{"id":55245,"date":"2019-01-10T17:48:36","date_gmt":"2019-01-10T15:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55245"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"vetingu-i-alma-muces-zbulon-se-pezullimi-i-saj-nga-llalla-ishte-mediatik-por-jo-zyrtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-alma-muces-zbulon-se-pezullimi-i-saj-nga-llalla-ishte-mediatik-por-jo-zyrtar\/2019\/01\/10\/","title":{"rendered":"Vetingu i Alma Mu\u00e7\u00ebs zbulon se pezullimi i saj nga Llalla ishte mediatik, por jo zyrtar"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa probleme testin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, prokurorja Alma Mu\u00e7a u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr rolin e saj n\u00eb zbutjen e akuzave p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles, ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ish-kryeprokurori Llalla tha n\u00eb media se kishte b\u00ebr\u00eb pezullime, por nuk i firmosi asnj\u00ebher\u00eb ato.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55246\" aria-describedby=\"caption-attachment-55246\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/foto-Alma-Muca.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55246\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/foto-Alma-Muca-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"55246\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55246\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Alma Mu\u00e7a gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme vijon ende t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb njoftimi p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb Alma Mu\u00e7\u00ebs, ish-drejtuese e Drejtoris\u00eb Gjyq\u00ebsore pran\u00eb k\u00ebsaj prokurorie. Mu\u00e7a sipas njoftimit u pezullua nj\u00ebkoh\u00ebsisht me prokurorin Artur Selmani, pasi ky i fundit gjat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb vendosi leht\u00ebsimin drastik t\u00eb\u00a0 akuzave p\u00ebr tre t\u00eb akuzuar p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb trefisht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njofim thuhet se Mu\u00e7a ishte n\u00eb dijeni t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb prokurorit Selmani p\u00ebr zbutjen drastike t\u00eb akuzave. Por n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore q\u00eb u zhvillua t\u00eb enjten pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr Alma Mu\u00e7\u00ebn, rezultoi se p\u00ebrtej njoftimit publik, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i koh\u00ebs, \u00a0Adriatik Llalla nuk kishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb zyrtarisht mas\u00eb administrative ndaj saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pati nj\u00eb relacion pa probleme sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, seanca d\u00ebgjimore ndaj Alma Mu\u00e7\u00ebs u fokusua kryesisht te ky moment i karrier\u00ebs s\u00eb saj. Relatorja Valbona Sanxhaktari tha se ndaj Mu\u00e7\u00ebs kishte pasur n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh n\u00eb media dhe nj\u00eb denoncim pran\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>Relacioni nuk vuri n\u00eb dukje ndonj\u00eb shkelje t\u00eb prokurores, megjith\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e treshes q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari si dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessingh b\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh dhe k\u00ebrkuan sqarime shtes\u00eb n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e prokurores rreth p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Mu\u00e7a tha se ligji i ri p\u00ebr organizimin e prokuris\u00eb nuk i lejonte asaj si drejtuese asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb q\u00ebndrimin e prokurorit n\u00eb seanc\u00eb, nd\u00ebrsa shpjegoi se asaj nuk i ishte k\u00ebrkuar mendim me shkrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Debati n\u00eb seanc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Alma Mu\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Ajo iu n\u00ebnshtrua vetingut p\u00ebr t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se nuk ishte gjetur thuajse asnj\u00eb problem n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e prokurores, kryesisht e trash\u00ebguar nga babai i saj, i ndjeri Selim Mu\u00e7a, i cili drejtoi p\u00ebr disa koh\u00eb Komunitetin Musliman Shqiptar. Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se kishte nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e shitjes s\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Dib\u00ebr nga babai i subjektit, por shtoi se ajo kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe se k\u00ebto do t\u00eb konsideroheshin n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Relatoja tha se pasurit\u00eb kryesore t\u00eb prokurores ishin nj\u00eb llogari kursimi 5 milion\u00eb lek\u00eb me burim pag\u00ebn nd\u00ebr vite, dy apartamente t\u00eb trash\u00ebguara nga babai dhe nj\u00eb makin\u00eb e bler\u00eb kryesisht me nj\u00eb hua, m\u00eb pas t\u00eb falur po nga babai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u tha se ishte provuar q\u00eb babai i prokurores kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb dhe dhuruar apartamentet, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb kthimit t\u00eb pronave t\u00eb familjes dhe pun\u00ebs n\u00eb drejtimin e KMSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga relacioni po ashtu rezultoi se Mu\u00e7a nuk kishte probleme me figur\u00ebn. DSIK kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb e cil\u00ebsonte at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Ngjash\u00ebm Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv profesional. Megjithat\u00eb, Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se n\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto kritere KPK kishte b\u00ebr\u00eb hetime t\u00eb thelluara dhe ishte fokusuar kryesisht te roli i prokurores si drejtuese e Drejtoris\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e akuz\u00ebs ndaj tre t\u00eb akjuzuarve p\u00ebr vrasje t\u00eb trefisht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se ve\u00e7 nj\u00eb s\u00ebr\u00eb publikimesh n\u00eb media, njoftimit n\u00eb faqen e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr pezullimin dhe hetimet e hapura nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ndaj Mu\u00e7\u00ebs kishte edhe nj\u00eb denoncim pran\u00eb ONM-s\u00eb po n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Gjat\u00eb leximit t\u00eb relacionit nuk u tha n\u00ebse ishte arritur ndonj\u00eb p\u00ebrfundim mbi sjelljen e prokurores dhe n\u00ebse ishte c\u00ebnuar integriteti apo profesionalizmi i saj.<\/p>\n<p>Sanxhaktari citoi faktin se \u00e7\u00ebshtja penale e nisur pas kall\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb viktimave ishte mbyllur, duke mos u filluar nga ana e prokuroris\u00eb, nd\u00ebrsa tha se Mu\u00e7a kishte paraqitur pretendimet e saj duke sqaruar se \u201cligji nuk i lejonte asaj n\u00eb rolin e drejtueses t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb q\u00ebndrimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes\u201d.<\/p>\n<p>Mu\u00e7a mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim n\u00eb seanc\u00eb. E pyetur nga an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi dhe relatorja Sanxhaktari n\u00ebse ajo si drejtuese e nj\u00ebsis\u00eb, e cila merrej me organizimin e pun\u00ebs kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndikonte n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ajo ricitoi q\u00ebndrimin e mbajtur m\u00eb her\u00ebt. Mu\u00e7a pranoi sidoqoft\u00eb se kishte biseduar me prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes si koleg\u00eb, por tha se edhe n\u00ebse do i ishte k\u00ebrkuar mendim me shkrim, udh\u00ebzimi i saj do kishte pasur vet\u00ebm vler\u00eb k\u00ebshille dhe nuk ishte detyrues p\u00ebr prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare po ashtu b\u00ebri dy pyetje mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ajo k\u00ebrkoi t\u00eb dinte nga prokurorja n\u00ebse kishte pasur mund\u00ebsi dhe n\u00ebse e kishte raportuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje te Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb momentin q\u00eb kishte marr\u00eb dijeni dhe se \u00e7far\u00eb dinte Mu\u00e7a rreth vendimit p\u00ebr pezullimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Mu\u00e7a tha se nuk kishte b\u00ebr\u00eb raportim, pasi nuk e njihte dosjen dhe nuk ishte informuar p\u00ebr t\u00eb zyrtarisht dhe shtoi se ajo nuk kishte komunikuar me ish- prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla dhe ritheksoi se n\u00eb rolin e saj si drejtuese, nuk mund t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ajo tha se ishte e habitur q\u00eb nd\u00ebrsa kishte nj\u00eb njoftim publik p\u00ebr pezullimin e saj, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky pezullim nuk kishte ndodhur dhe nuk gjendej asnj\u00eb urdh\u00ebr i till\u00eb n\u00eb arkivat e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa probleme testin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, prokurorja Alma Mu\u00e7a u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr rolin e saj n\u00eb zbutjen e akuzave p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles, ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ish-kryeprokurori Llalla tha n\u00eb media se kishte b\u00ebr\u00eb pezullime, por nuk i firmosi asnj\u00ebher\u00eb ato.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69621,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/foto-Alma-Muca-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55245"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55245"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55245\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62310,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55245\/revisions\/62310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}