{"id":54978,"date":"2018-12-24T20:40:10","date_gmt":"2018-12-24T18:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54978"},"modified":"2019-05-06T23:24:22","modified_gmt":"2019-05-06T23:24:22","slug":"vendimi-i-kpk-se-alma-licaj-fshehu-pasurine-dhe-beri-deklarim-te-rreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-se-alma-licaj-fshehu-pasurine-dhe-beri-deklarim-te-rreme\/2018\/12\/24\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK-s\u00eb, Alma Li\u00e7aj \u201cfshehu pasurin\u00eb dhe b\u00ebri deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimi zbuloi se gjyqtarja Alma Li\u00e7aj dhe bashk\u00ebshorti p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb seri veprimesh fiktive p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb. N\u00eb vendim rezulton se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pasuri dyshohet e krijuar mbi nj\u00eb dokument t\u00eb flasifikuar, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast \u00e7mimi i deklaruar ishte sa gjysma e vler\u00ebs n\u00eb treg. Li\u00e7aj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53756\" aria-describedby=\"caption-attachment-53756\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53756\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Li\u00e7aj-KPK-600x338.png\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"53756\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-53756\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Alma Li\u00e7aj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar p\u00ebrfitimin e 25,664 mij\u00eb eurove ulje \u00e7mimi p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb vler\u00ebsuar 97 mij\u00eb euro, kryetarja e shkarkuar e Gjykat\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs i paraqiti KPK-s\u00eb, situacione t\u00eb punimeve t\u00eb realizuar vet\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimet bashk\u00ebllidhur vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, thuhet se Li\u00e7aj pretendoi se kishte shpenzuar 4600 euro instalime elektrike dhe 3600 t\u00eb tjera instalime hidraulike. Sipas kat\u00ebr preventiv\u00ebve t\u00eb l\u00ebshuar nga viti 2010 deri n\u00eb vitin 2014, n\u00eb apartamentin 2+1 ishin instaluar 368 priza, \u00e7el\u00ebsa dhe automat\u00eb dhe po kaq pjes\u00eb hidraulike. Punimet p\u00ebr k\u00ebto instalimi ishin p\u00ebrs\u00ebritur kat\u00ebr her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet ku shpjegon arsyet e shkarkimit t\u00eb Li\u00e7ajt, trupa e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine relatore shprehet se situacionet e punimeve ishin fiktive, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb padeklaruara m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDLPKI).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vendimi i zbardhur tregon se pagesa e pretenduar prej 4600 eurosh p\u00ebr 368 priza e \u00e7el\u00ebsa, ishin problemi m\u00eb i vog\u00ebl, nd\u00ebr problemet q\u00eb iu gjet\u00ebn pasurive t\u00eb Li\u00e7ajt. KPK vendosi ta mbyll\u00eb hetimin p\u00ebr kryetar e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, nd\u00ebrsa n\u00eb vendim thuhet se ajo, \u201cnuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb saj\u201d, ka fshehur dhe paraqitur pasurin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Lexo edhe: <a href=\"\/?p=53755\">Tregti, borxhe dhe dhurata: Pik\u00ebpyetjet mbi kryegjyqtaren e Vlor\u00ebs mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje<\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Apartamente, dhurata dhe borxhe<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0<\/strong>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs \u00a0Alma Li\u00e7aj dhe i shoqi, sipas vendimit kan\u00eb deklaruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr burim t\u00eb tyre jan\u00eb deklaruar hua me interes t\u00eb ul\u00ebt nga miq t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe nga v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>Dy hua, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb tjet\u00ebr 12 mij\u00eb euro ishin marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 107 metra dhe nj\u00eb vendparkim n\u00eb Tiran\u00eb. KPK tha se nga hetimi kishte rezultuar q\u00eb as huadh\u00ebn\u00ebsi i par\u00eb, i cili kishte deklaruar nj\u00eb biznes dhe as v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit q\u00eb dha 12 mij\u00eb euro nuk kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto hua.<\/p>\n<p>\u201cNga dokumentacioni ligjor provues i m\u00ebsip\u00ebrm i siguruar nga hetimi administrativ, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb dh\u00ebna hua nga shtetasi A. M., n\u00eb shum\u00ebn prej 60,000 eurosh, p\u00ebr bashk\u00ebshortin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Alma Li\u00e7aj\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament Komisioni gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera. K\u00ebshtu Li\u00e7aj pretendoi se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb ulje me rreth 25664 euro nga kompania p\u00ebr shkak t\u00eb vones\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr shkak se ajo vet\u00eb kishte kryer punime, por KPK rr\u00ebzoi si fiktive punimet e pretenduara dhe po ashtu edhe pretendimin p\u00ebr uljen e p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, se ka p\u00ebrfituar zbritje nga shoq\u00ebria e nd\u00ebrtimit p\u00ebr punime t\u00eb kryera nga vet\u00eb porosit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarim i rrem\u00eb i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtij apartamenti nj\u00eb tjet\u00ebr i bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 60 mij\u00eb euro rezultoi po ashtu i pajustifikuar. Sipas KPK-s\u00eb nga hetimi kishte rezultuar se apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb rreth 21 mij\u00eb euoro m\u00eb pak se sa e kishin bler\u00eb dy vjet m\u00eb her\u00ebt shit\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se gjeti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast se nj\u00eb verand\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ishte shitur apartamenti nuk ishte deklaruar fare nga Li\u00e7aj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni llogariti se vlera reale e tregut p\u00ebr apartamentin ishte gati sa dy fishi i \u00e7mimit t\u00eb deklaruar se ai ishte bler\u00eb. \u00a0KPK po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thot\u00eb se Li\u00e7aj nuk provoi dot se miku i bashk\u00ebshortit q\u00eb kishte huazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast 70 mij\u00eb euro kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Li\u00e7aj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb pasi shit\u00ebsit k\u00ebrkonin t\u00eb paguheshin n\u00eb dor\u00eb dhe se ajo kishte siguruar shum\u00ebn e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Problematik rezultoi edhe nj\u00eb apartament 71 metra n\u00eb Vlor\u00eb. Sipas dokumeneteve t\u00eb d\u00ebrguara nga Li\u00e7aj apartamenti ishte p\u00ebrfituar nga shk\u00ebmbimi i nj\u00eb godine me sip\u00ebrfaqe t\u00eb pap\u00ebrcaktuar por me lart\u00ebsi kat\u00ebr metra me nj\u00eb gabin\u00eb elektrike t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Elektrike n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>\u201cKontrata e shk\u00ebmbimit nuk p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb sip\u00ebrfaqeje dhe me \u00e7far\u00eb dokumentacioni provohet pron\u00ebsia e Nd\u00ebrmarrjes Elektrike Vlor\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb kabin\u00eb. \u00a0Nuk sqarohet n\u00ebse apartamenti me sip\u00ebrfaqe 71.8 m2 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nga kabina dhe n\u00ebse bashk\u00ebshorti i subjektit ka pasur nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb posedim, q\u00eb i bashk\u00ebngjitet kabina. ZVRPP-ja Vlor\u00eb konfirmon se n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament nuk disponon asnj\u00eb dokumentacion ligjor\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrfundimet e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mori problemesh rezultuan nga nj\u00eb pasuri e bashk\u00ebshortit. Sipas KPK-s\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr j\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 120 m2 dhe truallin 215 m2. Komisioni thot\u00eb se kishte \u201cmunges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr sa i p\u00ebrket truallit\u201d, \u201crezultoi se leja e nd\u00ebrtimit nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb aplikuar p\u00ebr legalizim. Kjo leje rezulton se ka qen\u00eb e falsifikuar e nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj prone\u201d.<\/p>\n<p>Li\u00e7aj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u mbrojt se ata nuk kishin pasur dijeni p\u00ebr pretendimet se leja ishte e flasifikuar dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte ende n\u00eb hetim nga prokuroria. KPK n\u00eb fund e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb pasuri si \u201cposedim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb tre dhurata t\u00eb marra nga v\u00ebllai, p\u00ebrkat\u00ebsisht dy apartamente 43 dhe 95 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb garazh, u gjet\u00ebn nga Komisioni si pasuri t\u00eb pajustifikuara. Nga hetimi rezultoi se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit i kishte marr\u00eb k\u00ebto tre pasuri si dhurat\u00eb nga nj\u00eb kompani dhe m\u00eb pas ia kishte dhuruar t\u00eb v\u00ebllait. Li\u00e7aj pretendoi se \u201cDhurimi i kryer \u00ebsht\u00eb midis dy v\u00ebllez\u00ebrve, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb af\u00ebrt familjare, q\u00eb kan\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni sidoqoft\u00eb e cil\u00ebsoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari si fiktive me q\u00ebllim fshehjen e shpenzimeve prej 13.7 milion p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive. KPK e akuzoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Li\u00e7aj p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Makina t\u00eb blera lir\u00eb e shitur shtrenjt<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i pasuris\u00eb s\u00eb Li\u00e7ajt, e cila u paraqit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi si pjes\u00eb e nj\u00eb trupe gjykuese<a href=\"\/?p=53792\"> i dha pafaj\u00ebsi ish-kryebashkiakut Shp\u00ebtim Gjika<\/a>, gjeti t\u00eb pakt\u00ebn dy shit-blerje makinash q\u00eb sipas KPK-s\u00eb ishin fiktive.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se nj\u00eb makin\u00eb \u201cBenz 140\u201d e prodhuar n\u00eb vitin 1993 u \u00a0ble p\u00ebr 50 mij\u00eb lek\u00eb \u00a0n\u00eb vitin 2002 dhe u shit p\u00ebr 15 mij\u00eb e euro n\u00eb vitin 2013. \u00a0Nj\u00eb tjet\u00ebr makin\u00eb u ble sipas vet\u00ebdeklarimeve t\u00eb Li\u00e7ajt nga bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe u shit p\u00ebr 20 mij\u00eb eruo nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Li\u00e7aj u justifikua n\u00eb shpjegimet d\u00ebrguar KPK-s\u00eb se makinat ishin bler\u00eb me probleme autoteknike dhe se n\u00eb to ishin kryer riparime dhe se \u201ck\u00ebto \u00e7mime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u00e7mime t\u00eb r\u00ebna dakord me marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve, n\u00eb kushtet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb\u201d. Ajo po ashtu pretendoi se makina e par\u00eb nuk ishte amortizuar sepse nuk ishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebsoi se shpjegimet nuk ishin bind\u00ebse. \u201cAmortizimi i automjeteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ndodh aq m\u00eb tep\u00ebr kur makinat nuk p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim, nd\u00ebrsa KPK shpreheht se \u201carrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shitja e autovetur\u00ebs, tip \u201cMercedes Benz\u201d (140) i vitit 1993, me \u00e7mim 4 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ai i blerjes nga ana shit\u00ebsit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb veprim financiar t\u00eb pajustifikuar\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr makin\u00ebn tjet\u00ebr KPK gjeti se ajo ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe jo n\u00eb 2009 kur ishte deklaruar dhe kishte qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Bazuar n\u00eb numrin e shasis\u00eb ajo rezultonte makin\u00eb e vjedhur, nd\u00ebrsa KPK thot\u00eb se u gjet\u00ebn dy deklarata shitje nga bashk\u00ebshorti i Li\u00e7aj te i nj\u00ebjti person i tret\u00eb. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre deklaratave noteriale ishte depozituar n\u00eb ILDKPKI dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga nj\u00eb noter tjet\u00ebr n\u00eb DPSHTRR.<\/p>\n<p>KPK gjeti edhe se kjo makin\u00eb ishte bler\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb, m\u00eb lir\u00eb \u00a0se sa taksa doganore q\u00eb ishte paguar p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrsa ishte shitur 15 mij\u00eb euro. Mbrojtja e Li\u00e7aj ishte e ngjashme edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ajo pretendoi se nuk ishte n\u00eb dijeni se p\u00ebr makin\u00ebn kishte dy kontrata noteriale, nd\u00ebrsa \u00e7mimet ia faturoi tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr KPK gjith\u00e7ka rreth k\u00ebsaj makine rezulton e dyshimt\u00eb. N\u00eb konkluzion trupa gjykuese thot\u00eb se nuk kishte dokumente se transaksionet kishin ndodhur v\u00ebrtet\u00eb. \u201cDuket se blerja dhe shitja e mjetit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fiktivisht\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimi zbuloi se gjyqtarja Alma Li\u00e7aj dhe bashk\u00ebshorti p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb seri veprimesh fiktive p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb. N\u00eb vendim rezulton se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pasuri dyshohet e krijuar mbi nj\u00eb dokument t\u00eb flasifikuar, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast \u00e7mimi i deklaruar ishte sa gjysma e vler\u00ebs n\u00eb treg. Li\u00e7aj kund\u00ebrshtoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69631,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Li\u00e7aj-KPK-600x338.png","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54978"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62330,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54978\/revisions\/62330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}