{"id":55127,"date":"2019-01-06T15:26:49","date_gmt":"2019-01-06T13:26:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55127"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"telekomunikimet-binden-kpk-dhe-onm-dhimitri-sishte-ne-dijeni-te-arrestimit-te-kunatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/telekomunikimet-binden-kpk-dhe-onm-dhimitri-sishte-ne-dijeni-te-arrestimit-te-kunatit\/2019\/01\/06\/","title":{"rendered":"Telekomunikimet bind\u00ebn KPK dhe ONM: Dhimitri s\u2019ishte n\u00eb dijeni t\u00eb arrestimit t\u00eb kunatit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Enton Dhimitri e kaloi testin e besueshm\u00ebris\u00eb lidhur me arrestimin e kunatit t\u00eb tij me drog\u00eb n\u00eb Greqi, vet\u00ebm pasi deklarimet e tij p\u00ebr raporte t\u00eb acaruara u mb\u00ebshtet\u00ebn nga institucionet dhe komunikimet telefonike.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53946\" aria-describedby=\"caption-attachment-53946\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/enton-dhimitri.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-53946 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/enton-dhimitri-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"53946\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53946\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Enton Dhimitri n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Karriera e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Enton Dhimitri u l\u00ebkund kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se kunati i tij ishte arrestuar me drog\u00eb n\u00eb Greqi dhe gjyqtari nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb formularin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Por Dhimitri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 22 n\u00ebntor 2018, pasi trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit arrit\u00ebn n\u00eb konkluzionin se \u201csubjekti nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se kunati i tij ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb, Dhimitri shpjegoi nj\u00eb mori rrethanash p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur padijenin\u00eb e tij, mes t\u00eb cilave marr\u00ebdh\u00ebniet e acaruara me kunatin dhe problemet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe babait, q\u00eb sipas tij ndikuan q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u2019ia mbanin t\u00eb fshehur arrestimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb argumenton se deklarimet e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs u mb\u00ebshtet\u00ebn edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga kompanit\u00eb e telekomunikacionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Pavar\u00ebsisht p\u00ebrfshirjes s\u00eb shtetasit L.G n\u00eb veprimtari kriminale, p\u00ebrjashtohet \u00e7do lidhje mes tij dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb munges\u00ebn e komunikimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit apo bashk\u00ebshortes me shtetasin L.G,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dhimitri u konsiderua i besuesh\u00ebm jo vet\u00ebm nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb arsyetimi dhe konkluzioni ka arritur edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar John Leonardo, i cili ka dor\u00ebzuar opinionin e tij pran\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se kunati i tij \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar,\u201d citohet \u201cgjetja\u201d e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, KPK \u00e7moi se Dhimitri nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb rekoredeve kriminale t\u00eb kunatit n\u00eb Greqi, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Raporti i DSIK, dy her\u00eb p\u00ebrmbysje <\/strong><\/p>\n<p>Enton Dhimitri e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb 14 viteve, ai ka punuar si gjyqtar i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb \u00a0\u00a0Kurbin dhe Gjirokast\u00ebr dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhimitri iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut me prioritet, p\u00ebr shkak t\u00eb shortimit t\u00eb tij si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb vitin 2018. Ai e kaloi me leht\u00ebsi testin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, por energjit\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u fokusuan te kriteri i past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur shpjegon se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK i dor\u00ebzoi Komisionit m\u00eb 27 tetor 2017 nj\u00eb raport p\u00ebr Dhimitrin, ku e konsideronte at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Por m\u00eb 27 gusht 2018, Komisioni ka marr\u00eb nj\u00eb denoncim nga nj\u00eb shtetas, i cili raportonte se kunati i gjyqtarit ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg n\u00eb Greqi pasi ishte kapur me 20 kilogram\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb verifikuar k\u00ebt\u00eb informacion u p\u00ebrfshin\u00eb disa institucione si dhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, i cili arriti t\u00eb konfirmonte p\u00ebrmes dy burimeve t\u00eb pavarura se L.G ishte arrestuar n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u201ctrafikim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Komisionit, DSIK raportoi se ndon\u00ebse L.G konsiderohej person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar, mes tij dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk ekzistonte asnj\u00eb lidhje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimin fillestar. Por n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 2018, grupi i pun\u00ebs n\u00eb DSIK e ndryshoi raportin p\u00ebr Dhimitrin nga \u201ci p\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d n\u00eb \u201ci pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Rrethana t\u00eb ngjashme kan\u00eb djegur m\u00eb par\u00eb an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Tom Ndreca. Por Dhimitri k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb shpjegimet e tij se nuk kishte asnj\u00eb komunikim me kunatin n\u00eb tre vitet e fundit dhe se njer\u00ebzit e bashk\u00ebshortes ia kishin fshehur atij faktin e arrestimit n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Dhimitri argumentoi gjithashtu se marr\u00ebdh\u00ebniet me kunatin ishin tronditur fort q\u00eb prej vitit 2010, kur pas nj\u00eb konflikti t\u00eb L.G me ish-bashk\u00ebshorten, gjykata e Gjirokastr\u00ebs dhe m\u00eb pas ajo e Apelit kishin l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-mbrojtjeje kund\u00ebr tij. Ai shtoi se kishte shk\u00ebputur \u00e7do komunikim me t\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Deklaratat e gjyqtarit u konfirmuan nga KPK p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga dy gjykatat n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe nga kompanit\u00eb e telekomunikacionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi i dokumentacionit nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor dhe Apeli i Gjirokastr\u00ebs, drejtoria vendore e policis\u00eb dhe Prokuroria nuk rezultuan rrethana me natyr\u00eb privilegjuese ndaj L.G n\u00eb raport me ish-bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt, \u00e7\u2019ka n\u00eb nj\u00eb hipotez\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mund t\u00eb n\u00ebnkuptonte mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr favorizimin e shtetasit L.G,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton gjithashtu se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka asnj\u00eb udh\u00ebtim apo kalim nd\u00ebrkufitar n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit me kunatin, \u00e7ka i b\u00ebn deklarimet e tij p\u00ebr munges\u00eb raporti me kunatin t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p><strong>Pasuria dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Enton Dhimitri zot\u00ebron familjarisht nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cSkoda\u201d t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 13 900 euro, nj\u00eb apartament n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn e 4 milion\u00eb lek\u00ebve, nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 38 500 euro, rreth 12.7 milion\u00eb lek\u00eb likujditete n\u00eb bank\u00eb dhe shpenzime p\u00ebr mobilimin e apartamenteve n\u00eb vlerat 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe 360 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje u ngrit\u00ebn megjithat\u00eb p\u00ebr blerjen n\u00eb \u00e7mime relativisht t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb makin\u00ebs \u201cSkoda\u201d dhe apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Gjyqtari Dhimitri shpjegoi se kishte deklaruar vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb dyja rastet. Ai shpjegoi se makina u ishte shitur n\u00eb \u00e7mimin minimal t\u00eb lejuar p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshortja e tij dhe ortaku i kompanis\u00eb ishin kush\u00ebrinj t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me apartamentin, Dhimitri renditi disa arsye, t\u00eb cilat lidheshin me punimet e pap\u00ebrfunduara, pozicionin e apartamentit t\u00eb tij n\u00eb katin e fundit t\u00eb pallatit si dhe nevoj\u00ebn e ngutshme p\u00ebr para q\u00eb kishte nd\u00ebrtuesi. Ai dor\u00ebzoi gjithashtu pran\u00eb Komisionit prova q\u00eb tregonin se t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7mime jan\u00eb aplikuar edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebsoi gjithashtu se Dhimitri ka aft\u00ebsi p\u00ebr arsyetimet ligjore dhe se nga dosjet e analizuara nuk jan\u00eb v\u00ebrejtur t\u00eb dh\u00ebna mbi munges\u00ebn e etik\u00ebs apo konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi gjithashtu 7 denoncime t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Dhimitrit, por nuk gjeti indicie p\u00ebr t\u00eb provuar pretendimet e denoncuesve.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor i aft\u00ebsive profesionale, subjekti Enton Dhimitri ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb pranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb drejt\u00eb duke respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve ose viktimave, ka qen\u00eb eficent dhe efektiv n\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme dhe Komisioni e ka vler\u00ebsuar si t\u00eb aft\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit,\u201d p\u00ebrfundon vendimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Enton Dhimitri e kaloi testin e besueshm\u00ebris\u00eb lidhur me arrestimin e kunatit t\u00eb tij me drog\u00eb n\u00eb Greqi, vet\u00ebm pasi deklarimet e tij p\u00ebr raporte t\u00eb acaruara u mb\u00ebshtet\u00ebn nga institucionet dhe komunikimet telefonike.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/enton-dhimitri-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55127"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55127"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55127\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62322,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55127\/revisions\/62322"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}