{"id":55248,"date":"2019-01-10T18:11:15","date_gmt":"2019-01-10T16:11:15","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55248"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"kpk-shkarkon-kreun-e-gjykates-shkoder-arben-zefi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shkarkon-kreun-e-gjykates-shkoder-arben-zefi\/2019\/01\/10\/","title":{"rendered":"KPK shkarkon kreun e Gjykat\u00ebs Shkod\u00ebr Arben Zefi"},"content":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqja dy or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb shpallej vendimi i KPK-s\u00eb, nuk e ka shp\u00ebtuar nga shkarkimi kreun e Gjykatws sw Rrethit Gjyqwsor Shkodwr, Arben Zefi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55249\" aria-describedby=\"caption-attachment-55249\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55249\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"55249\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55249\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs se Shkodr\u00ebs, Arben Zefi, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia relator dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare, shpalli t\u00eb enjten vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Arben Zefi. Ky i fundit u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me gjetjet e Komisionit q\u00eb konstatoi probleme me deklarimin e pasuris\u00eb dhe dyshimet p\u00ebr korrupsion e kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar. Dit\u00ebn e enjte gjyqtari Arben Zefi nuk ka preferuar t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese, Firdes Shuli deklaroi t\u00eb enjten gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, se gjyqtari Arben Zefi kishte paraqitur dor\u00ebheqjen nga detyra po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 10:08. Por, kryesuesja Shuli sqaroi se trupa gjykuese e kishte marr\u00eb vendimin dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje. Ajo u shpreh se lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dor\u00ebheqje Komisioni konstatoi se duhet t\u00eb paraqitet p\u00ebrpara k\u00ebshillit p\u00ebrkat\u00ebs. Sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs kjo dor\u00ebheqje jep efektet ligjore n\u00eb fund t\u00eb muajit pasardh\u00ebs nga dita kur k\u00ebshilli merr deklarim me shkrim t\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Zefi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me akuza p\u00ebr fshehje pasurie dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, gjyqtari Arben Zefi i cili u p\u00ebrfaq\u00ebsua edhe nga avokati Ardian Visha i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se gjyqtari Zefi nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 132.8 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr rreth 4.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005. Problematik \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe deklarimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip BM\u00cb n\u00eb vitin 2007, ku nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar vlera e makin\u00ebs dhe burimi i parave. Sipas KPK, ai ka p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb pasakta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb dhe e ka shitur at\u00eb pa e pasur pron\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstatoi gjithashtu se Zefi nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cBenz\u201d n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2010. P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti kishte p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht 800 mij\u00eb lek\u00eb nga Enti i Banesave si i pastreh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Zefi nuk kishte deklaruar dh\u00ebnien e 50 mij\u00eb eurove nj\u00eb kompanie p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe nuk ka dor\u00ebzuar dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Me kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, sipas Komisionit, gjyqtari ishte edhe n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore ku kjo kompani ishte pal\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb. Probleme t\u00eb tjera u konstatuan me mosdeklarimin e llogarive n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, deklarime t\u00eb pamjaftueshme me huat\u00eb e dh\u00ebna v\u00ebllait n\u00eb Itali, mosdeklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb trash\u00ebguar nga ish-bashk\u00ebshortja dhe mosdeklarimin e marrjes s\u00eb 100 mij\u00eb eurove nga nj\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, por edhe sipas verifikimeve t\u00eb vet\u00eb komisionit, gjyqtari Zefi dushohet se kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar dhe se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs i kund\u00ebrshtoi gjetjet e komisionit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, duke pretenduar se kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai i quajti dy raportet e DSIK t\u00eb hartuara n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi tek i pari ishte konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebria e tij n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e dyt\u00eb ishin shtuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb sipas tij nuk ishin t\u00eb v\u00ebrteta dhe se po i denigronin figur\u00ebn e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqja dy or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb shpallej vendimi i KPK-s\u00eb, nuk e ka shp\u00ebtuar nga shkarkimi kreun e Gjykatws sw Rrethit Gjyqwsor Shkodwr, Arben Zefi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69620,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi-545x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55248"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55248"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62308,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55248\/revisions\/62308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}