{"id":55214,"date":"2019-01-09T18:30:46","date_gmt":"2019-01-09T16:30:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55214"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"kryetari-i-gjykates-se-kurbinit-ngec-ne-testin-e-vezhguesit-te-onm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryetari-i-gjykates-se-kurbinit-ngec-ne-testin-e-vezhguesit-te-onm\/2019\/01\/09\/","title":{"rendered":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit ngec n\u00eb testin e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM"},"content":{"rendered":"<p>Alfred Gjoni, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit u p\u00ebrball me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari dhe avokati i tij k\u00ebrkuan konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55221\" aria-describedby=\"caption-attachment-55221\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OMN.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55221\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OMN-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"55221\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55221\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit Alfred Gjoni. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Alfred Gjoni iu drejtua me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjat\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nd\u00ebrsa tha se shpresonte q\u00eb pas hetimit 1 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb tre komponent\u00ebt, problemet q\u00eb kishin dal\u00eb do t\u00eb ezauroheshin.<\/p>\n<p>Por sapo mbaroi fjal\u00ebn, kryesuesja e seanc\u00ebs Etleda \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se \u00e7\u00ebshtja ndaj Gjonit ishte mbyllur vet\u00ebm \u00a0p\u00ebr dy kritere. Nd\u00ebrkoh\u00eb, relacioni i lexuar nga Roland Ilia vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, p\u00ebrfshi zvarritjen e \u00a0nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebr 4 vjet dhe dyshimet p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>Gjoni, i cili ushtron detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit prej vitit 2010 dhe ka m\u00eb shum\u00eb se 20 vite pun\u00eb si gjyqtar, u p\u00ebrball edhe me pyetje jo t\u00eb zakonshme, por elementare t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili i k\u00ebrkoi atij p\u00ebrkufizime t\u00eb \u201cvrasjes me dashje\u201d dhe \u201cvrasjes me paramendim\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Ferdinando Buatier de Mongeot parashtroi disa rrethana dhe e pyeti gjyqtarin n\u00ebse p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb kishim t\u00eb b\u00ebnim apo jo me \u201cvrasje me dashje\u201d. Gjoni fillimisht nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes q\u00eb dukej se kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete dhe pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb kryesueses, dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje evazive.<\/p>\n<p>Gjoni dhe avokati Ardian Visha kund\u00ebrshtuan gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy kriteret. Visha shtoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se k\u00ebrkonin konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pyetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar tha se klienti i tij kishte pasur penges\u00eb p\u00ebrkthimin.<\/p>\n<p><strong>Problemet e profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia nuk u ndal gjat\u00eb n\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb rreth aft\u00ebsive profesionale t\u00eb gjykat\u00ebsit, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u duk se problemet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter ishin thelb\u00ebsore. Ilia vuri n\u00eb dukje fillimisht gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb se Gjoni kishte p\u00ebrdorur pa deklaruar tre makina. Sipas relatorit, n\u00eb nj\u00eb rast makina ishte huazuar nga nj\u00eb person me inicialet L.N, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Alfred Gjoni kishte pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte p\u00ebrfshir\u00eb ky person dhe se n\u00eb nj\u00eb rast, kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dispozitivin e nj\u00eb vendimi p\u00ebr ndarje trash\u00ebgimie nj\u00eb person me inicialet A.N, i cili ishte i vdekur dhe p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ishin b\u00ebr\u00eb verifikime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb makin\u00eb e dyt\u00eb e p\u00ebrdorur nga gjyqtari rezultoi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb avokati, i cili po ashtu kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar klient\u00eb n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje me gjyqtarin Gjoni. Gjyqtari nuk dha shpjegime n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore rreth k\u00ebtyre rrethanave.<\/p>\n<p>Relatori Ilia theksoi edhe se gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionali ishin gjetur gjasht\u00eb dosje me zvarritje tej afateve normale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb zvarritur p\u00ebr kat\u00ebr vjet,\u201d tha Ilia, nd\u00ebrsa shtoi se 3 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera ishin gjetur me vendime t\u00eb paplota.<\/p>\n<p>Gjoni u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se kishte pasur ngarkes\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb, q\u00eb sipas tij shpjegonte vonesat. Ai tha se ve\u00e7 drejtimit t\u00eb gjykat\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kurbinit, ai ishte deleguar shpesh n\u00eb gjykata t\u00eb tjera nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb. Ai tha se ishte ankuar disa her\u00eb pran\u00eb KLD-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebto delegime.<\/p>\n<p>Ai po ashtu iu referua nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb Burrel, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se kishte qen\u00eb vet\u00ebm an\u00ebtar i trup\u00ebs gjykuese dhe jo kryesues i saj dhe se arsyetimi i \u00e7\u00ebshtjes ishte b\u00ebr\u00eb nga kolegu q\u00eb drejtonte trup\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Ferdinando Buatier de Mongeot b\u00ebri pyetje shtes\u00eb dhe k\u00ebrkoi nga Gjoni p\u00ebrkufizim p\u00ebr vrasjen me dashje dhe at\u00eb me paramendim. Mongeot p\u00ebrshkroi nj\u00eb rrethan\u00eb krimi q\u00eb dukej se p\u00ebrkonte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete: \u201cNj\u00eb person me arm\u00eb automatike, n\u00eb af\u00ebrsi, q\u00ebllon ndaj dikujt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, pasi i th\u00ebrret n\u00eb em\u00ebr, nd\u00ebrsa mbetet viktim\u00eb nj\u00eb kalimtar i rastit\u201d.<\/p>\n<p>Mongeot k\u00ebrkoi nga Gjoni t\u00eb thoshte n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim t\u00eb b\u00ebnim me vrasje me dashje. Gjoni fillimisht iu rikthye p\u00ebrkufizimeve n\u00eb Kodin Penal dhe p\u00ebrmendi faktin q\u00eb po ashtu kishte edhe \u201cvrasje p\u00ebr gjakmarrje\u201d. Pasi kryesuesja e trup\u00ebs vuri n\u00eb dukje se nuk i ishte p\u00ebrgjigjur pyetjes rreth rrethan\u00ebs konkrete, gjyqtari u p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evazive duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb paramenduar, por duke b\u00ebr\u00eb lapsus, nd\u00ebrsa tha gjat\u00eb shpjegimit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shenjestra \u201ckishte marr\u00eb dijeni\u201d, pasi i ishte th\u00ebrritur emri.<\/p>\n<p>Avokati Ardian Visha i cili nuk nd\u00ebrhyri n\u00eb pjes\u00ebn e shpjegimeve rreth profesionalizmit, justifikoi ng\u00ebr\u00e7in me penges\u00ebn e gjuh\u00ebs. Visha po ashtu i tha v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se duhej t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se Gjoni ishte gjykat\u00ebs n\u00eb nj\u00eb rreth mjaft t\u00eb vog\u00ebl, me probleme specifike ekonomike dhe sociale.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb sht\u00ebpi, shum\u00eb probleme<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb relatori vuri n\u00eb dukje se Gjoni kishte vet\u00ebm nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 1.9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2001. K\u00ebsaj pasurie rreth 60 metra katror\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb 47 metra.<\/p>\n<p>Relatori Ilia b\u00ebri me dije se megjith\u00ebse nuk kishte pasur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar, Gjoni kishte b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, kishte mosp\u00ebrputhje, deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm,\u00a0 munges\u00eb burimesh dhe kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, \u00e7mimi i blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 2001 ishte m\u00eb i ul\u00ebt se \u00e7mimi sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, duke ngritur dyshime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se Gjoni nuk kishte provuar me dokumente nj\u00eb ndihm\u00eb finaciare t\u00eb marr\u00eb nga babai dhe v\u00ebllai, nuk kishte pasur mjaftuesh\u00ebm pasuri p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion u theksua se edhe p\u00ebr shtes\u00ebn e lagalizuar n\u00eb vitin 2013 kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb paqart\u00ebsish. Ilia tha se koha e nd\u00ebrtimit dhe kostoja e saj ishin deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontradiktore prej gjykat\u00ebsit. Nd\u00ebrsa vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs kishte patur disa deklarime t\u00eb ndryshme, shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb nuk ishin deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se kishte gjetur probleme sa i p\u00ebrket likujditeteve n\u00eb para t\u00eb gjykat\u00ebsit. Nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 nuk kishte qen\u00eb e mundur t\u00eb paguhej. Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se Gjoni kishte dh\u00ebn\u00eb dy hua, t\u00eb cilat nuk ishin deklaruar n\u00eb vite dhe q\u00eb n\u00eb nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse ishin kthyer apo jo. Relatori theksoi se nga analiza financiare, Gjoni nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb jepte hua 630 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb huaja me vler\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb te nj\u00eb person me inicialet S.P. Probleme po ashtu u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim nga Gjoni n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Pas relacionit, avokati Visha paraqiti argumentet e mbrojtjes kryesisht rreth apartamentit 60 plus 47 metra katror\u00eb. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri modeste, ai tha se i kishte sjell\u00eb KPK-s\u00eb si prova ekspertiz\u00ebn rreth vler\u00ebs dhe koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs dhe nj\u00eb ekspertiz\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Gjonit dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Visha kund\u00ebrshtoi relatorin sa i p\u00ebrket vler\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs, nd\u00ebrsa tha se edhe banesat e blera nga fqinj\u00ebt kishin pasur t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim. Duke iu referuar huas\u00eb prej 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb padeklaruar, Visha tha se trasferimi i parave ishte b\u00ebr\u00eb nga banka pa dijenin\u00eb e Gjonit. Visha vuri n\u00eb dukje se ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padi civile ndaj bank\u00ebs, q\u00eb t\u00eb kthente pas shum\u00ebn e trasferuar padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shpjegoi me lidhjen miq\u00ebsore e familjare t\u00eb gjykat\u00ebsit me pronarin e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga klienti i tij, nd\u00ebrsa paraqiti edhe deklarata noteriale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Gjoni q\u00eb mori fjal\u00ebn pas avokatit p\u00ebrs\u00ebriti argumentet t\u00eb ngjashme rreth pasuris\u00eb. Duke iu drejtuar relatorit,\u00a0 ai kund\u00ebrshtoi faktin se kishte bler\u00eb apartament me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Ai po ashtu tha se nuk kishte dijeni p\u00ebr trasfert\u00ebn bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ndaj personi me mbiemrin Peposhi dhe se rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte paditur bank\u00ebn. Ai tha se kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr pasurin\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij dhe gjithashtu edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb nj\u00eb kryeplaku p\u00ebr t\u00eb provuar marrjen e tok\u00ebs me ligjin 7501.<\/p>\n<p>Visha k\u00ebrkoi q\u00eb Gjoni t\u00eb certifikohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua m\u00eb 14 janar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alfred Gjoni, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit u p\u00ebrball me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari dhe avokati i tij k\u00ebrkuan konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69622,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OMN-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55214"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55214"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55214\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62312,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55214\/revisions\/62312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}