{"id":54948,"date":"2018-12-23T13:01:12","date_gmt":"2018-12-23T11:01:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54948"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"vendimi-i-kpk-se-ramadan-troci-tregoi-shperfillje-ndaj-humbjes-se-jeteve-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-se-ramadan-troci-tregoi-shperfillje-ndaj-humbjes-se-jeteve-njerezore\/2018\/12\/23\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK-s\u00eb, Ramadan Troci tregoi \u201cshp\u00ebrfillje ndaj humbjes s\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Mosfillimi e pushimi i hetimeve p\u00ebr 4 aksidente me vdekje e tre plagosje gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte prokuror n\u00eb Bulqiz\u00eb vulosi shkarkimin prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb prokurorit Ramadan Troci. Ai nuk arriti t\u00eb justifikonte pasurit\u00eb, nd\u00ebrsa hetimi ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb fshehura n\u00eb emra t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53681\" aria-describedby=\"caption-attachment-53681\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53681\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Troci-ne-KPK-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"53681\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-53681\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas nj\u00eb denoncimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit v\u00ebzhgoi n\u00eb Facebook se v\u00ebllez\u00ebrit e prokurorit Ramadan Troci reklamonin aty makina luksoze dhe biznese. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre bizneseve t\u00eb reklamuar n\u00eb profilet e tyre sociale, nj\u00eb bar-kafe e mobiluar me luks sipas KPK-s\u00eb, krijoi dyshime serioze se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte qen\u00eb prokuror n\u00eb Bulqiz\u00eb e Dib\u00ebr, Troci kishte favorizuar bizneset e shfryt\u00ebzimit t\u00eb minierave.<\/p>\n<p>Kafeneja zot\u00ebrohej nga baxhanaku i prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, i cili pas hetimeve prej Komisionitrezultoi se kishte bler\u00eb aksione n\u00eb nj\u00eb kompani shfryt\u00ebzimi miniere.Aksionet, vlera e blerjes s\u00eb t\u00eb cilave nuk dilte n\u00eb dokumente, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK dyshon se ishin pasuri e vet\u00eb prokurorit dhe indicie t\u00eb marra prej denoncimit u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar rreth vendimmarrjes s\u00eb Trocit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai punoi n\u00eb Bulqiz\u00eb.<\/p>\n<p>KPK, e cila shkarkoi Trocin m\u00eb 9 n\u00ebntor pas procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d e \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb\u201d, shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se gjeti se prokurori kishte mbyllur hetimetndaj kompanive pa kryer veprime hetimoredhe duke p\u00ebrdorur ekspertiza t\u00eb cekt\u00eba,\u201ct\u00eb pabazuara n\u00eb prova\u201d e duke mos marr\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Komisioni tha se n\u00eb 7 \u00e7\u00ebshtje aksidentesh t\u00eb shqyrtuara, me 4 t\u00eb vrar\u00eb dhe tre t\u00eb plagosur, Troci ua kishte l\u00ebn\u00eb fajin viktimave. \u201cKomisioni, vler\u00ebson se nj\u00eb shp\u00ebrfillje e till\u00eb dhe neglizhim ndaj humbjes s\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore, nuk p\u00ebrputhet me rolin e prokurorit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e zbardhur.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje t\u00eb tij Troci tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, se vendimarrja e tij n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk ishte gjetur me probleme prej Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, por sipas KPK-s\u00eb nuk dha argumente p\u00ebr problemet e gjetura.<\/p>\n<p>Troci nisi karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar n\u00eb Bulqiz\u00eb, Dib\u00ebr dhe Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2014, ai u komandua n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2016 punoi si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Ai iu n\u00ebnshtrua vetingut t\u00eb n\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa dosja e tij u shqyrtua prej treshes s\u00eb kryesuar nga GentaTafaBungo, me relatore Pamela Qirkodhean\u00ebtareSuelaZhegun.<\/p>\n<p>Lexoedhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=53680\">Dyshimetp\u00ebrpasurit\u00ebfshehuradhedosjet e aksidenteven\u00ebBulqiz\u00ebrrezikojn\u00ebTrocin<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=53797\">KPK shkarkonngadetyraprokurorin Ramadan Troci<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Hetimet e aksidenteve n\u00eb Bulqiz\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK-ja n\u00eb rastin e hetimeve ndaj Trocit mori disa denoncime dhe t\u00eb pakt\u00ebn dy prej denoncuesve d\u00ebshmuan para Komisionit duke pretenduar se kishin paguar mit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur hetimet. Por k\u00ebto denoncime nuk rezultuan serioze dhe k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr karrier\u00ebn e Trocit, pasi Komisioni nuk i gjeti ato t\u00eb bazuara.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb denoncim sipas t\u00eb cilit prokurori jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb shtrejt\u00eb q\u00eb i ishte mund\u00ebsuar prej kompanive t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb minierave t\u00eb cilave u kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjet dhe se kishte pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve, rezultoi problematik.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, nisur nga denoncimi dhe nga v\u00ebzhgimi i b\u00ebr\u00eb nga ana jon\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, konkretisht nga facebook, v\u00ebrehet se dy v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit ekspozonin automjete luksoze dhe se gjithashtu reklamonin nj\u00ebsi tregtare apo biznese n\u00eb pron\u00ebsi si bar-kafe (BAR KAFE-***) dhe nj\u00eb market\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPK gjeti se pronar i \u201cbar-kafes\u00eb\u201d s\u00eb reklamuar ishte baxhanaku i subjektit. KPK po ashtu zbuloi se baxhanaku i prokurorit kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 33 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb nj\u00eb kompanie me veprimtari n\u00eb miniera dhe i kishte dhuruar ato n\u00eb vitin 2016. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani rezultonte po ashtu aksioner edhe miku i prokurorit Troci, makin\u00ebn e t\u00eb cilit ai kishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Baxhanaku sipas KPK-s\u00eb i kishte bler\u00eb aksionet kur Troci ishte prokuror n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe kishte hetuar j\u00eb s\u00ebr\u00eb\u00e7\u00ebshtjesh me objekt aksidentet dhe sigurin\u00eb n\u00eb miniera. K\u00ebto e b\u00ebn\u00eb Komisionin t\u00eb dyshonte se \u201cK\u00ebto aksione mund t\u00eb jen\u00eb aksione t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb baxhanakut t\u00eb tij, kjo nisur dhe nga marr\u00ebdh\u00ebnia e ngusht\u00eb q\u00eb subjekti ka me shtetasin E.D., aksioner dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. z. Troci nuk arriti t\u00eb jap\u00eb shpjegime dhe prova bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e r\u00ebndoi situat\u00ebn e Trocit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin 7 vendime t\u00eb marra prej tij p\u00ebr procedime t\u00eb nisura me akuz\u00ebn e \u201cShkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d. Ndon\u00ebse Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kishte sjell\u00eb fillimisht nj\u00eb relacion n\u00eb t\u00eb cilin e kishte vler\u00ebsuar \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d profezionalizmin e prokurorit, hetimet e KPK-s\u00eb gjet\u00ebn shkelje proceduriale, hetime t\u00eb paplota dhe vonesa t\u00eb pa arsyetuara.<\/p>\n<p>T\u00eb shtata dosjet, kat\u00ebr p\u00ebr aksidente n\u00eb minier\u00eb me pasoje vdekjen dhe tre me pasoj\u00eb plagosje, ishin mbyllur apo nuk ishin filluar me arsyetimin se nuk kishte vep\u00ebr penale dhe se faji binte mbi viktim\u00ebn. \u201cN\u00eb 7 dosjet e analizuara m\u00eb lart konstatohet se, \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit penal ose pushimi i tij, pa hetim ose pa kryer hetime t\u00eb plota. Duke vepruar, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt ekspert\u00eb\/grup ekspert\u00ebsh, nj\u00eb konkluzion i diskutuesh\u00ebm e l\u00eb fajin tek viktimat edhe pse nuk ka prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se gjeti q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast vendimi i mosfillimit ishte marr\u00eb pa pritur ekspertiz\u00ebn mjeko-ligjore, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr ai ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb prej nj\u00eb personi q\u00eb nuk ishte ekspert i fush\u00ebs. N\u00eb dy raste KPK gjeti se hetimet ishin shtyr\u00eb tej afateve me disa muaj pa vendim shtyrje duke shkelur procedur\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve nuk ishte kryer asnj\u00eb veprim hetimor\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Troci nuk kishte marr\u00eb parasysh ekspertizat e ish-Repartit t\u00eb Inspektim Shp\u00ebtimit n\u00eb Miniera (RISHM), por kishte k\u00ebrkuar ri-ekspertime dhe kishte marr\u00eb k\u00ebto si prova edhe pse ato ishin kryer koh\u00eb pas aksidentit dhe n\u00eb mjaft raste ishin t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb fakte. N\u00eb nj\u00eb rast u gjet se akti i ekspertimit ishte kryer nga nj\u00eb ekspert i pabetuar. Sipas komisionit n\u00eb nj\u00eb rast aksidenti me nj\u00eb t\u00eb plagosur, nuk ishte pyetur viktima, nuk ishte verifikuar kompania, leja minerare dhe nuk ishin kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh proceduriale.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb prej rasteve nuk ka pasur verifikime t\u00eb masave t\u00eb marra nga kompania p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, as n\u00ebse pun\u00ebtor\u00ebt e aksidentuar ishin t\u00eb sigurar, madje edhe n\u00eb rastet kur RISHM ka gjetur p\u00ebrgjegj\u00ebsi prokuroria nuk ka hetuar mbi personat e gjetur p\u00ebrgjegj\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast prokuroria ka neglizhuar d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb binin ndesh me ekspertiz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDokumentet n\u00eb dosje tregojn\u00eb se vendimi bazohet n\u00eb nj\u00eb akt ekspertize teknike q\u00eb: (1) \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb dhe i paarsyetuar; (2) haptazi dhe qart\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet e d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d, thuhet n\u00eb analiz\u00ebn e nj\u00ebrit prej rasteve.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzion KPK thot\u00eb se k\u00ebto mbyllje hetimesh ishin \u201cshkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d, duke arsyetuar se e drejta p\u00ebr jet\u00ebn mbrohej me Kushtetut\u00eb dhe sqarimi i rrethaneve t\u00eb humbjes s\u00eb saj ishte pjes\u00eb e mbrojtjes s\u00eb tyre. \u201cDuke pasur parasysh legjislacionin e brendsh\u00ebm dhe jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb, hetimi i rasteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me humbjen e jet\u00ebs nuk ka qen\u00eb efektiv pasi nuk plot\u00ebson kriteret e nj\u00eb hetimi efektiv dhe t\u00eb plot\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se nga Troci\u201c\u00ebsht\u00eb shfaqur neglizhenc\u00eb e vazhdueshme n\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme vendimesh p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2011\u201d. Sipas Komisionit ky p\u00ebrb\u00ebn \u201cnj\u00eb model pune aq t\u00eb dob\u00ebt, saq\u00eb rrezikon ose shkel t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Troci i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ai tha se puna e tij ishte inspektuar m\u00eb her\u00ebt nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe ajo nuk kishte gjetur probleme. KPK thot\u00eb se ai nuk dha p\u00ebrgjigje rreth \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb dol\u00ebn prej hetimeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrime t\u00eb m\u00ebparshme BIRN ka gjetur se mbyllja e hetimeve p\u00ebr aksidentet n\u00eb miniera duke ia l\u00ebn\u00ebfajin viktimave\u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr prokurorin\u00eb e Bulqiz\u00ebs dhe autoritetet shtet\u00ebrore q\u00eb monitorojn\u00eb minierat.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=47403\">Aksidentet me vdekjen\u00ebminiera, fajiimbetetgjithmon\u00ebviktimave<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=48006\">Vdekje \u201ct\u00ebpapritura\u201d, Autoritetifaj\u00ebsonviktimat e aksidenteven\u00ebminier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>Troci sipas vendimit t\u00eb zbardhur rezultoi me probleme edhe me justifikimin e pasuris\u00eb. KPK pas nj\u00eb analize t\u00eb detajuar finaciare gjeti se ai nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer nj\u00eb shum\u00eb rreth 2.8 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Me munges\u00eb burimesh finaciare t\u00eb ligjshme rezultoi nga analiza finaciare edhe blerja e nj\u00ebautomjeti n\u00eb vitin 2008 dhe nj\u00eb depozit\u00eb2,5 milion lek\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas KPK-s\u00eb Troci kishte fshehur nd\u00ebrtimin pa leje me sip\u00ebrfaqe 32 m\u00b2, n\u00eb truall t\u00eb z\u00ebn\u00eb me sip\u00ebrfaqe 450 m\u00b2.<\/p>\n<p>Troci i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto p\u00ebrfundime duke th\u00ebn\u00eb se shpenzimet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ka jetuar n\u00eb Dib\u00ebr e Bulqiz\u00eb ishin llogaritur shum\u00eb t\u00eb larta. Ai po ashtu tha se nuk kishte firmosur formularin e vet\u00ebdeklarimit dhe se procesi ishte kryer prej babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas KPK-s\u00eb Troci nuk kishte deklaruar gjendjet e llogarive bankaredhe ka kryer deklarime t\u00eb pasakta lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>KPK nuk i quajti bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime. Komisioni p\u00ebrdor n\u00eb analiza finaciare p\u00ebr shpenzimet nj\u00eb minimum jetik. PO ashtu sipas KPK-s\u00eb pretendimi i Trocit se nuk kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebdeklarimin, binte ndesh me faktin se ai nuk ishte t\u00ebrhequr prej k\u00ebtij vet\u00ebdeklarimi edhe pse kishte marr\u00eb dijeni p\u00ebr t\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se \u201cBazuar n\u00eb indicie dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti \u00ebsht\u00eb pronar de facto i disa pasurive t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij\u201d. K\u00ebtu Komisioni p\u00ebrfshin aksionet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb baxhanakur n\u00eb kompanin\u00eb minerare dhe po ashtu nj\u00eb apartament n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, pran\u00eb Pazarit t\u00eb Ri ku Troci jeton me qira.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se apartamentin e kishte marr\u00eb me qira dhe se paguante 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb, por hetimet e KPK-s\u00eb gjet\u00ebn se qiraja p\u00ebr apartamentin n\u00eb t\u00eb cilin ishin shpenzuar 30 mij\u00eb euro mobilim ishte shum\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr \u00e7mimet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb pron\u00ebsia e apartamentit rezultoi e paqart\u00eb, nd\u00ebrsa pretendimi i qiradh\u00ebnsit se e kishte fituar ata n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate kleringu rezultoi i pabazuar.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni \u00e7mon se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke qen\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb poseduesi dhe zot\u00ebruesi i k\u00ebtij apartamenti. Subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Ramadan Troci, nuk arriti t\u00eb jap\u00eb shpjegime dhe prova bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. Troci u mbrojt se kishte gjetur sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebrmes miqve dhe se n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti do e linte at\u00eb.<\/p>\n<p>E fshehur u konsiderua edhe nj\u00eb makin\u00eb, e cila ishte rregjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Trocit dhe m\u00eb pas kunatit, por q\u00eb sipas policiave t\u00eb sigurimit p\u00ebrdorej prej tij dhe bashk\u00ebshortes. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht komisioni ngriti dyshime mbi pasurit\u00eb e nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb u konsiderua person i lidhur, duke dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai \u201cnuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb e tij\u201d.<\/p>\n<p>Troci mohoi pasjen e pasurive t\u00eb fshehura.<a href=\"\/vetingu\/?p=53680\"> Gjat\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore<\/a>, Troci i krahasoi disa prej gjetjeve t\u00eb vetingut me at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201cnj\u00eb fushat\u00eb shpifjesh kund\u00ebr tij n\u00eb median sociale\u201d, q\u00eb sipas tij ishin nxitur nga mafia kriminale, interesat e s\u00eb cil\u00ebs ishin prekur gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Troci shtoi se kishte marr\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime apo zarfe me shantazhe n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosfillimi e pushimi i hetimeve p\u00ebr 4 aksidente me vdekje e tre plagosje gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte prokuror n\u00eb Bulqiz\u00eb vulosi shkarkimin prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb prokurorit Ramadan Troci. Ai nuk arriti t\u00eb justifikonte pasurit\u00eb, nd\u00ebrsa hetimi ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb fshehura n\u00eb emra t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69473,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Troci-ne-KPK-529x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61670,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54948\/revisions\/61670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}