{"id":55502,"date":"2019-01-20T18:29:56","date_gmt":"2019-01-20T16:29:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55502"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"shpenzimet-e-padeklaruara-per-shkollim-e-kurim-penalizuan-fatos-qaton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpenzimet-e-padeklaruara-per-shkollim-e-kurim-penalizuan-fatos-qaton\/2019\/01\/20\/","title":{"rendered":"Shpenzimet e padeklaruara p\u00ebr shkollim e kurim penalizuan Fatos Qaton"},"content":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs nuk ia doli t\u00eb justifikonte para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shpenzime n\u00eb vler\u00eb 5.4 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa hetimi zbuloi se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk ishin deklaruar n\u00eb vite dhe as n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54598\" aria-describedby=\"caption-attachment-54598\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54598\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Qato-dhe-avokati-i-tij-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54598\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54598\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Fatos Qato dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjykat\u00ebsi i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs nuk ia doli t\u00eb justifikonte para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shpenzime n\u00eb vler\u00eb 5.4 milion lek\u00eb. Vendimi i zbardhur i KPK tregon se kjo vler\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shkolluar dy vajzat n\u00eb Holland\u00eb, djalin n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private n\u00eb Tiran\u00eb, operacionet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe arredimin e sht\u00ebpis\u00eb nuk justifikoheshin me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim rezulton se KPK nuk ka njohur si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, t\u00eb ardhurat nga qiraja pasi p\u00ebr to nuk ishin paguar tatimet, por nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh nuk i llogariti gjykat\u00ebsit dhe familjes s\u00eb tij shpenzime jetese. Si shkelje gjykat\u00ebsit iu konsiderua edhe mosdeklarimi vjetor dhe n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d i shpenzimeve m\u00eb shum\u00eb se 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni, i kryesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim prej Valbona Sanxhaktarit, me Brunilda Bekteshin relatore dhe Suela Zhegun an\u00ebtare, mbylli hetimet p\u00ebr Qaton vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Qato i cili kishte filluar pun\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1986 si hetues n\u00eb Hetuesin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet ishte gjykat\u00ebs i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, u shkarkua nga Komisioni.<\/p>\n<p>Gjyqtari pretendoi llogaritje t\u00eb gabura t\u00eb KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi njohje t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpenzimeve, por argumentet e tij u cil\u00ebsuan jo bind\u00ebse, nd\u00ebrsa Komisioni arsyetoi se Qato: \u201cNuk arriti nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm lidhur me kriterin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Paqart\u00ebsit\u00eb mbi apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Qato si nj\u00eb pjes\u00eb gjykat\u00ebsisht t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs kishte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr llogari t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb tjera ai kishte marr\u00eb nj\u00eb raport pozitiv nga ILDKPKI, q\u00eb nuk kishte gjetur probleme n\u00eb pasurin\u00eb e tij. Por KPK gjeti pas hetimit t\u00eb thelluar se ai nuk justifikonte me t\u00eb ardhura pagimin e k\u00ebsteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament me vler\u00eb 28 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Komisioni thot\u00eb se nuk mori parasysh shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb gjykat\u00ebsit prej 6 an\u00ebtar\u00ebsh, rezultoi se ky i fundit nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paguante k\u00ebstet p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vijim Komisioni, pas llogaritjeve financiare, duke marr\u00eb dhe n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs e vjehrrit pretenduar nga subjekti dhe pa p\u00ebrfshir\u00eb asnj\u00eb shpenzim jetik p\u00ebr nj\u00eb familje me 6 an\u00ebtar\u00eb, v\u00ebren se subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e sht\u00ebpis\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e punimeve t\u00eb rifinitur\u00ebs t\u00eb kryera nga ai vet\u00eb sikurse pretendohet\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse diferenca e pambuluar prej Qatos rezultoi vet\u00ebm 184 mij\u00eb lek\u00eb KPK arsyetoi se deklarimet e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishin qen\u00eb bind\u00ebse. Komisioni tha se kishte pranuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb argumentesh t\u00eb Qatos p\u00ebrfshi edhe pranimin e faktit se n\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes kishin kontribuar edhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes q\u00eb jetonin me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por KPK refuzoi t\u00eb pranonte justifikimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar se nuk kishte paguar k\u00ebstin e fundit dhe se i kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00eb punimet e rifinitur\u00ebs. Madje n\u00eb llogarit\u00eb finaciare t\u00eb b\u00ebra prej Komisionit u vu n\u00eb dukje se Qato nuk kishte para p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet n\u00ebse ato i b\u00ebnte vet\u00eb edhe pasi atij nuk iu llogarit\u00ebn shpenzime jetese.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi se edhe duke marr\u00eb parasysh pretendimet e Qatos, ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paguante k\u00ebstet dhe t\u00eb p\u00ebrballonte shpenzimet e jetes\u00ebs sipas koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Shpenzime p\u00ebr makina, shkollim e kurim <\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa KPK hoqi dyshimet mbi \u00e7mimin e nj\u00eb toke ar\u00eb e bler\u00eb n\u00eb Pogradec nga bashk\u00ebshortja e subjektit, analiza finaciare e nisur prej k\u00ebsaj zbuloi se Qatos i mungonin t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb blerje dhe shpenzimet e tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebrfshi dy makina t\u00eb blera me leasing.<\/p>\n<p>Komisioni kreu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analizash finaciare n\u00eb rastin e Qatos duke konsideruar pjes\u00ebrisht edhe pretendimet e tij sa i p\u00ebrket shpenzimeve p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs, makinave, pagesave p\u00ebr shkollimin e dy vajzave n\u00eb Holland\u00eb, ato p\u00ebr djalin n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private n\u00eb Tiran\u00eb dhe ato p\u00ebr nd\u00ebrhyrje kirurgjikale p\u00ebr vet\u00eb gjykat\u00ebsin.<\/p>\n<p>Po ashtu k\u00ebtu u p\u00ebrfshin shpenzimet e arredimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb llogaritura 25 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb k\u00ebnd kolltuqesh 5 mij\u00eb euro i bler\u00eb nga vjehrri e vjehrra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrfshiu n\u00eb t\u00eb ardhurat e familjare t\u00eb gjykat\u00ebsit pensionet e vjehrrit e vjehrr\u00ebs, KPK refuzoi t\u00eb cil\u00ebsonte t\u00eb ligjshme rreth 2.5 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja. Treshja q\u00eb gjykoi k\u00ebt\u00eb rast i konsideroi ato t\u00eb paligjshme p\u00ebr sa koh\u00eb p\u00ebr to nuk ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i KPK-s\u00eb rreth njohjes ose jo t\u00eb t\u00eb ardhurave nga qiraja kur p\u00ebr to nuk jan\u00eb paguar tatimet nuk \u00ebsht\u00eb unifikuar ende. Trupa t\u00eb ndryshme gjykuese kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme. N\u00eb rastin <a href=\"\/?p=52595\">kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a> t\u00eb\u00a0 apeluar prej Komisionerit Publik, trupa e cil\u00ebsoi mospagimin e tatimeve si \u201cevazion fiskal t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK vendosi t\u00eb mos i njihte t\u00eb ardhurat nga qiraja, megjithat\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh t\u00eb Qatos p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb shpenzimet e arredimit n\u00eb vite u pranuan nga KPK. Duke i ndar\u00eb ato prej mesit t\u00eb viteve 90\u2019 sipas llogarive t\u00eb pretenduara fillimisht nga gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kur kjo llogari rezultoi me nj\u00eb diferenc\u00eb negative 5.4 milion lek\u00eb gjykat\u00ebsi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i shp\u00ebrndante k\u00ebto shpenzime n\u00eb m\u00eb shum\u00eb vite q\u00eb u refuzua prej KPK-s\u00eb. N\u00eb fund Komisioni vler\u00ebsoi se Qato p\u00ebrve\u00e7 se nuk justifikonte dot shpenzimet, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, si ato p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe ato p\u00ebr kurim, nuk i kishte deklaruar n\u00eb deklarimet vjetore dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn Veting.<\/p>\n<p>Justifikimi i gjykat\u00ebsit se formulari nuk e kishte t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse k\u00ebto shpenzime duhej t\u00eb deklaroheshin dhe fakti q\u00eb ai i deklaroi ato pasi u pyet p\u00ebr to specifikisht nga KPK, nuk u pranua prej Komisionit. KPK arsyetoi se ligji k\u00ebrkonte deklarim t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve kur ato ishin mbi 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe se askujt nuk i ofrohej mbrojtje p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb ligjit \u201caq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb gjykat\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>KPK i cil\u00ebsoi k\u00ebto si shkelje shkarkuese, duke e cil\u00ebsuar deklarimin n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs KPK arsyeton se \u201cSubjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare, nd\u00ebr vite, n\u00eb vler\u00ebn -5.414.393 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen pasuris\u00eb, tok\u00eb ar\u00eb, p\u00ebr blerjen e automjetit, tip \u201cVols\u00ebagen Polo\u201d, blerjen e automjetit, tip \u201cRenault\u201d, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzime mjek\u00ebsore, arredimit, shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb udh\u00ebtimit, si dhe shpenzimet jetike t\u00eb familjes s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs nuk ia doli t\u00eb justifikonte para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shpenzime n\u00eb vler\u00eb 5.4 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa hetimi zbuloi se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk ishin deklaruar n\u00eb vite dhe as n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Qato-dhe-avokati-i-tij-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55502"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55502"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55502\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62296,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55502\/revisions\/62296"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}