{"id":54993,"date":"2018-12-26T14:59:08","date_gmt":"2018-12-26T12:59:08","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=54993"},"modified":"2019-05-06T23:24:22","modified_gmt":"2019-05-06T23:24:22","slug":"kpk-e-ndare-ne-vendimin-per-shkarkimin-e-ndihmesit-ligjor-artor-ylli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-ndare-ne-vendimin-per-shkarkimin-e-ndihmesit-ligjor-artor-ylli\/2018\/12\/26\/","title":{"rendered":"KPK e ndar\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e ndihm\u00ebsit ligjor Artor Ylli"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK shkarkoi ndihm\u00ebsin ligjor Artor Ylli p\u00ebr \u201cmunges\u00eb etike\u201d, por relatori votoi kund\u00ebr duke arsyetuar se gjetjet nuk ishin shkarkuese. Ylli pretendon se KPK ka shkelur afatin e zbardhjes s\u00eb vendimit, duke penguar apelimin. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53460\" aria-describedby=\"caption-attachment-53460\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53460\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndihm\u00ebsi-ligjor\u00eb-pran\u00eb-Gjykat\u00ebs-Administrative-Artor-Ylli-gjat\u00eb-seanc\u00ebs-s\u00eb-KPK.-Foto-Edmond-Hoxha-600x336.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"336\" data-id=\"53460\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-53460\" class=\"wp-caption-text\">Ndihm\u00ebsi ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Artor Ylli, gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Transfertat q\u00eb ndihm\u00ebsi ligjor Artor Ylli ka kryer n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb shtetasi Kinez, q\u00eb sipas tij i ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb avokatit N.M., ishte nj\u00eb nga pikat \u00a0mbi t\u00eb cilat shumica vendosi p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Relatoi i cc\u00ebshtjes Roland Ilia n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se vendimi ishte i gabuar dhe se nuk rezultoi q\u00eb \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme apo veprime q\u00eb kan\u00eb cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ylli vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Jurist\u00ebve n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs ankohet se KPK ka shkelur afatin e zbardhjes s\u00eb vendimit, nd\u00ebrsa pretendon se \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kur nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ylli ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt ndihm\u00ebs ligjor q\u00eb iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit. Trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb Etleda \u00c7iftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Brundilda Bekteshi an\u00ebtare, shqyrtoi at\u00eb n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e tij i marr\u00eb nga komisioneret Cciftja e Bekteshi u bazua kryesisht mbi munges\u00ebn e transparenc\u00ebs t\u00eb disa transfertave bankare p\u00ebr n\u00eb Kin\u00eb. Ylli pretendoi se transfertat ishin kryer prej tij n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se ai nuk kishte shkelur ligjin. \u00a0Vendimi i KPK e p\u00ebrjashtoi at\u00eb nga vijimi i studimeve n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe po ashtu nga vijimi i pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=53456\">Transfertat bankare drejt Kin\u00ebs v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim \u201ct\u00eb ardhmen\u201d e ndihm\u00ebsit ligjor Artor Ylli<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=53581\">Kandidati p\u00ebr gjyqtar akuzon KPK-n\u00eb p\u00ebr standard t\u00eb dyfisht\u00eb pas shkarkimit<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Mendimi i shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Artor Ylli dhe avokati N.M. kan\u00eb deklaruar se parat\u00eb jan\u00eb transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, me q\u00ebllim kryerjen e pagesave p\u00ebr blerjen e mallrave t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb tregtoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, mungesa e dokumentacionit ligjor nuk e ka bindur shumic\u00ebn n\u00eb komisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb KPK ka argumentuar se; \u201cp\u00ebr transfertat e kryera nga banka \u201cICB\u201d, Ylli nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm se shumat q\u00eb ai ka transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit kinez, z.Zh., kan\u00eb burim tregtin\u00eb e mallrave ose q\u00eb detyrimi dhe borxhi \u00a0ndaj shtetasit Zh. ishte p\u00ebr blerje mallrash, pasi subjekti nuk paraqiti asnj\u00eb dokument p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK vler\u00ebson se ndihm\u00ebsi ligjor Artor Ylli, nuk provoi dot me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e ligjshme nga ai vet\u00eb apo, z. N.M., lidhur me krijimin e shumave t\u00eb transferuara p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shtetasi kinez. Konkretisht t\u00eb shumave; 16 mij\u00eb USD m\u00eb dat\u00eb 14 dhjetor 2010, 30 mij\u00eb USD m\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2012 me q\u00ebllim shlyerje detyrimi dhe transfert\u00eb cash t\u00eb 10 mij\u00eb dollar\u00ebve m\u00eb dat\u00eb 02 n\u00ebntor 2010.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Ylli nuk provoi me dokumentacion ligjor provues lidhjen dhe shkakun se p\u00ebrse ai duhet ta kryente k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb n\u00eb favor t\u00eb z. N.M. apo biznesit t\u00eb tij familjar. Gjithashtu, n\u00eb vendim shkruhet se ai nuk povoi dot se ka qen\u00eb asistent pran\u00eb avokat N.M., ashtu si kishte deklaruar dhe se nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur as dokumente q\u00eb provonin se N.M., kishte qen\u00eb avokat dhe as v\u00ebrtetim nga Dhoma e Avokatis\u00eb Tiran\u00eb se ai ishte regjistruar n\u00eb regjistrin e asistent\u00ebve avokat\u00eb pran\u00eb Av. N.M..<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit pranon se i ka kryer k\u00ebto transferta n\u00eb vitet 2010-2012 dhe n\u00eb vite t\u00eb tjera deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2015, ka transferuar jasht\u00eb vendit n\u00eb \u00e7do rast shum\u00ebn e lejuar prej 3,5 milion lek\u00ebsh, duke e ditur q\u00eb ky ishte nj\u00eb veprim i cili favorizonte biznesin e z. N.M., duke kryer evazion tatimor\u201d, citohet n\u00eb vendimin e komisionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka d\u00ebmtuar situat\u00ebn e Yllit ka qen\u00eb edhe mospagimi i detyrimeve tatimore ndaj Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 242.518 lek\u00ebsh dhe detyrimet ndaj Nj\u00ebsis\u00eb Administrativ Kashar, n\u00eb shum\u00ebn prej 144.400 lek\u00ebsh kur ai rezulton se ishte regjistruar si person fizik me aktivitet \u201caktivitete juridike\u201d.\u00a0 Komisioni e ka quajtur t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm deklarimin e Yllit, pasi nuk ka deklaruar detyrimin tatimor ndaj Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Kashar, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht faktit q\u00eb ai i ka paguar detyrimet n\u00eb momentin kur ju paraqit\u00ebn rezultatet e hetimit, ai duhej t\u00eb kishte pasur dijeni dhe t\u00eb kishte paguar at\u00eb para deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017\u201d, shkruhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Veprimet p\u00ebr transfertat bankare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe mos deklarimi i detyrimeve q\u00eb u paguan gjat\u00eb proicesit tregojn\u00eb sipas KPK \u201cmunges\u00eb etike dhe integriteti, element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt cenojn\u00eb figur\u00ebn e magjistratit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar raportoi pran\u00eb komisionit p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Artor Yllit p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, pasi nuk ishin konstatuar kontakte t\u00eb tij me persona me lidhje me krimin e organizuar. Gjithashtu, duke qen\u00eb se n\u00eb testimet pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs kishte kapur m\u00eb shum\u00eb se 60% t\u00eb pik\u00ebve, ky institucion ka \u00e7muar se ai mund t\u00eb vazhdonte trajnimin dy vje\u00e7ar p\u00ebr gjyqtar.<\/p>\n<p><strong>Mendimi pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia nuk \u00ebsht\u00eb dakord me argumentet dhe vendimin e dy kolegeve t\u00eb tij, Etleda \u00c7iftja dhe Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>\u201cSi an\u00ebtar i trupit gjykues nuk pajtohem me mendimin e shumic\u00ebs, pasi \u00e7moj se bazuar n\u00eb provat, faktet dhe rrethanat e dala gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb kryer, nuk u provua q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme apo veprime q\u00eb kan\u00eb cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebtu q\u00eb, veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat shumica ka disponuar p\u00ebr shkarkimin e tij, jan\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb subjekti nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ka argumentuar relatori Roland Ilia.<\/p>\n<p>Ilia thot\u00eb \u00a0se ndihm\u00ebsi ligjor Artor Ylli duhet t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Sipas tij, nga t\u00ebr\u00ebsia e akteve dhe provave t\u00eb administruara n\u00eb dosje, nuk konfirmohet dijenia e subjektit p\u00ebr q\u00ebllimin e fshehur t\u00eb kryerjes s\u00eb transfertave, por duket se ka vepruar n\u00eb mir\u00ebbesim. \u201cKy fakt, p\u00ebrforcohet edhe nga d\u00ebshmia e z. N.M., i cili ka deklaruar se k\u00ebto transferta jan\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb tij, n\u00eb mir\u00ebbesim dhe pa kund\u00ebr shp\u00ebrblim. N\u00ebn k\u00ebto argumente, duken bind\u00ebse shpjegimet e dh\u00ebna nga ana e subjektit lidhur me q\u00ebllimin e kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre transfertave\u201d, citohet n\u00eb vendim mendimi i relatorit Roland Ilia lidhur me d\u00ebrgesat e shumave t\u00eb valut\u00ebs t\u00eb kryera nga Ylli n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb shtetasi kinez.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai i ka cil\u00ebsuar si t\u00eb sakta deklarimet p\u00ebr detyrimet ndaj Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Tiran\u00eb dhe ndaj Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Kashar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka vler\u00ebsuar se ndryshimi i vlerave t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve nga momenti i deklarimit me momentin e konfirmimit t\u00eb tyre nga organet p\u00ebrkat\u00ebse, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pagesa t\u00eb kryera nga ana e subjektit, p\u00ebrfitim nga ligji i faljes s\u00eb detyrimeve si edhe interesa t\u00eb shtuara n\u00eb rastin e detyrimeve ndaj Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Kashar.<\/p>\n<p>Ilia shprehet se problemet e v\u00ebrejtura nuk duhej t\u00eb ishin konsideruar shkarkuese dhe se Ylli duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankesa e Yllit<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb KPK b\u00ebri publik vendimin e zbardhur magjistrati Artor Ylli, i shkarkuar m\u00eb 2 n\u00ebntor 2018 nga KPK prej detyr\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor pan\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, d\u00ebrgoi me e-mail nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb tij ndaj k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ylli thot\u00eb se i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Jurist\u00ebve n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, ku pretendon p\u00ebr vones\u00ebn e vendimit t\u00eb arsyetuar tej afatit 30 ditor. Sipas Yllit, vonesa i ka shkaktuar nj\u00eb pasiguri t\u00eb konsiderueshme n\u00eb pozicionin e tij dhe se i \u00ebsht\u00eb mohuar mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb apeluar vendimin.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai e cil\u00ebson vendimin\u00a0 KPK-s\u00eb t\u00eb marr\u00eb jasht\u00eb kompetenc\u00ebs duke hetuar gjat\u00eb nj\u00eb periudhe ku nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Duke e cil\u00ebsuar veten si nj\u00eb student t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb i duhet t\u00eb marr\u00eb tre autobus\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, Artor Ylli k\u00ebmb\u00ebngul se sjellja e tij si avokat ka qen\u00eb gjithmon\u00eb etike dhe se transaksiont e kryera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr llogari t\u00eb z.N.M., jan\u00eb kryer n\u00eb mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p>Ylli parashtron n\u00eb ankes\u00eb se n\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar si shkelje e normave t\u00eb sjelljes gjyq\u00ebsore, sjellja e tij kur punonte si asistent avokat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendon se ka qen\u00eb etike. \u201cUn\u00eb nuk mendoj se q\u00ebllimi i reform\u00ebs ishte sanksionimi i njer\u00ebzve si un\u00eb, p\u00ebrkundrazi, q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb krijimi i hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00ebt e rinj profesional\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm si un\u00eb\u201d shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Artor Ylli n\u00eb ankes\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK shkarkoi ndihm\u00ebsin ligjor Artor Ylli p\u00ebr \u201cmunges\u00eb etike\u201d, por relatori votoi kund\u00ebr duke arsyetuar se gjetjet nuk ishin shkarkuese. Ylli pretendon se KPK ka shkelur afatin e zbardhjes s\u00eb vendimit, duke penguar apelimin. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69630,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndihm\u00ebsi-ligjor\u00eb-pran\u00eb-Gjykat\u00ebs-Administrative-Artor-Ylli-gjat\u00eb-seanc\u00ebs-s\u00eb-KPK.-Foto-Edmond-Hoxha-600x336.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54993"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54993"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54993\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62328,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54993\/revisions\/62328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}