{"id":55119,"date":"2019-01-04T20:10:21","date_gmt":"2019-01-04T18:10:21","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55119"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"kreu-i-gjykates-se-sarandes-ngel-ne-3-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-gjykates-se-sarandes-ngel-ne-3-kriteret-e-vetingut\/2019\/01\/04\/","title":{"rendered":"Kreu i gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs \u2018ngel\u2019 n\u00eb 3 kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dal\u00eb me nj\u00eb vler\u00ebsim negativ p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut \u2013 pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, t\u00eb gjyqtarit Alltun \u00c7ela \u2013 i cili nga viti 2008 drejton Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55120\" aria-describedby=\"caption-attachment-55120\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alltun-cela.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55120\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alltun-cela-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"55120\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55120\" class=\"wp-caption-text\">Trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb kreut te gjykatws Sarand\u00eb, Alltun \u00c7ela | Foto : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udh\u00ebhequr nga Pamela Qirko si kryesuese, Genta Tafa relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare, mbajti t\u00eb premten n\u00eb m\u00ebngjes seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr vitin 2019, ku i ftuar ishte gjyqtari Alltun \u00c7ela.<\/p>\n<p>\u00c7ela \u00ebsht\u00eb shortuar si subjekt i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb 15 janar 2018, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, Komisioni ka administruar raportet p\u00ebr subjektin nga tre institucionet ndihm\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktin t\u00eb Interesit, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka sjell\u00eb nj\u00eb raport pozitiv mbi pasurin\u00eb e gjyqtarit \u00c7ela, por ky konstatim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur nga hetimi i thelluar i KPK-s\u00eb, i cili ka konstatuar probleme t\u00eb shumta me deklarimet e tij periodike dhe at\u00eb veting. DSIK ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport negativ p\u00ebr gjyqtarin \u00c7ela, duke n\u00ebnvizuar se ky i fundit nuk \u00ebsht\u00eb \u2018i p\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019 p\u00ebr tu konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi i KLD-s\u00eb p\u00ebr profesionalizmin e subjektit \u00ebsht\u00eb \u2018n\u00ebn mesatar\u2019.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit \u00c7ela n\u00eb KPK jan\u00eb regjistruar nj\u00eb num\u00ebr denoncimesh nga shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm, pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb besueshme nga trupa gjykuese e KPK-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilat subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, \u00c7ela ka tentuar t\u00eb shpjegoj\u00eb disa nga paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e tij dhe ka kund\u00ebrshtuar raportin e DSIK-s\u00eb mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, duke n\u00ebnvizuar se ai nuk p\u00ebrmban prova.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb e shprehura n\u00eb seanc\u00eb, gjyqtari \u00c7ela \u00ebsht\u00eb shprehur se i pranon gjetjet e hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Edhe pse k\u00ebto gjetje kan\u00eb qen\u00eb gjer\u00ebsisht negative n\u00eb t\u00eb tre shtyllat e rivler\u00ebsimit, ai ka k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtar.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr fshehje pasurie<\/strong><\/p>\n<p>Alltun \u00c7ela e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1995. Ai drejton Gjykat\u00ebn e Sarand\u00ebs prej vitit 2008, nd\u00ebrsa u rikonfirmua n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion edhe n\u00eb vitin 2014. N\u00eb vitin 2016, emri i tij u lakua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, nd\u00ebrsa ky i fundit po gjykohej p\u00ebr korrupsion. Doda u d\u00ebnua n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, por Apeli e rr\u00ebzoi vendimin.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr pasurin\u00eb e tij, duke n\u00ebnvizuar n\u00eb raportin e saj d\u00ebrguar KPK-s\u00eb se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb, ka burime t\u00eb mjaftueshme, nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb pasurie, nuk ka fshehje pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Por ky raport i ILDKPKI \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga hetimi i thelluar i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit. Ky hetim sipas relatores Genta Tafa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb provat e depozituara nga subjekti n\u00eb ILDKPKI, p\u00ebrgjigjet e subjektit ndaj pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Komisionit, si dhe informacionet dhe provat e mbledhura nga institucionet e tjera.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Genta Tafa njoftoi se problemet e zbuluara nga Komisioni p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit \u00c7ela \u2018ishin t\u00eb shumta\u2019, por gjat\u00eb relacionit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ajo do t\u00eb p\u00ebrqendrohej vet\u00ebm tek problemet kryesore.<\/p>\n<p>K\u00ebto probleme lidhen me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb b\u00ebra nga subjekti p\u00ebr disa asete, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb tok\u00eb pemishte me sip\u00ebrfaqe 17540 m2, nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb fshatin Tetzat, nj\u00ebsia administrative Vergo e bashkis\u00eb Delvin\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi banimi t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb ish fabrik\u00ebn e biskotave n\u00eb Sarand\u00eb, nj\u00eb magazin\u00eb me sip\u00ebrfaqe 51 m2, nj\u00eb truall 400 m2, si dhe nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 30 m2 n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb toka pemishte me sip\u00ebrfaqe 17540 m2 n\u00eb fshatin Tetzat n\u00eb Delvin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit 7501, me bashk\u00ebpron\u00ebsi 6 vet\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryefamiljari n\u00eb koh\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb Aktit t\u00eb Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi, AMTP, ishte babai i tij Kajtas \u00c7ela. AMTP-ja p\u00ebrfshin gjithashtu nj\u00eb truall q\u00eb n\u00eb vitin 1994 deklarohet se ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 500 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb truall ka deklaruar se ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 600 m2. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Tetzat t\u00eb p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb dhurimi nga babai i subjektit Kajtas \u00c7ela n\u00eb vitin 1996, KPK shprehet se \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb pron\u00ebsia mbi truallin 600 m2. Kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rikonstruksion nuk jan\u00eb deklaruar shpenzime.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb deklarimet e subjektit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e banimit tek fabrika e biskotave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paqarta. N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 48.9 m2, i nd\u00ebrtuar para viteve 1990. N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004, sip\u00ebrfaqe e banimit \u00ebsht\u00eb deklaruar 65 m2, me nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr shtes\u00eb kati t\u00eb vitit 2002 e n\u00eb vazhdim. Kjo leje \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2013 me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb me parashtrim. Sipas KPK-s\u00eb leja e nd\u00ebrtimit e vitit 2002 ka qen\u00eb p\u00ebr rikonstruksion kati dhe jo p\u00ebr shtes\u00eb kati, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaratat e subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kontradiktore. Gjithashtu, n\u00eb deklarat\u00ebn veting sip\u00ebrfaqja e k\u00ebsaj prone \u00ebsht\u00eb deklaruar me 2 kate &#8211; nj\u00eb kat 48.9 m2 dhe nj\u00eb kat 110 m2, por sipas KPK-s\u00eb ky objekt p\u00ebrb\u00ebhet nga 2 kate nga 110 m2 dhe nj\u00eb kat p\u00ebrdhes prej 48.9 m2, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje. P\u00ebr diferenc\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqen e katit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb prej 61.1 m2, KPK shprehet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dyshimin p\u00ebr fshehje pasurie. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr katin p\u00ebrdhes dyshohet se b\u00ebhet fjale p\u00ebr n\u00eb pasuri t\u00eb padeklaruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr magazin\u00ebn me 51 m2, e p\u00ebrftuar nga ndarja e nj\u00eb objekti me sip\u00ebrfaqe 102 m2\u00a0 n\u00eb vitin 2016 me nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr me t\u00eb cilin kishte bashk\u00ebpron\u00ebsi, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhura deri n\u00eb vitin 2008 nga qiraja p\u00ebr nj\u00eb biznes saldimi. M\u00eb von\u00eb subjekti ka deklaruar se kjo sip\u00ebrfaqe p\u00ebrdoret p\u00ebr mikpritjen e miqve, por nuk ka deklaruar shpenzime p\u00ebr konvertimin e objektit nga nj\u00eb mjedis t\u00eb nj\u00eb biznesi saldimi n\u00eb nj\u00eb mjedis p\u00ebr mikpritjen e miqve.<\/p>\n<p>KPK ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr truallin 400 m2, i deklaruar i papaguar me vler\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb vendimin K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb vitit 1999. Sipas KPK-s\u00eb pron\u00ebsia e k\u00ebsaj prone \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe p\u00ebr objektin me sip\u00ebrfaqe 30 m2 katror\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2011 me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2013, KPK u shpreh se subjekti n\u00eb vitin 2010 ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr shtetasin \u00c7.Z, nga i cili \u00ebsht\u00eb bler\u00eb ambienti dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn konflikt interesi. Nga fotot e para nga KPK ka dyshime mbi sip\u00ebrfaqen e deklaruar t\u00eb k\u00ebtij ambienti.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Alltun \u00c7ela deklaroi se parashtrimet e tij i ka b\u00ebr\u00eb me shkrim, por \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb sqaroi disa pika ky\u00e7e mbi pasurin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs. Ai deklaroi se pavar\u00ebsisht se babai ish kryefamiljar, AMTP-ja ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij si djali i vog\u00ebl i familjes nga Komisioni i Kthimit t\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb fshat, pasi ky i fundit ishte bazuar n\u00eb tradit\u00ebn e zon\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e truallit ai deklaroi se Komisioni kishte gabuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu ka vepruar Komisioni se kaq njohje ka pasur,\u201d tha \u00c7ela.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshatin Tetzat, \u00c7ela deklaroi se kjo ishte nj\u00eb sht\u00ebpi historike e dhuruar nga i ati, pasi subjekti konsiderohej si djali pleq\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkak se ishte djali i vog\u00ebl i familjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti shtoi se shpenzimet p\u00ebr rikonstruksionin e saj ishin b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve, pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb sakt\u00eb kohore.<\/p>\n<p>Gjyqtari u ndal m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar apartamentin n\u00eb ish fabrik\u00ebn e biskotave, p\u00ebr t\u00eb cilin deklaroi se kapanoni ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1994 \u2013 koh\u00ebn ku sh\u00ebrbente si polic n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs dhe s\u00eb bashku me nj\u00eb grup koleg\u00ebsh q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr strehim. Ai deklaroi se e kishte regjistruar katin shtes\u00eb me vendim parashtrimi n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr shkak s\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs jetonin jasht\u00eb vendit dhe kolaudimi dhe regjistrimi i nd\u00ebrtes\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>\u00c7ela gjithashtu kund\u00ebrshtoi akuzat p\u00ebr konflikt interesi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ambienti 30 m2 nga shtetasi H.\u00c7, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim nj\u00eb vit p\u00ebrpara transaksionit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb pushuar, nuk ka pasur vendim, nuk ka konflikt,\u201d deklaroi \u00c7ela.<\/p>\n<p><strong>I \u2018pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019 dhe i \u2018paaft\u00eb\u2019 <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, n\u00eb raportin e saj t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn si gjyqtar. Relatorja Genta Tafa nuk dha detaje gjat\u00eb relacionit mbi p\u00ebrmbajtjen e raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, por n\u00ebnvizoi se p\u00ebrmbajtja e tij ishte hetuar nga KPK dhe trupa kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ishte i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale, vler\u00ebsimi nga KLD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar mbi 3 dokumente ligjore t\u00eb p\u00ebrpiluara nga subjekti dhe 5 vendime t\u00eb zgjedhura me short. Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb arkiv\u00ebn e KLD-s\u00eb ndaj subjektit ka pasur 11 ankesa, nga t\u00eb cilat 8 t\u00eb arkivuara. P\u00ebr 3 ankesat e tjera, 2 jan\u00eb gjykuar t\u00eb pabaza, nd\u00ebrsa p\u00ebr 1 ankes\u00eb po pritet vendimi i apelit. Sipas KLD-s\u00eb kreu i gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs ka aft\u00ebsi \u2018n\u00ebn mesatare\u2019 n\u00eb arsyetim ligjor. Nga analiza e dosjeve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nj\u00eb rast kur subjekti ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje 2 dit\u00eb p\u00ebrpara shortit. Gjithashtu KPK shtoi se subjekti i vazhdonte seancat gjyq\u00ebsore jasht\u00eb orarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, me vonesa nga 4 minuta deri n\u00eb 5 or\u00eb dhe p\u00ebrpara afatit nga 7 deri 20 minuta.<\/p>\n<p>N\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtarin \u00c7ela kan\u00eb ardhur 7 denoncime. Nj\u00ebri nga denoncimet i b\u00ebr\u00eb nga shtetasi F.K, ngre pretendimin se nj\u00eb vendim i marr\u00eb nga gjyqtari ka kund\u00ebrshtuar nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb vitit 1998, duke i sjell\u00eb konflikte pron\u00ebsore. Denoncimi i dyt\u00eb nga shtetasi H.M, shprehet se pasi e ka d\u00ebnuar me vendim penal p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, subjekti e ka thirrur si ekspert n\u00eb 2 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore civile. Nd\u00ebrsa n\u00eb 2 denoncime anonime pretendohet se subjekti ka fshehur pron\u00ebsin\u00eb e 2 apartamenteve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krushkut me inicialet F.L \u2013 ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb zyr\u00eb avokatie pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs. Gjithashtu, sipas denoncimit anonimin, gjykat\u00ebsi \u00c7ela ka p\u00ebrfituar shpenzimet e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Kanada nga shtetasi A.\u00c7, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte marr\u00eb vendime n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari \u00c7ela e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK-s\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb prova, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngriti pretendim se KPK kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lapsus, pasi sipas tij KLD e kishte vler\u00ebsuar me not\u00eb mesatare &#8211; p\u00ebr sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale dhe jo n\u00ebn mesatare.<\/p>\n<p>\u00c7ela u shpreh i habitur p\u00ebr p\u00ebrfundimin e DSIK-s\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrshtatm\u00ebrin\u00eb e tij, duke n\u00ebnvizuar se ishte i bazuar n\u00eb \u2018letra anonime.\u201d Ai ceku se \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb raport kishin t\u00eb b\u00ebnin me vendime pronash n\u00eb Ksamil dhe parkun komb\u00ebtar t\u00eb Butrinit, por nuk dha mjaftuesh\u00ebm detaje mbi k\u00ebto akuza, p\u00ebrve\u00e7 kund\u00ebrshtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimin e shtetasit H.M, deklaroi se ky i fundit kishte punuar si shef urbanistike n\u00eb Sarand\u00eb dhe ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen q\u00eb qyteti ishte sot.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb akuzon se i kam b\u00ebr\u00eb presion, por presion kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm me ligjin,\u201d deklaroi \u00c7ela. Ai shtoi se kishte ftuar shtetasin H.M si ekspert n\u00eb 2 \u00e7\u00ebshtje civile sepse gjykata kishte vet\u00ebm 2 ekspert\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe kjo thirrje ishte b\u00ebr\u00eb pasi vendimi i tij ishte hedhur posht\u00eb nga gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pretendimit se kishte marr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb shqyrtim 2 dit\u00eb p\u00ebrpara shortit, \u00c7ela u shpreh se konstatimi ishte i gabuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr denoncimin e shtetasit F.K deklaroi se vendimet nuk kishin p\u00ebrplasje, por ky i fundit e akuzonte se nuk arrinte ta regjistronte dot pron\u00ebn n\u00eb hipotek\u00eb. Ai gjithashtu kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn se pasurit\u00eb e krushkut ishin t\u00eb tijat, duke u shprehur se kur ato ishin bler\u00eb vajza ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe nuk ishte fejuar akoma. Sa p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Kanada, gjyqtari deklaroi se kishte vizituar t\u00eb af\u00ebrmit dhe pse pranoi se ishte takuar me nj\u00eb shtetas p\u00ebr t\u00eb cilin kishte marr\u00eb vendime.<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjyqtari iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi pasurin\u00eb nga relatorja Genta Tafa dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ONM-s\u00eb Mia Rosin, n\u00eb lidhje me pronat e krushkut, tok\u00ebn 400 m2 me vendim bashkie dhe sht\u00ebpin\u00eb tek fabrika e biskotave. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtari \u00c7ela i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi i KPK-s\u00eb do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 8 janar, ora 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dal\u00eb me nj\u00eb vler\u00ebsim negativ p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut \u2013 pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, t\u00eb gjyqtarit Alltun \u00c7ela \u2013 i cili nga viti 2008 drejton Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alltun-cela-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55119"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62324,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55119\/revisions\/62324"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}