{"id":55495,"date":"2019-01-19T19:27:33","date_gmt":"2019-01-19T17:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55495"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"mesazhet-jo-etike-dhe-nderhyrja-per-te-punesuar-bashkeshorten-penalizuan-kreun-e-gjykates-se-pukes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mesazhet-jo-etike-dhe-nderhyrja-per-te-punesuar-bashkeshorten-penalizuan-kreun-e-gjykates-se-pukes\/2019\/01\/19\/","title":{"rendered":"Mesazhet jo etike dhe nd\u00ebrhyrja p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar bashk\u00ebshorten penalizuan kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se Izet Kadana kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs u rr\u00ebzua n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nip\u00ebrve t\u00eb d\u00ebnuar dhe v\u00ebllait t\u00eb hetuar p\u00ebr pastrim parash. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54875\" aria-describedby=\"caption-attachment-54875\" style=\"width: 595px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54875\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kadana-kpk1-595x400.jpg\" alt=\"\" width=\"595\" height=\"400\" data-id=\"54875\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54875\" class=\"wp-caption-text\">Komisioner\u00ebt Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs Izet Kadana n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 18 dhjetor 2018. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Mesazhet q\u00eb kreu i shkarkuar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs Izet Kadana i d\u00ebrgoi nj\u00eb gruaje e cila konkuroi ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr vendin e kryesekretares pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Puk\u00eb u cil\u00ebsuan nga KPK shkelje e r\u00ebnd\u00eb e etik\u00ebs profersionale dhe p\u00ebrfitim i padrejt\u00eb favori si \u00a0\u201ci rrjedhoj\u00eb e p\u00ebrdorimit prej tij t\u00eb pozicionit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjuha e p\u00ebrdorur gjat\u00eb komunikimit me sms me shtetasen F. L., \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb zhargoni t\u00eb r\u00ebndomt\u00cb, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur k\u00ebsaj shtetaseje, pozicionin e tij dhe mund\u00ebsin\u00eb e ndikimit lidhur me pranimin e kandidatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Kadana nd\u00ebrhyri pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Puk\u00eb dhe pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tij, dy kandidaturat e tjera p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb F.L edhe pse kishin qen\u00eb p\u00ebrzgjedhur para k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje u skualifikuan, nd\u00ebrsa vendi i pun\u00ebs iu dha bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kadana mohoi t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb ai tha se mesazhet ndaj F.L ishin nisur p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes q\u00eb ata kishin dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb tij, por KPK thot\u00eb se ai d\u00ebshtoi t\u00eb sillte ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit solli raport pozitiv p\u00ebr Kadan\u00ebn, po ashtu Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e gjeti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm. KLD gjithashtu d\u00ebrgoi pran\u00eb Komisionit vler\u00ebsim pozitiv sa i p\u00ebrket profesionalizmit t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs bashk\u00eb me sh\u00ebnimin se ndaj tij kishte pasur nj\u00eb mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha raportet e institucioneve ndihm\u00ebse u p\u00ebrmbys\u00ebn pas hetimit t\u00eb thelluar t\u00eb treshes s\u00eb kryesuar Lulzim Hamitaj, me an\u00ebtare Xhensila Pinen dhe relatore Firdes Shulin, e cila gjeti probleme n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit, e gjeti at\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb nip\u00ebrve me drejt\u00ebsin\u00eb dhe po ashtu gjeti se kishte shkelur etik\u00ebn profesionale.<\/p>\n<p>Lexo edhe: <a href=\"\/?p=54736\">Kryegjyqtari i Puk\u00ebs Izet Kadana n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb trija kriteret e vetingut<\/a><\/p>\n<p><strong>Problemet m\u00eb pasurin\u00eb dhe konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur rezulton se gjat\u00eb hetimit Kadana paraqiti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash ndaj KPK. Ai k\u00ebrkoi po ashtu p\u00ebrjashtimin e Xhensila Pines nga trupi gjykues, k\u00ebrkes\u00eb e cila u rr\u00ebzua. Kadana pretendoi se kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe nuk ishte njohur me dosjen dhe k\u00ebrkoi 10 dit\u00eb koh\u00eb, KPK vendosi t\u2019i jepte atij 7 dit\u00eb, por n\u00eb fund Kadana nuk e ushtroi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr tu njohur me dosjen.<\/p>\n<p>Kadana sidoqoft\u00eb paraqiti mbrojthjen e tij pran\u00eb Komisionit dhe nga vendimi rezulton se ai mundi t\u00eb sqaronte KPK sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb tij t\u00eb paluajtshme. Por ai rezulton se nuk mundi t\u00eb justifikonte dy hua me vler\u00eb 8.4 milion lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebna prej tij ndaj t\u00eb tret\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po ashtu d\u00ebshtoi t\u00eb provonte se nj\u00eb kredi e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh ishte marr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb babait t\u00eb saj dhe ishte paguar prej familjes s\u00eb tij. KPK thot\u00eb se pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analizash financiare u gjet q\u00eb Kadana nuk mund t\u00eb justifikonte bindsh\u00ebm se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni pranoi justifikimet e Kadan\u00ebs rreth motiveve p\u00ebr dh\u00ebnien e huave, por zbuloi gjat\u00eb hetimit se nj\u00eb prej personave, t\u00eb cilit i kishte dh\u00ebn\u00eb hua kishte pasur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai kishte vendosur. KPK thot\u00eb se Kadana kishte mohuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb deklarimet e tij t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj personit q\u00eb rezultonte prej shpjegimeve t\u00eb tij nj\u00eb mik shum\u00eb i af\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shpjegimet e dat\u00ebs 04.10.2018, subjekti nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb, pasi ka deklaruar se nuk ka pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb shqyrtim me shtetasin A. P., duke mohuar realitetin e fakteve. Deklarimi se me k\u00ebt\u00eb shtetas, nuk ka pasur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara me vendim p\u00ebrfundimtar, nuk e shkarkon at\u00eb nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime t\u00eb plota, pasi ai \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb lidhje me \u00e7do \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykim ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ka qen\u00eb shtetasi A. P., dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr ato t\u00eb zgjidhura me vendim p\u00ebrfundimtar\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte zgjidhur me pajtim mes pal\u00ebv\u00eb dhe ato ishin t\u00ebrhequr nga gjyqi, fakti q\u00eb Kadana kishte qen\u00eb gjykat\u00ebsi q\u00eb vendosi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes e b\u00ebri KPK t\u00eb vler\u00ebsonte se \u201cka pasur rrethana dhe arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ka qen\u00eb shtetasi A. P. (edhe pse \u00e7\u00ebshtja nuk ka qen\u00eb me vendim themeli), dhe subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb caktuar \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr shqyrtim\u201d.<\/p>\n<p>KPK i k\u00ebrkoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast mendim \u00a0ILDKPKI, dhe ky institucion ka konfirmuar konfliktin e interesit duke dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin me shkrim. \u201cDuke mos hequr dor\u00eb nga gjykimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, (Kadana) ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave dhe t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin e gjyqtarit n\u00eb gjykim. Kjo rrethan\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkak p\u00ebr humbjen e besimit t\u00eb publikut n\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mesazhet, pun\u00ebsimi i gruas dhe problemet e nip\u00ebrve<\/strong><\/p>\n<p>Gati 20 mesazhe telefonike q\u00eb Kadana i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb gruaje e cila kishte punuar si financiere pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs, u mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim nga Komisioni q\u00eb i gjeti ato n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK rezultoi se Kadana kishte marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje disiplinore n\u00eb lidhje me mesazhet, por p\u00ebr Komisionin shkelja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb bashk\u00ebshortja e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar kishte garuar s\u00ebbashku me dy persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vendin e pun\u00ebs s\u00eb kryesekretares pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezultoi se bashk\u00ebshortja e Kadan\u00ebs nuk ishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr vendin e pun\u00ebs, por pas nj\u00eb faze fillestare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend ishin d\u00ebrguar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dosjet e F.L. dhe t\u00eb nj\u00eb gruaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi kishte m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fakt Kadana, i cili pretendoi se kishte njohje me F.L. dhe se kishte pasur nj\u00eb dakord\u00ebsi q\u00eb ajo nuk do t\u00eb garonte p\u00ebr vendin e pun\u00ebs, i d\u00ebrgon k\u00ebsaj t\u00eb fundit mesazhe ku nd\u00ebr t\u00eb tjera shprehet: \u201cHajt a shohim kush jam un\u00eb.\u201d. Po ashtu n\u00eb nj\u00eb SMS Kadana \u201cmburret\u201d se do t\u00eb nd\u00ebrhynte pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cMenj\u00ebher\u00eb qysh sot do t\u00eb njoftoj Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e vler\u00ebsoj un\u00eb kush do jet\u00eb n\u00eb at\u00eb pun\u00eb, dhe mos t\u00eb duket e leht\u00eb, edhe pse s\u2019do jete gruaja ime, s\u2019besoj se do jen\u00eb ato njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb punuar aty dhe nuk e meritojn\u00eb..\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb prej mesazheve t\u00eb cituara nga KPK.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se gjeti q\u00eb nd\u00ebrhyrja funksionoi, pasi fillimisht Prokuroria e P\u00ebrgjithshme rimori n\u00eb kandidim bashk\u00ebshorten e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar dhe m\u00eb pas dy zonjat e p\u00ebrzgjedhura fillimisht u eleminuan dhe vendi i pun\u00ebs i shkoi bashk\u00ebshortes s\u00eb Kadan\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje dhe mesazhet d\u00ebrguar F.L. Kadana u penalizua nga KLD nd\u00ebrsa u sugjerua \u201cq\u00eb gjyqtarit Izet Kadana, t\u2019i t\u00ebrhiqet v\u00ebmendja me shkrim duke u b\u00ebr\u00eb ajo pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dosjes s\u00eb vler\u00ebsimit dhe e p\u00ebrdorshme vet\u00ebm n\u00eb rastin e vler\u00ebsimit profesional dhe etik t\u00eb tij, p\u00ebr komunikim jo etik jasht\u00eb gjyq\u00ebsor me shtetasen F. L.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb argumentet e tij p\u00ebr KPK Kadana pretendoi se komunikimi me F.L. dhe gjuha e p\u00ebrdorur vinte p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se ata njiheshin dhe se ai ishte nj\u00eb komunikim jasht\u00eb gjyq\u00ebsor. Kadana mohoi t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e bashk\u00ebshortes n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Por KPK thot\u00eb se k\u00ebto pretendime nuk u v\u00ebrtetuan dhe se Komisioni kishte krijuar bindjen se \u201cFakti q\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebrguar dokumentet e dy kandidateve t\u00eb tjera,\u00a0 tregon q\u00eb znj. S. K., \u00ebsht\u00eb favorizuar gjat\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur vihet n\u00eb dukje se Kadana kishte marr\u00eb fillimisht nj\u00eb raport pozitiv prej DSIK-s\u00eb e cila kishte konsideruar se kontaktet me v\u00ebllain e nipin e hetuar p\u00ebr pastrim parash, apo kontaktet me nipat e tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale si fallsifikimi e t\u00eb ngjashme, ishin kontakte familjare.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti se Kadana i kishte deklaruar k\u00ebto kontakte n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ato vinin p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb gjakut e t\u00eb ngjashme. Arsyetimi i KPK tregon se vendimarrja ka qen\u00eb e komplikuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb informacionesh nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebrore rreth nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve dhe kat\u00ebr nipave e shtyn\u00eb KPK t\u00eb k\u00ebrkonte nga DSIK nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin Kadana u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte k\u00ebrkuar informacion shtes\u00eb duke b\u00ebr\u00eb verifikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb gjyqtarit. KPK thot\u00eb se nga hetimi rezultoi se p\u00ebr kat\u00ebr nip\u00ebr t\u00eb gjyqtarit kishte pasur procedime penale n\u00eb Shqip\u00ebri apo jasht\u00eb saj, por jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. V\u00ebllai dhe nj\u00eb prej nip\u00ebrve ishin hetuar p\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, pas trasferimit t\u00eb shumave t\u00eb m\u00ebdha drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni pranoi se kontaktet me v\u00ebllain apo me nip\u00ebrit ishin p\u00ebrshkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb gjakut, por konstatoi se gjykat\u00ebsi i shkarkuar kishte mbajtur q\u00ebndrim kotradiktor\u00eb ndaj tyre. KPK vuri n\u00eb dukje se megjith\u00eb problemet penale ndaj t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij Kadana nuk ishte distancuar prej v\u00ebllait dhe nip\u00ebrve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha fakteve dhe rrethanave t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura, Komisioni ka konstatuar se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u00a0 me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se megjith\u00ebse procedimet penale ndaj kat\u00ebr nip\u00ebrve t\u00eb Kadan\u00ebs nuk ishin p\u00ebr vepra penale q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe nuk ishin arsye p\u00ebr shkarkimin: \u201cJan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga Komisioni, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rrethanave, duke i konsideruar ato si shkaqe q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut te subjekti i rivler\u00ebsimit, si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. N\u00eb fund KPK thot\u00eb se Kadana u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe vendosi p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se Izet Kadana kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs u rr\u00ebzua n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nip\u00ebrve t\u00eb d\u00ebnuar dhe v\u00ebllait t\u00eb hetuar p\u00ebr pastrim parash.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69615,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kadana-kpk1-595x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55495"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62298,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55495\/revisions\/62298"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}