{"id":55114,"date":"2019-01-03T19:44:11","date_gmt":"2019-01-03T17:44:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55114"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"kerkesa-per-rihapje-te-hetimeve-vulosi-shkarkimin-e-prokurorit-shpetim-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kerkesa-per-rihapje-te-hetimeve-vulosi-shkarkimin-e-prokurorit-shpetim-kurti\/2019\/01\/03\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesa p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimeve vulosi shkarkimin e prokurorit Shp\u00ebtim Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Shp\u00ebtim Kurti kontestoi mbylljen e hetimeve vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, por rihapja e procesit nga KPK e r\u00ebndoi pozit\u00ebn e tij-duke ekspozuar edhe lidhjen me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54037\" aria-describedby=\"caption-attachment-54037\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54037 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance-600x394.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"394\" data-id=\"54037\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54037\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Shp\u00ebtim Kurti (djathtas) dhe avokati i tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb maj 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i mbylli hetimet p\u00ebr prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Shp\u00ebtim Kurti vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Kurtit p\u00ebr t\u2019u rivler\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret i rihapi hetimet dhe n\u00eb n\u00ebntor 2018, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori nuk kalonte as testin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit rezulton se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) ka ndihmuar n\u00eb hetimin e pasuris\u00eb. Rihapja e hetimeve vulosi shkarkimin e Kurtit, t\u00eb cilit nd\u00ebrsa i ishin gjetur m\u00eb par\u00eb probleme me justifikimin e pasuris\u00eb, iu zbuluan nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) edhe kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Roland Ilian shprehet n\u00eb vendim se rihetimi zbuloi kontaktet e Kurtit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte prokuror me nj\u00eb person me inicialet H.M, i proceduar disa her\u00eb p\u00ebr trafik qeniesh njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim b\u00ebhet me dije se nj\u00eb pjes\u00eb e informacioneve rreth kontakteve t\u00eb Kurtit me persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201ckrim t\u00eb organizuar\u201d dhe fakti se ai mund t\u2019i ket\u00eb ndihmuar ata mbetej i klasifikuar, por KPK dhe ONM i kishin shqyrtuar k\u00ebto dokumente dhe se pretendimet e ngritura aty provoheshin edhe prej denoncimeve apo rrethanave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kurti kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe problemeve q\u00eb u gjet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, po ashtu ai e cil\u00ebsoi \u201cirreale dhe t\u00eb pasakta\u201d konkluzionet e DSIK-s\u00eb rreth figur\u00ebs s\u00eb tij. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Favorizimi i t\u00eb akuzuarit p\u00ebr trafik njer\u00ebzor<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb sqaron se Kurti ishte konsideruar i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga DSIK q\u00eb n\u00eb raportin e par\u00eb d\u00ebrguar Komisionit, por kjo nuk ishte marr\u00eb parasysh nga treshja q\u00eb i mbylli hetimet bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Rihapja e hetimeve p\u00ebr t\u00eb tre kriteret b\u00ebri q\u00eb KPK t\u00eb rishqyrtonte dosjen e nisur nga DSIK. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, raporti i klasifikuar u rifreskua edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb gusht dhe n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2018, duke p\u00ebrforcuar gjetjet e raportit t\u00eb par\u00eb q\u00eb e konsideronte Kurtin si \u201csubjekt me tendenca p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe q\u00eb mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion nga k\u00ebto struktura\u201d.<\/p>\n<p>Hetimet e KPK konfirmuan gjetjet e DSIK-s\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur ishin provuar disa kontakte t\u00eb prokurorit t\u00eb shkarkuar me nj\u00eb person me inicialet H.M. Nd\u00ebrsa Kurti pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb takim rast\u00ebsor, KPK thot\u00eb se raportet tregonin disa takime jo rast\u00ebsore.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 raporteve, disa denocime ndaj Kurtit dhe shqyrtimi i dosjeve t\u00eb tij si prokuror dhe i atyre q\u00eb kishte mbik\u00ebqyrur si z\u00ebvend\u00ebs prokuror i rrethit Tiran\u00eb, \u00e7onin logjikisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Komisioni megjithat\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos deklasifikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb marr\u00eb, megjith\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Kurtit, me q\u00ebllim ruajtjen e burimeve. Duke iu referuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00eb Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, KPK ka arsyetuar se shqyrtimi i k\u00ebtij informacioni nga trupa gjykuese dhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i mjaftuesh\u00ebm, pasi po ashtu kishte edhe informacion t\u00eb deklasifikuar q\u00eb provonte p\u00ebrfundimin e arritur.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 t\u00eb tjerash, vlen t\u00eb theksohet se rezultati negativ i rivler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb informacionin e klasifikuar, por gjithashtu, &#8211; ve\u00e7 pjes\u00ebve t\u00eb deklasifikuara t\u00eb raporteve t\u00eb DSIK-s\u00eb, &#8211; ai \u00ebsht\u00eb bazuar edhe n\u00eb burime t\u00eb tjera informacionesh t\u00eb paklasifikuara, si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb dosjet e administruara nga prokuroria dhe ankesat, t\u00eb cilat i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije subjektit,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim KPK shprehet se Kurti kishte mbik\u00ebqyrur nj\u00eb nga hetimet ndaj H.M. KPK thot\u00eb se me mb\u00ebrritjen e dosjes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs nga Krimet e R\u00ebnda, Kurti kishte caktuar prokurorin E.K p\u00ebr ta hetuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimet e marra nga prokurori i caktuar prej Kurtit ishin sipas KPK-s\u00eb n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb akuzuarit, t\u00eb cilit i ishte zbutur menj\u00ebher\u00eb masa e siguris\u00eb. Po ashtu, atij i ishin kthyer nj\u00eb makin\u00eb dhe telefonat e sekuestruar p\u00ebr llogari t\u00eb hetimit dhe n\u00eb vijim ndaj tij e personave t\u00eb tjer\u00eb ishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim minimal.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se hetimet ishin zgjatur me firm\u00ebn e Kurtit disa her\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ishin kryer veprime hetimore. Nj\u00eb material n\u00eb frengjisht q\u00eb pretendohej se pritej t\u00eb p\u00ebrkthehej zyrtarisht, ishte p\u00ebrkthyer m\u00eb her\u00ebt nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Po ashtu, Komisioni vuri n\u00eb dukje se vendimarrja e prokurorit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebnim minimal ishte e pabazuar dhe kryesisht e ngritur mbi pohime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, prokurori kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim minimal p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb t\u00eb akuzuarve, por H.M ishte 47 vje\u00e7 n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb akuzohej. Po ashtu, n\u00eb konkluzione prokurori k\u00ebrkonte d\u00ebnim minimal sepse t\u00eb pandehurit ishin penduar, por kjo nuk rezultonte n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre. D\u00ebnimi minimal k\u00ebrkohej edhe sepse t\u00eb akuzuarit nuk ishin d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, por rezultonte se H.M ishte d\u00ebnuar edhe p\u00ebr falsifikim kartmonedhash.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se Kurti kishte ndihmuar H.M n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke ndikuar te prokurori i caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje prej tij.\u00a0 \u201cSubjekti ka ushtruar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrisht kompetencat e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive ndaj shtetasit H. M. Kjo p\u00ebrkon me p\u00ebrmbajtjen e denoncimeve dhe t\u00eb informacioneve t\u00eb klasifikuara t\u00eb verifikuara nga trupi gjykues dhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u2013 sipas t\u00eb cilave, ka qen\u00eb angazhimi dhe ndikimi i paligjsh\u00ebm i z. Shp\u00ebtim Kurti, duke shfryt\u00ebzuar pozicionin, q\u00eb ka favorizuar shtetasin H.M\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Kurti ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e DSIK-s\u00eb duke i cil\u00ebsuar irreale. Ai ka th\u00ebn\u00eb se kishte takuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb rast\u00ebsisht shtetasin H.M, q\u00eb vinte nga e nj\u00ebjta zon\u00eb,\u00a0 n\u00eb nj\u00eb lokal pran\u00eb prokuroris\u00eb, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndaj k\u00ebtij personi nuk kishte \u00e7\u00ebshtje penale. Avokati i Kurtit k\u00ebrkoi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dokumentacioni i\u00a0 klasifikuar t\u00eb deklasifikohej, por kjo u refuzua nga KPK, pasi sipas treshes gjykuese kjo c\u00ebnonte burimin e informacionit.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mori pasakt\u00ebsish dhe problemesh n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb e pat\u00ebn bindur KPK t\u00eb mbyll\u00eb hetimet p\u00ebr Shp\u00ebtim Kurtin vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, Kurti ishte cil\u00ebsuar me probleme nga \u00a0Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI).<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI, deklarimi i Kurtit nuk ishte i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb, ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet e Kurtit me pasurin\u00eb rezultuan t\u00eb hershme. KPK zbuloi se ai kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament si i pastreh\u00eb me shitjen e t\u00eb cilit kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni thot\u00eb se nga hetimet rezultoi se megjith\u00ebse kishte tok\u00eb dhe sht\u00ebpi n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me baban\u00eb, Kurti kishte aplikuar si i pastreh\u00eb dhe kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament 84 metra katror\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb n\u00eb arsyetim se \u201cka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje midis faktit q\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb\/njohur statusi si \u201cfamilje e pastreh\u00eb\u201d, dhe faktit q\u00eb ai ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi nj\u00eb banes\u00eb si dhe ka p\u00ebrfituar tok\u00eb nga ligji nr. 7501\/1991\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK thot\u00eb se gjeti mosp\u00ebrputhje edhe midis sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs q\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga ajo q\u00eb ishte deklaruar. Sipas Komisionit, Kurti ka deklaruar p\u00ebrfitimin e 6310 metrash katror\u00eb tok\u00eb, por n\u00eb fakt kishte marr\u00eb 1 hektar\u00eb. Kur aplikoi si i pastreh\u00eb ai kishte bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi prej 120 metrash katror\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti ia la n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, duke pretenduar se nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme dhe se kishte aplikuar duke ia l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb organit vendimmarr\u00ebs n\u00ebse p\u00ebrfitonte apo jo banes\u00eb si i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs vinin pasi \u201csasia e tok\u00ebs e marr\u00eb nga familja e subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar &#8211; sikurse edhe nga familjet e tjera t\u00eb asaj zone &#8211; n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pjes\u00ebve\/pronave t\u00eb trash\u00ebguara nd\u00ebr breza\u201d.<\/p>\n<p>Por KPK e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb mori problemesh rezultuan nga mosjustifikimi i disa pasurive t\u00eb tjera dhe transaksioneve me to, n\u00eb t\u00eb cilat rezultuan ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe babai dhe v\u00ebllai i prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar ligjsh\u00ebmrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai kishte qen\u00eb emigrant n\u00eb Britani, \u00a0Kurti i dor\u00ebzoi KPK-s\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb pas verifikimeve nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rezultoi jo autentik.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se kompania q\u00eb supozohej se kishte l\u00ebshuar dokumentin e kishte mohuar at\u00eb dhe po ashtu kishte deklaruar se personi me inicalet P.S q\u00eb kishte firmosur dokumentin, nuk punonte p\u00ebr t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 2007.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb subjekti ka paraqitur si prov\u00eb nj\u00eb dokument jo autentik, p\u00ebr sa u arsyetua edhe m\u00eb lart, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, rezulton qart\u00eb se ka d\u00ebshtuar tentativa e kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb fakt, KPK gjeti t\u00eb pajustifikuar edhe disa transaksione t\u00eb tjera. Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrsa koh\u00eb nuk provohej burimi i ligjsh\u00ebm i pasuris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait emigrant, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish q\u00eb kishin k\u00ebt\u00eb si burim nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb justifikuara.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK cil\u00ebsoi nj\u00eb shum\u00eb prej 58 mij\u00eb eurosh t\u00eb kursyera nga shitja e nj\u00eb apartamenti te v\u00ebllai i prokurorit. I pajustifikuar u cil\u00ebsua nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim dhe pa qira n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb Kurtit, i cilis sipas KPK-s\u00eb nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr ta bler\u00eb at\u00eb dhe dy garazhe.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu nuk rezulton q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb automjet t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e vet, gj\u00eb e cila mund t\u00eb shpjegonte nevoj\u00ebn e tij p\u00ebr blerjen dhe p\u00ebrdorimin e garazhit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK rr\u00ebzoi pretendimin e Kurtit se babai dhe v\u00ebllai nuk duhej t\u00eb konsideroheshin persona t\u00eb lidhur. Po ashtu u rr\u00ebzuan edhe argumentet e tij mbi dokumentin q\u00eb u provua jo autentik pas hetimeve nga ONM.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK arsyetoi se \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb dhe \u201c\u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij\u201d, bazuar mbi hetimin n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Shp\u00ebtim Kurti kontestoi mbylljen e hetimeve vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, por rihapja e procesit nga KPK e r\u00ebndoi pozit\u00ebn e tij-duke ekspozuar edhe lidhjen me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69629,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/kurti-seance-600x394.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55114"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55114"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62326,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55114\/revisions\/62326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}