{"id":55115,"date":"2019-01-03T19:52:08","date_gmt":"2019-01-03T17:52:08","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55115"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"vendimi-i-kolegjit-lapsuset-e-luan-kaloci-t-ishin-loje-per-fshehjen-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kolegjit-lapsuset-e-luan-kaloci-t-ishin-loje-per-fshehjen-e-pasurise\/2019\/01\/03\/","title":{"rendered":"Vendimi i Kolegjit: Lapsuset e Luan Kalo\u00e7i-t ishin \u201cloj\u00eb\u201d p\u00ebr fshehjen e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka vendosur t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Luan Kalo\u00e7i.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50300\" aria-describedby=\"caption-attachment-50300\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kalo\u00e7i-visha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50300\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kalo\u00e7i-visha-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"50300\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50300\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Luan Kalo\u00e7i dhe avokati Ardian Visha p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Besar Likmeta.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt: Rezarta Schuetz si kryesuese, Natasha Mulaj, relatore\u00a0 dhe Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci an\u00ebtar\u00eb, e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb\u00a0 Apelit Tiran\u00eb Luan Kalo\u00e7i, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pabazuara pretendimet e mbrojt\u00ebsit s\u00eb tij Ardian Visha i cili n\u00eb ankimin e tij \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb procedurat e ndjekura nga komisioni.<\/p>\n<p>Interpretimi i legjislacionit dhe Kushtetut\u00ebs nga ana e Vish\u00ebs nuk i ka bindur an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe arsyetimin e tyre rast pas rasti.<\/p>\n<p>Kalo\u00e7i ishte pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut si nj\u00ebri prej 19 kandidat\u00ebve p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.\u00a0 Ai e ka ushtruar detyr\u00ebn si prokuror Apeli n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nga viti 2002.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij, prokurori Kalo\u00e7i k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb shkarkimit dhe konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb me pretendimin se procesi kishte qen\u00eb i paragjykuar, n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe si rezultat i mos b\u00ebrjes s\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb provave q\u00eb iu n\u00ebnshtruan shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por k\u00ebto pretendime jan\u00eb rr\u00ebzuar nga kolegji.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet dhe argumentet p\u00ebr procesin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i prokurorit Kalo\u00e7i, Ardian Visha, shprehet n\u00eb ankimin e tij se rivler\u00ebsimi i subjektit vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin 84\/2016 dhe se \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb proces i paragjykuar.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb, t\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, kjo p\u00ebr efekt t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. Gjykimi me nj\u00eb kriter, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i pasuris\u00eb p\u00ebr subjektin Luan Kalo\u00e7i, tregon p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb paragjykuar q\u00eb n\u00eb fillim. P\u00ebrfundimi i procesit vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter e paragjykon at\u00eb&#8230;\u201d, citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb mbrojtjen e prokurorit Kalo\u00e7i.<\/p>\n<p>Por, trupa gjykuese e KPA-s\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se provat q\u00eb jan\u00eb administruar n\u00eb dosje, jan\u00eb analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb duke mos shkelur asnj\u00eb dispozit\u00eb e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs. \u201cProvat jan\u00eb trajtuar n\u00eb harmoni me nj\u00ebra- tjetr\u00ebn dhe komisioni ka dal\u00eb n\u00eb konkluzion t\u00eb drejt\u00eb\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e mbrojt\u00ebsit ligjor t\u00eb Kalo\u00e7it, se rivler\u00ebsimi duhej t\u00eb ishte kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm e Apelimit ka arsyetuar se Komisioni, ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Kalo\u00e7i, vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij parashikimi ligjor, komisioni ka filluar hetimin administrativ p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e vler\u00ebsimit. Gjat\u00eb k\u00ebtij hetimi, komisioni pasi ka vler\u00ebsuar se ka hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, bazuar n\u00eb provat e grumbulluara dhe vler\u00ebn e tyre provuese, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se vler\u00ebsimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mund t\u00eb b\u00ebhej edhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, pa qen\u00eb nevoja e p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit t\u00eb plot\u00eb edhe t\u00eb dy kritereve t\u00eb tjera\u201d, ka arsyetuar trupa gjykuese e KPA q\u00eb ka shtuar m\u00eb tej se: \u201cp\u00ebrfundimi i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter nuk e paragjykon at\u00eb, pasi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb paraqitur argumentet e tij kund\u00ebrshtuese gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ, si dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore publike\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, avokati Visha ka argumentuar n\u00eb ankimin e tij se KPK, duhet t\u00eb verifikoj\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb vet\u00ebm deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cVetting\u201d 2017, p\u00ebr efekt t\u00eb k\u00ebtij procesi duke k\u00ebrkuar k\u00ebshtu \u201camnisti\u201d p\u00ebr klientin e tij lidhur me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb kushtetuese q\u00eb ai t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite. P\u00ebr deklarimet nd\u00ebr vite subjekti ka qen\u00eb objekt kontrolli ligjor nga ILDKPKI-ja. Pasakt\u00ebsit\u00eb dhe parregullsit\u00eb n\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme jan\u00eb trajtuar nga ligji i koh\u00ebs. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet e subjektit jan\u00eb t\u00eb pranuara nga ana e tij, ato nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarim i rrem\u00eb, pasi mungon dashja, lidhur me k\u00ebto pasakt\u00ebsi\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e KPA lidhur me pretendimet e mbrojtjes s\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb Luan Kalo\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas Vish\u00ebs, p\u00ebrderisa klienti i tij i ka pranuar pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet e tij, nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarim i rrem\u00eb, pasi mungon dashja apo q\u00ebllimi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ky pretendim p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb arsyetimin e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA. Sipas k\u00ebsaj t\u00eb fundit, n\u00eb kushtetut\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar se rivler\u00ebsimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa baz\u00eb krahasimore mes deklarimeve periodike dhe deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb \u201cveting\u201d 2017.<\/p>\n<p>\u201cBallafaqimi i deklarimeve periodike me at\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr efekt \u201cvetting\u201d n\u00eb vitin 2017 u jep mund\u00ebsi institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim i sakt\u00eb ose i pasakt\u00eb i pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ose jo fshehje e k\u00ebsaj pasurie, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i justifikuar burimi i t\u00eb ardhurave dhe pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar etj. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, nuk q\u00ebndron pretendimi i ankuesit\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA -s\u00eb.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhjet dhe pasakt\u00ebsit\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit, jan\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb ankim si \u201clapsuse apo pakujdesi nga ana e subjektit\u201d. Mbrojt\u00ebsi ligjor i Kalo\u00e7it ka theksuar se bazuar n\u00eb legjislacionin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive njiheshin pasakt\u00ebsit\u00eb dhe lapsuset n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb, madje deri n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb deklarimet periodike dhe 3 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb deklarimet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, trupi gjykues ka vler\u00ebsuar se n\u00eb dispozitat ligjore u njihej e drejta subjekteve deklaruese q\u00eb t\u00eb ndreqnin gabimet apo lapsuset n\u00eb deklarime, por se n\u00eb rastin konkret prokurori Luan Kalo\u00e7i, n\u00eb asnj\u00eb moment, nuk i ka ndrequr k\u00ebto \u201cgabime njer\u00ebzore\u201d apo \u201clapsuse\u201d, si\u00e7 pretendon ai. Sipas trup\u00ebs gjykuese, ai me dashje ka lejuar q\u00eb ato t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb tilla n\u00eb deklarimet e tij, duke sjell\u00eb pasojat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve t\u00eb subjektit n\u00eb \u00e7mim dhe n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb apartamentit t\u00eb banimit, trupi gjykues i \u00e7mon se kan\u00eb pasur q\u00ebllim q\u00eb subjekti t\u00eb fsheh\u00eb pasurit\u00eb e deklaruara. \u201c\u2019Lapsus\u2019, si\u00e7 pretendon subjekti, nuk mund t\u00eb quhen pasakt\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarimet e tij periodike dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u2018veting\u2019 2017\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i prokurorit Kalo\u00e7i ka shkuar m\u00eb tej, duke pretenduar se KPK ka p\u00ebrdorur standarte t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve. \u201cKomisioni nuk duhet t\u00eb ket\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (\u00e7\u00ebshtja D. dhe \u00e7\u00ebshtja Z.), \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb cil\u00ebve u shqyrtuan menj\u00ebher\u00eb pas subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt komisioner\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat problematika mbi lapsuse kontraktuale, t\u00eb cil\u00ebt u ri konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni\u201d, ka k\u00ebmb\u00ebngulur avokati Visha n\u00eb ankimin e tij.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA \u00ebsht\u00eb shprehur se Kolegji\u00a0 si nj\u00eb nga institucionet e rivler\u00ebsimit shqyrton ankimet e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb rast pas rasti, duke p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtin standard gjykimi, por pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsyetim krahasimor lidhur me rastet e pretenduara nga mbrojt\u00ebsi prokurorit Kalo\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve dhe fshehja e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, Luan Kalo\u00e7i u shkarkua nga KPK pasi n\u00eb deklarimet periodike q\u00eb ai kishte kryer p\u00ebr pasurin\u00eb dhe midis deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d ishin konstatuar mosp\u00ebrputhje dhe pasakt\u00ebsi q\u00eb sillnin p\u00ebr pasoj\u00eb deklarime t\u00eb rreme. Edhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka vler\u00ebsuar si t\u00eb drejta gjetjet e KPK-s\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e marr\u00eb prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Kalo\u00e7i jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb q\u00ebllimshme nga KPA, p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr apartamentin prej 145 m2 n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 10 n\u00eb Tiran\u00eb, prokurori Kalo\u00e7i ka deklaruar fillimisht n\u00eb vitin 2003 se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan p\u00ebr 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vitin 2005 ka ndryshuar deklarim dhe e ka justifikuar burimin me nj\u00eb kredi prej 55,000 eurosh, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka pretenduar se e ka paguar p\u00ebr vet\u00ebm 52,000 USD. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ve\u00e7 tre shumave t\u00eb ndryshme t\u00eb delaruara nd\u00ebr vite, ka rezultuar se n\u00eb aktin e shitblerjes s\u00eb apartamentit me djalin e xhaxhait t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK dhe KPA kan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani prej 132 m2, ku n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d deklarohet si burim shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003, t\u00eb depozituar n\u00eb ILDKPKI shkruhet se burim jan\u00eb t\u00eb ardhurat nga llotarit\u00eb sportive dhe nj\u00eb hua prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh. Gjithashtu, midis deklaratave periodike dhe asaj \u201cveting\u201d si dhe klasifikimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga Xhoi Lloto, jan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje edhe p\u00ebr vler\u00ebn e dyqanit. Dyqani n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb deklaruar si 86 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb deklaruar si 132 m2. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dyqan egziston nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi midis nd\u00ebrtuesit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Kalo\u00e7i akuzohet se ka fshehur disa depozita bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes me vler\u00eb 5000 USD dhe 20,300 euro n\u00eb vitin 2007; 15,000 USD t\u00eb depozituar cash n\u00eb bank\u00ebn Intesa San Paolo n\u00eb vitin 2009, si dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga vajza e tij n\u00eb vitin 2015. Ndaj tij ka pasur dhe 3 denoncime nga publiku.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka vendosur t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Luan Kalo\u00e7i.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69472,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kalo\u00e7i-visha-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55115"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55115"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55115\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61666,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55115\/revisions\/61666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}