{"id":55124,"date":"2019-01-05T18:58:35","date_gmt":"2019-01-05T16:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55124"},"modified":"2019-04-23T22:01:22","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:22","slug":"ankimi-i-altina-xhoxhajt-kunder-vendimit-te-kpk-se-u-rrezua-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ankimi-i-altina-xhoxhajt-kunder-vendimit-te-kpk-se-u-rrezua-ne-kolegj\/2019\/01\/05\/","title":{"rendered":"Ankimi i Altina Xhoxhajt kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>KPA la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb Altina Xhoxhajt pasi ish-an\u00ebtarja e Kushteteuses nuk justifikonte pasurin\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49242\" aria-describedby=\"caption-attachment-49242\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49242\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/altina-xhoxhaj6x4-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"49242\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-49242\" class=\"wp-caption-text\">Altina Xhoxhaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb 23 prillit. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi disa gjetje q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kishte cil\u00ebsuar shkarkuese n\u00eb rastin e ish-an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj. KPA megjithat\u00eb gjeti t\u00eb provuar vendimin p\u00ebr shkarkimin e Xhoxhajt dhe la n\u00eb fuqi unanimisht vendimin, duke arsyetuar se gjetjet kryesore sipas t\u00eb cilave ish-gjykat\u00ebsja kishte kryer \u201cfshehje pasurie\u201d e \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Sipas vendimit pretendimi i Xhoxhajt se ato q\u00eb nuk kishte deklaruar ishin veprime juridike (kontrata sip\u00ebrmarrje), u rr\u00ebzua nga KPA, i cili shprehet n\u00eb arsyetim se \u201cKontrata si veprim juridik me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb ose disa pal\u00eb krijojn\u00eb, ndryshojn\u00eb ose shuajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm burim detyrimi, por kontrata \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb t\u00eb drejtave reale mbi sendet objekt i k\u00ebtyre kontratave\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimi e arsyetuar t\u00eb Kolegjit po ashtu rezulton se shumica 4 nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb votuan pro edhe pjes\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit sipas t\u00eb cil\u00ebs Xhoxhaj kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, duke mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar m\u00eb her\u00ebt nga babai.<\/p>\n<p>N\u00eb mendim paralel Ina Rama e cila kryesori trup\u00ebn gjykuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nd\u00ebrsa b\u00ebn me dije se ishte dakord me vendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Xhoxhajt, arsyeton se KPA duhej t\u00eb kishte rr\u00ebzuar pjes\u00ebn e vendimit lidhur me \u201cc\u00ebnimin e besimit te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb konfirmoj\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e Xhoxhajt\u00a0 m\u00eb 24 tetor. Trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj vendosi unanimisht p\u00ebr shkarkimin e Xhoxhajt.<\/p>\n<p>Altina Xhoxhaj ishte nj\u00eb nd\u00ebr 5 an\u00ebtar\u00ebt Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb u shkarkua n\u00eb procesin e vetingut. Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kushtueses u rr\u00ebzuan n\u00eb Komisionin e pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe vendimet ndaj 3 prej tyre jan\u00eb konfirmuar tashm\u00eb edhe n\u00eb KPA. Nd\u00ebrkoh\u00eb ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua n\u00eb KPK, por u rr\u00ebzua pas apelimit nga Komisioneri Publik n\u00eb KPA.<\/p>\n<p><strong>Ankimi i Xhoxhajt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA rezulton se ish-an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj paraqiti pran\u00eb Kolegjit 25 kund\u00ebrshtime ndaj vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Kund\u00ebrshtimet ishin fokusuar kryesisht mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si Komisioni kishte vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e Xhoxhajt dhe personit t\u00eb lidhur. Po ashtu Xhoxhaj pretendon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh proceduriale.<\/p>\n<p>Xhoxhaj pretendon se KPK nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hetonte deklarimet e saj t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr llogari t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI). Sipas saj\u00a0 \u201cKomisioni ka dal\u00eb jasht\u00eb kuadrit ligjor kushtetues, pasi subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb re, t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim po ashtu pretendohet se pasuria e pajustifikuar nuk ishte sa dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej n\u00eb vendimin p\u00ebr ta shkarkuar. Sipas ankimin n\u00eb rastin e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm ai duhej t\u00eb ishte i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy kriteret (t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs) dhe se deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk ishte arsye shkarkimi.<\/p>\n<p>Xhoxhaj pretendon se kishte deklaruar sakt\u00eb pasurin\u00eb, por \u201cKomisioni vendos detyrime t\u00eb reja ligjore p\u00ebr subjektet, duke mbajtur k\u00ebshtu nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm\u201d. Sipas apelit t\u00eb Xhoxhajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK kishte k\u00ebrkuar deklarimin e veprimeve juridike, kontrata sip\u00ebrmarrje e t\u00eb ngjashme dhe jo konkretisht mbi pasurin\u00eb.\u00a0\u00a0 Po ashtu ajo pretendon se KPK i ka dh\u00ebn\u00eb ligjit fuqi prapavepruese.<\/p>\n<p>Pika kryesore e ankimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb fokusuar edhe KPA kishte t\u00eb b\u00ebnte me pasurin\u00eb e identifikuar n\u00eb vendim si \u201cPasuria Num\u00ebr 1\u201d, nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. Xhoxhaj n\u00eb ankim pretendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK duke iu referuar kontratave t\u00eb sip\u00ebrmarrjes pretendonte p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb, por q\u00eb sipas ankimit k\u00ebto ishin veprime juridike dhe q\u00eb nuk k\u00ebrkohej t\u00eb deklaroheshin nga ligji p\u00ebr deklarimin e pasurive.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk kishte asnj\u00eb detyrim ligjor t\u00eb deklaronte veprimet juridike n\u00eb t\u00eb cilat kishte marr\u00eb pjes\u00eb, por q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb ndikim n\u00eb shtimin apo pak\u00ebsimin e pasuris\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, subjekti nuk kishte n\u00ebnshkruar asnj\u00eb kontrat\u00eb shitblerjeje pasurie gjat\u00eb vitit 2003 q\u00eb t\u00eb fitonte t\u00eb drejta pasurore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri Xhoxhaj konteston vendimin e KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb fituar nga bashkj\u00ebjetuesi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte student n\u00eb Itali. Ajo pretendon n\u00eb ankim se KPK duhej t\u00eb merrte parasysh se shpenzimet e tij nuk ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb nj\u00eb studenti italian.<\/p>\n<p>Po ashtu Xhoxhaj n\u00eb ankim thot\u00eb se kishte zbatuar me korrekt\u00ebsi ligjin duke zbatuar standardin e Komisionit t\u00eb Venecias \u201cmbi prevalimin e funksionimit t\u00eb institucionit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d. Ajo thot\u00eb se nuk kishte konflikt interesi sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjykuar m\u00eb her\u00ebt nga babai i saj n\u00eb apel dhe prej t\u00eb cil\u00ebs ajo nuk kishte hequr dor\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb shqyrtimi n\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i KPA-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke u fokusuar kryesisht te \u201cPasuria Num\u00ebr 1\u201d dhe te mosdor\u00ebheqja gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn babai i saj si gjykat\u00ebs n\u00eb Apel kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb vendim, KPA rr\u00ebzoi shumic\u00ebn e pretendimeve n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Kolegji b\u00ebn me dije se pretendimi se hetimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshinte deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb nuk q\u00ebndronin.\u00a0 \u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebrcaktimet kushtetuese dhe ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarimeve periodike t\u00eb pasuris\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs, ato mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsi me deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cvetting\u201d\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Po ashtu Kolegji shprehet se Komisioni kishte kryer nj\u00eb proces t\u00eb rregullt dhe se nuk kishte shkelje ligjore q\u00eb c\u00ebnonin vendimin. Ai rr\u00ebzoi pretendimet e Xhoxhajt n\u00eb ankim se nuk ishte njoftuar p\u00ebr p\u00ebrfundimet shkarkuese t\u00eb \u00a0arritura nga KPK apo edhe pretendimet se i ishte kaluar barra e prov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi gjithashtu pretendimin e Xhoxhaj se Komisioni i kishte dh\u00ebn\u00eb ligjit fuqi prapavepruese duke arsyetuar se ligji kishte \u201cparashikuar shtrirjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit edhe n\u00eb shqyrtimin e deklarimeve periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn nga subjektet e rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji megjithat\u00eb i dha t\u00eb drejt\u00eb Xhoxhajt sa i p\u00ebrket nj\u00eb trualli shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar prej saj pas nj\u00eb vendimi t\u00eb ALUIZNI-t. KPA thot\u00eb se Xhoxhaj nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe as dukej t\u00eb kishte nd\u00ebrhyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar rreth 100 metra m\u00eb shum\u00eb se sa i takonte, pasi zyrtarisht i kishte k\u00ebrkuar institucionit legalizim vet\u00ebm p\u00ebr 50 metra truall.<\/p>\n<p>Po ashtu Kolegji i dha t\u00eb drejt\u00eb Xhoxhajt sa i p\u00ebrket destinacionit t\u00eb nj\u00eb kredie 40 mij\u00eb dollar\u00eb. KPK kishte cil\u00ebsuar at\u00eb si veprim fiktiv, por sipas Kolegjit kishte prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb tregonin se destinacioni i kredis\u00eb ishte blerja e apartamentit p\u00ebr t\u00eb cilin ajo ishte marr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA zbuti n\u00eb dy raste q\u00ebndrimet e Komisionit mbi pasuri t\u00eb rregjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Xhoxhajt. Nd\u00ebrsa KPK kishte gjetur deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe mosdeklarim, KPA arsyetoi se kishim t\u00eb b\u00ebnim me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vendimi p\u00ebr shkarkimin kryesisht u bazua n\u00eb burimin e krijimit \u00a0t\u00eb nj\u00eb apartamenti 101 metra katror\u00eb. KPK e kishte cil\u00ebsuar deklarimet e Xhoxhaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si t\u00eb rreme dhe e kishte akuzuar at\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>KPA gjeti t\u00eb drejta arsyetimin e Komisionit dhe rr\u00ebzoi pretendimin e Xhoxhajt se ajo q\u00eb cil\u00ebsohej si mosdeklarim ishte veprim juridik dhe jo pasuri. Sipas KPK-s\u00eb Xhoxhaj edhe pse kishte deklaruar se sht\u00ebpia ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebjetuesit, rezultonte t\u00eb kishte n\u00ebnshkruar kontrata sip\u00ebrmarrje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave u fitua apartamenti.<\/p>\n<p>KPK gjeti se Xhoxhaj nuk kishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb burime financiare p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb apartament, nd\u00ebrsa sipas analiz\u00ebs financiare as bashk\u00ebjetuesi i saj nuk kishte burime, nd\u00ebrsa pretendimi se parat\u00eb ishin fituar n\u00eb emigracion u rr\u00ebzua.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e KPK. \u201cArsyetimi i subjektit se Komisioni barazon veprimin juridik me pasurin\u00eb nuk q\u00ebndron si shkak p\u00ebr t\u00eb cenuar n\u00eb thelb vendimin e Komisionit, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni ka konstatuar\/gjetur veprime juridike t\u00eb dyanshme, t\u00eb cilat n\u00eb themel t\u00eb tyre kan\u00eb vullnetin e personave q\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnshkruar, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave jan\u00eb transferuar t\u00eb drejtat reale mbi sendin objekt i veprimit juridik, kundrejt \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPA.<\/p>\n<p>Kolegji quan t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar si \u201cnj\u00eb detyrim q\u00eb ka pasur subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u2019u deklaruar sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit\u201d. N\u00eb vijim KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin e Xhoxhajt mbi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebjetuesit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte n\u00eb Itali me studime, duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte dokumente p\u00ebr fitimet dhe se subjekti nuk kishte provuar dot se ishte e pamundur t\u00eb siguroheshin dokumentet.<\/p>\n<p>Pretendimi i gjykat\u00ebses s\u00eb shkarkuar ndaj analiz\u00ebs financiare, se shpenzimet e personit t\u00eb lidhurin ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa t\u00eb nj\u00eb studenti italian, u rr\u00ebzuan nga Kolegji. KPA arsyetoi se kursimet nga bursa nuk ishin t\u00eb mundura pasi ajo llogaritej t\u00eb mbulonte \u201cushqimin dhe shpenzime t\u00eb tjera t\u00eb vogla t\u00eb studentit\u201d.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi edhe se shpenzimet nuk mund t\u00eb llogariteshin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb. \u201c\u00c7mimet e t\u00eb mirave dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb shtetin italian kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt, pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrllogaritja e burs\u00ebs b\u00ebhet duke u nisur nga disa tregues ekonomik\u00eb t\u00eb vendit tek i cili do t\u00eb b\u00ebhen shpenzimet, pa p\u00ebrcaktuar p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb studentit n\u00eb raport me k\u00ebto shpenzime\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund unanimisht KPA vendosi se n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr dy pika t\u00eb tjera Kolegji u nda 4 me 1. Shumica vler\u00ebsoi se likujditetet e deklaruara nga Xhoxhaj dhe bashk\u00ebjetuesi nuk ishin t\u00eb justifikuara dhe nuk mori n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e gjykat\u00ebses se disa shpenzime ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb udh\u00ebtime pune.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA tha se mosdor\u00ebheqja e Xhoxhajt nga trupa gjykuese e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbi t\u00eb cil\u00ebn babai i saj kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit ishte \u201cc\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mendimi paralel<\/strong><\/p>\n<p>Por kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama kishte q\u00ebndrim paralel n\u00eb lidhje me dy pikat e fundit. Rama arsyetoi se KPA i kishte mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte se disa nga udh\u00ebtimet provoheshin si udh\u00ebtime pune. Rama tha se k\u00ebto duhej t\u00eb ishin zbritur nga shpenzimet e gjyqtares.<\/p>\n<p>Rama po ashtu vendosi n\u00eb arsyetimin e saj informacione mbi seminaret apo trajnimet e zhvilluara q\u00eb p\u00ebrkonin me dit\u00ebt e udh\u00ebtimit t\u00eb deklaruara nga gjyqtarja n\u00eb ato qytete. Sipas saj edhe pse Xhoxhaj nuk kishte sjell\u00eb dot dokumente p\u00ebr k\u00ebto udh\u00ebtimi, qoft\u00eb KPK qoft\u00eb Kolegji mund t\u2019i kishin verifikuara ato.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se pretendimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryera p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit provohen se jan\u00eb kryer pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto kushte, kjo duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare (q\u00eb jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme edhe p\u00ebr publikun), t\u00eb cilat n\u00eb vler\u00ebsimin tim duhet t\u00eb ken\u00eb vler\u00ebn provuese t\u00eb faktit t\u00eb njohur bot\u00ebrisht\u201d, arsyetoi gjyqtarja Ina Rama.<\/p>\n<p>Po ashtu Rama doli kund\u00ebr shumic\u00ebs sa i p\u00ebrket vendosjes si arsye shkarkimi t\u00eb dy pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimin e pasurive n\u00eb vitet 2003 dhe 2004. Rama thot\u00eb se bie dakord me cil\u00ebsimin e tyre si pasakt\u00ebsi nga Kolegji, por jo me p\u00ebrdorimin e tyre si shkaqe m\u00eb vete shkarkimi.<\/p>\n<p>Rama, e cila u shpreh n\u00eb mendimin paralel se ishte dakord me shkarkimin e Xhoxhajt dhe kishte pranuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb gjetjeve t\u00eb Kolegjit, u nda nga shumica edhe sa i p\u00ebrket arsyetimit n\u00eb lidhje me nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb apo konfliktin e interesit dhe \u201cc\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar faktit se \u00e7\u00ebshtja e gjykuar nga babai i Xhoxhajt ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, e cila nuk ishte ankuar n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese nga ankuesi, Rama tha se nuk kishte \u201cnj\u00eb shkak serioz nj\u00ebanshm\u00ebrie\u201d. \u201cQ\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb konsiderohej si e till\u00eb, duhej t\u00eb ishte shoq\u00ebruar me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb cilat tregonin p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb interesi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, arsyeton Rama. Sipas kryesueses n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast diskutimi p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d ishte i pamb\u00ebshtetur dhe nuk duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb arsyet e shkarkimit nga KPA.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPA la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb Altina Xhoxhajt pasi ish-an\u00ebtarja e Kushteteuses nuk justifikonte pasurin\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69469,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,6],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/altina-xhoxhaj6x4-600x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55124"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55124"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61660,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55124\/revisions\/61660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}