{"id":55117,"date":"2019-01-04T17:36:17","date_gmt":"2019-01-04T15:36:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55117"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"kolegji-rrezoi-ankesat-e-trenoves-per-shantazh-psikologjik-dhe-kurthe-nga-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-ankesat-e-trenoves-per-shantazh-psikologjik-dhe-kurthe-nga-kpk\/2019\/01\/04\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi ankesat e Trenov\u00ebs p\u00ebr \u201cshantazh psikologjik dhe kurthe\u201d nga KPK"},"content":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Apelit, Gentian Trenova kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb duzin\u00eb ankesash n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, mes t\u00eb cilave verifikimin e gjyqtarit Hamitaj apo opinionet e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb, Theo Jacobs. KPA i rr\u00ebzoi pretendimet si t\u00eb pabaza dhe vulosi shkarkimin e tij. \u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49705\" aria-describedby=\"caption-attachment-49705\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180516_221929_160518_2_06-1_WImNLoF.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-49705 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180516_221929_160518_2_06-1_WImNLoF-600x364.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"364\" data-id=\"49705\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49705\" class=\"wp-caption-text\">Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Como, Luan Daci, Ina Rama, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7em t\u00eb Apelimit, KPA, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pretendimet dhe akuzat e prokurorit Gentian Trenova p\u00ebr shantazh psikologjik, mosrespektim t\u00eb procedurave dhe tejkalim t\u00eb kompetencave nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit nuk e bind\u00ebn Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, i cili m\u00eb 19 n\u00ebntor 2018 vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili ishte nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi u shkarkua nga KPK p\u00ebr probleme me pasurin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, Trenova parashtroi nj\u00eb duzin\u00eb pretendimesh dhe k\u00ebrkesash, mes t\u00eb cilave edhe pavlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Lulzim Hamitajt, i cili kryesoi procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit. Duke marr\u00eb shkas nga raportimet mediatike, Trenova i k\u00ebrkoi pes\u00ebshes gjykuese n\u00eb KPA q\u00eb t\u00eb verifikonte kushtet e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Hamitajt.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vendim e zbardhur t\u00eb KPA, trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ina Rama, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari, Albana Shtylla dhe Luan Daci argumenton se nuk ka kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstatuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trenova e quajti vendimin e KPK-s\u00eb t\u00eb kundraligjsh\u00ebm, duke pretenduar se subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb shkarkohet n\u00ebse plot\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative dy kritere; pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Por Kolegji vler\u00ebson se p\u00ebr shkarkimin nga detyra nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb dy kriteret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me pretendimin se KPK i ka atrubuar vetes kompetenca q\u00eb i p\u00ebrkasin institucioneve t\u00eb tjera lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe etik\u00ebn e magjistratit, KPA vler\u00ebson gjithashtu se Komisioni ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e tij n\u00eb lidhje me provat e gjendura n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Trenova \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb KPA edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet dhe opinonet e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb 14 qershorit 2018 si dhe p\u00ebr faktin q\u00eb nd\u00ebrhyrjet e tij kan\u00eb ndikuar n\u00eb vendimarrje. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Trenov\u00ebs ka qen\u00eb Theo Jacobs, i cili e cil\u00ebsoi pasurin\u00eb e prokurorit si t\u00eb mbuluar me shum\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam nga Belgjika dhe nga an\u00ebt tona\u00a0nuk mbahen dy gj\u00ebra. Ju duhet t\u00eb zgjidhni,\u00a0\u00a0ose keni b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ose keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb rreme. Dhe kjo tregon se ligjshm\u00ebria dhe kredibiliteti juaj \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt,\u201d tha asokohe n\u00eb seanc\u00eb Jacobs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah vlerat e ndryshme n\u00eb kontrat\u00eb dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Por Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit argumenton se Kushtetuta nuk ka parashikuar ndalime p\u00ebr paraqitjen e mendimeve nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do rast v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, por asnj\u00ebher\u00eb ata nuk ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrje,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA ka hedhur posht\u00eb si t\u00eb pabaz\u00eb edhe pretendimin e Trenov\u00ebs se hetimi administrativ i ka krijuar situata shantazhi dhe kurthesh.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb hetimi administrativ, m\u00ebnyra e nd\u00ebrtimit t\u00eb pyetjeve, oraret e d\u00ebrgimit t\u00eb pyetjeve, jasht\u00eb orarit zyrtar n\u00eb disa raste, koha e shkurt\u00ebr e l\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb paraqitur prova\u2026tregojn\u00eb qart\u00eb se q\u00ebllimi i organit t\u00eb veting-ut nuk ka qen\u00eb sqarimi i rrethanave t\u00eb paqarta, por krijimi i nj\u00eb situate stresi, shqet\u00ebsimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm, presioni, shantazhi psikologjik, si dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kurthe p\u00ebr t\u00eb vendosur subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb gabim njer\u00ebzor p\u00ebr ta p\u00ebrdorur m\u00eb pas kund\u00ebr tij,\u201dankohet Trenova.<\/p>\n<p>Por, Kolegji e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb pretendim si t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ka shtuar se pavar\u00ebsisht se komisioni e ka njoftuar t\u00eb ushtroj\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat, prokurori Trenova nuk ka paraqitur m\u00eb par\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo v\u00ebrejtje lidhur me momente proceduriale n\u00eb faz\u00ebn e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Kolegjit ka rr\u00ebzuar edhe ankesat dhe pretendimet e tjera t\u00eb Trenov\u00ebs, mes t\u00eb cilave edhe analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, edhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e vendosi theksin tek nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe banimi 50 metra katror\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ekzistojn\u00eb dy kontrata shitjeje; nj\u00ebra me vler\u00eb 40 mij\u00eb euro dhe tjetra 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti ka ndryshuar pron\u00ebsi n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2012, kur prokurori Trenova ia ka dhuruar at\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Kontrata e shitjes me rezerv\u00eb tregon se vlera e apartamentit \u00ebsht\u00eb 40.000 euro dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar me dy k\u00ebste. N\u00eb fillim jan\u00eb likuiduar 12.000 euro p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate dhe pjesa tjet\u00ebr prej 28.000 euro do t\u00eb likuidohej nga prokurori Trenova tek shit\u00ebsit, n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb nj\u00eb kredie bankare pran\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kredia prej 28 mij\u00eb euro ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka vler\u00ebsuar pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb prokurorit Trenova dhe personave t\u00eb lidhur, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament me \u00e7mimin 40.000 euro t\u00eb specifikuar n\u00eb \u201cKontrat\u00eb Shitje me Rezerv\u00eb\u201d, pasi rezultatet e analiz\u00ebs financiare kan\u00eb treguar se nuk kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme, t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar rritjen e aseteve dhe shpenzimet p\u00ebr vitin 2007.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA ka \u00e7muar se kontrata e dat\u00ebs 27 qershor 2007 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament me vler\u00eb 1.900.000 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Trenova p\u00ebr t\u00eb fshehur burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Kolegji e vler\u00ebson si nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje fiktive, pasi \u00ebsht\u00eb lidhur pas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes me rezerv\u00eb, ku kjo e fundit i kishte sjell\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha pasojat juridike, pasi pagesa e \u00e7mimit ishte kryer plot\u00ebsisht. KPA ka rr\u00ebzuar k\u00ebshtu pretendimet dhe argumentet e prokurorit Trenova t\u00eb parashtruara n\u00eb ankim se \u00e7mimi me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebrfundimisht apartamenti \u00ebsht\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe lidhur m\u00eb shtes\u00ebn 62 m2 mbi apartament, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Trenova pretendon se ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e shtetasve L.P. dhe H.P., dhe se shpenzimet jan\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat nga kursimet e tyre, trupi gjykues ka vler\u00ebsuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka fshehur pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji ka konkluduar se prokurori Trenova ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, n\u00eb p\u00ebrdorim (t\u00eb nd\u00ebrtimit shtes\u00eb kati, e p\u00ebrshtatur si nj\u00ebsi banimi e integruar), ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr realizmin e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb katit, ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime juridike fiktive, lidhur me dhurimin me kusht t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 50 m\u00b2 me q\u00ebllim dh\u00ebnien e imazhit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb zhveshjes nga pron\u00ebsia e p\u00ebr pasoj\u00eb, shkarkimin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr veprimet e m\u00ebtejshme. Sipas KPA-s\u00eb, nga provat dhe faktet rezulton se Trenova ka qen\u00eb dhe vijon t\u00eb jet\u00eb i vetmi posedues efektiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Trupa gjykuese ka \u00e7muar se k\u00ebto veprime c\u00ebnojn\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe etik\u00ebs s\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me pasurin\u00eb, n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPA ngrihen dyshime edhe p\u00ebr hetimet e kryera nga Trenova p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb hetimit pasuror dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsioni me nj\u00eb prokuror t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e par\u00eb, Kolegji ka vler\u00ebsuar se ai nuk ka kryer verifikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasurive, aseteve dhe likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb t\u00eb nj\u00eb shtetasi q\u00eb procedohej p\u00ebr hetim pasuror.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive ligjore, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur apo t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb hetim objektiv\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA, duke e vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK kur kjo e fundit konkludon se nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimi, sipas k\u00ebrkesave ligjore.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv t\u00eb gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, pa autor t\u00eb identifikuar, KPA e ka vler\u00ebsuar se prokurori Trenova e ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen pa kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb.\u00a0 Sipas trup\u00ebs gjykuese, pavar\u00ebsisht se gjat\u00eb p\u00ebrgjimeve ka rezultuar se nj\u00eb person i proceduar i ka th\u00ebn\u00eb dikujt tjet\u00ebr se i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prokurori 4500 euro n\u00eb dor\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kryer pyetja e prokurorit A.K. t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion pasiv apo t\u00eb kryhej ballafaqimi i tij me personin q\u00eb ishte proceduar se dyshohej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb ryshfet. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, trupa gjykuese e Kolegjit e ka vler\u00ebsuar si t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK q\u00eb ka konstatuar se prokurori Trenova nuk ka kryer nj\u00eb hetim plot\u00eb dhe nuk kishte mbledhur t\u00eb gjitha provat e k\u00ebrkuara p\u00ebr qart\u00ebsimin e rrethanave t\u00eb aktit korruptiv.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA thuhet se pasi trupi gjykues analizoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe shkaqet e ankimit, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit Gentian Trenova: \u201cka fshehur dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb; ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; rezulton si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Apeli ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Apelit, Gentian Trenova kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb duzin\u00eb ankesash n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, mes t\u00eb cilave verifikimin e gjyqtarit Hamitaj apo opinionet e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb, Theo Jacobs. KPA i rr\u00ebzoi pretendimet si t\u00eb pabaza dhe vulosi shkarkimin e tij. \u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69471,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180516_221929_160518_2_06-1_WImNLoF-600x364.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55117"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55117"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55117\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61664,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55117\/revisions\/61664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}