{"id":55439,"date":"2019-01-16T19:05:52","date_gmt":"2019-01-16T17:05:52","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55439"},"modified":"2019-05-06T23:22:34","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:34","slug":"vendimi-kpk-rrezoi-justifikimet-e-prokurorit-artur-selmani-per-parate-e-fituara-ne-lloto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-kpk-rrezoi-justifikimet-e-prokurorit-artur-selmani-per-parate-e-fituara-ne-lloto\/2019\/01\/16\/","title":{"rendered":"Vendimi: KPK rr\u00ebzoi justifikimet e prokurorit Artur Selmani p\u00ebr parat\u00eb e fituara n\u00eb lloto"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se p\u00ebrtej shkeljes s\u00eb etik\u00ebs, prokurori i shkarkuar i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Artur Selmani nuk provoi se i kishte fituar parat\u00eb n\u00eb baste sportive dhe u gjet se kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54046\" aria-describedby=\"caption-attachment-54046\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54046\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK-600x319.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"319\" data-id=\"54046\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54046\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artur Selmani n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb gjat\u00eb shpjegues prokurori Artur Selmani i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 26 n\u00ebntor 2018, pretendon se vet\u00ebm kur filloi procesi i vler\u00ebsimit kalimtar kuptoi se pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb baste sportive c\u00ebnonte integritetin e prokurorit n\u00eb syt\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>\u201cNga ky moment e n\u00eb vazhdim jam ndjer\u00eb v\u00ebrtet keq\u201d, citohet Selmani n\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi t\u00eb KPK-s\u00eb. Prokurori kishte deklaruar 10 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb kursyera nga fitimet prej basteve n\u00eb vitet 2006-2008.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb ia vuri fajin p\u00ebr munges\u00ebn e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit \u201cmjedisit jo etik\u201d i cili ia kishte ulur vigjilenc\u00ebn, munges\u00ebs s\u00eb \u201cnj\u00eb praktike t\u00eb konsoliduar si duhet t\u00eb veproj\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb situata q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb dilema etike\u201d dhe munges\u00ebs s\u00eb \u201cbarrierave nga ligjv\u00ebn\u00ebsi\u201d p\u00ebr t\u00eb penguar k\u00ebt\u00eb sjellje joetike.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi se argumentet e prokurorit p\u00ebr nj\u00eb mjedis joetik n\u00eb t\u00eb cilin llotot nuk shiheshin me sy t\u00eb keq, binin ndesh me gjykimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri rreth personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb baste q\u00eb \u201ckonsiderohen si \u201cpersona me ves t\u00eb keq\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb vendimin e arsyetuar rezulton, se treshja e KPK q\u00eb gjykoi Selmanin, e kryesuar nga Roland Ilia me an\u00ebtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda \u00c7iftja, u bazua n\u00eb argumente m\u00eb konkrete. N\u00eb arsyetim KPK thot\u00eb se Selmani nuk tregoi se sa kishte humbur nga llotarit\u00eb sportive dhe nuk solli asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb 10 mij\u00eb dollar\u00ebt ishin p\u00ebrfituar prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb problem themelor me bastet sportive nga ana e lojtarit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb humbja e parave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb parashikohet \u00e7do ndeshje dhe t\u00eb fitohet gjithmon\u00eb. Pra dhe fitimi i deklaruar i tij merret me rezerv\u00eb deri ne momentin kur nuk deklarohen humbjet\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Selmani po ashtu u gjet me pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasurive, kryesisht dhuratave nga e motra, dhe u hetua gj\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohur si Masakra e \u00c7oles.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb n\u00eb arsyetim se q\u00ebndrimet e Selmanit u gjet\u00ebn n\u00eb kondradikt\u00eb me ato q\u00eb deklaronte e motra sa i p\u00ebrket arsyes s\u00eb dhuratave dhe asaj q\u00eb kishte deklaruar Drejtuesja e Drejtoris\u00eb Gjyq\u00ebsore Alma Mu\u00e7a gjat\u00eb nj\u00eb marrje n\u00eb pyetje rreth q\u00ebndrimit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr Masakr\u00ebn e \u00c7oles.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme deri n\u00eb momentin e shkarkimit Artur Selmani arriti sipas KPK-s\u00eb t\u00eb argumentonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh rreth pasuris\u00eb s\u00eb tij. Ai, si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur, bindi KPK p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nj\u00eb apartament 119 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr dhuratat nga n\u00ebna dhe p\u00ebr nj\u00eb trasfert\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie t\u00eb trasferimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb favor t\u00eb Selmani qe edhe vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar si t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb prova raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) e cila e kishte konsideruar at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm nga presionet prej krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Por Selmani, prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet\u00ebsh prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga kandidat\u00ebt p\u00ebr vendin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb vitin 2017, nuk e bindi KPK-n\u00eb se kursimet e tij rreth 2.5 milion lek\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe 900 mij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim KPK v\u00eb n\u00eb dukje se Selmani \u201cka munges\u00eb t\u00eb dokumentacioni ligjor justifikues p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb depozit\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d dhe gjendjen cash n\u00eb shum\u00eb prej 950 000 lek\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>KPK u fokusua kryesisht n\u00eb faktin se k\u00ebto kursime ishin krijuar prej fitimeve nga bastet n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb dollar\u00eb. Komisioni thot\u00eb se Selmani nuk paraqiti asnj\u00eb dokument justifikues rreth fitimeve prej 4 mij\u00eb eurosh n\u00eb vit nga llotarit\u00eb sportive. Prokurori \u00ebsht\u00eb justifikuar me koh\u00ebn e kaluar dhe me faktin se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI) nuk ia kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje munges\u00ebn e dokumentacionit gjat\u00eb viteve kur kishte b\u00ebr\u00eb deklarimin.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas Komisionit Selmani nuk provoi arsyen e dhurimeve prej t\u00eb motr\u00ebs, madje rezultoi n\u00eb kontradikt\u00eb me k\u00ebt\u00eb n\u00eb deklarimin e k\u00ebtyre arsyeve. Sipas motr\u00ebs s\u00eb prokurorit dhuratat rreth 14 mij\u00eb euro ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen e v\u00ebllait \u00a0\u201cp\u00ebr shpenzimet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb\u201d.\u00a0 Por vet\u00eb Selmani i kishte deklaruar nd\u00ebrkoh\u00eb KPK-s\u00eb se e \u00ebma e cila po ashtu i kishte dhuruar atij pensionin, jetonte te motra n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Trupi gjykues thot\u00eb se nga hetimet po ashtu nuk u provua se motra e prokurorit t\u00eb shkarkuar kishte mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhuratat e pretenduara dhe se nuk ishin sjell\u00eb dokumente provuese t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit. \u201cSi konkluzion, subjekti i rivler\u0451simit nuk shpjegoi bindsh\u0451m burimin e ligjsh\u0451m t\u0451 t\u0451 ardhurave nga dhuratat e b\u0451ra nga motra e subjektit, znj. T.S. dhe p\u0451r pasoj\u0451 ka munges\u0451 t\u0451 burimeve t\u0451 ligjshme financiare me dokumentacion justifikues p\u0451r k\u0451to dhurata t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb viteve 2009 &#8211; 2013, n\u00eb vler\u0451n 13.950 euro\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb analiza finaciare e KPK q\u00eb mori n\u00eb konsiderat\u00eb shpenzimet si\u00e7 i kishte deklaruar vet\u00eb Selmani, e nxorri at\u00eb me nj\u00eb minus prej 3.5 milion lek\u00ebsh. KPK thot\u00eb se n\u00eb analiz\u00eb u p\u00ebrfshi e gjith\u00eb periudha nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016 dhe se rezultoi se n\u00eb 9 vjet Selmani nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se pretendimet e Selmanit p\u00ebr kursime nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe kursime deri n\u00eb vitin 2003 n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb nuk u mor\u00ebn parasysh n\u00eb llogaritje pasi nuk u paraqit\u00ebn dokumente justifikuese dhe nuk ishin deklaruar n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb etik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Deklarimi i fitimeve nga llotarit\u00eb sportive si kursimeve vjetore e penalizoi r\u00ebnd\u00eb Selmanin n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por KPK e cil\u00ebsoi at\u00eb edhe nj\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs. \u201cKomisioni arrin n\u00eb konkluzionin se k\u00ebto lloj sjelljesh t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kan\u00eb cenuar, figur\u00ebn dhe integritetin e tij, si dhe kan\u00eb ulur shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb nga publiku tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb gjykoi Selmanin e ka mb\u00ebshtetur arsyetimin e saj edhe me \u201ckomentet e shumat q\u00eb ka pasur p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte kandidatur\u00eb p\u00ebr Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen n\u00eb llotari sportive\u201d.<\/p>\n<p>Selmani q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nj\u00eb mbrojtje t\u00eb gjat\u00eb dhe emocionale vuri n\u00eb dukje se kishte hequr dor\u00eb nga bastet dhe se p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb to kishte ndodhur 10 vjet m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ajo nuk kishte ndikuar n\u00eb integritetin e tij profesional. \u201cMegjithat\u00eb edhe pse e faj\u00ebsoj veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje, nga ana tjet\u00ebr un\u00eb jam dhe nuk mund t\u00eb mos ndihem krenar p\u00ebr integritetin tim profesional t\u00eb cilin e kam treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit\u201d, citohet ai nga KPK.<\/p>\n<p>Por argumentet e tij se kishte \u201clundruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjedis jo etik i cili ma ka ulur vigjilenc\u00ebn e vet\u00ebdijes aq sa e kam konsideruar sjelljen time si di\u00e7ka normale t\u00eb pranuar gjer\u00ebsisht nga t\u00eb gjith\u00eb\u201d, nuk pin\u00eb uj\u00eb para Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfshirja n\u00eb llotari sportive, p\u00ebr nga vet\u00eb natyra e k\u00ebtyre aktiviteteve n\u00eb Shqip\u00ebri por jo vet\u00ebm, cenon figur\u00ebn e nj\u00eb prokurori dhe pse nuk ishte e ndaluar me ligj, pasi t\u00eb fitosh n\u00eb llotari sportive duhet t\u00eb marr\u00ebsh parasysh elementin e var\u00ebsis\u00eb dhe imazhin q\u00eb l\u00eb ky aktivet tek publiku\u201d, arsyetoi KPK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i prokurorit rezultoi m\u00ebnyra se si ai kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar akuz\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e njohur si \u201cMasakra e \u00c7oles\u201d. Tre t\u00eb rinj u vran\u00eb n\u00eb vitin 2015 pas nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb. Prokuroria dhe Gjykata e Faktit e Apelit n\u00eb Vlor\u00eb cil\u00ebsuan fajtor\u00eb t\u00eb akuzuarit. Nj\u00eb prej tyre u d\u00ebnua me burg p\u00ebrjet\u00eb i konvertuar n\u00eb 35 vjet, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb me 22 vjet burg.<\/p>\n<p>Selmani mori p\u00ebrfaq\u00ebsimin e akuz\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe ndryshe nga koleg\u00ebt e tij n\u00eb shkall\u00ebt e m\u00ebparshme t\u00eb gjyq\u00ebsori, k\u00ebrkoi ndryshimin e akuz\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb sillte nj\u00ebkoh\u00ebsisht ulje t\u00eb d\u00ebnimeve. Familjar\u00ebt e dy viktimave u ankuan pran\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00eb, nd\u00ebrsa Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk e mori parasysh k\u00ebrkes\u00ebn e Selmanit dhe avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb akuzuarve duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Selmanit ndaj tij u nis\u00ebn dy her\u00eb hetime, nd\u00ebrsa Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm vendosi pezullimin nga detyra p\u00ebr tre muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Selmani i tha KPK-s\u00eb se kishte krijuar bindjen q\u00eb akuza nuk ishte e bazuar n\u00eb prova. Ai e mb\u00ebshteti pretendimin e tij n\u00eb faktin se dy hetime ndaj tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk kishin gjetur q\u00eb ai t\u00eb kishte kryer veprim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi vendimin e pezullimit nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast si t\u00eb nxituar dhe po ashtu si mas\u00eb q\u00eb kishte ardhur prej nisjes s\u00eb procedimit dhe jo mas\u00eb disiplinore. KPK rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb arsyetim duke gjetur se pezullimi ishte mas\u00eb disiplinore dhe duke arsyetuar se kjo mas\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb imazhit t\u00eb prokurorit e konsideroi at\u00eb \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit mendonte se urdhri i pezullimit nga ana e prokurorit ishte i paligjsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb ai duhej t\u00eb kishte investuar gjykat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar anulimin e urdhrit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe prova, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e ka b\u00ebr\u00eb.\u00a0 Ky q\u00ebndrim i subjekti i ka shkaktuar d\u00ebm imazhit t\u00eb prokurorit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka ulur shkall\u00ebn e besimit t\u00eb publikut tek institucioni i prokuroris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Selmanit se mendimi q\u00eb kishte mbajtur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb e kishte konsultuar me drejtuesen e drejtoris\u00eb Alma Mu\u00e7a e cila e kishte inkurajuar t\u00eb ishte i pavarur dhe kishte ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me t\u00eb, u kund\u00ebrshtua n\u00eb KPK nga d\u00ebshmia e k\u00ebsaj t\u00eb fundit para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb hetimit t\u00eb nisur n\u00eb shkurt 2017.<\/p>\n<p>KPK citon se ajo i kishte th\u00ebn\u00eb oficerit se kishte kund\u00ebrshtuar q\u00ebndrimin e Selmanit dhe se diskutimi i tyre kishte shkuar deri n\u00eb \u201cdebat\u201d. Mu\u00e7a thot\u00eb se ajo kishte th\u00ebn\u00eb se duhej t\u00eb mbronin rekursin e prokurorit dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7a, e cila u konfirmua nga KPK disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me rezerva n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e saj mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore duke theksuar se nuk kishte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar vendimin e prokurorit.\u00a0 P\u00ebrndryshe nga pretendimi i Selmanit se e kishte informuar me shkrim, Mu\u00e7a tha se ajo nuk kishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb relacion p\u00ebr dosjen dhe se i vetmi shk\u00ebmbim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me goj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb fund gjeti Selmanin n\u00eb shkelje p\u00ebr dy kriteret. N\u00eb vendimin e arsyetuar thuhet se ai \u00ebsht\u00eb shkarkuar p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d dhe \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se p\u00ebrtej shkeljes s\u00eb etik\u00ebs, prokurori i shkarkuar i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Artur Selmani nuk provoi se i kishte fituar parat\u00eb n\u00eb baste sportive dhe u gjet se kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69616,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK-600x319.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55439"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62300,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55439\/revisions\/62300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}