{"id":54796,"date":"2018-12-19T19:43:53","date_gmt":"2018-12-19T17:43:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54796"},"modified":"2019-05-06T23:24:22","modified_gmt":"2019-05-06T23:24:22","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-pasurine-e-kryegjyqtarit-te-beratit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-pasurine-e-kryegjyqtarit-te-beratit\/2018\/12\/19\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb e kryegjyqtarit t\u00eb Beratit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ngritur dyshime mbi burimet financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb kreut t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, Agron Vavla, si dhe shpenzimet e tij p\u00ebr shkollimin e djalit n\u00eb SHBA.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54797\" aria-describedby=\"caption-attachment-54797\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-20181219-WA0008.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54797\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-20181219-WA0008-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54797\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54797\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Agron Vavla, gjat\u00eb nj\u00eb seanca t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, me 19 dhjetor 2018 | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat, Agron Vavla u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar. Trupa gjykuese q\u00eb ka kreu hetimin administrativ p\u00ebr Vavl\u00ebn p\u00ebrb\u00ebhej Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Vavla \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb vitin 1995. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ai ka punuar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar gjykate.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Etleda \u00c7iftja b\u00ebri me dije se pas marrjes s\u00eb dokumentacionit nga institucionet ndihm\u00ebse \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb rivler\u00ebsimi i gjyqtarit Vavla t\u00eb kryehut vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pohoi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriati t\u00eb Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, subjekti nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka burime t\u00eb ligjshme, ka kryer deklarime t\u00eb rreme, nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasurive dhe nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se pavar\u00ebsisht dokumentacionit t\u00eb administruar nga ILDKPKI, KPK ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar administrativ p\u00ebr verifikimin e deklarimeve t\u00eb gjyqtarit Vavla, lidhur me fshehjen e mundshme t\u00eb pasuris\u00eb dhe burimet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, lidhur me nj\u00eb apartament \u00a057.1 m2 t\u00eb bler\u00eb nga Enti i Banesave n\u00eb qytetin Beratit, \u00c7iftja pohoi se kishte mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb deklaruar nga subjekti rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2003 me \u00e7mimin e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr apartamentin 110.8 m2 n\u00eb vler\u00ebn rreth 42 mij\u00eb euro dhe garazhin 17.12 m2 me vler\u00eb 4 mij\u00eb euro t\u00eb bler\u00eb vitin 2015 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPjet\u00ebr Budi\u201d, KPK ka gjetur se \u00e7mimi i deklaruar nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Relatorja \u00c7iftja sqaroi se Vavla ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri me \u00e7mimin 383 euro p\u00ebr m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi real \u00ebsht\u00eb 110 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr m2.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme edhe lidhur me huan\u00eb 30 mij\u00eb euro q\u00eb gjyqtari ka marr\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij i cili jeton e punon prej vitesh n\u00eb Itali. Sipas relatores \u00c7iftja, mungon dokumentacioni ligjor i huadh\u00ebnies dhe nuk dihet se si \u00ebsht\u00eb transferuar shuma nga Italia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka gjetur se bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS, n\u00eb dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata noteriale e huadh\u00ebnies, i af\u00ebrmi i bashk\u00ebshortes t\u00eb gjyqtarit Vavla nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu, sipas KPK, nuk ka dokumentacion p\u00ebr burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar edhe munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave p\u00ebr 2.27 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr plot\u00ebsimin e vler\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, Vavla ka replikuar lidhur me mosp\u00ebrputhjen e \u00e7mimit t\u00eb deklaruar p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Pjet\u00ebr Budi,\u2019 duke u shprehur se kontrata e shitjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar para noterit. Gjithashtu, ai shtoi se ka dor\u00ebzuar pran\u00eb komisionit edhe dy kontrata t\u00eb tjera shitje p\u00ebr apartamente n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat nga ku rezulton se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb thuajse i nj\u00ebjt\u00eb. Vavla u shpreh se lidhur me t\u00eb ardhurat e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb bashk\u00ebshortes, ka dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb institucioneve italiane, t\u00eb cilat edhe pse nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera duhet t\u00eb merren si prova.<\/p>\n<p>Gjyqtari Vavla ka vazhduar m\u00eb tej duke pohuar se huadh\u00ebn\u00ebsi i ka sjell\u00eb parat\u00eb duke ardhur her\u00eb pas her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se nuk duheshin marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS, pasi nuk ishte i besuesh\u00ebm, pasi kishte mjaft raste kur ishte konstatuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb Gjermani n\u00eb vler\u00ebn\u00a0 1 milion e 680 mij\u00eb lek\u00ebve e kishte mund\u00ebsuar fal\u00eb t\u00eb ardhurave nga familja dhe nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro, nuk ka qen\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr komisionin. Sipas relatores \u00c7iftja, Vavla nuk kishte dor\u00ebzuar\u00a0 dokumentacionin e kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes n\u00eb Gjermani ku t\u00eb ishte e pasqyruar edhe vlera e mjetit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, edhe lidhur me blerjen e letrave me vler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 2.9 milion\u00eb lek\u00ebve nuk ka burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb ardhurash. Komisioni ka kryer nj\u00eb analiz\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e subjketit, ku me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritjeve aritmetike, q\u00eb nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2017, \u00ebsht\u00eb konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative q\u00eb rezulton n\u00eb shum\u00ebn e 7 milion\u00eb lek\u00ebve. Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes pohoi se gjat\u00eb shpjegimeve, gjyqtari Vavla nuk ka qen\u00eb dakord me analiz\u00ebn financiare dhe ka k\u00ebrkuar ekspert kontab\u00ebl p\u00ebr t\u00eb verifikuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Vavla shtoi se p\u00ebr analiz\u00ebn financiare jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga anketimet lidhur me minimumin jetik, kur sipas tij nuk ka nj\u00eb dokument nga INSTATapo ILDKPKI lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, relatorja \u00c7iftja u ndal edhe tek shpenzimet p\u00ebr shkollimin e djalit t\u00eb gjyqtarit Vavla n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Komisioni ka konkluduar se p\u00ebr shkollimin e djalit jan\u00eb shpenzuar 64 mij\u00eb USD dhe p\u00ebr jetes\u00ebn e tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs 12 mij\u00eb USD, n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale prej 76 mij\u00eb USD.\u00a0 Relatorja \u00c7iftja u shpreh se, Vavla ka deklaruar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga disa burime, 8 mij\u00eb USD nga shitja e nj\u00eb makine dhe nga t\u00eb af\u00ebrmit, 34 mij\u00eb USD nga sponsori i tyre, nj\u00eb i af\u00ebrm, nd\u00ebrsa 41 mij\u00eb USD nga nj\u00eb shtetas amerikan, bashk\u00ebshorti i motr\u00ebs, i cili ka marr\u00eb kredi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij q\u00eb do t\u00eb shlyhet kur t\u00eb mbaronte shkolla.<\/p>\n<p>Gjyqtari Agron Vavla ka nd\u00ebrhyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb duke u shprehur se nuk kishte th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb sponsor. Ai \u00ebsht\u00eb konsideruar si mb\u00ebshtet\u00ebs. \u201cP\u00ebr akomodimin ka paguar edhe bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs, por ai \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, familjar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurata, jan\u00eb mbledhur rreth 4500 USD. Ju keni k\u00ebrkuar list\u00eb, por sipas zakonit \u00ebsht\u00eb ofendim t\u00eb mbash list\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, u shpreh Vavla.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes ka vazhduar m\u00eb tej duke u shprehur se mungon dokumentacioni p\u00ebr shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga shtetasi amerikan.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo ka theksuar se trupa gjykuese ka refuzuar thirrjen si d\u00ebshmitar t\u00eb personit q\u00eb jeton n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb cilin Vavla ka deklaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua prej 30 mij\u00eb eurosh q\u00eb i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e gjyqtarit<\/strong><\/p>\n<p>Pasi Komisioni b\u00ebri publike gjetjet e konkluduara gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me deklarimin\u00a0 e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit Agron Vavla, ky i fundit ka parashtruar prap\u00ebsimet e tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i kujtuar trup\u00ebs gjykuese se vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ai gjendej n\u00eb pozicionin e tyre, u shpreh kund\u00ebr t\u00eb gjitha gjetjeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimi i hetimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mbi pasurin\u00eb dhe jo p\u00ebr dy kriteret e tjera. Ligji thot\u00eb se rivler\u00ebsimi b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret dhe vendimi mund t\u00eb bazohet edhe mbi nj\u00eb kriter. Ju mbroni rrog\u00ebn tuaj, un\u00eb timen, do ushqej dhe un\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\u201d, pohoi ai para trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se gjetjet jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte e prova.\u00a0 Lidhur me apartamentin 57.1 m2, Vavla tha se e ka bler\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb pastreh\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe se ka pasur kontrat\u00eb me kusht p\u00ebr t\u00eb paguar 30 mij\u00eb lek\u00eb si garanci. Sipas Vavlas, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb vitin 1993 n\u00eb vler\u00ebn e 90 mij\u00eb lek\u00ebve nd\u00ebrsa vlera p\u00ebrfundimtare ka qen\u00eb 404 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2003 kur ne kemi deklaruar pasurin\u00eb, ju nuk e dinit \u00e7far\u00eb ishte. As ILDKPKI nuk kishte nj\u00eb format me anekse t\u00eb rregullta. M\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb jap \u00e7mimin real, jo t\u00eb kontrat\u00ebs deri n\u00eb vitin 2013\u201d, ju drejtua gjyqtari komisionit.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin 100.8 m2 dhe garazhin 17.12 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Vavla sqaroi se gjithmon\u00eb e ka deklaruar shum\u00ebn e blerjes n\u00eb euro, duke qen\u00eb se e kishte bler\u00eb n\u00eb valut\u00eb pasi k\u00ebshtu kishte dashur shit\u00ebsi. Sipas tij, vler\u00ebsimi duhej t\u00eb ishte kryer me kursin e euros n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb aktit t\u00eb shit-blerjes.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb jepni nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje ku nj\u00eb t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb me referenc\u00eb t\u00eb tregut dhe t\u00eb ket\u00eb pasur vullnetin e pal\u00ebve. S\u2019ka. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ju kam dor\u00ebzuar dy kontrata t\u00eb tjera. Referenca \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar tatimin n\u00eb burim, vet\u00ebm nga shit\u00ebsi dhe jo nga bler\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, zona \u00ebsht\u00eb 2\/5 dhe jo 2\/4. Vlera nuk \u00ebsht\u00eb 110 mij\u00eb lek\u00eb m2\u201d, pretendoi ai duke ngritur dyshim mbi seriozitetin e pun\u00ebs se ekspert\u00ebve. M\u00eb tej Vavla tha se burimi i t\u00eb ardhurave duhet verifikuar q\u00eb prej vitit 2008 dhe jo n\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015. \u201cgrupi hetimor ka verifikuar gabim, prandaj ju k\u00ebrkova ekspert ligjor\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryesuesja e seanc\u00ebs, Firdes Shuli i t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtje p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vazhdonte t\u00eb deklaronte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat i kishte parashtruar n\u00eb shpjegimet e m\u00ebparshme, por t\u00eb p\u00ebrqendrohej tek provat apo t\u00eb dh\u00ebnat e reja.<\/p>\n<p>Lidhur me huan 30 mij\u00eb euro, ai tha se e kishte marr\u00eb nga i af\u00ebrmi i bashk\u00ebshortes rreth 10 vite m\u00eb par\u00eb me interes 2% p\u00ebr ta shlyer pjes\u00ebrisht \u00e7do vit nga 3600 euro, kur ai t\u00eb vinte me pushime dhe se e kishte shlyer k\u00ebt\u00eb vit. Vavla pohoi se p\u00ebr t\u00eb ardhurat kishte depozituar dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs nga autoritetet italiane, por se sa t\u00eb ardhura kishte krijuar ai nd\u00ebr vite nuk mund ta v\u00ebrtetonte pasi nuk kishte autoritetin p\u00ebrkat\u00ebs. Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit pohoi m\u00eb tej se kishte depozituar dokumentacion t\u00eb autoriteteve italiane q\u00eb v\u00ebrtetonin se i af\u00ebrmi i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij kishte nisur pun\u00eb n\u00eb Itali q\u00eb prej vitit 2002 bazuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me afat t\u00eb pacaktuar dhe vazhdonte t\u00eb punonte ende atje.<\/p>\n<p>Lidhur me transferimin e shum\u00ebs ai pohoi se i af\u00ebrmi nuk kishte pasur detyrim q\u00eb t\u00eb deklaronte vlera m\u00eb t\u00eb vogla se 10 mij\u00eb euro dhe se transaksioni ishte kryer me lek\u00eb xhepi n\u00eb disa periudha.<\/p>\n<p>Vavla b\u00ebri t\u00eb ditur se kishte punuar p\u00ebr rreth pes\u00eb vite edhe jasht\u00eb sistemit si pedagog dhe se kishin punuar edhe f\u00ebmij\u00ebt e tij q\u00eb tani ndodhen jasht\u00eb shtetit. Ai shtoi se kishte b\u00ebr\u00eb edhe ai nj\u00eb analiz\u00eb financiare bazuar n\u00eb gjendjet, t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e deklarua dhe se balanca sipas tij ishte zero.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e dokumentacionit t\u00eb automjetit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Gjermani ai u shpreh se ka pasur nj\u00eb fatur\u00eb blerje, por se nuk kishte detyrim ligjor p\u00ebr ta mbajtur nd\u00ebrkoh\u00eb kur mjeti \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruar n\u00eb shtetin shqiptar. Kryegjyqtari i Beratit theksoi se u ka dh\u00ebn\u00eb dosjen e zhdoganimit t\u00eb makin\u00ebs ku gjendet deklarata e vler\u00ebsimit t\u00eb mjetit me kodin 6, q\u00eb sipas tij dogana e ka vler\u00ebsuar 10050 euro pasi referenca ka qen\u00eb rreth 12 mij\u00eb euro dhe shum\u00ebzohet me 80%, duke dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 9920 euro q\u00eb s\u00eb bashku me vler\u00ebn e transportit t\u00eb p\u00ebrcaktuar 175 euro shkon n\u00eb total 10075 euro. \u201c\u00c7\u2019kusure ka subjekti t\u00eb paragjykohet p\u00ebr vler\u00ebn e mjetit!?\u201d, u shpreh ai. Vavla pohoi se t\u00eb gjitha burimet e t\u00eb ardhurave jan\u00eb t\u00eb deklaruara dhe se nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Duke shfaqur krenarin\u00eb p\u00ebr djalin e tij q\u00eb studion n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ku edhe jeton e punon aktualisht, Vavla tha se komisioni ka kryer analiz\u00eb edhe pas deklarat\u00ebs veting duke tejkaluar kompetencat.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr studime kishte disa kushte dhe se nd\u00ebr to kishte dhe kushte financiare. M\u00eb tej gjyqtari tha se ato 1.2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte gjendje ja kishte dh\u00ebn\u00eb djalit dhe se nuk kishin m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe u detyruan t\u00eb k\u00ebrkonin mb\u00ebshtetje tek t\u00eb af\u00ebrmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vavla pohoi se edhe djali kishte krijuar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn e 700 mij\u00eb lek\u00ebve pasi kishte punuar n\u00eb Shqip\u00ebri para se t\u00eb largohej me studime n\u00eb SHBA. Sipas subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb konkluzionet e komisionit kishte pap\u00ebrputhshm\u00ebri shifrash. Ai shtoi se p\u00ebr jetes\u00ebn n\u00eb SHBA t\u00eb djalit jan\u00eb shpenzuar rreth 12 mij\u00eb USD deri n\u00eb vitin 2017. Nd\u00ebrkoh\u00eb familja e motr\u00ebs i ka paguar qiran\u00eb p\u00ebr rreth 6-7 muaj kur ka shkuar fillimisht n\u00eb SHBA. P\u00ebr 4500 USD t\u00eb dh\u00ebna nga familjar\u00ebt, k\u00ebto nuk jan\u00eb vet\u00ebm nga prind\u00ebrit, por edhe nga t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai shtoi se djali ka deklaruar t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 11 814 USD-ve dhe 1000 USD t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr pun\u00eb online. \u201cJu kemi dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb hyrje-daljet n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb tij. Detyra ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kam provuar\u201d, theksoi Vavla.<\/p>\n<p>Lidhur me mb\u00ebshtetjen nga shtetasi amerikan, Vavla tha se djali ishte i detyruar t\u00eb kryente nj\u00eb \u2018intership\u2019 dhe ai ka punuar falas, kurse lek\u00ebt jan\u00eb transferuar direkt tek banka, por nuk mund t\u00eb shpenzoheshin.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb me interes zero, mes xhentlemen\u00ebsh, p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb ekselent. Jo mes meje dhe shtetasit amerikan\u201d, u shpreh gjyqtari Vavla p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb shtetasi amerikan i kishte dh\u00ebn\u00eb djalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merren p\u00ebr prov\u00eb gjith\u00eb dokumentet e ardhura nga shteti amerikan dhe ai italian, duke i konsideruar si prova t\u00eb plota. M\u00eb tej Vavla p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb dokument t\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs nga kompania ku punon i biri, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb verifikuar p\u00ebr disa muaj ai dhe gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nga autoritetet e kompanis\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Agron Vavla k\u00ebrkoi q\u00eb ve\u00e7 pranimit si prova t\u00eb dokumenteve t\u00eb siguruara n\u00eb shtetin italian dhe amerikan, t\u00eb pyetej n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit i af\u00ebrmi i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr huan 30 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, si edhe ekspertimin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb tij me at\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 21 dhjetor, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ngritur dyshime mbi burimet financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb kreut t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, Agron Vavla, si dhe shpenzimet e tij p\u00ebr shkollimin e djalit n\u00eb SHBA.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69636,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-20181219-WA0008-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54796"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62340,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54796\/revisions\/62340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}