{"id":54763,"date":"2018-12-19T14:01:36","date_gmt":"2018-12-19T12:01:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54763"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"raporti-i-dsik-se-dhe-problemet-me-pasurine-rrezikojne-gjyqtarin-admir-belishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/raporti-i-dsik-se-dhe-problemet-me-pasurine-rrezikojne-gjyqtarin-admir-belishta\/2018\/12\/19\/","title":{"rendered":"Raporti i DSIK-s\u00eb dhe problemet me pasurin\u00eb rrezikojn\u00eb gjyqtarin Admir Belishta"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta u gjend p\u00ebrpara akuzave p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme pasurie, nd\u00ebrsa gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPK vuri n\u00eb dukje se atij i ishin gjetur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Belishta k\u00ebrkoi konfirmimin, nd\u00ebrsa p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi gjetjet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54764\" aria-describedby=\"caption-attachment-54764\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54764\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore-600x325.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"325\" data-id=\"54764\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54764\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Problemet me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs q\u00eb u theksuan n\u00eb relacionin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim karrier\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimor\u00eb t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs p\u00ebrball\u00eb treshes s\u00eb kryesuar nga Olsi Komici, me an\u00ebtar Lulzim Hamitaj dhe relatore Genta Tafa, Belishta u p\u00ebrball me akuza kryesisht p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Relatorja theksoi \u00a0po ashtu se ishte v\u00ebrtetuar nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe ishin gjetur tre vendime t\u00eb c\u00ebnuara n\u00eb Apel p\u00ebr\u00a0interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit e provave e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Belishta u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se burimi i pasuris\u00eb s\u00eb tij ishte i ligjsh\u00ebm. Ai tha se ajo ishte sigurar nga paga. Ai mohoi kontaktet t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket profesionalizmit vuri n\u00eb dukje se megjith\u00ebse ai respektonte vendimet e shkall\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gjyq\u00ebsorit t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast gjykimi i \u201cpadrejt\u00eb\u201d kishte ndodhur n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Belishta u shortua p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit n\u00eb janar si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, nd\u00ebrsa u thirr n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 14 dhjetor. Belishta e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003, si gjyqtar n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i k\u00ebsaj gjykate, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mban edhe sot. P\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs si gjyqtar, Admir Belishta \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, por edhe si ekspert i organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se problemet p\u00ebr Belisht\u00ebn kishin filluar me raportimet e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK). T\u00eb dy raportet sipas relatores ishin negative.<\/p>\n<p>ILDKPKI i raportoi KPK-s\u00eb se Belishta \u00a0kishte \u201cb\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, s\u2019kishte burime t\u00eb ligjshme financiare, ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d. Pozitiv raporti ishte vet\u00ebm n\u00eb konstatimin se ai nuk kishte konflikt interesi.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se KPK kishte hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur gjetjet e Inspektoriatit dhe i kishte kaluar gjyqtarit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa nga problemet e v\u00ebrejtura. Sipas relacionit Belishta nuk kishte deklaruar burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen dhe mobilimin e nj\u00eb apartamenti 107 metra n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2009 me vler\u00eb 6 milion lek\u00eb. Po ashtu u vu n\u00eb dukje se kishte mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime n\u00eb lidhje me shpenzimet mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas relacionit Belishta nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb shpenzim n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Belishta tha se burimi i krijimit t\u00eb pasuris\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm. \u201cDeklaroj me sinqeritet se burimi i pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb ardhurat e mia, duke filluar nga shk\u00ebputja prej trungut familjar n\u00eb vitin 2004\u201d, tha gjyqtari. Ai i tha KPK-s\u00eb se kishte qen\u00eb beqar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u201ci \u00ebsht\u00eb dashur mobilim i plot\u00eb\u201d dhe se e kishte deklaruar vit pas viti n\u00eb ILDKPKI shpenzime shtes\u00eb q\u00eb sipas tij ishin shpenzimet e mobilimit. Ai tha se ishte ndihmuar n\u00eb fillimet e tij nga dhurimi prej 1.2 milion lek\u00ebsh nga familja. Belishta tha se kjo ishte pasuria e prind\u00ebrve t\u00eb tij e ndar\u00eb p\u00ebr dy f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebkoh\u00eb sipas KPK-s\u00eb probleme t\u00eb ngjashm\u00eb p\u00ebr Belisht\u00ebn kishin dal\u00eb nga hetimi rreth nj\u00eb sht\u00ebpie 62 metra katrror\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Maliqit. Sipas relacionit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Belishta nuk kishte deklaruar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb 2.6 milion lek\u00ebve q\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtim e mobilim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast relatorja vuri n\u00eb dukje se gjyqtari kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas relacionit Belishta pretendonte se pasuria ishte p\u00ebrfituar me ligjin 7501, por KPK kishte gjetur se ajo ishte b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb komun\u00ebs Libonik. N\u00eb relacion u vu n\u00eb dukje se shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin deklaruar 2.6 milion n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe 2.2 milion n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. Probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte edhe me sip\u00ebrfaqen. \u00a0KPK po ashtu ngriti dyshime se kishte edhe nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, pasi sht\u00ebpia ishte lagalizuar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Belishta u ndal gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, nd\u00ebrsa ishte emocional dhe shpjegoi se nd\u00ebrtimi ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend nj\u00eb amanet t\u00eb gjyshit. Ai tha para Komisionit se trualli ishte oborri i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes ku ishte rritur q\u00eb prej fundit t\u00eb viteve 70\u2019 dhe se ai ishte sh\u00ebnuar fillimisht nga Komisionet e Ndarjes s\u00eb Pronave sipas ligjit 7501 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte deklaruar si i p\u00ebrfituar prej k\u00ebtij ligji. Belishta sqaroi se ai ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se toka truall ishte ndar\u00eb m\u00eb pas me vendim t\u00eb qeveris\u00eb, por tha se kishte deklaruar ligjin p\u00ebr shkak se aty p\u00ebrmendej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu justifikoi shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin t\u00eb ardhurat e tij, nd\u00ebrsa tha se gur\u00ebt e p\u00ebrdorur ishin marr\u00eb nga nj\u00eb sht\u00ebpi e rr\u00ebnuar e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi dhe se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin truall kishte qen\u00eb sht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Belishta tha se pasuria nuk ishte nj\u00eb vler\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb, por ai e kishte nd\u00ebrtuar at\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij. Ai tha se nuk kishte pasur konflikt interesi me personat q\u00eb kishin menaxhuar dokumentet p\u00ebr lejet.<\/p>\n<p>Belishta tha se p\u00ebr t\u00eb vrifikuar se pasuria q\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thell\u00eb malor\u00eb nuk kishte vler\u00eb t\u00eb madhe financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar fshehje i kishte k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb verifikim n\u00eb terren. An\u00ebtari i Komisionit \u00a0Lulzim Hamitaj tha se q\u00ebllimi i KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishte vlera e pasuris\u00eb, por v\u00ebrtet\u00ebsia e deklarimeve.<\/p>\n<p>Relatorja nd\u00ebrkoh\u00eb vuri n\u00eb dukje probleme q\u00eb kishin rezultuar gjat\u00eb analiz\u00ebs finaciare. Belishta sipas saj nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e b\u00ebra. Ai po ashtu u gjet sipas KPK-s\u00eb me munges\u00eb t\u00eb ardhurash sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb makine p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin kishte dyshime edhe mbi fiktivitet t\u00eb vler\u00ebs dhe p\u00ebr mosdeklarim prej vitit 2013 e n\u00eb vijim t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb i takonte bashk\u00ebshortes. KPK tha se Belishta e kishte justifikuar mosdeklarimin me harres\u00eb, por sipas relatores bashk\u00ebshortja kishte hequr dor\u00eb nga kjo pron\u00eb vet\u00ebm 5 dit\u00eb para plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Belishta u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se kishte probleme n\u00eb analiz\u00ebn finaciare q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb KPK. Ai tha se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimesh q\u00eb ishin llogaritur n\u00eb shpenzime ishin zyrtare dhe se ishin paguar nga qeveria. Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje nj\u00eb gabim sipas tij p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00eb 1 milion lek\u00eb. Belishta thot\u00eb se nga ajo hua kishte p\u00ebrdorur 600 mij\u00eb dhe kishte kthyer pas po at\u00eb vit 400 mij\u00eb, q\u00eb sipas tij i jan\u00eb llogaritur si debi n\u00eb analiz\u00eb finaciare edhe pse ishin kthyer menj\u00ebher\u00eb. Ai tha se udh\u00ebtimet disa ditore n\u00eb SHBA kishin qen\u00eb pran\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve dhe se ata kishin mbuluar shpenzimet e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb DSIK duket se ka p\u00ebrcjell\u00eb dy raporte t\u00eb ndryshme p\u00ebr Belisht\u00ebn. Relatorja duke iu referuar raportit t\u00eb rishikuar vuri n\u00eb dukje se gjyqtari ishte cil\u00ebsuar \u201ci pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d. Tafa vuri n\u00eb dukje se ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim rreth k\u00ebtij raporti dhe se ishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cInformcioni ka element\u00ebt e k\u00ebrkuar dhe konsiderohej i plot\u00eb\u201d dhe se nga hetimi i komisionit \u201cu krijua bindja se informacioni \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb\u201d. KPK nuk b\u00ebri t\u00eb ditur se cili ishte kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm apo \u00e7far\u00eb e c\u00ebnonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>As Belishta nuk u ndal specifikisht t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai iu referua nj\u00eb kolegu t\u00eb cilin nuk donte ta p\u00ebrmende duke theksuar se kishte raporte t\u00eb mira me t\u00eb af\u00ebrmit e tij, nd\u00ebrsa tha se kishte kryer detyr\u00ebn me integritet dhe se kishte drejtuar \u201cnj\u00eb gjykat\u00eb model\u201d, e cila ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh pilot nga partner\u00eb nd\u00ebrkob\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ritheksoi faktin se nuk e njihte personin t\u00eb cilit i kishte bler\u00eb makin\u00ebn dhe se i vetmi kontakt me t\u00eb kishte qen\u00eb momenti i blerjes. K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb relatores gjat\u00eb pyetjeve se si e kishte rigjetur k\u00ebt\u00eb person pas shum\u00eb vitesh p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e mjetit, Belishta iu p\u00ebrgjigj se kishte p\u00ebrdorur nd\u00ebrmjet\u00ebsin q\u00eb i kishte prezantuar p\u00ebr shitjen e makin\u00ebs. \u00a0Ai tha se nuk e kishte takuar personin as n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe kishte marr\u00eb deklarat\u00ebn noteriale te noteri pa pasur kontakt me l\u00ebshuesin.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion u vler\u00ebsua pozitivisht profesionalizmi i Belisht\u00ebs dhe u tha se vendimet e tij ishin t\u00eb argumentuara dhe me nj\u00eb nivel mbi mesataren. Po ashtu KPK vuri n\u00eb dukje se n\u00eb kat\u00ebr ankesat ndaj tij nuk ishin gjetur prova p\u00ebr shkelje. Megjithat\u00eb relatorja tha se nga hetimi i Komisionit ishin identifikuar tre dosje t\u00eb c\u00ebnuara n\u00eb apel me argumentet: interpretim i gabuar i ligjit e provave, vendim i pabazuar n\u00eb ligj e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Belishta u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebrsa respektonte vendimet e nj\u00eb gjykate sip\u00ebrore n\u00eb rastet e cituara nuk kishte pasur gabime prej tij dhe se ai kishte \u201czbatuar ligjin\u201d. Ai tha se vendimet ishin marr\u00eb me tre gjyqtar\u00eb dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht ishin unanime. Duke ve\u00e7uar nj\u00eb rast ai la t\u00eb kuptohej se vendimi i Apelit kishte probleme. \u201cT\u00eb thuash pafaj\u00ebsi doganier\u00ebve nd\u00ebrsa faj\u00ebson kontrabandistin, kur kontrabanda ka ndodhur p\u00ebrmes dogan\u00ebs dhe jo n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr\u201d, tha Bilishta duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej p\u00ebrmes gjesteve se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk shkonte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pyetjeve nga relatorja dhe an\u00ebtari i treshes Hamitaj Belisht\u00ebs iu k\u00ebrkuan s\u00ebrish shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb. Relatorja tha se edhe n\u00eb pyet\u00ebsor edhe n\u00eb deklarimet n\u00eb sall\u00eb disa pika mbeteshin t\u00eb mjegullta, p\u00ebrfshi faktin se kujt i ishin marr\u00eb gur\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat. Belishta tha se gur\u00ebt ishin marr\u00eb nga nj\u00eb fqinj. Ai po ashtu ritheksoi se nuk kishte kontakte me shit\u00ebsin e makin\u00ebs dhe se makina n\u00ebse shitej sot nuk kishte gjysm\u00ebn e vler\u00ebs. Ai po ashtu shpjegoi shpenzimet p\u00ebr mobilim duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ato ishin t\u00eb ndara n\u00eb vite. Vendimi p\u00ebr Belisht\u00ebn jepet t\u00eb premten.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta u gjend p\u00ebrpara akuzave p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme pasurie, nd\u00ebrsa gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPK vuri n\u00eb dukje se atij i ishin gjetur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Belishta k\u00ebrkoi konfirmimin, nd\u00ebrsa p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi gjetjet.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":54764,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore-600x325.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54763"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54763"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61684,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54763\/revisions\/61684"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}