllait e familjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, si dhe faktit q\u00eb djali i subjektit kishte jetuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb Kam\u00ebz gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte student n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja kryesore problematike \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain Ramiz Kadana, dhe djalin e Ramizit, Shp\u00ebtim Kadana. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe hetuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale <a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/albania-sequesters-millions-in-assets-from-organized-crime\">me vler\u00eb miliona euro<\/a>. Komisioni duksh\u00ebm ngriti \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse kjo mund t\u00eb konsiderohej si lidhje me element\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar apo ishte thjesht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare. N\u00eb dukje u vu fakti se gjyqtari kishte kaluar dy jav\u00eb n\u00eb Itali pasi nipi i tij Shp\u00ebtim Kadana u nda nga jeta. Gjyqtari, i cili kishte deklaruar n\u00eb formularin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs problemet e t\u00eb v\u00ebllait dhe nipit me drejt\u00ebsin\u00eb, deklaroi se marr\u00ebdh\u00ebnia e tij ishte ngusht\u00ebsisht familjare dhe se q\u00ebndrimi n\u00eb Itali lidhej me fatkeq\u00ebsin\u00eb e ndodhur. Sa i p\u00ebrket nip\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krim t\u00eb organizuar, t\u00eb cil\u00ebve komisioni iu referua si I.K. K.K dhe A.K, subjekti i rivler\u00ebsimit deklaroi se nuk kishte dijeni p\u00ebr aktivitetet e tyre dhe as nuk kishte hyrje-dalje familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs profesionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit v\u00ebrejti se subjekti kishte pasur nj\u00eb shk\u00ebmbim me 19 mesazhe telefonike me nj\u00eb person t\u00eb quajtur F.L, n\u00eb t\u00eb cilat, gjyqtari m\u00ebsohet se ka p\u00ebrdorur &#8220;fjal\u00eb t\u00eb zhargonit t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb&#8221;, teksti i t\u00eb cilave sugjeronte &#8220;k\u00ebrc\u00ebnim&#8221; dhe &#8220;ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm&#8221;. Si\u00e7 shpjegoi Kadana, mosmarr\u00ebveshja kishte lindur kur n\u00eb prokurorin\u00eb e Puk\u00ebs ishte liruar nj\u00eb vend pune sekretare\/ekonomiste. Kishte pasur tre kandidat\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, bashk\u00ebshortja e gjyqtarit. N\u00eb raportin e par\u00eb nga Prokuroria e Puk\u00ebs p\u00ebr Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, dy kandidat\u00eb ishin kualifikuar, mes t\u00eb cil\u00ebve nuk ishte bashk\u00ebshortja e gjyqtarit. Pas k\u00ebsaj, nj\u00ebra prej kandidateve kishte pasur shk\u00ebmbimet e mesazheve me Kadan\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cilat, Kadana p\u00ebrshkruhet se i thot\u00eb personit F.L do ta shoh\u00ebsh ti se kush jam un\u00eb dhe do t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. N\u00eb aktin final, drejtuesi i Prokuroris\u00eb Puk\u00eb i d\u00ebrgon tre emra Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme por vet\u00ebn dosjen me dokumente t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit, e cila fitoi vendin e pun\u00ebs. Kadana pranoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e mesazheve telefonike por mohoi t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb shoqes. Ai e p\u00ebrshkroi shk\u00ebmbimin e mesazheve si nj\u00eb gjaknxeht\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkonte ndjes\u00eb dhe kishte marr\u00eb v\u00ebrejtje nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, Theo Jacobs, i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, nuk pati t\u00eb nj\u00ebjtin mendim. Gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb pyetjeve dhe p\u00ebrgjigjeve, Jacobs nd\u00ebrhyri duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Nuk kam pyetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nj\u00eb koment. Nuk po merrem me detajet e pasuris\u00eb, por me rastin e pun\u00ebsimit. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn time nuk kam par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb rast kaq blatant t\u00eb abuzimit me pushtetin.&#8221;<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi p\u00ebrfundimtar i Kadan\u00ebs ishte k\u00ebrkesa p\u00ebr rikonfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi pritet t\u00eb jepet m\u00eb 20 dhjetor, ora 10.30.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:\u00a0<a href=\"\/?p=54687\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Izet Kadana-kryetar i Gjykat\u00ebs Puk\u00eb<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb v\u00eblla dhe disa nip\u00ebr t\u00eb dyshuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, shpenzime t\u00eb pambuluara me t\u00eb ardhura dhe dyshimi p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Puk\u00ebs vun\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi sot Kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs Izet Kadana para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Izet-Kadana1-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54736"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54736"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62344,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54736\/revisions\/62344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}