{"id":54749,"date":"2018-12-18T20:00:36","date_gmt":"2018-12-18T18:00:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54749"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"kpa-vendos-hapjen-e-hetimit-gjyqesor-per-gjyqtaren-alma-brati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-vendos-hapjen-e-hetimit-gjyqesor-per-gjyqtaren-alma-brati\/2018\/12\/18\/","title":{"rendered":"KPA vendos hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr gjyqtaren Alma Brati"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci dhe Razarta Schuetz, vendosi t\u00eb mart\u00ebn hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb nj\u00eb huaje, nj\u00eb dhurimi parash dhe procedur\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb gjyqtares pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Alma Brati, duke pranuar disa nga k\u00ebrkesat e paraqitura nga Komisioneri Publik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54548\" aria-describedby=\"caption-attachment-54548\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54548 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"361\" data-id=\"54548\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54548\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alma Brati, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Apelimit | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb \u00e7elur n\u00eb or\u00ebn 14:00 s\u00eb t\u00eb Mart\u00ebs, Komisioneri i q\u00ebndroi k\u00ebrkesave t\u00eb tij p\u00ebr hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr Bratin duke e cil\u00ebsuar hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb specifikoj\u00eb k\u00ebrkimet pas njohjes me provat e reja t\u00eb depozituara nga gjyqtarja Alma Brati n\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar m\u00eb 13 dhjetor 2018. Komisioneri Publik Darjel Sina u shpreh se edhe pas njohjes me provat e reja k\u00ebrkonte hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb verifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr huan\u00eb prej 25 mij\u00eb euro q\u00eb gjyqtarja Brati ka marr\u00eb nga tezja e saj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 101 m2 n\u00eb vitin 2015. Komisioneri k\u00ebrkoi cil\u00ebsimin si person tjet\u00ebr i lidhur t\u00eb tezes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb hetohen edhe burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb tezes.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit, edhe pas depozitimit t\u00eb dokumentacionit q\u00eb Brati ka siguruar nga shteti Italian lidhur me t\u00eb ardhurat e djalit t\u00eb tezes s\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kryhet nj\u00eb analiz\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kursimit t\u00eb tyre gjat\u00eb vitit 2015 kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja. Komisioneri shtoi se nuk ka ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se djali i tezes s\u00eb Bratit apo bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ken\u00eb kryer ndonj\u00eb transfert\u00eb parash n\u00eb llogari t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Gjithashtu, komisioneri k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb faktin se vet\u00ebm pasi t\u00eb serviret dokumentacioni p\u00ebr shpenzimet e tyre vjetore n\u00eb Itali, mund t\u00eb konkludohet n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ose jo t\u00eb kursimit t\u00eb parave q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua gjyqtares Brati nga tezja e saj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb edhe e \u00ebma e gjyqtares Alma Brati t\u00eb cil\u00ebsohet si person tjet\u00ebr i lidhur dhe t\u00eb verifikohet burimi i 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve q\u00eb ajo i ka dhuruar t\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKPK \u00ebsht\u00eb mjaftuar me faktin se n\u00ebna e Bratit n\u00eb vitin 2006 kishte pasur n\u00eb llogarin\u00eb e saj 12 mij\u00eb euro, pra 10 vite para se t\u00eb kryhej dhurimi\u201d, u shpreh komisioneri. Ai renditi dokumentet e paraqitura si prova nga gjyqtarja Brati p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se babai i saj kishte punuar si prokuror q\u00eb nga viti 1973 e n\u00eb vazhdim, duke theksuar se nga viti 94 deri n\u00eb vitin 1998 nuk rezultonte q\u00eb ai t\u00eb kishte pasur aktivitet si avokat.<\/p>\n<p>Komisioneri u shpreh se bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare q\u00eb kan\u00eb kryer q\u00eb prej vitit 1968 deri n\u00eb vitin 2015, mund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtares Alma Brati p\u00ebr t\u00eb kursyer ka qen\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb huadh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai shtoi se dokumentet e drejtorive rajonale t\u00eb tatimeve t\u00eb servirura si prova jan\u00eb kontradiktore pasi paraqesin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb nj\u00ebjtit person.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina pohoi se babai i Bratit rezulton me aktivitet t\u00eb regjistruar nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2011 kur shfaqet pasiv. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohen t\u00eb dh\u00ebnat nga drejtorit\u00eb rajonale dhe kalimi i barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs ti kaloj\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb t\u00eb administrohet gjith\u00eb procedura e regjistrimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs dhe pohoi se subjekti nuk ka deklaruar vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti p\u00ebr pensionin ushqimor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhej cil\u00ebsimi si person tjet\u00ebr me lidhje i tij. Komisioneri theksoi se hetimi duhej t\u00eb bazohej n\u00eb koh\u00ebn kur ishte dh\u00ebn\u00eb pensioni dhe tek mund\u00ebsia e ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat e ligjshme prej nga ka mund\u00ebsuar pages\u00ebn e pensionit ushqimor.\u00a0 Komisioneri pohoi se ish-bashk\u00ebshorti i gjyqtares Brati kishte deklaruar se kishte kryer nj\u00eb pages\u00eb 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe nj\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrsa autovetura tip Mazda prej gjyqtares \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013. Ai shtoi se ish-bashk\u00ebshorti kishte deklaruar se p\u00ebr shumat e paguara p\u00ebr pensionin ushqimor kishte si burim t\u00eb ardhurat nga puna si avokat dhe se kishte marr\u00eb borxh.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai k\u00ebrkoi hapjen hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr verifikimin e burimit dhe ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huas\u00eb 25 mij\u00eb euro q\u00eb tezja i ka dh\u00ebn\u00eb gjyqtares Brati, t\u00eb dhurimit t\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve nga e \u00ebma, t\u00eb pensionit ushqimor dhe verifikimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb kryesueses s\u00eb trup\u00ebs, Natasha Mulaj, n\u00ebse u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb apo ato t\u00eb paraqitura t\u00eb mart\u00ebn, komisioneri ju p\u00ebrgjigj se u q\u00ebndronin t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb referuara deri tani. Nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kolegjit e pyeti komisionerin se ku mb\u00ebshtetej analiza financiare dhe ai u p\u00ebrgjigj se e bazonte n\u00eb pikat e parashtruara m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe gjyqtarja Ina Rama e pyti se cilat ishin arsyet q\u00eb n\u00eb t\u00eb tre rastet k\u00ebrkonte cil\u00ebsimin e huadh\u00ebn\u00ebsve si person tjet\u00ebr me lidhje dhe kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs si subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ashtu edhe personave q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shuma parash. Komisioneri u shpreh se n\u00eb KPK nuk u ka kaluar barra e prov\u00ebs dhe shtoi se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb tu kaloj\u00eb barra e pov\u00ebs, si subjektit ashtu edhe kontribuuesve financiar\u00eb, pasi ka rrethana q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja e kolegjit t\u00eb KPA, Natasha Mulaj pasi\u00a0 pyeti Komisionerin dhe gjyqtaren Brati p\u00ebr dijenin\u00eb e tyre p\u00ebr tre denoncime t\u00eb kryera nga qytetar\u00ebt ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, u shpreh se do tu viheshin n\u00eb dispozicion nga nj\u00eb kopje e k\u00ebtyre ankesave. Kolegji vendosi q\u00eb t\u00eb mblidhej n\u00eb or\u00ebn 16:00 po s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimin lidhur me k\u00ebrkesat e Komisionerit Publik. N\u00eb or\u00ebn 16:30, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli vendimin. Kryesuesja Natasha Mulaj u shpreh se Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelit vendosi hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr disa nga k\u00ebrkesat e Komisionerit Publik, konkretisht p\u00ebr dokumentacionin nga tatim-taksat nga shteti Italian p\u00ebr djalin dhe bashk\u00ebshorten e tezes s\u00eb Bratit, t\u00eb\u00a0 k\u00ebrkoj\u00eb nga tatimet detyrimet\u00a0 derdhura nga i ati i saj gjat\u00eb periudh\u00ebs 1999-2003 dhe procedur\u00ebn e regjistrimit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb gjyqtares n\u00eb Durr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb mos hetoj\u00eb p\u00ebr burimin e pensionit ushqimor. Vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast u mor me shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u shty p\u00ebr dat\u00eb 31 janar 2018, ora 10:00.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"\/vetingu\/?p=50302\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/vetingu\/?p=50349\">Gjyqtarja Alma Brati kofirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/vetingu\/?p=51194\">Gjyqtarja Alma Brati kaloi vetingun me aft\u00ebsi \u201cminimale\u201d profesionale<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/vetingu\/?p=51553\">Pasuria e n\u00ebn\u00ebs dhe e ish-bashk\u00ebshortit, Komisioneri Publik apelon vendimin p\u00ebr gjyqtaren Alma Brati<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci dhe Razarta Schuetz, vendosi t\u00eb mart\u00ebn hapjen e hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb nj\u00eb huaje, nj\u00eb dhurimi parash dhe procedur\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb gjyqtares pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54749"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54749\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61688,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54749\/revisions\/61688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}